Shqipëria Natyrale

Shqipëria Natyrale
PERKRAHJA E JUAJ FINANCIARE PER LISTEN SHQIPERIA NATYRALE
Koco Danaj AL81214112090 111288802010120 Swift.UNALALTR UNIONBANK Rruga Reshit Collaku, Pallati i Shallvareve 2/18 Tirane kdanaj@hotmail.com Koço Danaj Per te gjithe miqte e mij. Duke filluar qe sot nr im i celularit eshte: O662030803. Ju uroj te gjitheve nje vit te mbare, per juve, familjet tuaja dhe mbare kombin Shqiptar.

MESAZH PER ANTARET E LISTES PER SHQIPERI NATYRALE

Mesazh per antaret e Listes per Shqiperi Natyrale ne: Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Lugine te Presheves, Mal te Zi, Europe, SHBA, etj etj: Miqte mij, ju nuk jeni thjesht antare te nje Levizje mbarekombetare te regjistruar juridikisht. Jeni me shume se kaq, jeni misionare te nje Kauze te Madhe, kauzes se bashkimit te trojeve shqiptare. Dhe kjo do te thote se thelbi i punes suaj jane idete, argumentet pse bashkimi eshte domosdosheri historike, problem i shtruar per zgjidhje. Ju nuk duhet te nxeheni me askend qe nuk eshte dakord, nuk duhet te shani apo etiketoni asnje qe nuk pranon aktualisht bashkimin, qofte politikan i larte apo qytetar i thjeshte. Deviza jone eshte: Te gjithe jane te nevojshem, por e Domosdoshme eshte vetem Shqiperia Natyrale.Me respekt per te gjithe ju qe jeni tashme antare te Listes per shqiperi natyrale dhe dashamiresi per ata qe nuk jane akoma. Koço Danaj Kryetar i Lista per Shqiperi Natyrale

Lista per Shqiperi natyrale

Mirdita e Ardhme,

Miresevjen Shqiperi Natyrale.

Kjo eshte balli i Listes se Shqiperise natyrale. Mbeshteteni ate. Perhapeni tek miqte dhe shoket tuaj. Nuk mjafton te thuash se nuk ka shqiptar qe nuk e do ate. Te deshirosh eshte tjeter gje. Te punosh te realizosh deshiren eshte gje tjeter. Shqiperia natyrale nuk ka nevoje per sehirxhinj, ka nevoje per misionare



kdanaj@hotmail.com

Prishtinë, 28 dhjetor 2010 –


I njohur tashmë për të gjithë kombin shqiptar si “Babai i ri” i idesë së “Shqipërisë së Madhe”, apo siç e quan ai “Shqipëri Natyrale”, Koço Danaj, shkrimtar dhe politolog nga Tirana, në një intervistë ekskluzive për Kosova Info, shprehet i bindur se 28 nëntori i vitit 2012, pra 100 vjetori i shpalljes së pavarësisë, do të kurorëzohet me Konfederatën Shqipëri- Kosovë. Ndërsa, sipas tij, viti 2015, 100 vjetori i traktatit famëkeq të Londrës që copëtoi fare kombin shqiptar, do jetë viti i zgjidhjes përfundimtare të çështjes shqiptare.


Kosova Info: Z. Danaj, përse e keni quajtur Shqipëria Natyrale ?


Koço Danaj: Jo rastësisht. Ja arsyet: Kjo Shqipëri që është sot është artificiale. Cili është artificialiteti, të cilin nuk e gjejmë në asnjë vend të Evropës? Që nga Ulqini deri në Konispol kjo Shqipëri dhe shqiptarët e kësaj Shqipërie kufizohen me vetën e tyre. Me konkretisht: Kur kalon Hanin e Hotit futesh fillimisht në territor shqiptar, kur kalon Hanin e Elezit midis Kosovës dhe Maqedonisë kalon nëpër territor shqiptar, kur kalon Qafen e Morinës midis Shqipërisë dhe Kosovës futesh në territor shqiptar, kur kalon qafen e Thanës midis Maqedonisë dhe Shqipërisë futesh në territor shqiptar, kur kalon qafën e Botës në Konispol midis Shqipërisë dhe Greqisë futesh në territor shqiptar. Pra kemi të bëjmë me një komb që ka fqinj vetveten. Pra në fillim të pranojmë realitetin aktual. Cili është ky realitet? Është absurdi më i madh i kontinentit evropian. Prandaj në vend të Shqipërisë Artificiale, ne duam që më anë të bisedimeve dhe rrugës paqësore të ndërtojmë Shqipërinë Natyrale. Dhe sa kohë që do ekzistojë ky artificialitet absurd, ne e kemi quajtur dhe do ta quajmë Shqipëri natyrale, atë që kërkojmë.

Kosova Info: Po, cilët janë kufijtë e Shqipërisë Natyrale?


Koço Danaj: Janë kufijtë e përcaktuar nga Konferenca e Vlorës e 28 nëntorit 1912, kur u shpall pavarësia e Shqipërisë Natyrale. Këta kufij nuk u njohën nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër e vitit 1913, ajo e copëtoi kombin shqiptar në 5 pjesë.


Kosova Info: Në cilat dokumente historike e keni mbështetjen për Shqipërinë Natyrale?


