Lista per Shqiperi natyrale
Miresevjen Shqiperi Natyrale.
Kjo eshte balli i Listes se Shqiperise natyrale. Mbeshteteni ate. Perhapeni tek miqte dhe shoket tuaj. Nuk mjafton te thuash se nuk ka shqiptar qe nuk e do ate. Te deshirosh eshte tjeter gje. Te punosh te realizosh deshiren eshte gje tjeter. Shqiperia natyrale nuk ka nevoje per sehirxhinj, ka nevoje per misionare
kdanaj@hotmail.com
Shqiperia Natyrale eshte oferte
.
Shenim
Kjo analize eshte derguar per botim vetem ne mediat serbe, greke, malazeze dhe maqedonase. Eshte nje pergjigje ndaj 450 shkrimeve, analizave, deklaratave politike dhe lajmeve televizive qe ata kane bere mbi Listen per Shqiperi natyrale dhe Platformen e saj.
Autori
Kjo analize, I drejtohet me shume, politikes dhe opinionit public, serb, grek dhe maqedonas dhe malazez. Qellimi I saj, eshte evidentimi I fakteve, dokumenteve se Platforma e shqiperise natyrale, nuk drejtohet as kunder paqes rajonale dhe as kunder fqinjeve te shqiperise. Ne te kundert, Shqiperia natyrale, eshte nje oferte per paqe, per stabilitet dhe mireqenie te te gjithe popujve te Ballkanit. Njekohesisht, kjo analize eshte edhe nje ftese per debat me cilindo, studjues apo politikan, serb, grek, maqedonas apo malazez
Arsyeja tjeter qe me nxiti per kete analize, jane disa deklarata te politikaneve te larte te Serbise lidhur me ceshtjen shqiptare. Kohet e fundit, edhe politikanet me te larte serbe flasin per bashkimin e shqiptareve ne nje shtet. Te tille politikane jane presidenti Tadic, zevendeskryeministri Dacic, kryetari I PLD Jovanovic.
Por zgjidhja e pare dhe kryesore ne Ballkan eshte bashkimi I shqiptareve, eshte krijimi I Shqiperise natyrale. Pse e them kete? Po paraqes disa fakte per dijeni por edhe per gjykim. Cilat jane ato?
1-Kombi shqiptar eshte nje rast unikal ne kontinentin europian. Shqiperia aktuale, eshte I vetmi shtet ne Europe, qe pergjate gjithe vijes kufitare tokesore ka vetvehten. Ky absurd fillon qe nga Hani I Hotit ne veri dhe perfundon ne Qafen e Botes ne jug. Pra kemi te bejme me nje rast sui generis.
2-Rregullimi I statusit te trojeve shqiptare, pergjate nje shekulli I eshte nenshtruar 7 Marreveshjeve nderkombetare, vendimet e te cilave ose kane qene koloniale ose kane qene arnime pjesore te pjeseve te ndryshme te kombit shqiptar. Ato jane Marreveshja e Londres,Marreveshja e Versajes e cila la ne fuqi coptimin colonial te Marrveshjes se Londres, Marrveshja e Jaltes e vitit 1945 e cila e zhduku fare kombin shqiptar nga harta e e Europes, Marrveshja e Rambujese e cila ju kushtua vetem nje pjese te teritorit shqiptar sic ishte Kosova, Marreveshja e Konculit e marsit 2001, qe ju kushtua nje pjese te kombit shqiptar sic eshte Lugina e Presheves, marrveshja e Ohrit e gushtit 2011, e cila ju kushtua nje pjese te teritorit shqiptar ne ish republiken jugosllave te Maqedonise. Aktualisht kombi shqiptar jeton ne dy shtete qe jane Shqiperia artificial dhe kosova, ne shqiperine Lindore ne FYROM me status te popullit shtetformues dhe ne dy pakica kombetare ne Mal te Zi dhe ne Serbi. Por nuk ekziston fare ne krahinen shqiptare te Camerise, pasi u deportua me dhune ne vitin 1944.
Sot kur flitet per marrdhenie te reja nderkombetare te mbeshtetura jo ne te drejten e forces, por ne forcen e se drejtes, shqiptaret kane te drejte te kerkojne riparimin teresor dhe jo pjesor te padrejtesieve koloniale qe jane bere ndaj tyre.
