Shqipëria Natyrale

Shqipëria Natyrale
PERKRAHJA E JUAJ FINANCIARE PER LISTEN SHQIPERIA NATYRALE
Koco Danaj AL81214112090 111288802010120 Swift.UNALALTR UNIONBANK Rruga Reshit Collaku, Pallati i Shallvareve 2/18 Tirane kdanaj@hotmail.com Koço Danaj Per te gjithe miqte e mij. Duke filluar qe sot nr im i celularit eshte: O662030803. Ju uroj te gjitheve nje vit te mbare, per juve, familjet tuaja dhe mbare kombin Shqiptar.

MESAZH PER ANTARET E LISTES PER SHQIPERI NATYRALE

Mesazh per antaret e Listes per Shqiperi Natyrale ne: Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Lugine te Presheves, Mal te Zi, Europe, SHBA, etj etj: Miqte mij, ju nuk jeni thjesht antare te nje Levizje mbarekombetare te regjistruar juridikisht. Jeni me shume se kaq, jeni misionare te nje Kauze te Madhe, kauzes se bashkimit te trojeve shqiptare. Dhe kjo do te thote se thelbi i punes suaj jane idete, argumentet pse bashkimi eshte domosdosheri historike, problem i shtruar per zgjidhje. Ju nuk duhet te nxeheni me askend qe nuk eshte dakord, nuk duhet te shani apo etiketoni asnje qe nuk pranon aktualisht bashkimin, qofte politikan i larte apo qytetar i thjeshte. Deviza jone eshte: Te gjithe jane te nevojshem, por e Domosdoshme eshte vetem Shqiperia Natyrale.Me respekt per te gjithe ju qe jeni tashme antare te Listes per shqiperi natyrale dhe dashamiresi per ata qe nuk jane akoma. Koço Danaj Kryetar i Lista per Shqiperi Natyrale

Lista per Shqiperi natyrale

Mirdita e Ardhme,

Miresevjen Shqiperi Natyrale.

Kjo eshte balli i Listes se Shqiperise natyrale. Mbeshteteni ate. Perhapeni tek miqte dhe shoket tuaj. Nuk mjafton te thuash se nuk ka shqiptar qe nuk e do ate. Te deshirosh eshte tjeter gje. Te punosh te realizosh deshiren eshte gje tjeter. Shqiperia natyrale nuk ka nevoje per sehirxhinj, ka nevoje per misionare



kdanaj@hotmail.com

Lista per shqiperi Natyrale pershendet Protesten paqesore




Koco Danaj
Lista per shqiperi Natyrale pershendet Protesten paqesore te organizuar sot ne qytetin e Tuzit. Me paqesore se sa kaq, nuk mund te zhvillohej. Kerkesa elementare se sa ato qe u kerkuan nga protestuesit, nuk mund te gjesh ne asnjwe vend demokratik te Europes. E drejta e Flamurit, e drejta e Komunes, jane nga me elementaret ne cdo vend te Europes. Mal i Zi pret te filloje bisedimet per antarsim ne ...BE. Mal i Zi e fitoi pavarsine fale votes se shqiptareve. E drejta e gjuhes dhe e flamurit jane nder me elementaret ne nje vend demokratik. Lista per shqiperi Natyrale, nxit dhe perkrah te gjitha forcat progresiste shqiptare ne Mal te Zi, te unifikojne me tej qendrimet e tyre demokratike ne mbrojtje te qenies se tyre kombetare. Emerimi i Ferhat Dinoshes ne postin e ambasadorit te Malit te Zi ne Shqiperi, me shume se sa vleresim ndaj shqiptarve eshte nje veprim diabolik i politikes dhe diplomacise malazeze.

Koço Danaj: Shqiptarët kërkojnë Shqipërinë e tyre Natyrale

Në këtë intervistë ekskluzive për Nacional Albania, z. Koço Danaj shpalos platformën e tij, jep përshtypjet për shoqërinë shqiptare dhe kërkesat që kjo e fundit ka për elitën politike. Z. Danaj në këtë intervistë të dhënë për botuesin dhe kryeredaktorin e gazetës Nacional Albania, Besnik Rama, jep sinjale të qarta se Shqipëria Natyrale është domosdoshmëri dhe një vepër, e cila kërkohet sistematikisht nga shqiptarët në trevat e tyre. Për më shumë ndiqni intervistën e plotë me z. Danaj.
Shqipëria natyrale është Domosdoshmëri, për progresin dhe mirëqënien e shqiptarëve dhe paqen rajonale.