Koço Danaj: Bazamenti i Shqipërisë natyrale janë Dokumentet e njohura historike si Platforma e Lidhjes se Prizrenit, Platforma e Shpalljes së Pavarësisë nga Kuvendi i Vlorës në 28 nëntor 1912, Rezoluta e Konferencës se Bujanit, betimi i luftëtarit të UCK, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë që konsideron të ligjshëm bashkimin e Shqiptarëve në një shtet. Konferenca e Helsinkit e vitit 1975 e cila e pranon ndryshimin e kufijve pa dhunë, me mjete paqësore, dhe së fundi Karta e OKB-së, që pranon të drejtën e kombeve për vetëvendosje.

Kosova Info: Përpos mbështetjes së popullit shqiptar kudo që janë, për Shqipërinë Natyrale, keni mbështetje nga lidershipi në Shqipëri?


Koço Danaj: Deri tani nuk kemi mbështetje të hapur, por nga kontaktet që kemi me politikanë dhe qeveritarë të ndryshëm, e konsiderojnë si veprim të drejtë, Platformën e Shqipërisë Natyrale. Mjafton t’ju them se në Promovimin e Platformës së Shqipërisë Natyrale, morën pjesë 37 deputetë nga Tirana, Kosova dhe Maqedonia. Por jemi të sigurt se pas hyrjes në Parlament të Lëvizjes Vetëvendosja dhe Lëvizjes për Bashkim, në vitin 2011, edhe Tirana zyrtare do ta mbështesë hapur domosdoshmërinë e Shqipërisë Natyrale.

Kosova Info: Përpos Lëvizjes Vetëvendosje, cilat janë aleatët tuja nga partitë tjera politike në Kosovë?


Koço Danaj: Është Lëvizja për Bashkim, është LPK-ka, janë mbi pesëmbëdhjetë deputetë në PDK, AAK, AKR dhe LDK, të cilët pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, do kini rastin t’i dëgjoni kur të mbrojnë nevojën dhe domosdoshmërinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë me mjete paqësore.

Kosova Info: Na intereson te gjithëve edhe sa i përket përkrahjes së ndokujt nga bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi. Keni hasur në përkrahje të tillë deri më tash?


Koço Danaj: Ka një problem, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare është ajo që e ka copëtuar kombin shqiptar dhe e ka pak të vështirë të pranojë një gjë të tillë. Por fakti që Platformën e Shqipërisë Natyrale, Listën për Shqipëri Natyrale nuk e kanë kundërshtuar hapur tregon se dalëngadalë po e pranojnë në praktikë se Shqipëria Natyrale është faktori kryesor i paqes në rajonin e Ballkanit. Në të gjitha deklaratat, analizat apo shkrimet e botuara deri tani të cilat janë mbi 300, në shumicën e tyre Shqipëria Natyrale, nuk është kundërshtuar, por është thënë se do jetë më mirë që shqiptarët të bashkohen në BE. Pra është një përpjekje për të fituar kohë. Dëshiroj të përmend këtu komentin e agjencisë gjermane të lajmeve DPA, të datës 30 nëntor i cila i kushtoi mbi një faqe e gjysmë, Shqipërisë Natyrale duke u shprehur se tashmë ajo po pranohet nga Shoqëria. Ose editorialin e prestigjiozes Financial Times, të datës 11 dhjetor, e cila e konsideronte realitet bashkimin shqiptarë. Dhe e fundit, vetë fakti që përkrah Vetëvendosjes në fushatën zgjedhore të zhvilluar në Kosovë, mori pjesë një nga diplomatet më të njohur amerikane, Walker tregon qartë se kjo mbështetje pak nga pak po del hapur. Për ata që e dinë se si vepron diplomacia amerikane, e kuptojnë fare mirë se mbështetja për bashkimin e shqiptareve ka filluar të pranohet si çelësi i paqes në rajon.

Kosova Info: Sipas jush, si do t’i shikon bashkësia ndërkombëtare kufijtë e rinj eventual në Ballkan?


Koço Danaj: Problemi i parë është kërkesa jonë. Lista për Shqipëri Natyrale është një ofertë për paqe që i drejtohet jo vetëm bashkësisë ndërkombëtare, por edhe fqinjëve të saj në rajon. Thelbi i Listës për Shqipëri natyrale është Dialog me këdo, dialog për gjithçka. Bashkësia ndërkombëtare është kundër ndryshimit të kufijve me dhunë, por nuk është kundër ndryshimit të kufijve me paqe, me bisedime, me dialog. Për shembull: Në qoftë se shqiptarët në Kosovë dhe Kuvendi i Kosovës që do të dalë pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit duan bashkim me Shqipërinë, atëherë edhe bashkësia ndërkombëtare do ta lejojë këtë vullnet të shqiptarëve. Për këtë arsye në Platformën e Shqipërisë Natyrale kemi parashikuar si fazë të parë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën deri në 28 nëntor 2012, që përkon me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë Natyrale. Shembulli i dytë: Në qoftë se shqiptarët në Maqedoni që janë popull shtetformues me kushtetutë do kërkojnë Referendum për bashkim me Shqipërinë, të jeni të sigurt se edhe bashkësia ndërkombëtare nuk do ta pengojë. Sepse referendumi është mjet paqësor, bisedimet janë mjete paqësore. Bashkësia ndërkombëtare nuk mund të dalë kundër paqes në rajon. Problemi i dytë është se nga analiza e politikës ndërkombëtare duket se ajo po i qaset problematikës së rajonit ballas, domethënë për ta riformatuar atë tërësisht dhe kjo do te thotë, se po afrohet Ora e Shqipërisë Natyrale. Janë tre fakte që na shtyjnë në këtë përfundim. I pari ka të bëjë me emrin e Maqedonisë, i cili duket se është thjesht një pretekst dhe jo një shkak. E dyta është Kërkesa e Republikës Serpska për ndarje dhe bashkim me Serbinë. Dhe e treta është kërkesa në rritje e shqiptarëve për bashkim. Bashkësia ndërkombëtare e di se deri tani rajoni i Ballkanit vetëm është arnuar apo zgjidhur pjesërisht, por jo tërësisht. Për shembull, mbi kombin shqiptar deri tani veprojnë disa marrëveshje ndërkombëtare, e Londrës që e copëtoi në pesë pjesë, e Versajës që e la në fuqi këtë copëtim, e Rambujesë, e Kumanovës, u Ohrit, e Konçulit që e kanë zgjidhur pjesërisht. Prandaj Platforma e Shqipërisë Natyrale kërkon organizimin e një konference Londër-2, por këtë herë edhe me pjesëmarrjen e SHBA-ve dhe të vetë Shqiptarëve.

