Ne Shqiperi jetojne 95 perqind shqiptare dhe 5 perqind pakica kombetare

Zyrtarisht perfundoi ajo qe ne Shqiperi u kon siderua census dhe per te cilen pati akuza dhe kunder akuza, midis pjestareve qe drejtojne aparatin shteteror. Por cili do te jete fundi? Nuk jam ne gjendje te jap shifra te sakta per pyetsorin, por nje sbhifer e di shume te sakte. Cilen shifer? Perberhen etnike te Shqiperise. Rezultati qe do te shapllet do te jete: Ne Shqiperi jetojne 95 perqind shqiptare dhe 5 perqind pakica kombetare( greke, malazez, maqedonas etj).

Demshperblim kombit shqiptar me 100miliard strelina

….Fakti I pare: Mbledhja e Londres,nuk u mblodh per ceshtjen shqiptare. Ne te kunderten, ajo e perdori kombin shqiptar,si nje teritor te askujt, reserve per te sheshuar mosmarrveshjet midis 5 fuqive, Turqise,Serbise, Greqise, Malit te Zi dhe Bullgarise. Nderkaq, ishte shpallur pavarsia e Shqiperise Natyrale ne 28 nentor 1912 dhe fuqite e medha te asaj kohe ishin njoftuar me aktin juridik te Kuvendi te Vlores. Ne ndihme te pohimit te siperthene, me lejoni tju paraqes deshmine e ish ambasadorit francez Kambon, pjesmarres ne kete mbledhje. Ai thote se: Ne kushtet kur ishte perfunduar marrveshja e paqes midis Italise dhe Turqise, lindi nevoja e nje marrveshjeje midis Turqise nga njera ane dhe vendeve ballkanike,Greiq, Serbi, Bullgari dhe Mal I Zi nga ana tjeter. Kjo ju ngarkua trupit diplomatic ne Londer. Mbledhja filloi ne daten 16 dhjetor 1912.(Kambon,Korespodenca, Vellimi I trete faqe 37). Pra mbledhja filloi 18 dite pasi ishte shpallur akti juridik I pavarsise se nje vendi, te cilin ajo e injoroi gjate tere aktivitetit te saj…….(Nga materiali per 6 fuqite e medha qe do te kerkoje anullimin e mbledhjes se Londres dhe demshperblimi e kombit shqiptar me 100miliard strelina)

Kufijte e Shqiperise dhe ishujt e Detit Egje

Fakti i dymbedhjete: ....Ne perfundim te mbledhjes se Londres 1913, perfaqesuesi i Frances,ambasadori Pol Kambon, shkruan se: Mbledhja mbaroi, ballkaniket tane iken. Por mbeten pa u zgjidhur dy problemet me te renda, Kufijte e Shqiperise dhe ishujt e Detit Egje...(Kambon, Korespodenca, vell i trete, faqe 57) ...Nga materiali per GJND dhe ministrat e jashtem te 6 fuqive europiane

Sanxhaku I Çamërisë: Popullsia : 75 mijë shqiptarë,


Sanxhaku I Çamërisë: Popullsia : 75 mijë shqiptarë,

Qeveria e Vlores 1913:Sanxhaku i Çamerise eshte shqiptar si toke dhe si popullsi
Memorandum i 2 janarit 1913 i qeverise se Vlores , derguar në Konferencën e Londrës
……Sanxhaku I Çamërisë: Popullsia : 75 mijë shqiptarë, nga të cilët 18 mije shqiptarë të greqizuar. Sanxhaku I Çamërisë ndahet në disa kaza nga të cilat:

- Kazaja e Reshadijes (Igumenice) me 16 mijë shqiptarë
- Kazaja e Margëllëçit me 26 mijë shqiptarë
- Kazaja e Filatit me 20 mijë shqiptarë
- Kazaja e Paramithisë me 13 mijë shqiptarë

