Komisioni Nderkombetar i Kufijve: Minoritaret greke jane te ardhur ne Shqiperi (5 dhjetor 1913)
Takim I Komisionit Ndërkombëtar të Kufijve
Minoritarët grekë janë të ardhur në Shqipëri
Leskovik më 5 dhjetor 1913
Proces verbal I seancës së trembëdhjetë
Janë të pranishëm: Për Gjermaninë, z.C.Tieri delegat, për Austro-Hungarinë, z.SH.Buhberger nënkonsull, zëvëndës delegat, për Framcën z.A.Lalëman nënkolonel, delegat, për Britaninë e Madhe, z.Douti Uili nënkolonel delegat; për Italinë z.N.Labia konsull delegat, për Rusinë z.P.Gudim Levkoviç kolonel delegat
Seanca hapet në orën njëmbëdhjetë. Lexohen proces verbalet …dhe miratohen.
……………………………………………………………………………………………………………………………………………………Sa për çështjen e luginës së Gjirokastrës, pranimi i vijës së projektit austro-hungarezo-italian imponohet jo veteënm nga pikpamja etnografike, por edhe, e sidomos për arsye gjeografike, ekonomike dhe strategjike. Nga pikpamja etnografike, sipas të dhënave të mbledhura midis Urës së Subashit (kufiri midis kazasë së Gjirokastrës dhe asaj të Tepelenës) dhe fshatit Koshovicë (në cepin jugor të Luginës), popullsia e përgjithshme e Luginës së Gjirokastrës arrin në 25 mijë banorë nga të cilët 14 mijë muslimanë shqiptarë dhe 11 mijë ortodoksë. Midis këtyre të fundit, gjysma flasin shqip dhe madje dhe në fshatrat ortodokse këngët dhe zakonet e shumicës së popullsisë tregojnë prejardhjen e saj shqiptare. Vetëm një pjesë e kësaj popullsie të krishterë është me prejardhje nga krahina e Janinës dhe ka shkuar në Luginën e Gjrokatsrës, e thirrur nga bejlerët shqiptarë për të punuar tokat. ………………Nga të shtatëdhjetë e gjashtë fshatrat e Luginës së Gjirokastrës, 15 prej tyre janë secili pronë e një beu, të gjitha pronat e 44 fshatrave të tjera u përkasin plotësisht beljerëve dhe agallarëve muslimanë. Vetëm pronat e Pepelit dhe të Selios u përkasin ortodoksëve.
Të gjitha këto arsye të paraqitura shkurtimisht, duken të mjaftueshme për të përligjur dhenien e gjithë Luginës së Gjirokastrës, Shqipërisë. ……… (Platforma e Shqiperise Natyrale, botim i dyte i ripunuar)
Geen opmerkingen:
Een reactie posten