Kosova Info: Sa mund të realizohet ideja Juaj për një Shqipëri Natyrale, pa tronditje politike, pa konflikte, sepse SHN do të shtrihet në disa territore të vendeve fqinjë të Ballkanit, por edhe të një vendi të Bashkimit Evropian?


Koço Danaj: Keni të drejtë në pyetjen tuaj. Por më lejoni t’ju sqaroj se pyetja ka dy momente: Konflikt dhe tronditje politike. Për konflikt klasik nuk ka vend. Pse? Në rajonin e Ballkanit të gjitha qeverisjet janë demokratike. Aty ku sundon demokracia nuk ka vend për konflikte klasike. Kjo përjashtohet. Ne jemi kundër dhunës dhe konflikteve. Për një shekull, shqiptarët kanë derdhur aq shumë gjak sa mund të bëjnë 5 Shqipëri Natyrale. Na kanë vrarë dhe jemi vrarë me njëri tjetrin, sepse kemi qenë të ndarë dhe kur je i ndarë është më lehtë të gjejë vend përçarja. Ndërsa tronditje politike edhe do të ketë. Prandaj është tavolina e bisedimeve, që këto tronditje politike t’i zbusë, t’i qetësojë. Shikoni: Para disa vjetësh, Pavarësia e Kosovës ishte një tronditje Politike, tani nuk është më e tillë. Para disa vitesh, kërkesa e Republikës Serpska për referendum dhe ndarje ishte tronditje politike. Tani nuk është më e tillë, bile në ceremoninë e përurimit te presidentit Dodik, mori pjese vete presidenti ë Serbisë Tadiç. Por nuk mori pjesë Presidenti i Bosnjës. Pra rruga paqësore dhe Tavolina e bisedimeve i qetëson dhe zbut tronditjet politike. Ja dhe një shembull tjetër. Në sondazhin e Gallup, një pjesë e qytetarëve maqedonas në Maqedoni, u shprehen dakord që shqiptarët të bashkohen me Shqipërinë. Prandaj le të fillojmë. Mendoni pak: Tashme kemi një grup deputetesh, mbi 30 në Kuvendin e Kosovës që do artikulojnë hapur bashkimin me Shqipërinë. Si mendoni ju, nuk do t’i presë, presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë këta deputetë kur të vijnë në Tiranë dhe të kërkojnë bisedime me Tiranën për bashkim me Shqipërinë? Si mendoni, kur këta deputetë të shkojnë në Bruksel apo departamentin e Shtetit, nuk do t’i presin? Përkundrazi, do ti presin dhe do t’i dëgjojnë. Sa kohë që përjashtohet dhuna nga një ide që kërkon të realizosh, aq kohë të gjitha dyert janë të hapura. Prandaj unë jam i sigurt se të ashtuquajturat bisedime midis Beogradit dhe Prishtinës për gjoja çështje teknike mund të fillojnë si të tilla, por do të përfundojnë si bisedime midis Beogradit nga njëra anë dhe Tiranës e Prishtinës nga ana tjetër, duke u konkretizuar me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Kosova Info: Z. Danaj, ideja Juaj ka tronditur pak a shumë të gjitha trojet e kombit shqiptarë, dhe se sipas jush kjo ide do të realizohet. Mund të na përmendi të paktën një afat kohor se kur do të ndodh kjo?


Koço Danaj: Natyrisht pa afate kohore nuk ecet. Sot çështja shqiptare, nuk është më një dëshirë, por një problem i shtruar për zgjidhje. Në Kosovë kjo dëshirë u konvertua në votë. Dhe sa kohë që ndodhi një gjë e tillë, atëherë afatet janë të nevojshme. Dhe unë mendoj se 28 nëntori i vitit 2012 , pra 100 vjetori i shpalljes së pavarësisë, do të kurorëzohet me Konfederatën Shqipëri- Kosovë. Ndërsa viti 2015, 100 vjetori i traktatit famëkeq të Londrës që copëtoi fare kombin shqiptar, do jetë viti i zgjidhjes përfundimtare të çështjes shqiptare.

Kosova Info: Z. Danaj jemi në prag të bisedimeve me Beogradin. Flitet se përpos pikave që do të diskutohen në këto bisedime, ndër to do të jetë edhe ideja Juaj për Shqipëri Natyrale. Si e komentoni këtë?


Koço Danaj: Domethënë se problem do te shtrohet në Tavolinë. Dhe kur shtrohet në Tavolinë, edhe do të zgjidhet.