Kazaja e Luros e banuar krejt nga shqiptarë. Në këtë kaza ndodhen edhe një popullsi endacake kucovllehësh dhe disa çifutë por këta nuk kanë prona, tokat dhe banesat u përkasin shqiptarëve.
7 fshatrat që përbëjnë Lakanë e Lelovës në rrethin e Luros janë krejt shqiptarë po ashtu edhe 5 fshatrat që përbëjnë lakanë e Sulit.
Me përjashtim të dy fshatrave, Kanxha që I përket një nënshtetasi grek dhe Kanali prej të cilit 1/9 I përket nje nënshtetasi Italian, të gjitha pronat prej Luros deri në Prevezë u përkasin shqiptarëve. E njëjta gjë ndodh edhe me pronat që shtrihen gjatë bregdetit nga Preveza në Vlorë.

Preveza është qytet I përzier, shqiptarë grekë, vlleh dhe çifutë.
Qyteti I Janinës ka popullsi të përzier
Delegatët e Qeverisë së Përkohshme Shqiptare

Rasih Dino
Mehmet Konica
Filip Noga

Mbas marreveshjes Greqi_Turqi te vitit 1923 dhe mbas gjenocidit grek te qershorit te vitit 1944, shqiptaret u deportuan me dhune ne Turqi dhe Shqiperi. Per kete arsye, Lista per Shqiperi Natyrale, propozon fillimisht sh palljen e krahines se Camerise si Zone te Lire midis Shqiperise dh e Greqise, duke ju lejuar shqiptaret te kthehen ne trojet e tyre.............
(Nga Platforma e Shqiperise Natyrale, e ripunuar)

mbreteria serbo-kroato-sllovene beri regjistrimin e popullsise,

…..Dy vjet pas krijimit te saj nga Konferenca e Versajes, mbreteria serbo-kroato-sllovene beri regjistrimin e popullsise, te cilin e beri publik ne daten 31 janar 1921. Duke mos u marre me perqindjen e shqiptareve ne Kosove, Shqiperi Lindore ne Maqedoni, apo Lugine te Presheves ku shqiptaret rezultojne shumice derrmuese, sipas dokumentit zyrtar te publikuar edhe ne formen e nje harte, rezulton se: Ne vitin 1921, ne rajonin e Prilepit dhe te Krusheves jetonin 15 deri ne 30 perqind shqiptare. Ne rajonin e Velesit jetonin 75 deri ne 95 perqind shqiptare, ne Kosoven e Veriut jetonin 75 deri 95 perqind shqiptare. Ne Tutin, 15 perqind shqiptare, ne Rozhaje, 75 perqind deri 95 perqind shqiptare, ne Manastir, 15 deri 30 perqind shqiptare etj (Drejtoria shteterore e Statistikave te Mbreterise serbo-kroato-sllovene, 31 janar 1921)…..(Nga Materiali per GJND dhe ministrat e jashtem te 6 fuqive te medha qe organizuan mbledhjen e Londres 1912). Bashkengjitur, relacioni dhe harta perkatese)…….

Leskovik më 5 dhjetor 1913

Komisioni Nderkombetar i Kufijve: Minoritaret greke jane te ardhur ne Shqiperi (5 dhjetor 1913)
Takim I Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve

Minoritarët grekë janë të ardhur në Shqipëri

Leskovik më 5 dhjetor 1913

Proces verbal I seancës së trembëdhjetë

Janë të pranishëm: Për Gjermaninë, z.C.Tieri delegat, për Austro-Hungarinë, z.SH.Buhberger nënkonsull, zëvëndës delegat, për Framcën z.A.Lalëman nënkolonel, delegat, për Britaninë e Madhe, z.Douti Uili nënkolonel delegat; për Italinë z.N.Labia konsull delegat, për Rusinë z.P.Gudim Levkoviç kolonel delegat
Seanca hapet në orën njëmbëdhjetë. Lexohen proces verbalet …dhe miratohen.
……………………………………………………………………………………………………………………………………………………Sa për çështjen e luginës së Gjirokastrës, pranimi i vijës së projektit austro-hungarezo-italian imponohet jo veteënm nga pikpamja etnografike, por edhe, e sidomos për arsye gjeografike, ekonomike dhe strategjike. Nga pikpamja etnografike, sipas të dhënave të mbledhura midis Urës së Subashit (kufiri midis kazasë së Gjirokastrës dhe asaj të Tepelenës) dhe fshatit Koshovicë (në cepin jugor të Luginës), popullsia e përgjithshme e Luginës së Gjirokastrës arrin në 25 mijë banorë nga të cilët 14 mijë muslimanë shqiptarë dhe 11 mijë ortodoksë. Midis këtyre të fundit, gjysma flasin shqip dhe madje dhe në fshatrat ortodokse këngët dhe zakonet e shumicës së popullsisë tregojnë prejardhjen e saj shqiptare. Vetëm një pjesë e kësaj popullsie të krishterë është me prejardhje nga krahina e Janinës dhe ka shkuar në Luginën e Gjrokatsrës, e thirrur nga bejlerët shqiptarë për të punuar tokat. ………………Nga të shtatëdhjetë e gjashtë fshatrat e Luginës së Gjirokastrës, 15 prej tyre janë secili pronë e një beu, të gjitha pronat e 44 fshatrave të tjera u përkasin plotësisht beljerëve dhe agallarëve muslimanë. Vetëm pronat e Pepelit dhe të Selios u përkasin ortodoksëve.
Të gjitha këto arsye të paraqitura shkurtimisht, duken të mjaftueshme për të përligjur dhenien e gjithë Luginës së Gjirokastrës, Shqipërisë. ……… (Platforma e Shqiperise Natyrale, botim i dyte i ripunuar)

Platforma e Listes per Shqiperi Natyrale,

Platforma e Listes per Shqiperi Natyrale, eshte hartuar, mbi bazen e Aktit juridik te shpalljes se Pavarsise se Shqiperise Natyrale ne 28 nentor 1912 dhe synon bashkimin e atyre teritoreve shqiptare qe percaktoi Kuvendi i Vlores. Ne keto teritore edhe sot shqiptaret perbejne shumicen derrmuese, me perjashtim te krahines se Çamerise, ku nacionalizmi grek i deportoi me gjenocid shqiptaret ne vitin 1944. Prandaj ne Platforme nenvizohet shpallja e Camerise si zone e lire midis Shqiperise dhe Greqise. Thelbi i Platformes eshte dialogu demokratik dhe e drejta fondamentale e referendumit. Me kete Platforme, nuk jane dakord Beogradi, Shkupi, Podgorica, Athina. Por nuk jane dakord edhe nje pjese shqiptaresh dhe politikanesh shqiptare te cilet ose kerkojne trojet shqiptare deri ne NIsh, Toplice etj ose duan gjendjen ekzistuese te coptimit duke thene se do bashkohemi ne Bruksel. Secili ka te drejten e tij te mendimit dhe veprimit. Lista per Shqiperi Natyrale respekton mendimin e secilit dhe punon te zbatohet Platforma qe ajo ka miratuar. Ftoj edhe kundershtaret e saj, serbe, greke, maqedonas, malazeze apo shqiptare qe jane kunder saj te respektojne kete Platforme, pavarsisht se mendojne ndryshe.

Lista per Shqiperi Natyrale ka perdorur dhe do te perdore vetem nje vote

Shumica e partive politike dhe politikaneve shqiptare hyjne ne skenen politike duke perdorur voten ANTI. Por kjo eshte nje vote destruktive qe maksimumi pasqyron vetem te sotmen, por asnjehere nuk tregon te ardhmen, qe egerson njerezit, por asnjehere nuk i civilizon ata. Lista per Shqiperi Natyrale ka perdorur dhe do te perdore vetem nje vote. voten PRO. Pro Shqiperise Natyrale, PRO teritoreve shqiptare te shpallur nga Kuvendi i Vlores i 28 nentorit 1912, PRO te gjithe atyre shqiptarve qe pavarsisht se bejne pjese ne parti te ndryshme jane dakord me kete Platforme