Dr. Koco Danaj Kryetar i Listës për Shqipëri natyrale

NA. Çfarë përbën në fakt Shqipëria Natyrale sipas platformës tuaj?

Sipas Platformes, Shqiperia Natyrale, nuk është gjë tjetër vecse Shqiperia e shpallur ne 28 Nentor 1912, ne Kuvendin e Vlores. Pra kërkesa për Shqipëri natyrale, është në thelb kërkesa për zbatimin e një Akti Juridik i cili u injorua nga mbledhja e ambasadorëve në Londër ne vitet 1912-1913. Ky injorim u bë në mënyrë më shumë se kolonialiste, u bë në mënyrë barbare. Jo vetëm që kjo mbledhje që u mblodh në 16 dhjetor 1912, pra 18 ditë më pas shpalljes së pavarsisë, nuk e mori parasysh këtë akt juridik, por i trajtoi trojet shqiptare si plackë tregu. Vetë kryetari i mbledhjes ish ministri ijashtëm britanik Edwads Grey e pranon një gjë të tillë në librin e tij Memoires, Kujtime, te botuar në vitin 1927, një kopje të të cilës e zotëron edhe Lista për Shqipëri Natyrale. Ja se cfarë thotë Grey në Kujtimet e tij:…. Lufta në Ballkan nuk e rrezikoi paqen evropiane nga rihapja e cështjes së Kostandinopojës apo të ngushticave (Detroits), sepse as Austria dhe as Rusia, dy fuqitë më ngushtësisht të interesuara, nuk kishin ndër mend të ishin aktive për të influencuar kushtet që Greqia, Bullgaria dhe Serbia mund ti vendosnin Turqisë duke prekur Maqedoninë. Cështja e rrezikut dhe e përplasjes ishte Shqipëria, ku dominimi turk u thye pas luftës. Aleatët ballkanikë ishin të verbuar nga fitorja; Serbia donte, të kishte dalje në Adriatik, dhe kishte shumë mundësi që ajo dhe Mali i Zi të dëshironin të merrnin disa rajone të Shqipërisë duke i konsideruar pjesë të plackws së luftës. (Grey, Memoires, botime Payot, 1927 faqe 246)

NA. Cilat janë pikat kryesore të implementimit të kësaj platforme?

Pikat kryesore janë të thjeshta, zbatimi i Aktit Juridik te Kuvendit të Vlorës, anullimi i mbledhjes së Londrës, duke e konsideruar atë ashtu sic e konsideroi ish ministri i jashtëm britanik Robin Kuk ne prill 1999,si një nga padrejtësitë më të mëdha që i janë bërë kombit shqiptar. Po ju jap një detaj, Mbledhja e Londrës nuk ka lënë asnjë vendim me shkrim, nuk mbajti asnjë proces verbal. Vetë Grey e pranon një gjë të tillë. Ja se cfarë thotë ai: …

Nuk pati as mbyllje solemne, ne nuk bëmë fotografi grupi, nuk na dhanë asnjë falënderim apo fjalim lamtumire; thjesht ndaluam së takuari. Ne nuk kishim përcaktuar asgjë, as detajet e kufijve shqiptarë, e megjithatë ne kishim bërë një punë të dobishme: Ne kishim qenë mjeti i mbajtjes së gjashtë fuqive të mëdha në kontakt direkt dhe miqësor….(Grey, Memoires, botime Payot, faqe 253)

Më konkretisht, fillimisht bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, lejimi i shqiptarëve në Maqedoni për referendum për bashkim me shqipërinë, shpallja e Camërisë si zonë e lirë midis shqiperise dhe Greqisë etj.

NA. Cili është komenti juaj për akuzat e z. Bashkurti që ju njëson ju dhe idetë tuaj me vizionin e Hitlerit?

Jetojmë në pluralizëm dhe të pranosh këtë pohim do të thotë të pranosh jo vetem tezat e atyre që janë pro teje, por edhe tezat e atyre që janë kundër teje. Platforma e shqipërisë Natyrale ka si thelb të saj dialogun me fqinjët, serbë, malazez, maqedonas e grekë, të cilët dihen që aktualisht jan kundër Shqipërisë natyrale. E duke qënë kështu, ne nuk shqetësohemi edhe për ata shqiptarë të cilët janë kundër Shqipërisë Natyrale. Eshtë kombi shqiptar i cili do të vendosë nesër se cilat ide përqafon. Sa për krahasimin me Hitlerin, më duhet të them se kemi të bëjmë me një mosnjohje totale të historisë së kombit shqiptar. Platforma e Shqipërisë Natyrale nuk është asgjë tjetër vecse Shqipëria në kufijtë e saj Natyralë, e shpallur fillimisht në Kuvwndin e Vlorës në 28 nentor 1912. Nëqoftëse, Ismail Qemali, Isa Boletini, Vehbi Agolli, Mehmet Dërralla, Hasan prishtina etj ngjajnë me Hitlerin, unë e kam për nder të madh të ngjaj me ata burra të mëncur, vizionarë dhe ptariotet më të mëdhenj të kombit shqiptar. Pra thjesht, kundërshtarët sërbë, grek,maqedonas, malazëzë apo shqiptarë më bëjnë nder mua dhe gjithë antarëve të Listës për Shqipëri Natyrale