Kosova Info: Kosova po përballët më një krizë mund të quajmë të jashtëzakonshme institucionale, e që rezultojë me zgjedhje të jashtëzakonshme. Si e vlerësoni procesin zgjedhor në Kosovë, edhe pse i papërfunduar?


Koço Danaj: Nuk e quaj krizë institucionale të jashtëzakonshme. Le të bëhemi realist. Presidenti, kryeministri real i Kosovës me Kushtetutë është Piter Feit. E ai është në detyrë, Kosova në thelb është protektorat i BE-së. E sa për zgjedhjet, i përmbahem institucionit kryesor të Kosovës, KQZ-së, që i konsideroi të parregullta në mjaft raste, prandaj edhe do t’i përsërisë në pesë zona, prandaj po rinumëron në 40 për qind të zonave. Por kriza siç e quani ju në Kosovë, ishte dhe është e programuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe ajo do të vazhdojë deri sa bashkësia ndërkombëtare të përgatitet që në bisedimet me Serbinë, veç Prishtinës të involvohet edhe Tirana me objektivin, e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Pra është një krize, që i duhet bashkësisë ndërkombëtare të fitojë kohë.

Kosova Info: Sulmi më i ashpër që i është bërë popullit të Kosovës, gjithë kombit shqiptarë në përgjithësi, por në veçanti UCK-së, është edhe raporti i raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, pikërisht në këtë kohë. Vlerësimi juaj?

Koço Danaj: Kam lexuar materiale me sulme më të ashpra, se sa raporti që përmendet ju. Është graham e fundit e shovinizmit serb, sulmi i fundit, është sulmi i cili fsheh një të vërtetë të madhe që e sipërthashë. Fsheh frikën e madhe të asaj që ju më lartë në një nga pyetjet tuaja e konsideruat tronditje politike. Më shumë se sulm, në thelb është panik. Pse? Shovinizmi fqinj, e sheh që në horizont duket Shqipëria Natyrale, e sheh që bashkimi i shqiptarëve është proces i pakthyeshëm, sondazhi i Gallupit që nxirrte se 81 për qind e shqiptarëve në Kosovë duan bashkim me Shqipërinë, e tmerroi shovinizmin serb, futja e Vetëvendosjes në Parlament, futja e dhjetëra deputetëve të tjerë nga radhët e PDK, AAK, AKR, LDK që janë partizanë të bashkimit e panikoi këtë shovinizëm. Dhe për të devijuar problemin qenësor, për të fituar kohë, për të satanizuar dhe penguar shqiptarët, për të hutuar dhe trembur politikanët e tyre, ky shovinizëm nxori nga arkivi një raport ku emri nuk ka rëndësi, është thjesht një konvencion. Dhe këtë raport ja sërviri bashkësisë ndërkombëtare si për të thënë: E kuptoni se çdo bëni ju që mbështetni shqiptarët? Ata janë mostra, janë kanibalë, si mund t’i përkrahni ata të bashkohen. Por një raport pa fakte, me akuza politike, me diabolizëm duke bashkuar në një të vetëm, individët më kauzën. Në fazën e parë, politika shqiptare u tulat dhe reagoi emocionalisht. Tani është faza, të reagojë institucionalisht. Çfarë do të thotë institucionalisht? Do të thotë që politika shqiptare, tani duhet të kërkojë bashkimin e shqiptarëve. Shovinizmi ka punën e tij, ne kemi tonën. Ne kemi një kauzë tashmë institucionale që është bashkimi i shqiptarëve. Le ta shtrojmë këtë kauzë hapur dhe raporti për të cilin flisni ju do shfryhet si një flluske sapuni. Mos harroni: Në luftën e dytë botërore fitoi koalicioni antifashist. Dhe që atëherë antifashizmi është Vlerë tabu për çdo komb të civilizuar. Pas 50 vjetësh, përballë fashizmit serb, përsëri fitoi koalicioni antifashist. Dhe në këtë koalicion, UCK-ja ishte pjesa më meritore e shqiptarëve përkrah NATO-së dhe bashkësisë ndërkombëtare. Nuk ka përendi, ta tjetërsojë këtë Vlerë të cilën shqiptarët e fituan me gjak, jo një apo disa raporte si ky i fundit. Pra problemi është, më shumë se me një raport, shqiptarët duhet të mendojnë për të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre. Dhe kjo e ardhme është bashkimi i shqiptarëve në një shtet. Imagjinoni sikur deputete shqiptarë në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës në 24 janar në vend se të mbrohen përballë një monstre, të hedhin tezën e bashkimit të shqiptarëve. Asambleja do harrojë Dikun dhe do merret me kauzën-ide të hedhur nga shqiptaret. Imagjinoni, se çfarë do te ndodhë sikur Albin Kurti dhe Avni Klinaku, që tashmë janë deputetë, të vijnë në Tiranë para 24 janarit dhe të kërkojnë zyrtarisht Presidentit dhe Kryeministrit të Shqipërisë, fillimin e bisedimeve për bashkim me Shqipërinë. I gjithë Brukseli do zbarkojë në Tiranë dhe do harrohet raporti monstër. Imagjinoni sikur Hashim Thaci dhe Jakup Krasniqi t’i qëndrojnë asaj që deklaruan në mbyllje të fushatës se bashkimin kombëtar nuk e kanë premtim elektoral por synim kryesor të partisë së tyre. Bashkësia ndërkombëtare do zbarkojë në Prishtinë dhe nuk do merret askush me Martin. Pra le të mësojmë të mbrohemi duke menduar për të ardhmen tonë dhe të mos flemë në gjumë duke lejuar të na zgjuajë një raport antishqiptar. Prandaj ju thashë se ky është raporti i fundit i shovinizmit dhe se ne thelb të tij është paniku nga procesi i pakthyeshëm i bashkimit të shqiptarëve. Le të shfrytëzojmë atë në interes të kombit. Dhe interes i kombit do të thotë bashkim kombëtar, do të thotë Shqipëri natyrale.