Shqiperia Natyrale eshte oferte

Shqiperia Natyrale eshte oferte per paqe dhe stabilitet Nga Dr. Koço Danaj Kryetar I Lista per shqiperi Natyrale
.
Shenim

Kjo analize eshte derguar per botim vetem ne mediat serbe, greke, malazeze dhe maqedonase. Eshte nje pergjigje ndaj 450 shkrimeve, analizave, deklaratave politike dhe lajmeve televizive qe ata kane bere mbi Listen per Shqiperi natyrale dhe Platformen e saj.

Autori
Kjo analize, I drejtohet me shume, politikes dhe opinionit public, serb, grek dhe maqedonas dhe malazez. Qellimi I saj, eshte evidentimi I fakteve, dokumenteve se Platforma e shqiperise natyrale, nuk drejtohet as kunder paqes rajonale dhe as kunder fqinjeve te shqiperise. Ne te kundert, Shqiperia natyrale, eshte nje oferte per paqe, per stabilitet dhe mireqenie te te gjithe popujve te Ballkanit. Njekohesisht, kjo analize eshte edhe nje ftese per debat me cilindo, studjues apo politikan, serb, grek, maqedonas apo malazez

Arsyeja tjeter qe me nxiti per kete analize, jane disa deklarata te politikaneve te larte te Serbise lidhur me ceshtjen shqiptare. Kohet e fundit, edhe politikanet me te larte serbe flasin per bashkimin e shqiptareve ne nje shtet. Te tille politikane jane presidenti Tadic, zevendeskryeministri Dacic, kryetari I PLD Jovanovic.

Por zgjidhja e pare dhe kryesore ne Ballkan eshte bashkimi I shqiptareve, eshte krijimi I Shqiperise natyrale. Pse e them kete? Po paraqes disa fakte per dijeni por edhe per gjykim. Cilat jane ato?

1-Kombi shqiptar eshte nje rast unikal ne kontinentin europian. Shqiperia aktuale, eshte I vetmi shtet ne Europe, qe pergjate gjithe vijes kufitare tokesore ka vetvehten. Ky absurd fillon qe nga Hani I Hotit ne veri dhe perfundon ne Qafen e Botes ne jug. Pra kemi te bejme me nje rast sui generis.



2-Rregullimi I statusit te trojeve shqiptare, pergjate nje shekulli I eshte nenshtruar 7 Marreveshjeve nderkombetare, vendimet e te cilave ose kane qene koloniale ose kane qene arnime pjesore te pjeseve te ndryshme te kombit shqiptar. Ato jane Marreveshja e Londres,Marreveshja e Versajes e cila la ne fuqi coptimin colonial te Marrveshjes se Londres, Marrveshja e Jaltes e vitit 1945 e cila e zhduku fare kombin shqiptar nga harta e e Europes, Marrveshja e Rambujese e cila ju kushtua vetem nje pjese te teritorit shqiptar sic ishte Kosova, Marreveshja e Konculit e marsit 2001, qe ju kushtua nje pjese te kombit shqiptar sic eshte Lugina e Presheves, marrveshja e Ohrit e gushtit 2011, e cila ju kushtua nje pjese te teritorit shqiptar ne ish republiken jugosllave te Maqedonise. Aktualisht kombi shqiptar jeton ne dy shtete qe jane Shqiperia artificial dhe kosova, ne shqiperine Lindore ne FYROM me status te popullit shtetformues dhe ne dy pakica kombetare ne Mal te Zi dhe ne Serbi. Por nuk ekziston fare ne krahinen shqiptare te Camerise, pasi u deportua me dhune ne vitin 1944.