Rrjedhimi logjik i rregullimit te kesaj padrejtesie unike ne mbare kontinentin, do te jete lejimi i kombit shqiptar per tu bashkuar ne nje shtet te vetem, por jo te paster etnik.
3-Te gjithe fqinjet e shqiperise natyrale, e kane fituar pavarsine e tyre para shqiptareve. Shqiptaret e fituan me aktin juridik te Kuvendit te Vlores ne 28 nentor 1912. Por cfare ka ndodhur? Te gjithe fqinjet e shqiperise natyrale jane zgjeruar si teritore pas shpalljes se pavarsise, ndersa vetem shqiptret jane rrudhosur dhe coptuar si teritore pas shpalljes se pavarsise.
4-Pergjate nje shekulli, shqiptaret festojne 28 nentorin 1912 si date te shpalljes se pavarsise se tyre dhe nuk festojne daten qe vendosi coptimin e tyre dhe krijimin e Shqiperise artificiale qe esjte sot, date qe eshte 29 korriku 1913. Fuqite e medha e njohin nje date te tille si feste kombetare te shqiptareve
5-Kushtetuta e Republikes se Shqiperise ne Preambulen e saj, pranon te drejten e bashkimit te shqiptareve ne nje shtet si te drejte legjitime. Fuqite e medha qe e kane miratuar kete Kushtetute e kane pranuar kete te drejte, duke mos bere asnje vrejtje per Preambulen e saj.
6-Sot ekzistojne dy shtete e gjysem shqiptare qe mund ta realizojne kete me ane te mjeteve paqesore
7-Ne muajin tetor 2010, nje organizate prestigjioze nderkombetare, Gallup Internacional ne nje nga sondazhet e saj beri publike keto shifra: Ne Kosove, mbi 81 perqind e shqiptareve duan bashkim me Shqiperine, ne Shqiperi, 63 perqind e shqiptareve duan bashkim me Kosoven, ne maqedoni 83 perqind e shqiptareve duan bashkim me Shqiperine.
Me duhet te bej nje korigjim nocionit politik te perdorur nga fqinjet dhe disa politikane serbe, greke, maqedonas apo malazeze. Ata kur flasin per bashkimin e shqiptareve, perdorin nocionin Shqiperi e Madhe. Une jam kunder Shqiperise se Madhe. Perse? Sepse nocioni Shqiperi e Madhe lindi pas marrveshjes Ciano-Ribentrop te vitit 1941, pra eshte nje nocion nazi-fashist. Ndersa une jam antifashist, prandaj pranoj Shqiperi Natyrale, domethene, shqiperia ne kufijte e saj natyrale. Dhe keto kufij jane ato qe shpalli Kuvendi i Vlores ne vitin 1912. Ndersa lidhur me bashkesine nderkombetare, une e di se ajo kerkon paqe ne rajon, kerkon stabilitet, prandaj ka filluar edhe ta perkrahe idene e bashkimit te shqiptareve. Rendesi ka qe mbeshtetesit e Shqiperise natyrale jane kunder dhunes, pra kane si filozofi te tyre devizen: Dialog me kedo, dialog per gjithshka. Ai qe ka te drejte nuk ka frike nga dialogu. Bashkesia nderkombetare ne funksion te paqes i ka anulluar disa konferenca nderkombetare si per shembull, ate te Versajes apo te Jaltes. Ne Versaje, u krijua mbreteria serbo-kroato-sllovene, asokohe ju anullua pavarsia Malit te Zi. Por sot kjo mbreteri nuk ekziston, ndersa Malit te Zi ju rikthye pavarsia. Atehere, duhet te anullohet, edhe e fundit Marreveshje nderkombetare, qe eshte ajo e Londres 1913, e cila coptoi ne pjese kombin shqiptar. Si do te behet kjo? Me rruge demokratike. Per shembull: Lista per Shqiperi Natyrale se shpejti do te kerkoje ne GJND, ne Hage, anullimin e saj dhe demshperblimin e kombit shqiptar me 100 miliard sterlina nga 6 fuqite e medha. Po sjell per opinionin tuaj, disa fakte, nga kjo konference.
Fakti i Pare: Konferenca e Londres nuk eshte nje Konference zyrtare. Qe ne fillim ajo mori vendim qe te mos mbante proces Verbal. Nje veprim i tille, te kujton veprimet e atij qe ben nje krim dhe merr masa te fshehe gjurmet e krimit.