Intervistoi: Lumturie BEKA. KI

Geen opmerkingen:

Een reactie posten

Votoni Listen per Shqiperine Natyrale

Lista per Shqiperine Natyrale do te marre pjese ne zgjedhje per te kerkuar ne menyre insitucionale bashkimin e shqiptareve ne nje shtet. Ftojme te gjithe mbeshtetesit e saj kudo ku jetojne, ne trojet shqiptare apo ne Europe e SHBA, te bashkohen me ne. Bashkepunim me te gjithe, pavarsisht bindjeve politike, bashkepunim me cdo organizem qe kerkon bashkimin. Ne emer te dinjitetit nacional, ne emer te mirqenies, ne emer te paqes rajonale, ne emer te progresit euroatlantike. Ne emer te se ardhmes te femijeve tane. Te gjithe jemi te nevojshem, Shqiperia natyrale eshte e domosdoshme. Ajo eshte e para, ne jemi ne sherbim te saj. Ftojme politikanet, deputetet, intelektualet qe duan Shqiperine natyrale, por aderojne ne parti te ndryshme politike te perkrahin Listen per Shqiperine Natyrale dhe te bashkohen me ate. Mirdita e ardhme. Miresevjen Shqiperi Natyrale kdanaj@hotmail.com ose kdanaj@lajme.net

A duhet qe klasa politike te kerkoje bashkimin e Kosoves me Shqiperine?

Koço Danaj

Ne nje interviste dhene agjensise INA midis te tjerash jam shprehur se Partite shqiptare ne Maqedoni duhet te formojne opoziten etnike duke krijuar Klubin e deputeteve te te gjitha partive.Falenderoj disa deputete qe e mbeshteten kete ide. Por nuk mund te kuptoj perse heziton BDI dhe PDSH. Menduh dhe Ali, Kombi eshte mbi ju, ndersa ju jeni vetem pjestare te tij. Dilni mbi partite. Do fitoni me shume respekt
Disa miq te mij kane shprehur mendime dhe qendrime te ndryshme lidhur me fene time, krahinen time, partine time. Per te mos pasur askush iluzione apo per te bere aluzione, po ju bej te qarte te gjitheve thelbin e qenies time. Nenshtetesia -shqiptar. Kombesia-shqiptar. Laberia-krahine e Shqiperise Natyrale. Feja-Shqiptaria. Partia-Shqiperia Natyrale. Thjesht, Shqiptariade
Partite politike shqiptare ne FYROM qe jane ne Kuvend, duhet te krijojne Klubin e deputeteve shqiptare si hap te pare. Asnje nga kryetaret nuk duhet te jete ne drejtim. Te zgjidhet deputeti me me shume integritet qe ta drejtoje. Objekt i tij te jene ceshtjet qe kane te bejne me thelbin e kombit shqiptar, si Flamuri, Gjuha, historia, investimet etj. Pra le te filloje bashkimi nga ato qe i bashkojne te gjithe.
Sheshet shqiptare që nga Struga deri në Kumanovë duhet të mbushen me protesta paqësore shqiptarësh, jo nën flamurin e partisë, por të kombit. Dhe të jeni të sigurt se kur mbushen sheshet me protestues paqësorë, shovinizmi struket dhe bashkësia ndërkombëtare gjykon ndryshe. Shqiptaret nuk mund të bëhen kurban që të ekzisto...jë një shtet pa emër se kështu dashka dikush apo disa diplomatë *Nga intervista dhene INA
Harun Aliu u vra nga policia maqedonase si trafikant armesh. Ne varrimin e gjoja trafikantit moren pjese mijra shqiptare dhe disa deputete. Politika shqiptare dhe nderkombetare duhet ti pergjigjen pyetjes: A jane mijra shqiptaret trafikante dhe kriminele, a jane te tille deputetet? Neqoftese jo, atehere mbetetet qe tra...fikante dhe kriminele te jene strukturat policore maqedonase
Deshtoi skenari grek i destabilizimit te Shqiperise gjate protestes se opozites. Pavarsisht thirrjeve ekstremiste te Milos dhe Dules, Ngjela dhe Rama arrriten ta qetesojne ballin e protestes per te mos u perleshur me policine. Mbetet te shikohet se a do ti mbaje perseri prane vehtes Rama, ata qe deshen eksportimin e krizes greke ne Shqiperi dhe perplasjen e shqiptareve me njeri tjetrin?

Lista per Shqiperi natyrale, 30 tetor 2010 ne Tirane

Fjalimi i mbajtur me rastin e shpalljes zyrtare te Lista per Shqiperi natyrale, 30 tetor 2010 ne Tirane


Te dashur miq, nenshkrues te Listes per Shqiperi Natyrale, mbeshtetes te saj apo dashamires.

Mireseerdhet ne kete takim qe shenon shpalljen zyrtare te Levizjes me te re mbarekombetare, me emrin Lista per Shqiperi Natyrale.