Sot kur flitet per marrdhenie te reja nderkombetare te mbeshtetura jo ne te drejten e forces, por ne forcen e se drejtes, shqiptaret kane te drejte te kerkojne riparimin teresor dhe jo pjesor te padrejtesieve koloniale qe jane bere ndaj tyre.

Rrjedhimi logjik i rregullimit te kesaj padrejtesie unike ne mbare kontinentin, do te jete lejimi i kombit shqiptar per tu bashkuar ne nje shtet te vetem, por jo te paster etnik.

3-Te gjithe fqinjet e shqiperise natyrale, e kane fituar pavarsine e tyre para shqiptareve. Shqiptaret e fituan me aktin juridik te Kuvendit te Vlores ne 28 nentor 1912. Por cfare ka ndodhur? Te gjithe fqinjet e shqiperise natyrale jane zgjeruar si teritore pas shpalljes se pavarsise, ndersa vetem shqiptret jane rrudhosur dhe coptuar si teritore pas shpalljes se pavarsise.



4-Pergjate nje shekulli, shqiptaret festojne 28 nentorin 1912 si date te shpalljes se pavarsise se tyre dhe nuk festojne daten qe vendosi coptimin e tyre dhe krijimin e Shqiperise artificiale qe esjte sot, date qe eshte 29 korriku 1913. Fuqite e medha e njohin nje date te tille si feste kombetare te shqiptareve

5-Kushtetuta e Republikes se Shqiperise ne Preambulen e saj, pranon te drejten e bashkimit te shqiptareve ne nje shtet si te drejte legjitime. Fuqite e medha qe e kane miratuar kete Kushtetute e kane pranuar kete te drejte, duke mos bere asnje vrejtje per Preambulen e saj.

6-Sot ekzistojne dy shtete e gjysem shqiptare qe mund ta realizojne kete me ane te mjeteve paqesore



7-Ne muajin tetor 2010, nje organizate prestigjioze nderkombetare, Gallup Internacional ne nje nga sondazhet e saj beri publike keto shifra: Ne Kosove, mbi 81 perqind e shqiptareve duan bashkim me Shqiperine, ne Shqiperi, 63 perqind e shqiptareve duan bashkim me Kosoven, ne maqedoni 83 perqind e shqiptareve duan bashkim me Shqiperine.



Me duhet te bej nje korigjim nocionit politik te perdorur nga fqinjet dhe disa politikane serbe, greke, maqedonas apo malazeze. Ata kur flasin per bashkimin e shqiptareve, perdorin nocionin Shqiperi e Madhe. Une jam kunder Shqiperise se Madhe. Perse? Sepse nocioni Shqiperi e Madhe lindi pas marrveshjes Ciano-Ribentrop te vitit 1941, pra eshte nje nocion nazi-fashist. Ndersa une jam antifashist, prandaj pranoj Shqiperi Natyrale, domethene, shqiperia ne kufijte e saj natyrale. Dhe keto kufij jane ato qe shpalli Kuvendi i Vlores ne vitin 1912. Ndersa lidhur me bashkesine nderkombetare, une e di se ajo kerkon paqe ne rajon, kerkon stabilitet, prandaj ka filluar edhe ta perkrahe idene e bashkimit te shqiptareve. Rendesi ka qe mbeshtetesit e Shqiperise natyrale jane kunder dhunes, pra kane si filozofi te tyre devizen: Dialog me kedo, dialog per gjithshka. Ai qe ka te drejte nuk ka frike nga dialogu. Bashkesia nderkombetare ne funksion te paqes i ka anulluar disa konferenca nderkombetare si per shembull, ate te Versajes apo te Jaltes. Ne Versaje, u krijua mbreteria serbo-kroato-sllovene, asokohe ju anullua pavarsia Malit te Zi. Por sot kjo mbreteri nuk ekziston, ndersa Malit te Zi ju rikthye pavarsia. Atehere, duhet te anullohet, edhe e fundit Marreveshje nderkombetare, qe eshte ajo e Londres 1913, e cila coptoi ne pjese kombin shqiptar. Si do te behet kjo? Me rruge demokratike. Per shembull: Lista per Shqiperi Natyrale se shpejti do te kerkoje ne GJND, ne Hage, anullimin e saj dhe demshperblimin e kombit shqiptar me 100 miliard sterlina nga 6 fuqite e medha. Po sjell per opinionin tuaj, disa fakte, nga kjo konference.