Fakti i dyte: Kjo konference nuk u mblodh, per te diskutuar pavarsine e Shqiperise se shpallur ne 28 nentor 1912, por per te pajtuar Serbine, Malin e Zi, Bullgarine dhe Greqine me Turqine. Ja pohimi i ambasadorit francez ne kete konfrerence, Pol Kambon: U mblodhem sot date 16 dhjetor per te arritur nje marreveshje midis Serbise, Greqise, Bullgarise, Malit te Zi dhe Turqise ne zyren e Greyt (Kambon, Korespodenca, faqe 31)
Fakti i trete: Pol Kambon ne fund te Konferences pohon se: Ballkaniket tane iken, por mbeten pa u zgjidhur dy problemet me te renda, Kufijte e Shqiperise dhe ishujt e detit Egje.(Po aty, faqe 57)
Fakti i katert: Drejtuesi i Konferences ishministri i jashtem britanik Grei, u shpreh ne Dhomen e komuneve se ne e coptuam Shqiperine, per te vendosur paqen midis fuqive te medha. Por pas nje viti filloi Lufta e pare boterore.
Fakti i peste: Ishministri i jashtem britanik, Robin Kuk, deklaroi ne prill 1999 ne Dhomen e Komuneve se ne duhet te riparojme padrejtesite qe i kemi bere kombit shqiptar. Ka edhe fakte te tjera, qe do ti vihen ne dispozicion GjND ne Hage.
Shqiperia natyrale do ta qetesoje Rajonin, do ta stabilizoje ate, do te jape mundesi te stabilizohen edhe rajone te tjera si Bosnja apo Maqedonia. E kunderta, do vazhdoje ta destabilizoje rajonin, sepse do nxise rryma radikale. Shqiperia Natyrale nuk drejtohet kunder askujt, ajo synon marrdhenie miqesore me fqinjet, por secili ne shtepine e tij. Shqiperi natyrale do te thote zevendesimi i boshtit Beograd-Athine me Trekendeshin Tirane-Beograd-Athine, pas bashkimit te Kosoves dhe trojeve shqiptare ne Maqedoni me Shqiperine
Disa politikane serbe, greke, maqedonas, malazeze, por edhe disa politikane shqiptarethone se bashkimi i shqiptareve do provokoje efektin Domino ne rajon. Nuk eshte e vertete. Pse?
Sepse në rajon nuk ka asnje komb tjetër I cili përgjatë të gjithë kufirit të Shqipërisë aktuale të jetë I kufizuar me vehten e tij, pra të ketë fqinj vetveten. Më konkretisht: Kur kalon Hanin e Hotit që lidh Shqipërinë me Mali I Zi, futesh përkohësisht në teritor shqiptar që është Tuzi, kur kalon Qafën e Morinës që lidh Kosovën me Shqipërinë, do kalosh në teritor shqiptar, kur kalon Hanin e Elezit që lidh Kosovën me maqedoninë do kalosh në teritor shqiptar. Kur kalon Qafën e Botës që lidh Greqinë me Shqipërinë do kalosh në teritor shqiptar, kur kalon Qafën e Thanës që lidh Maqedoninë me Shqipërinë do kalosh në teritor shqiptar. A ka ndonjë komb tjetër në rajon të ketë këtë dukuri? Jo, asnje komb. Atehere ku eshte efekti domino? Asgjekundi. Efekti Domino ekziston thjesht për të trëmbur ata që nuk e dijnë realitetin e rajonit ose që duan ta fshehin atë.
Duke pranuar te drejten e kombit shqiptar per tu bashkuar, une pranoj edhe te drejten e te tjereve, pra ne rastin konkret edhe te popullit serb. Nuk do habitem dhe e konsideroj normale, neqoftese se shpejti ne Republiken Serbe te Bosnjes zhvillohet referendumi dhe ajo bashkohet me Serbine.
Rendesi ka qe problemi te zgjidhet me paqe. Nje rajon destabilizohet kur problemet fshihen, jo kur ato thuhen hapur. Kur thashe me lart, se deviza e Shqiperise natyrale eshte Dialog me kedo, dialog per gjithshka, kam parasysh se mbeshtetesit e Shqiperise Natyrale kane nje dysheme politike te cilen nuk kane te drejte ta shkelin. Pra une pranoj te bisedoj me fqinjet mbi bazen e pavarsise se Vlores 1912. Une nuk e njoh Londren e vitit 1913.