Qellimi jone eshte i qarte qysh ne titull, ne kerkojme dhe do te kerkojme bashkimin e trojeve shqiptare me mjete demokratike. Ne duam te zhdukim dhe do ta zhdukim artificialitetin unikal ne mbare kontinentin, qe nje komb siç eshte Kombi shqiptar, te kete qe nga Ulqini deri ne kepin e Stillos, si vije kufitare vetem vehten e tij.

Miqte e mij

Per disa, padrejtesia qe ju be shqiptareve ne Londer 1913, u konsiderua si nje çmim provizor qe duhej te paguanin shqiptaret gjoja ne emer te paqes ballkanike dhe boterore. Por pas afer nje shekulli, rezultoi se cmimi nuk ishte provizor e per me teper as ne emer te paqes. Cmimi ishte mizor, mbushur me racizem dhe inferioritet dhe me destabilitet te rajonit deri atje sa ai u konsiderua Fuçi-Baroti.

Prandaj shqiptaret kane te drejten te pohojne se paqja reale ne rajonin e ballkanit, stabiliteti real dhe jo ai i karakterit te protektoratit, do te vendosen duke riparuar padrejtesine ndaj shqiptareve. Prandaj edhe Platforma e Shqiperise Natyrale eshte nje oferte per paqe, stabilitet, progres dhe mirqenie qe u ofrohet fqinjeve te shqiptareve, bashkesise nderkombetare. Pergjate nje shekulli shqiptaret kane derdhur aq shume gjak sa mund te benin 5 Shqiperi Natyrale. Na kane vrare dhe jemi vrare me njeri tjetrin. Por tani: Mjaft, Boll me. Ne kemi zgjedhur rrugen e paqes, demokracise dhe dialogut. Te mos e pranosh kete oferte paqeje, stabiliteti dhe progresi do te thote se mendon te kunderten dhe pergatitesh per te kunderten. Do te thote se ne vend te Pellumbave te Paqes, preferon shigjetat e Luftes.

Ne do te formulojme nje Kod te Ri Etik ne marrdheniet me njeri tjetrin, nje kod te ri politik, qe do te thote se para se te jesh pjestar i kesaj apo asaj partie politike, je shqiptar, nje Kod te ri fqinjesor duke mos lejuar me perbuzjen apo racizmin ndaj askujt. Shprehja aq e perhapur O sa mire me qene shqiptar, nuk eshte romantizem apo folklorizem, por nje ofshame gjememedhe, nje kundervenie dhe nje mbrojtje ndaj dhunimit te qenies nacionale shqiptare nga dikush apo disa fqinje dhe segmente fqinjesh.

Shqiperia natyrale eshte nje Nocion progresist, europeist. Ndersa bashkimi i shqiptareve eshte nje garanci per stabilitetin e vete Europes ku bejme pjese. Ne, mbeshtetesit e Listes per Shqiperi Natyrale, refuzojme te vetshperbehemi ne emer te parrullave boshe apo krahasimeve qe na serviren.

Na thone se kombi shqiptar nuk ka nevoje te bashkohet por duhet te ndjeke shembullin e Gjermanise, Zvicres dhe Austrise. Eshte nje teze kunderhistrike dhe kundershqiptare. Eshte kunder historike sepse kur ne vitin 1291, perfaqesuesit e kantoneve te Urit, Shwycit dhe Untervaldenit vendosen themelimin e e Konfederates Helvetike, ne Gjermani jetonin akoma fise gjermane, por jo shtet. Kur Austria ne vitin 1815, pas disfates se Napoleonit u be kreyqendra e Koncertit te Vienes duke u dhene tonin per gati nje shekull marredhenieve nderkombetare, Gjermania akoma nuk ishte e bashkuar. Ndersa ne 28 nentor 1912, ata politikane shqiptare qe u mblodhen ne Vlore, ishin jo vetem nga gjithe hapsira e kombit shqiptar, por edhe shpallen pavarsine e Shqiperise natyrale, qe shtrihej ne 4 vilajetet e atehershme otomane.

Por modeli qe na serviret eshte edhe kundershqiptar. Konferenca e Londres e vitit 1913, i coptoi shqiptaret ne 5 pjese, mbi bazen e llogjikes koloniale, duke shperblyer me teritore shqiptare shtetet fqinje qe u konsideruan fitimtare te Luftes ballkanike apo qe kishin mbeshtetjen e kesaj apo asaj fuqie te madhe.

Por a ka nje model europian qe duhet te ndiqet edhe per Kombin shqiptar? Ka, dhe eshte shume i fresket. Dhe ky eshte shembulli gjerman. Gjermania ne vitin 1945 u nda ne kater pjese dhe me vone ne dy pjese per te kenaqur fitmtaret e Luftes se dyte boterore. Pas 45 vjtesh, kjo padrejtesi koloniale mori fund dhe Gjermania u bashkua. Ky eshte shembulli qe vlen edhe per kombin shqiptar. Perndryshe, kemi te drejte te pohojme se perballe kombeve dhe ceshtjeve te tyre kombetare, bashkesia nderkombetare aplikon dy standarte. Segmente te ndryshme te BE shprehen se ne rastin e Gjermanise kjo ndodhi pasi Gjermania Perendimore e kishte sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar. Po edhe ne Shqiptaret e kemi te sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar, bile ne Preambulen e saj. Dhe kete Kushtetute pasi e miratuan shqiptaret e konsideruan te drejte edhe juristet e nderuar te Komisionit te Venecias, edhe ekspertet e NATO. Prandaj ne kemi te drejte tu drejtohemi politikes dhe diplomacise gjermane: Na ndihmoni edhe ne te bashkohemi ashtu sic u bashkuat ju. Ju jeni Lokomotiva e BE, mos lejoni qe ne gjirin e saj te ekzistojne dy standarte ne ceshtjen kombetare, nje per kombet e medhenj dhe nje per kombet e vegjel.