Fakti i Pare: Konferenca e Londres nuk eshte nje Konference zyrtare. Qe ne fillim ajo mori vendim qe te mos mbante proces Verbal. Nje veprim i tille, te kujton veprimet e atij qe ben nje krim dhe merr masa te fshehe gjurmet e krimit.

Fakti i dyte: Kjo konference nuk u mblodh, per te diskutuar pavarsine e Shqiperise se shpallur ne 28 nentor 1912, por per te pajtuar Serbine, Malin e Zi, Bullgarine dhe Greqine me Turqine. Ja pohimi i ambasadorit francez ne kete konfrerence, Pol Kambon: U mblodhem sot date 16 dhjetor per te arritur nje marreveshje midis Serbise, Greqise, Bullgarise, Malit te Zi dhe Turqise ne zyren e Greyt (Kambon, Korespodenca, faqe 31)



Fakti i trete: Pol Kambon ne fund te Konferences pohon se: Ballkaniket tane iken, por mbeten pa u zgjidhur dy problemet me te renda, Kufijte e Shqiperise dhe ishujt e detit Egje.(Po aty, faqe 57)

Fakti i katert: Drejtuesi i Konferences ishministri i jashtem britanik Grei, u shpreh ne Dhomen e komuneve se ne e coptuam Shqiperine, per te vendosur paqen midis fuqive te medha. Por pas nje viti filloi Lufta e pare boterore.

Fakti i peste: Ishministri i jashtem britanik, Robin Kuk, deklaroi ne prill 1999 ne Dhomen e Komuneve se ne duhet te riparojme padrejtesite qe i kemi bere kombit shqiptar. Ka edhe fakte te tjera, qe do ti vihen ne dispozicion GjND ne Hage.



Shqiperia natyrale do ta qetesoje Rajonin, do ta stabilizoje ate, do te jape mundesi te stabilizohen edhe rajone te tjera si Bosnja apo Maqedonia. E kunderta, do vazhdoje ta destabilizoje rajonin, sepse do nxise rryma radikale. Shqiperia Natyrale nuk drejtohet kunder askujt, ajo synon marrdhenie miqesore me fqinjet, por secili ne shtepine e tij. Shqiperi natyrale do te thote zevendesimi i boshtit Beograd-Athine me Trekendeshin Tirane-Beograd-Athine, pas bashkimit te Kosoves dhe trojeve shqiptare ne Maqedoni me Shqiperine



Disa politikane serbe, greke, maqedonas, malazeze, por edhe disa politikane shqiptarethone se bashkimi i shqiptareve do provokoje efektin Domino ne rajon. Nuk eshte e vertete. Pse?

Sepse në rajon nuk ka asnje komb tjetër I cili përgjatë të gjithë kufirit të Shqipërisë aktuale të jetë I kufizuar me vehten e tij, pra të ketë fqinj vetveten. Më konkretisht: Kur kalon Hanin e Hotit që lidh Shqipërinë me Mali I Zi, futesh përkohësisht në teritor shqiptar që është Tuzi, kur kalon Qafën e Morinës që lidh Kosovën me Shqipërinë, do kalosh në teritor shqiptar, kur kalon Hanin e Elezit që lidh Kosovën me maqedoninë do kalosh në teritor shqiptar. Kur kalon Qafën e Botës që lidh Greqinë me Shqipërinë do kalosh në teritor shqiptar, kur kalon Qafën e Thanës që lidh Maqedoninë me Shqipërinë do kalosh në teritor shqiptar. A ka ndonjë komb tjetër në rajon të ketë këtë dukuri? Jo, asnje komb. Atehere ku eshte efekti domino? Asgjekundi. Efekti Domino ekziston thjesht për të trëmbur ata që nuk e dijnë realitetin e rajonit ose që duan ta fshehin atë.