Dhe bisedime, dialog do te thote edhe kompromis, por pasi te pranohet e drejta e shqiptareve per tu bashkuar. Do te bisedohet edhe per Shkupin, edhe per Camerine, edhe per Presheven edhe per Bujanovcin, edhe per Zubin Potokun. Por e ritheksoj, ne fillim te pranojme thelbin e problemit qe eshte: Shqiperia natyrale eshte nje domosdoshmeri dhe nje realitet qe i duhet paqes dhe mirqenies se rajonit te Ballkanit. Ja nje shembull: Ne Platformen e Shqiperise Natyrale thuhet se Cameria te shpallet zone e lire midis Shqiperise dhe Greqise. Domethene te jene te lire shqiptaret e Camerise te kthehen ne teritorin e tyre, nga i cili u debuan me force dhe padrejtesisht pra 60 vjetesh. A ka kerkese me demokratike se sa kjo.
Argumentet dhe faktet e parashtruara me siper provojne se Shqiperia natyrale eshte nje oferte per paqe dhe stabilitet drejtuar fqinjeve te saj, opinionit publik dhe politikaneve te ketyre vendeve fqinj.
Votoni Listen per Shqiperine Natyrale
A duhet qe klasa politike te kerkoje bashkimin e Kosoves me Shqiperine?
Koço Danaj
Lista per Shqiperi natyrale, 30 tetor 2010 ne Tirane
Fjalimi i mbajtur me rastin e shpalljes zyrtare te Lista per Shqiperi natyrale, 30 tetor 2010 ne Tirane
Te dashur miq, nenshkrues te Listes per Shqiperi Natyrale, mbeshtetes te saj apo dashamires.
Mireseerdhet ne kete takim qe shenon shpalljen zyrtare te Levizjes me te re mbarekombetare, me emrin Lista per Shqiperi Natyrale.
Qellimi jone eshte i qarte qysh ne titull, ne kerkojme dhe do te kerkojme bashkimin e trojeve shqiptare me mjete demokratike. Ne duam te zhdukim dhe do ta zhdukim artificialitetin unikal ne mbare kontinentin, qe nje komb siç eshte Kombi shqiptar, te kete qe nga Ulqini deri ne kepin e Stillos, si vije kufitare vetem vehten e tij.
Miqte e mij
Per disa, padrejtesia qe ju be shqiptareve ne Londer 1913, u konsiderua si nje çmim provizor qe duhej te paguanin shqiptaret gjoja ne emer te paqes ballkanike dhe boterore. Por pas afer nje shekulli, rezultoi se cmimi nuk ishte provizor e per me teper as ne emer te paqes. Cmimi ishte mizor, mbushur me racizem dhe inferioritet dhe me destabilitet te rajonit deri atje sa ai u konsiderua Fuçi-Baroti.
Prandaj shqiptaret kane te drejten te pohojne se paqja reale ne rajonin e ballkanit, stabiliteti real dhe jo ai i karakterit te protektoratit, do te vendosen duke riparuar padrejtesine ndaj shqiptareve. Prandaj edhe Platforma e Shqiperise Natyrale eshte nje oferte per paqe, stabilitet, progres dhe mirqenie qe u ofrohet fqinjeve te shqiptareve, bashkesise nderkombetare. Pergjate nje shekulli shqiptaret kane derdhur aq shume gjak sa mund te benin 5 Shqiperi Natyrale. Na kane vrare dhe jemi vrare me njeri tjetrin. Por tani: Mjaft, Boll me. Ne kemi zgjedhur rrugen e paqes, demokracise dhe dialogut. Te mos e pranosh kete oferte paqeje, stabiliteti dhe progresi do te thote se mendon te kunderten dhe pergatitesh per te kunderten. Do te thote se ne vend te Pellumbave te Paqes, preferon shigjetat e Luftes.