NA. A po mbrojnë interesat kombëtare Koço Danaj dhe përfaqësuesit e listës së Shqipërisë Natyrale?

· Lista për shqipëri natyrale që u shpall zyrtarisht në 30 tetor 2010, u krijua jo thjesht për të mbrojtur interesat kombëtare. Kjo është shumë pak, sot ka qindra mijëra shqiptarë që i mbrojnë intersat kombëtare. Sot nuk shtrohet cështja e mbrojtjes së interesave kombëtare, sot shtrohet domosdoshmëria e sendërtimit të Shqipërisë Natyrale, pra e bashkimit kombëtar sipas Aktit Juridik të kuvendit të Vlorës. Shqipëria deri më sot ka pasur vetëm një kryeministër të Shqipërisë natyrale e ky është Ismail Qemali, vetëm një Kryetar Kuvëndi të Shqipërisë natyrale e ky është Vehbi Agolli nga Dibra e madhe, një Ministër të mbrojtjes të Shqipërisë natyrale e ky është Mehmet Pashë Derralla, një ministër Buqjësie të Shqipërisë Natyrale e ky është Hasan Prishtina. Rikrijimi i këtyre institucioneve, për Listën për Shqipëri Natyrale do të thotë sot, mbrojtje e interesave Kombëtare. Demi kapet nga brirët, jo nga bishti.

Dhe e fundit, kërkesa që brenda këtij viti do ti bëhet 6 ministrave të jashtëm të fuqive evropiane që organizuan Londrën-1913, plus edhe sekretares amerikane të shtetit që aso kohe nuk mori pjesë, për ta anulluar këtë konferencë të paligjshme, përbën një kontribut të çmuar për të mbrojtur interesat kombëtare. Interesat kombëtare sot nuk mbrohen vetëm me flamuj apome folklorizëm, porme fakte dhe argumente të cilat të shndërrojnë në partner të fuqive të mëdha. Dhe ne synojmë të shtrojmë në Tavolinën e politikës botërore, fakte dhe argumente te reja, që ti bindim fuqitë e mëdha se Shqipëria natyrale është një domosdoshmëri për paqen dhe stabilitetin rajonal. Po ju jap një fakt të ri të panjohur më parë që do i bëhet prezent fuqive të mëdha. Deri tani opinioni shqiptar ka ditur se coptimi i trojeve shqiptare në Londër u bë gjoja për të shpëtuar paqen evropiane. Dhe është sjellë si fakt fjalimi i kryerait të kësaj konference Greyt në Dhomën e Komuneve të Britanisë së Madhe. Bukur. Por,ne gjetëm origjinalin, që janë vetë Kujtimet e Greyt të botuara në vitin 1927. Në këto kujtime, Grey, përgenjeshtron atë që ka thënë në Dhomën e Komuneve me të cilën është ushqyer për afër 100 vjet opinioni publik dhe poltik shqiptar. Ja se cfarë thotë Grey lidhur me gjoja rrezikimin e paqes evropiane: ….Pra, lufta në Ballkan nuk e rrezikoi paqen evropiane nga rihapja e cështjes së Kostandinopojës apo të ngushticave te Bosforit, sepse as Austria dhe as Rusia, dy fuqitë më ngushtësisht të interesuara, nuk kishin ndër mend të ishin aktive për të influencuar kushtet që Greqia, Bullgaria dhe Serbia mund ti vendosnin Turqisë duke prekur Maqedoninë. Cështja e rrezikut dhe e përplasjes ishte Shqipë…ria, ku dominimi turk u thye pas luftës. Aleatët ballkanikë ishin të verbuar nga fitorja; Serbia donte, të kishte dalje në Adriatik, dhe kishte shumë mundësi që ajo dhe Mali i Zi të dëshironin të merrnin disa rajone të Shqipërisë duke i konsideruar pjesë të plackes së luftës. …..(Grey, Memoires, 1927, faqe 246)

Ka edhe të tjera, fakte tronditëse, të cilat jo vetëm do ti vënë në vështirë si fuqitë e mëdha, por edhe do ti detyrojnë të anullojnë Londrën-1913, ashtu sicknë anulluar Versajën-1919 dhe Jaltwn-1945.