Duke pranuar te drejten e kombit shqiptar per tu bashkuar, une pranoj edhe te drejten e te tjereve, pra ne rastin konkret edhe te popullit serb. Nuk do habitem dhe e konsideroj normale, neqoftese se shpejti ne Republiken Serbe te Bosnjes zhvillohet referendumi dhe ajo bashkohet me Serbine.

Rendesi ka qe problemi te zgjidhet me paqe. Nje rajon destabilizohet kur problemet fshihen, jo kur ato thuhen hapur. Kur thashe me lart, se deviza e Shqiperise natyrale eshte Dialog me kedo, dialog per gjithshka, kam parasysh se mbeshtetesit e Shqiperise Natyrale kane nje dysheme politike te cilen nuk kane te drejte ta shkelin. Pra une pranoj te bisedoj me fqinjet mbi bazen e pavarsise se Vlores 1912. Une nuk e njoh Londren e vitit 1913.

Dhe bisedime, dialog do te thote edhe kompromis, por pasi te pranohet e drejta e shqiptareve per tu bashkuar. Do te bisedohet edhe per Shkupin, edhe per Camerine, edhe per Presheven edhe per Bujanovcin, edhe per Zubin Potokun. Por e ritheksoj, ne fillim te pranojme thelbin e problemit qe eshte: Shqiperia natyrale eshte nje domosdoshmeri dhe nje realitet qe i duhet paqes dhe mirqenies se rajonit te Ballkanit. Ja nje shembull: Ne Platformen e Shqiperise Natyrale thuhet se Cameria te shpallet zone e lire midis Shqiperise dhe Greqise. Domethene te jene te lire shqiptaret e Camerise te kthehen ne teritorin e tyre, nga i cili u debuan me force dhe padrejtesisht pra 60 vjetesh. A ka kerkese me demokratike se sa kjo.

Argumentet dhe faktet e parashtruara me siper provojne se Shqiperia natyrale eshte nje oferte per paqe dhe stabilitet drejtuar fqinjeve te saj, opinionit publik dhe politikaneve te ketyre vendeve fqinj.

Ideja e bashkimit te trojeve shqiptare

Ideja e bashkimit te trojeve shqiptare, nuk ka pronar asnje politikan apo grup politikanesh, prandaj as nuk shgitet dhe as nuk blihet. Ajo tashme eshte nje problem i shtruar per zgjidhje dhe do te zgjidhet. Arsyeja perse disa politka...ne shqiptare ne Tirane Prishtine apo shkup sa here qe i pyesin per kete ceshtje shprehen se: Do bashkohemi ne Bruksel, flet per dicka tjeter. Ata ose nuk e duan bashkimin kombetar, ose jane te paafte ta perballojne ate, ose jane injorante dhe nuk e kuptojne se Shqiperia natyrale troket tek dera.Ka vetem nje problem, ata qe e duan bashkim,in e trojeve shqiptare jo thjesht si d eshire, por si problem i shtruar per zgjidhje duhet te bashkohen dhe te nxjerrin politikanet e tyre, politikanet e bashkimit kombetar. Por miku im, bashkimi i trojeve shqiptare nuk varet nga nje president, nje kryeminister apo disa ministra. Ajo varet nga ne shqiptaret. Trojet bashklohen kur bashkohen shqiptaret qe i duan keto troje te bashkuara dhe jo ne forme vilajetesh otomane siç jane sot