Na thone se tani qe po shuhen kufijte, nuk ka nevoje te bashkohen shqiptaret. Shuarja e kufijve, nuk e ezauron bashkimin e shqiptareve, perkunder e shtron si imperativ te dores se pare. Sa me shume shtohet qarkullimi I lire I njerezve, aq me shume lind nevoja e forcimit te shteteve ne teritoret e te cilave ndodh ky qarkullim. Dhe kjo per te garantuar cilesine e ketij qarkullimi te lire dhe per te parandaluar kaosin dhe rremûjen. Sa me shume shtohet qarkullimm i lire i ideve nga nje vend ne tjetrin, aq me shume forcohen identitetet kombetare, te vendeve te ndryshme. Dhe kjo per arsyen e thjeshte se qarkullimi i lire i ideve nuk do te thote shuarje e identiteteve nacionale, por perkundrazi forcim I tyre. Sa me shume shtohet qarkullimi I lire I mallrave, aq me shume po behen perpjekje per forcimin dhe perkrahjen e asaj qe quhet sipermarrje kombetare. Globalizem nuk do te thote kaos, por rregull, diversitet identitetesh nacionale, qe japin e marrin me njeri tjetrin, pa u tjetersuar njeri tek tjetri. Njerezit levizin te Lire ne gjithe Europen, por trojet mbeten ety ku jane, shtetet aty ku jane, kombet aty ku jane. Nuk ka shuarje kombesh, por emancipim dhe civilizim te tyre. Dhe elementi I pare I civilizmit te nje kombi eshte e drejta e tij per tu bashkuar. Nga ky rregull universal nuk kane pse te bejne perjashtim shqiptaret. Prandaj ata duhet te bashkohen dhe do te bashkohen ne nje shtet te quajtur Shqiperi Natyrale.

Miqte e mij

Ne jemi nje komb i ndare ne 5 pjese. Sot kur te gjitha regjimet ne rajon jane demokratike, sot edhe ne, ne rruge demokratike kerkojme te bashkohemi. Ne nuk duam te ngrihemi ne kurriz te fqinjeve, por askush nga fqinjet tane, nuk mund te funksionoje normalisht teksa eshte ngritur ne kurrizin tone dhe me trojet tona. Ne pranojme te emancipohemi dhe ky takim eshte shenje e emnacipimit tone, ne pranojme te perfeksionohemi dhe ky takim tregon deshiren tone per perfeksionim. Por ne refuzojme te tjetersohemi. Kurren e kurres.Shprehjet tosk, kosovar, gege, lab, korcar, myzeqar jane nocione gjeografike apo krahinore, por asesi nocione etnike. Ne kemi qene, jemi dhe do te mbetemi shqiptare europeiste qe nga Presheva deri ne Cameri. Kjo nuk eshte teze per vertetim, por Postulat per zbatim. Thjesht ne duam te jemi si te tjeret kombe fqinje me ne apo me larg nesh.

Ne, antaret, mbeshtetesit dhe simpatizantet e Listes per Shqiperi Natyrale shprehim qendrimin tone se kur ndonje politikan apo institucion kerkon te perdore institucionin e shtetit per te na tjetersuar, atehere kemi te drejten tone ta refuzojme ate ne rruge demokratike dhe mjete demokratike. Dhe ky qendrim eshte shqiptarizem i shekullit te 21-te. Prandaj ne i ftojme Politikanet shqiptare te ngrihen mbi interesat e pushtetit dhe te partise per te pare me larg, per te pare interesat e Kombit. Neqoftese nje shtet apo nje parti kerkon te tjetresoje nje pjese te kombit shqiptar, atehere i gjithe kombi shqiptare ka te drejte ta refuzoje kete shtet apo kete parti. Sepse ne Jemi Nje, pavarsisht se perkohesisht nuk jemi bashke

Por, ne i ftojme fqinjet tane: Ejani ne tavolinen e Bisedimeve, Pse hezitoni, le te hedhim aty faktet historike dhe faktet reale, le ti ballafaqojme ato dhe kush ka faktet me vehte te marre te drejten e tij. Mjeti qe ne do perdorim per te realizuar misionin tone eshte : Dialog me kedo, Dialog per gjithshka.Drejtesia per shqiptaret eshte vonuar, por ajo asesi nuk duhet te jete Drejtesi e Cunguar. Ne i konsiderojme te pamjaftueshme zgjidhjet pjesore apo arnimet qe i jane bere Kombit shqiptar, prandaj kerkojme bashkimin e Kombit shqiptar. Prandaj nuk do te ndalemi, nuk do te qendrojme ne vend, perdite e per muaj do te hedhim ne tregun e politikes shqiptare dhe nderkombetare, jo kenge, jo legjenda, jo mite, por teza dhe ide qe vertetojne drejtesine e kauzes tone dhe qe kerkojne domsdoshmerisht nje angazhim me serioz te bashkesise nderkombetare qe keto teza dhe ide te realizohen. Ne do te ndalemi vetem tek Porta e Shqiperise Natyrale, do ta hapim ate Porte sebashke me miqte tane per te gjithe shqiptaret dhe per te gjitha pakicat nacionale qe jetojne dhe do te jetojne te barabarte me shqiptaret.