NA. Po Aleanca “Kuq e Zi” si shikohet nga ju? Si aleat në mbrojtjen e vlerave tona apo…?

Para nesh ka pasur edhe të tjera organizma politikë apo shoqërore, ashtu sic ka edhe pas nesh, ashtu sic do të ketë të tjera. Rëndësi ka që të gjithë lumenjtë të derdhen në Detin e Shqipërisë natyrale. Deri tani kemi vetëm Vetevendosjen që shndërroi dëshirën në votë duke dalë forca e tretë në Kosovë.

N.A. Si do të realizohet dhe përqafohet nga sa më shumë shqiptarë platforma juaj?

Por tashmë ajo është përqafuar si Platformë nga qindra mijëra shqiptarë në mbarë trojet shqiptare dhe në diasporë. Bile është pranuar si nocion politik edhe nga fqinjët tanë, sërb, grekë, maqedonas apo malazez. Po ju jap vetëm një shifër,qysh nga shpallja zyrtare e Listës së Shqipërisë natyrale e deri më sot, në median e shkruar dhe atë elektronike të fqinjëve tanë janë botuar mbi 800 analiza, deklarata, shkrime, njoftime. E përbashkëta e tyre është se të gjithë përdorin nocionin Shqipëri Natyrale. Mjafton të kërkoni nw www.google.com emrin Prirodna albanija dhe do ta verifikoni vetë cfarë thashë më lart. Tashmë ka kohë që ka filluar faza e organizimit të saj në mbarë trojet shqiptare dhe në diasporë. Në muajin janar do botohet gazeta elektronike www.shqiperianatyrale.net, ndersa ne muajin Mars 2012 do te filloje botimi i gazetës së përditshme Shqipërianatyrale. Po në muajin janar, ministra e jashtëm të Italisë, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Rusisë, Austrisë dhe SHBA do të kenë në dorë kërkesën e Listës për Shqipëri Natyrale për anullimin e Konferencës së Londrës me fakte dhe argumente të panjohura deri më sot.

· Lista për Shqipëri Natyrale është misionare, ajo nuk synon pushtetin politik, por shtetin-komb, prandaj ne kemi antarë të Listës politikanë, deputetë të cilët sot bëjnë pjesë në parti të ndryshme poltike, intelektualë të cilët simpatizojnë këtë apo atë parti politike. Prandaj quhemi Listë. Ne nuk na interson kush është i pari. Për ne e para është domosdoshmëria e së ndërtimit të Shqipërisë Natyrale. Ne jemi të gjihë të nevojshëm, por nuk jemi të domosdoshëm, e domosdoshme është vetëm Shqipëria Natyrale, pa të cilën nuk do të ketë as progres, as mirqënie për shqiptarët, por as paqe dhe stabilitet për fqinjët dhe Brukselin. Kyci i paqes dhe stabilitetit rajonal është vetëm shqipëria natyrale.

NA. A janë të shtrira degët tuaja kudo në trevat shqiptare?

· Pothuaj se në të gjitha. Aktualisht, po punohet për krijimin e degëve edhe në ato zona ku ekzistojnë bërthama të Listës së shqipërisë natyrale. Por dua të vë në dukje edhe një vecori të Listes për Shqipëri Natyrale. Duke qënë Listë, në gjirin e saj bëjnë pjesë edhe shoqata apo parti politike. Dhe sa kohë që këto shoqata apo parti politike janë antare të Listës, për aq kohë ne nuk krijojmë degë atje ku kryejnë aktivitetin e tyre këto parti apo shoqata.

NA. Komenti juaj për politikën aktuale shqiptare.