Ne do te formulojme nje Kod te Ri Etik ne marrdheniet me njeri tjetrin, nje kod te ri politik, qe do te thote se para se te jesh pjestar i kesaj apo asaj partie politike, je shqiptar, nje Kod te ri fqinjesor duke mos lejuar me perbuzjen apo racizmin ndaj askujt. Shprehja aq e perhapur O sa mire me qene shqiptar, nuk eshte romantizem apo folklorizem, por nje ofshame gjememedhe, nje kundervenie dhe nje mbrojtje ndaj dhunimit te qenies nacionale shqiptare nga dikush apo disa fqinje dhe segmente fqinjesh.
Shqiperia natyrale eshte nje Nocion progresist, europeist. Ndersa bashkimi i shqiptareve eshte nje garanci per stabilitetin e vete Europes ku bejme pjese. Ne, mbeshtetesit e Listes per Shqiperi Natyrale, refuzojme te vetshperbehemi ne emer te parrullave boshe apo krahasimeve qe na serviren.
Na thone se kombi shqiptar nuk ka nevoje te bashkohet por duhet te ndjeke shembullin e Gjermanise, Zvicres dhe Austrise. Eshte nje teze kunderhistrike dhe kundershqiptare. Eshte kunder historike sepse kur ne vitin 1291, perfaqesuesit e kantoneve te Urit, Shwycit dhe Untervaldenit vendosen themelimin e e Konfederates Helvetike, ne Gjermani jetonin akoma fise gjermane, por jo shtet. Kur Austria ne vitin 1815, pas disfates se Napoleonit u be kreyqendra e Koncertit te Vienes duke u dhene tonin per gati nje shekull marredhenieve nderkombetare, Gjermania akoma nuk ishte e bashkuar. Ndersa ne 28 nentor 1912, ata politikane shqiptare qe u mblodhen ne Vlore, ishin jo vetem nga gjithe hapsira e kombit shqiptar, por edhe shpallen pavarsine e Shqiperise natyrale, qe shtrihej ne 4 vilajetet e atehershme otomane.
Por modeli qe na serviret eshte edhe kundershqiptar. Konferenca e Londres e vitit 1913, i coptoi shqiptaret ne 5 pjese, mbi bazen e llogjikes koloniale, duke shperblyer me teritore shqiptare shtetet fqinje qe u konsideruan fitimtare te Luftes ballkanike apo qe kishin mbeshtetjen e kesaj apo asaj fuqie te madhe.
Por a ka nje model europian qe duhet te ndiqet edhe per Kombin shqiptar? Ka, dhe eshte shume i fresket. Dhe ky eshte shembulli gjerman. Gjermania ne vitin 1945 u nda ne kater pjese dhe me vone ne dy pjese per te kenaqur fitmtaret e Luftes se dyte boterore. Pas 45 vjtesh, kjo padrejtesi koloniale mori fund dhe Gjermania u bashkua. Ky eshte shembulli qe vlen edhe per kombin shqiptar. Perndryshe, kemi te drejte te pohojme se perballe kombeve dhe ceshtjeve te tyre kombetare, bashkesia nderkombetare aplikon dy standarte. Segmente te ndryshme te BE shprehen se ne rastin e Gjermanise kjo ndodhi pasi Gjermania Perendimore e kishte sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar. Po edhe ne Shqiptaret e kemi te sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar, bile ne Preambulen e saj. Dhe kete Kushtetute pasi e miratuan shqiptaret e konsideruan te drejte edhe juristet e nderuar te Komisionit te Venecias, edhe ekspertet e NATO. Prandaj ne kemi te drejte tu drejtohemi politikes dhe diplomacise gjermane: Na ndihmoni edhe ne te bashkohemi ashtu sic u bashkuat ju. Ju jeni Lokomotiva e BE, mos lejoni qe ne gjirin e saj te ekzistojne dy standarte ne ceshtjen kombetare, nje per kombet e medhenj dhe nje per kombet e vegjel.