Eduard Grey, ish-minister i jashtem i britanise

Eduard Grey, ish-minister i jashtem i britanise se madhe deklaron ne Dhomen e Komuneve se: Marreveshja ndermjet fuqive lidhur me kufijte veriore te Shqiperise u arrit pas nje perpjekje diplomatike te gjate dhe te veshtire. U vendos qe bregdeti dhe Shkodra ti mbeten shqiperise, ndersa Peja, Prizreni, Dibra dhe pas shume bisedimesh, Gjakova te lihen jashte Shqiperise. Kjo marrveshje le nje pjese te madhe teritori per tu ndare midis Serbise dhe Malit te Zi si frut i fitores se tyre…Une e di fare mire se kur gjithshka do te behet e njohur, kjo zgjidhje do te jape shkas ne shume pika per kritika te forta nga kushdo qe e njeh vendin (Nga Materiali per GJND dhe 7 fuqite e Medha)

Per Lista per Shqiperi Shqiperia Natyrale

Perfundoi materiali lidhur me coptimin e kombit shqiptar nga Mbledhja e Londres. Ka filluar perkthimi ne anglisht, frengjisht, gjermanisht, italisht dhe rusisht.Perfundon ne 30 tetor. Ne daten 5 nentor i dergohet: Gjykates Nderkombetare te Drejtesise Hage, Ministrave te jashtem te Rusise, Gjermanise, Britanise se madhe, Austrise, Italise, Frances dhe SHBA. Kerkesa: 1-Te anullohen vendimet e mbledhjes kolonialiste te Londres 1913 dhe te njihet Akti Juridik i Kuvendit te Vlores 28 Nentor 1912. 2-Te demshperblehet kombi shqiptar me 100 miliard sterlina
Per Lista per Shqiperi Shqiperia Natyrale

Ne intervisten per ABC NEWS

Ne intervisten per ABC NEWS midis te tjerash, kerkova qe EULEX te hetoje ne Serbi lidhur me fatin e personalitetit te shquar politik Ukshin Hoti. Sot ne emer te Listes per Shqiperi natyrale i dergova nje leter kreut te EULEX, De Marnak ku i kerkoj zyrtarisht te hetoje lidhur me fatin e te madhit Hoti. Uroj qe kerksen e Listes per Shqiperi Natyrale ta mbeshtese, qeveria e Kosoves, parlamenti dhe partite politike

Kjo eshte hipokrizi

Shumica e partive politike ne Tirane, Prishtine dhe Shkup nuk e duan bashkimin e trojeve shqiptare. Prandaj ato jane kozmopolite. Por jane tre parti, Vetvendosja, PDIU dhe Levizja per bashkim, qe kane deputete ne Parlamente. Ato e kane ne program bashkimin kombetar. Por askush prej tyre deri me sot nuk ka kerkuar nga Kuvendi i Tiranes apo Prishtines bashkimin e trojeve shqiptare. Perkundrazi, te tria keto parti kerkojne zgjidhje pjesore, por jo teresore. Kjo eshte hipokrizi.

Ne Histori apo ne Protokoll

Idealistet-keta tragjike qe bejne historine. Filistinet-keta fitimtare qe mbushin protokollin e pushtetit. Ne Histori apo ne Protokoll-Kjo eshte dilema mijravjeçare e njeriut

E kur vdesin idete, vendin e zene sherret,

Ne Tirane, Prishtine, Shkup etj, nuk mungojne politikanet apo partite, mungojne idete, per me shume idete e zhvillmit nacional, rajonal apo europian. Ato (Idete) kane vdekur. E kur vdesin idete, vendin e zene sherret, sharjet, grindjet, tifozet qe dijne te bertasin edhe kur fiton, edhe kur humbet skuadra.

deklarimin e tij ne Tetove e konsideroj demagogji te rrezikshme

Kryeministri turk Erdogan, ju deklaroi ne Tetove Ali Ahmetit dhe klerikeve muslimane se une jam vellai juaj. Deshiroj ta besoj. Por do ta besoj atehere, kur Erdogan te thote zyrtarisht se Turqia njeh vetem Shqiperine Natyrale te shpallur ne 28 Nentor 1912 nga Ismail Qemali. E, deri sa te beje kete deklarate, deklarimin e tij ne Tetove e konsideroj demagogji te rrezikshme