Politika aktuale shqiptare në Tiranë, Prishtinë, Shkup etj, në shumicën e saj është kozmopolite. Përjashtim bëjnë një pjesë politikanësh të cilët kanë filluar të artikulojnë nevojën e bashkimit të trojeve shqiptare. Kjo politikë ka disa arsye pse mban një qëndrim të tillë. Një pjesë prej tyre kanë frikë nga të huajt ose presin se cfarë do të thonë të huajt, një pjesë kanë frikën e pushtetit personal apo të partisë, sepse nuk do të jetë njësoj të konkurrosh vetëm në Drenicë apo Gjakovë dhë në Tepelenë apo Vlorë njëëkohësisht, ose të konkurrosh në Shkodër apo edhe ne Tetovë njëkohshisht. Ndërsa një pjesë janë thjesht kozmopolitë. Për shembull, ju jeni në dijeni se shumë politikanë në Tiranë dhe Prishtinë po flasin dheveprojnë për të rishkruar historinë, që sipas tyre e ka shkruar keq komunizmi. Por asnjë deri më tani nuk po thotë se duhet korrigjuar dhe rishkruar edhe historia që ka shkruar mbi shqiptarët shovinizmi fqinj dhe kolonializmi evropian i dikurshëm. Dua të them se rishkruarja e historise brenda shqiptare eshte e nevojshme, por ajo do te ishte pa asnje lloj perfitimi per kombin shqiptar, nëqoftëse nuk njihet dhe nuk korigjohet edhe historia e shovinizmit fqinj sërb, malazez, grek dhe perkrahësve të tyre në Europë dhe botë mbi kombin dhe teritoret shqiptare. Historia duhet të korigjohet, pastaj të rishkruhet. Për shembull: A e dinë shqiptaret historinë e shovinizmit serbo, greko malazez mbi ata dhe teritoret e tyre? Nuk e dine. Ata nuk e dinë se cili është vendimi që Ulqini ju ankesua Malit të Zi, ata nuk e dinë se ku është vendimi që 19 mije kilometra katrore ju dhanë Sërbisë në 1913. Ata nuk e dinë që këtë sipërfaqe, Edwards Grey e konsideroi me përbuzje: disa fshatra shqiptare. Ata nuk e dinë qe Selaniku në 1913 kishte 75 mijë hebrenj, 25 mijë grekë dhe 12 mijë shqiptare, ata nuk e dijnë se si i shfarosi shovinizmi grek, hebrenjtë dhe shqiptarët, ata nuk e dijnë që Edwards Grey deklaron në kujtimet e tij se nuk morën asnjë vendim për trojet shqiptare, ata nuk e dijnë që Pol Kambon deklaron në kujtimet e tij në 1913 se Kufijtë e Shqipërisë janë dhe do të mbeten problemi më i madh i pazgjidhur, ata nuk e dijnë që Ahmet Zogu nuk u njoh si mbret në vitin 1940 kur shkoi në Londër, sepse zemërohej mbreti i Jugosllavisë Petër dhe ai i Greqisë Jorgo që ishin në Londër sëbashku me qeveritë e tyre në mergim dhe që ju ishte premtuar ndarja e Shqipërisë pas lufte, deri në shkumbin Greqia dhe pjesën tjetër Jugosllavia. Ata nuk e dijnë se Lufta e dytë boterore filloi në 7 prill 1939 kur u pushtua Shqipëria dhe jo në 1 shtator 1939 kur u pushtua Polonia. Ata nuk e dijnë që në Jaltë nuk u diskutua fare për Shqipërinë, sepse ishte vendosur të fshihej nga harta e Europes. Ata nuk i dijnë dy referatet e Cubrillovicit, të 1937 dhe 3 nëndor 1944 mbi shfarosjen e shqiptarëve të Kosovës qoftë edhe me Ushtri. Ata nuk e dijnë se vendimet e Konferencës së Potsdamit e detyrojnë Greqinë të lejojë shqiptarët të kthehen në trojet e tyre në Cameri. Ata nuk e dijnë se cfare coptimi barbar i ka bërë Diktatura shoviniste e fqinjëve e mbeshtetur nga disa fuqi të mëdha europiane, kombit dhe trojeve shqiptare etj etj. Por as politikanët e tyre shqiptare, as akademitë e tyre servile ndaj politikanëve, as profesorët e të drejtës ndërkombëtare po kaq servile ndaj tyre nuk do tua thonë. Pse? Sepse kane frikë nga të huajt që sot i kemi aleatë, apo se gjoja na prishet fqinjësia e mirë. Ndërsa të huajt demokratë të pas viteve 90-te, i pohojnë vetë këto barbari dhe padrejtesi, sic bëri i madh Robin Kuk, që deklaroi para deputetëve britanikë se ne duhet të riparojmë të gjitha padrejtësitë ndaj kombit shqiptar. Dhe riparim do të thotë, korigjim i historisë, do të thotë Shqipëri Natyrale. Vetëm pas kësaj historia mund të rishkruhet. Disa politikanë shqiptarë jetojnë me shpresë se shqiptarët po kozmopolitizohen, kur po ndodh e kundërta, shqiptarët po shqiptarizohen jo në mënyrë folklorike, por europeiste. Thelbii këtij europeizmi, është Shqipëria Natyrale, këtë nuk e ndal dot askush.