Na thone se tani qe po shuhen kufijte, nuk ka nevoje te bashkohen shqiptaret. Shuarja e kufijve, nuk e ezauron bashkimin e shqiptareve, perkunder e shtron si imperativ te dores se pare. Sa me shume shtohet qarkullimi I lire I njerezve, aq me shume lind nevoja e forcimit te shteteve ne teritoret e te cilave ndodh ky qarkullim. Dhe kjo per te garantuar cilesine e ketij qarkullimi te lire dhe per te parandaluar kaosin dhe rremûjen. Sa me shume shtohet qarkullimm i lire i ideve nga nje vend ne tjetrin, aq me shume forcohen identitetet kombetare, te vendeve te ndryshme. Dhe kjo per arsyen e thjeshte se qarkullimi i lire i ideve nuk do te thote shuarje e identiteteve nacionale, por perkundrazi forcim I tyre. Sa me shume shtohet qarkullimi I lire I mallrave, aq me shume po behen perpjekje per forcimin dhe perkrahjen e asaj qe quhet sipermarrje kombetare. Globalizem nuk do te thote kaos, por rregull, diversitet identitetesh nacionale, qe japin e marrin me njeri tjetrin, pa u tjetersuar njeri tek tjetri. Njerezit levizin te Lire ne gjithe Europen, por trojet mbeten ety ku jane, shtetet aty ku jane, kombet aty ku jane. Nuk ka shuarje kombesh, por emancipim dhe civilizim te tyre. Dhe elementi I pare I civilizmit te nje kombi eshte e drejta e tij per tu bashkuar. Nga ky rregull universal nuk kane pse te bejne perjashtim shqiptaret. Prandaj ata duhet te bashkohen dhe do te bashkohen ne nje shtet te quajtur Shqiperi Natyrale.
Miqte e mij
Ne jemi nje komb i ndare ne 5 pjese. Sot kur te gjitha regjimet ne rajon jane demokratike, sot edhe ne, ne rruge demokratike kerkojme te bashkohemi. Ne nuk duam te ngrihemi ne kurriz te fqinjeve, por askush nga fqinjet tane, nuk mund te funksionoje normalisht teksa eshte ngritur ne kurrizin tone dhe me trojet tona. Ne pranojme te emancipohemi dhe ky takim eshte shenje e emnacipimit tone, ne pranojme te perfeksionohemi dhe ky takim tregon deshiren tone per perfeksionim. Por ne refuzojme te tjetersohemi. Kurren e kurres.Shprehjet tosk, kosovar, gege, lab, korcar, myzeqar jane nocione gjeografike apo krahinore, por asesi nocione etnike. Ne kemi qene, jemi dhe do te mbetemi shqiptare europeiste qe nga Presheva deri ne Cameri. Kjo nuk eshte teze per vertetim, por Postulat per zbatim. Thjesht ne duam te jemi si te tjeret kombe fqinje me ne apo me larg nesh.
Ne, antaret, mbeshtetesit dhe simpatizantet e Listes per Shqiperi Natyrale shprehim qendrimin tone se kur ndonje politikan apo institucion kerkon te perdore institucionin e shtetit per te na tjetersuar, atehere kemi te drejten tone ta refuzojme ate ne rruge demokratike dhe mjete demokratike. Dhe ky qendrim eshte shqiptarizem i shekullit te 21-te. Prandaj ne i ftojme Politikanet shqiptare te ngrihen mbi interesat e pushtetit dhe te partise per te pare me larg, per te pare interesat e Kombit. Neqoftese nje shtet apo nje parti kerkon te tjetresoje nje pjese te kombit shqiptar, atehere i gjithe kombi shqiptare ka te drejte ta refuzoje kete shtet apo kete parti. Sepse ne Jemi Nje, pavarsisht se perkohesisht nuk jemi bashke
Por, ne i ftojme fqinjet tane: Ejani ne tavolinen e Bisedimeve, Pse hezitoni, le te hedhim aty faktet historike dhe faktet reale, le ti ballafaqojme ato dhe kush ka faktet me vehte te marre te drejten e tij. Mjeti qe ne do perdorim per te realizuar misionin tone eshte : Dialog me kedo, Dialog per gjithshka.Drejtesia per shqiptaret eshte vonuar, por ajo asesi nuk duhet te jete Drejtesi e Cunguar. Ne i konsiderojme te pamjaftueshme zgjidhjet pjesore apo arnimet qe i jane bere Kombit shqiptar, prandaj kerkojme bashkimin e Kombit shqiptar. Prandaj nuk do te ndalemi, nuk do te qendrojme ne vend, perdite e per muaj do te hedhim ne tregun e politikes shqiptare dhe nderkombetare, jo kenge, jo legjenda, jo mite, por teza dhe ide qe vertetojne drejtesine e kauzes tone dhe qe kerkojne domsdoshmerisht nje angazhim me serioz te bashkesise nderkombetare qe keto teza dhe ide te realizohen. Ne do te ndalemi vetem tek Porta e Shqiperise Natyrale, do ta hapim ate Porte sebashke me miqte tane per te gjithe shqiptaret dhe per te gjitha pakicat nacionale qe jetojne dhe do te jetojne te barabarte me shqiptaret.