Per kete arsye, Lista per Shqiperi Natyrale, shume shpejt do te kerkoje ne Gjykaten Nderkombetare te drejtesise ne Hage, shqyrtimin e Ligjshmerise se Konferences se Londres 1913 qe ne menyre koloniale coptoi ne 5 pjese kombin shqiptar. Ne do ti paraqesim asaj deshmi te politikaneve qe jane gjalle dhe atyre qe kane vdekur te cilet kane pranuar se ajo ishte e padrejte, ishte kolonialiste, ishte nje krim dhe si e tille duhet anulluar. Qe nga deshmia e Eduard Greit ne Dhomen e Komuneve, apo e Pierre Pol Kambonit ne kujtimet e tij, qe nga leterkembimi i Greit me Kontin Bekendorf, deri tek deklarata e ish-kryeministrit britanik Bler apo e te ndjerit Robin Kuk ne Dhomen e Komuneve ne prill 1999.

Ne e njohim Konferencen e Londres, te Versajes, te Lozanes, te Firences, te Jaltes, te Parisit, te Rambujese, te Konculit, te Ohrit. Por mbi te gjitha ne njohim Konferencen e Londres te 28 nentorit 1912 qe shpalli Pavarsine e Shqiperise natyrale, te mohuar apo te riparuar nga Konferencat e mesiperme. Ne nuk jemi profesore te se drejtes nderkombetare as mbikqyres te marrdhenieve nderkombetare. Por secili prej nesh eshte profesor i te drejtes kombetare, prandaj kerkojme te bashkohemi.

Miqte e mij

Lista per Shqiperi natyrale do te kete edhe nje politike te jashtme ne perputhje me qellimin tone kryesor, bashkimin kombetar. Thelbi i kesaj politike eshte: Paqe me gjithe boten, miqesi me Europen, Aleance strategjike vetem me SHBA

Formulimi i mesiperm, nuk eshte nje proklamate, por frut i nje analize te gjate, konkrete dhe korrekte. Per ne shqiptaret, ishin SHBA qe nuk lejuan spastrimin etnik te nje pjese te kombit shqiptar, ishte urdheri i ish-presidentit Klinton qe ndaloi operacionin Patkoi, duke rrezuar nga Kali kaloresin me gjithe patkonj. Ishte presidenti Bush qe deklaroi ne Tirane pavarsine e Kosoves, qe i kerkoi Tiranes te merrte pergjegjesite e saj perballe kombit shqiptar. Ne ju jemi mirenjohes. Dhe mirenjohja eshte tipar i kombeve te civilizuara.

Ndersa me fqinjet, dua te jem perseri shume konkret dhe korrekt: Sa kohe qe disa prej tyre mbajne akoma padrejtesisht troje shqiptare, sa kohe qe rivendikojne akoma troje shqiptare, sa kohe qe nuk pranojne te njohin realitete shqiptare, per aq kohe marrdheniet me ata mund te konsiderohen vetem si marrdhenie normale apo te mira. Por Kurre, Asnjehere, nuk mund te konsiderohen as speciale, as te shkelqyera apo me keq strategjike. Ky qendrim eshte ne perputhje me realpolitiken rajonale dhe me synimin e shqiptareve per tu bashkuar ne Shqiperine natyrale

Rruga drejt Shqiperise natyrale eshte e shkurter, por gjithsesi do te jete e veshtire. Por e perballueshme; ne kemi ne Vizion te qarte, kemi edhe nje Mision per te mbaruar. E kemi amanet prej te shkuares se te pareve tane dhe detyrim ndaj te ardhmes se femijeve tane.

Prandaj le te shndrrohemi ne Misionare te Shqiperise Natyrale, le te shtojme vetevehten, koha eshte ne favor te shqiptareve, le te mos i kthejme asaj kurrizin. Ne do ta gezojme Shqiperine natyrale, te rinjte do ta konsolidojne ate, niperit dhe mbesat tona do ta shijojne perjetesisht

Prandaj: Mirdita e ardhme, Miresevjen Shqiperi natyrale

Hymni Kombëtar


Adresa: Takimi do te behet ne 30 tetor 2010, ora 12.30 ne sallen e teatrit te Operas dhe baletit ne Tirane. Mireardhshi

shpallet zyrtarisht Lista e Shqiperise Natyrale

Lajmerim: Per te gjithe miqte e mij qe kane shprehur deshiren te marrin pjese ne shpalljen zyrtare te Listes per Shqiperi Natyrale. Takimi do te behet ne 30 tetor 2010, ora 12.30 ne sallen e teatrit te Operas dhe baletit ne Tirane. Mireardhshi. Miredita e Ardhme; Miresevjen Shqiperi Natyrale. Te gjithe ata qe jane regjistruar deri me tani, jane te ftuar te konfirmojne pjesmarrjen ose jo te tyre, direkt ne FACEBOOK, me mesazh privat ose ne kdanaj@hotmail.com

zgjedhjet lokale te 8 majit ne Shqiperi.

Lista per Shqiperi Natyrale ka vendosur te marre pjese ne zgjedhjet lokale te 8 majit ne Shqiperi. Mbi 63 perqind e shqiptareve duan bashkimin e trojeve shqiptare. Kjo do te jete kauza jone: Mirdita e ardhme, Miresevjen Shqiperi Natyrale. Jane te mirepritura mendimet, deshirat e mbeshtetesve te mij, me mesazhe private ose ne adrese...n kdanaj@hotmail.com dhe 0662030803 Koço Danaj Lista per Shqiperi natyrale