
Sanxhaku I Çamërisë: Popullsia : 75 mijë shqiptarë,
Qeveria e Vlores 1913:Sanxhaku i Çamerise eshte shqiptar si toke dhe si popullsi
Memorandum i 2 janarit 1913 i qeverise se Vlores , derguar në Konferencën e Londrës
……Sanxhaku I Çamërisë: Popullsia : 75 mijë shqiptarë, nga të cilët 18 mije shqiptarë të greqizuar. Sanxhaku I Çamërisë ndahet në disa kaza nga të cilat:
- Kazaja e Reshadijes (Igumenice) me 16 mijë shqiptarë
- Kazaja e Margëllëçit me 26 mijë shqiptarë
- Kazaja e Filatit me 20 mijë shqiptarë
- Kazaja e Paramithisë me 13 mijë shqiptarë
Kazaja e Luros e banuar krejt nga shqiptarë. Në këtë kaza ndodhen edhe një popullsi endacake kucovllehësh dhe disa çifutë por këta nuk kanë prona, tokat dhe banesat u përkasin shqiptarëve.
7 fshatrat që përbëjnë Lakanë e Lelovës në rrethin e Luros janë krejt shqiptarë po ashtu edhe 5 fshatrat që përbëjnë lakanë e Sulit.
Me përjashtim të dy fshatrave, Kanxha që I përket një nënshtetasi grek dhe Kanali prej të cilit 1/9 I përket nje nënshtetasi Italian, të gjitha pronat prej Luros deri në Prevezë u përkasin shqiptarëve. E njëjta gjë ndodh edhe me pronat që shtrihen gjatë bregdetit nga Preveza në Vlorë.
Preveza është qytet I përzier, shqiptarë grekë, vlleh dhe çifutë.
Qyteti I Janinës ka popullsi të përzier
Delegatët e Qeverisë së Përkohshme Shqiptare
Rasih Dino
Mehmet Konica
Filip Noga
Mbas marreveshjes Greqi_Turqi te vitit 1923 dhe mbas gjenocidit grek te qershorit te vitit 1944, shqiptaret u deportuan me dhune ne Turqi dhe Shqiperi. Per kete arsye, Lista per Shqiperi Natyrale, propozon fillimisht sh palljen e krahines se Camerise si Zone te Lire midis Shqiperise dh e Greqise, duke ju lejuar shqiptaret te kthehen ne trojet e tyre.............
(Nga Platforma e Shqiperise Natyrale, e ripunuar)
Geen opmerkingen:
Een reactie posten