Pra nje minister, dy qendrime. Per te njejtin problem.

Ne nje interviste te para dy diteve midis te tjerash u shpreha se: Po ju jap një fakt të ri të panjohur më parë që do i bëhet prezent fuqive të mëdha. Deri tani opinioni shqiptar ka ditur se coptimi i trojeve shqiptare në Londër u bë gjoja për të shpëtuar paqen evropiane. Dhe është sjellë si fakt fjalimi i kryetarit të kësaj konference Greyt në Dhomën e Komuneve të Britanisë së Madhe. Bukur. Por,n...e gjetëm origjinalin, që janë vetë Kujtimet e Greyt të botuara në vitin 1927. Në këto kujtime, Grey, përgenjeshtron atë që ka thënë në Dhomën e Komuneve me të cilën është ushqyer për afër 100 vjet opinioni publik dhe poltik shqiptar. Ja se cfarë thotë Grey lidhur me gjoja rrezikimin e paqes evropiane: ….Pra, lufta në Ballkan nuk e rrezikoi paqen evropiane nga rihapja e cështjes së Kostandinopojës apo të ngushticave te Bosforit, sepse as Austria dhe as Rusia, dy fuqitë më ngushtësisht të interesuara, nuk kishin ndër mend të ishin aktive për të influencuar kushtet që Greqia, Bullgaria dhe Serbia mund ti vendosnin Turqisë duke prekur Maqedoninë. Cështja e rrezikut dhe e përplasjes ishte Shqipë…ria, ku dominimi turk u thye pas luftës. Aleatët ballkanikë ishin të verbuar nga fitorja; Serbia donte, të kishte dalje në Adriatik, dhe kishte shumë mundësi që ajo dhe Mali i Zi të dëshironin të merrnin disa rajone të Shqipërisë duke i konsideruar pjesë të plackes së luftës. …..(Grey, Memoires, 1927, faqe 246)
Pra nje minister, dy qendrime. Per te njejtin problem. Mjafton kaq qe kjo e ashtuquajtur konference, te shvleftesohet

Shqiptaret nuk ju urrejne, ata ju respektojne,

Nga regjistrimi qe u krye ne Shqiperi rezultoi se minoriteti grek eshte vetem 36 mije ose 1.3 perqind e gjithe popullsise. I ashtuquajturi minoritet serb eshte vetem 152 qytetare. As Athina dhe as vete Perendia nuk e ndryshon dot kete shifer. Si shqiptar, sebashku me urimin per Shqiptaret, ju uroj edhe minoritareve greke, edhe 152 qytetareve serbe Gezuar Krishtlindjet. Shqiptaret nuk ju urrejne, ata ju respektojne, bile ata ju bene edhe pronare ne tokat e ish pronareve te Gjirokastres, Delvines dhe Borshit

Mbi tavolinen e Kazinose ishin trojet shqiptare nga Jugu ne Veri

Konference Nderkombetare apo Kazino Politike, cfare ishte Londra? Kujtimet e Greyt te bindin se ishte nje Kazino Politike. Mbi tavolinen e Kazinose ishin trojet shqiptare nga Jugu ne Veri Ja argumenti i Greyt per pohimin tim: ......Serbia kërkonte fshatin e Gjakovës – Austria pretendonte ti mbetej Shqipërisë. Rusia nuk donte të ndërhynte në mënyrë që Serbia të tërhiqej: Austria qëndronte e palëkun...dur. Ishim në një situatë të bllokuar. Kjo vazhdoi me ditë e me javë; ishte e pamundur që të rrinim pa bërë gjë por megjithatë e dinim shumë mirë që presioni vazhdonte të rritej, sepse valvula e sigurisë që përfaqësonte Konferenca nuk po funksiononte më. ....Një mëngjes të bukur mora në shtëpi një mesazh nga Ambasadori Austriak që dëshironte të më takonte me urgjencë: i thashë të vinte menjëherë tek unë. Disa minuta më pas Mensdorff ishte aty. Dhoma në të cilën e prita ishte e vogël, kishte një tavolinë të vogël në mes me vazo të gjata me narcize që vinin nga Fallodon. Mensdorff hyri si era, dhe i merrej pak fryma ngaqë kishte nxituar, i lumtur nga lajmet e mira që sillte, dhe bërtiti: “ Ne heqim dorë nga Gjakova”. .....Më pas u morëm me rehati me Gjakovën. ...(Grey, Memoires, Botimet Payot, 1927, faqe 256)