Per kete arsye, Lista per Shqiperi Natyrale, shume shpejt do te kerkoje ne Gjykaten Nderkombetare te drejtesise ne Hage, shqyrtimin e Ligjshmerise se Konferences se Londres 1913 qe ne menyre koloniale coptoi ne 5 pjese kombin shqiptar. Ne do ti paraqesim asaj deshmi te politikaneve qe jane gjalle dhe atyre qe kane vdekur te cilet kane pranuar se ajo ishte e padrejte, ishte kolonialiste, ishte nje krim dhe si e tille duhet anulluar. Qe nga deshmia e Eduard Greit ne Dhomen e Komuneve, apo e Pierre Pol Kambonit ne kujtimet e tij, qe nga leterkembimi i Greit me Kontin Bekendorf, deri tek deklarata e ish-kryeministrit britanik Bler apo e te ndjerit Robin Kuk ne Dhomen e Komuneve ne prill 1999.
Ne e njohim Konferencen e Londres, te Versajes, te Lozanes, te Firences, te Jaltes, te Parisit, te Rambujese, te Konculit, te Ohrit. Por mbi te gjitha ne njohim Konferencen e Londres te 28 nentorit 1912 qe shpalli Pavarsine e Shqiperise natyrale, te mohuar apo te riparuar nga Konferencat e mesiperme. Ne nuk jemi profesore te se drejtes nderkombetare as mbikqyres te marrdhenieve nderkombetare. Por secili prej nesh eshte profesor i te drejtes kombetare, prandaj kerkojme te bashkohemi.
Miqte e mij
Lista per Shqiperi natyrale do te kete edhe nje politike te jashtme ne perputhje me qellimin tone kryesor, bashkimin kombetar. Thelbi i kesaj politike eshte: Paqe me gjithe boten, miqesi me Europen, Aleance strategjike vetem me SHBA
Formulimi i mesiperm, nuk eshte nje proklamate, por frut i nje analize te gjate, konkrete dhe korrekte. Per ne shqiptaret, ishin SHBA qe nuk lejuan spastrimin etnik te nje pjese te kombit shqiptar, ishte urdheri i ish-presidentit Klinton qe ndaloi operacionin Patkoi, duke rrezuar nga Kali kaloresin me gjithe patkonj. Ishte presidenti Bush qe deklaroi ne Tirane pavarsine e Kosoves, qe i kerkoi Tiranes te merrte pergjegjesite e saj perballe kombit shqiptar. Ne ju jemi mirenjohes. Dhe mirenjohja eshte tipar i kombeve te civilizuara.
Ndersa me fqinjet, dua te jem perseri shume konkret dhe korrekt: Sa kohe qe disa prej tyre mbajne akoma padrejtesisht troje shqiptare, sa kohe qe rivendikojne akoma troje shqiptare, sa kohe qe nuk pranojne te njohin realitete shqiptare, per aq kohe marrdheniet me ata mund te konsiderohen vetem si marrdhenie normale apo te mira. Por Kurre, Asnjehere, nuk mund te konsiderohen as speciale, as te shkelqyera apo me keq strategjike. Ky qendrim eshte ne perputhje me realpolitiken rajonale dhe me synimin e shqiptareve per tu bashkuar ne Shqiperine natyrale
Rruga drejt Shqiperise natyrale eshte e shkurter, por gjithsesi do te jete e veshtire. Por e perballueshme; ne kemi ne Vizion te qarte, kemi edhe nje Mision per te mbaruar. E kemi amanet prej te shkuares se te pareve tane dhe detyrim ndaj te ardhmes se femijeve tane.
Prandaj le te shndrrohemi ne Misionare te Shqiperise Natyrale, le te shtojme vetevehten, koha eshte ne favor te shqiptareve, le te mos i kthejme asaj kurrizin. Ne do ta gezojme Shqiperine natyrale, te rinjte do ta konsolidojne ate, niperit dhe mbesat tona do ta shijojne perjetesisht
Prandaj: Mirdita e ardhme, Miresevjen Shqiperi natyrale
Geen opmerkingen:
Een reactie posten