Historia korigjohet, pastaj rishkruhet

Ne nje deklarate per media, kryetari i Listes per Shqiperi natyrale ka folur rreth tezave dhe ideve mbi nevojen e rishkrimit te historise te perseritura disa here nga politikane te larte shqiptare ne Tirane, Prishtine dhe Shkup. Sipas danaj, rishkruarja e historise brenda shqiptare eshte e nevojshme, por ajo do te ishte pa asnje lloj perfitimi per kombin shqiptar, neqoftese nuk njihet dhe nuk korigjohet edhe historia e shovinizmit fqinj serb, malazez, grek dhe perkrahesve te tyre ne Europe dhe bote mbi kombin dhe teritoret shqiptare. Historia duhet te korigjohet, pastaj te rishkruhet. Per shembull: A e dine shqiptaret historine e shovinizmit serbo, greko malazez mbi ata dhe teritoret e tyre? Nuk e dine. Ata nuk e dine se cili eshte vendimi qe Ulqini ju ankesua Malit te Zi, ata nuk e dine se ku eshte vendimi qe 19 mije kilometra katrore ju dhane Serbise ne 1913. Ata nuk e dine qe kete siperfaqe, Edwards Grey e konsideroi me perbuzje: disa fshatra shqiptare. Ata nuk e dine qe Selaniku ne 1913 ishte 75 mije hebrenj, 25 mije greke dhe 12 mije shqiptare, ata nuk e dijne se si i shfarosi shovinizmi grek, hebrenjte dhe shqiptaret, ata nuk e dijne qe Edwards Grey deklaron ne kujtimet e tij se nuk moren asnje vendim per trojet shqiptare, ata nuk e dijne qe Pol Kambon deklaron ne Kujtimet e tij ne 1913 se Kufijte e Shqiperise jane dhe do te mbeten problemi me i madh i pazgjidhur, ata nuk e dijne qe Ahmet Zogu nuk u njoh si mbret ne vitin 1940 kur shkoi ne Londer, sepse zemerohej mbreti i Jugosllavise Peter dhe ai i Greqise Jorgo qe ishin ne Londer sebashku me qeverite e tyre ne mergim dhe qe ju ishte premtuar ndarja e shqiperise pas lufte, deri ne shkumbin greqia dhe pjesen tjeter jugosllavia. Ata nuk e dijne se Lufta e dyte boterore filloi ne 7 prill 1939 kur u pushtua Shqiperia dhe jo ne 1 shtator 1939 kur u pushtua Polonia. Ata nuk e dijne qe ne jalte nuk u diskutua fare per shqiperine, sepse ishte vendosur te fshihej nga harta e Europes. Ata nuk i dijne dy referatet e Cubrillovicit, te 1937 dhe 3 nendor 1944 mbi shfarosjen e shqiptareve te Kosoves qofte edhe me Ushtri. Ata nuk e dijne se vendimet e Konferences se Potsdamit e detyrojne Greqine te lejoje shqiptaret te kthehen ne trojet e tyre ne Cameri. Ata nuk e dijne se cfare coptimi barbar i ka bere Diktatura shoviniste e fqinjeve e mbeshtetur nga disa fuqi te medha europiane. kombit dhe trojeve shqiptare etj etj. Por as politikanet e tyre shqiptare, as akademite e tyre servile ndaj politikaneve, as profesoret e te drejtes nderkombetare po kaq servile ndaj tyre nuk do tua thone. Pse? Sepse kane frike nga te huajt qe sot i kemi aleate, apo se gjoja na prishet fqinjesia e mire. Ndersa te huajt demokrate te pas viteve 90-te, i pohojne vete keto barbari dhe padrejtesi, sic beri i madh Robik Kuk, qe deklaroi para deputeteve britanike se ne duhet te riparojme te gjitha padrejtesite ndaj kombit shqiptar. Dhe riparim do te thote, korigjim i historise, do te thote Shqiperi Natyrale. Vetem pas kesaj historia mund te rishkruhet. Disa politikane shqiptare jetojne me shprese se shqiptaret po kozmopolitizohen, kur po ndodh e kunderta, shqiptaret po shqiptarizohen jo ne menyre folklorike, por europeiste. Keto jane fjale mund te thote dikush. Sakte, por nuk duhen harruar dy momente: I pari qe plumbi vret nje, ndersa fjala vret 10, 100, 1000 kur ben per vehte zemrat dhe ndergjegjen nacionale. Dhe e dyta: Mos e harroni sentencen e Lasgush Pogradecit se: Fjala eshte gjeme e valeve te renda, gjema del perjashta, Vala Zien brenda.

www.shqiperianatyrale.net

Njoftim per antaret dhe mbeshtetesit e Listes per Shqiperi Natyrale: Ne daten 15 janar 2012 starton online gazeta www.shqiperianatyrale.net. Ndersa ne mars 2012, do te startoje gazeta Shqiperianatyrale, e cila do te shperndahet ne te gjitha trojet shqiptare, ne Europe, SHBA, Australi etj

Marreveshjes Ciano-Ribentrop e qershorit 1941


Antifashistet serbe ne prag te vizites se Merkel ne Kosove behen pronaziste. Ata kerkuan zbatimin e Marreveshjes Ciano-Ribentrop e qershorit 1941, qe e caktoi kufirin midis Serbise se Milan Nedicit dhe Shqiperise se ashtuquajtur te Madhe ne Uren e Ibrit. Prandaj deklaruan se Hitleri ishte me i mire se Merkel

Kufijte e Serbise jane ne Vranje, te Greqise ne Preveze

Kryetari I Listes per Shqiperi Natyrale Koco Danaj, ne nje interviste dhene televizionit shqiptar abcnews, ka folur edhe per diskutimin qe po behet ne Serbi dhe Greqi lidhur me gjoja padijenine e tyre per kufijte e Serbise dhe te Greqise. Danaj, deklaroi dhe argumentoi se diskutimi I hapur ne Beograd ka karakter shovinist, demagogjik dhe diabolik qe jo rastesisht u hap ne prag te vizites se kancelares Merkel ne Kosove. Evidentimi I gjoja kufirit te vendosur nga Marreveshja Ciano-Ribentrop qe caktoi Uren e Ibrit ne Mitrovice si vije kufitare, evidentimi I gjoja ndarjes administrative ne kohen e Titos, synojne qe Serbia te realizoje qellimin e saj, ndarjen e Kosoves ne Lumin Iber, duke ndare ne dysh Mitrovicen. Sipas Danaj, kufiri I Serbise eshte I qarte, ai ndodhet ne Vranje. Teritoret e tjera qe Serbia I kerkon jane teritore te pastra shqiptare si toke dhe si popullsi qe me gjenocid dhe me vendime kriminale sit e vitit 1913 ju dhane asaj padrejtesisht. Evokimi nga serbet I kufijve te Adolf Hitlerit, tregon se sa pa parime eshte politika serbe qe per interesa vehtjake nuk e ka per gje te shndrrohet nga antifashiste ne pronaziste.
Te njejten, gje Danaj, thjeksoi edhe per Greqine, duke ju referuar deklarates se ministrit te jashtem Dimas. Sipas Danajt, Kufiri I Greqise me Shqiperine eshte ne Preveze.
Danaj theksoi gjate intervistes se tij, se perballe kesaj ofensive serbo-greke lidhur me kufijte, politika dhe politologjia shqiptare duhet te jete me aktive, me ne ofensive sepse ka me vehte te drejten historike dhe ate reale. Ajo, duhet te flase per kufijte e Shqiperise sipas Kuvendit te Vlores dhe jo sipas Konferences kriminale te Londres apo sipas ndonje zyrtari te korruptuar te Brukselit.
Shqiptaret theksoi Danaj kane te drejte te ndjehen me krenare se kushdo per historine e tyre te shkuar. Embrionin e organizmit qe sot quhet NATO, para 550 vjetesh e ka hedhur Skenderbeu dhe Ferdinandi I Napolit duke ndihmuar ushtarakisht njeri tjetrin perballe ushtrise turke. Embrionin e asaj qe quhet sot BE perseri e ka hedhur Skenderbeu ne marrdheniet tregetare me Venedikun.
I pyetur rreth vazhdimit te krizes ne Veriun e Kosoves, Danaj u pergjigje se kjo krize do te marre fund vetem kur Kosova te bashkohet me Shqiperine, kur ti hapet rruga Shqiperise Natyrale.

Ne oren 20.15 deri ne 20.45 interviste ne TV ABCNEWS

Ne oren 20.15 deri ne 20.45 interviste ne TV ABCNEWS, per situaten rajonale dhe ceshtjen e pazgjidhur shqiptare. Pse shqiptaret duhet te ribejne Shqiperine kur Merkel Dhe Sarkozy deklarojne qe duhet te ribejme Europen. Pse Politika dhe politologjia shqiptare duhet ta shtrije çeshtjen e kufijve me Serbine para vitit 1913, duke mos mbetur peng i Londres apo i Marreveshjes Ciano-Ribentrop. Pse vetem Shqiperia Natyrale do ti shpetoje shqiptaret nga humbja e metejshme e teritoreve dhe pse gjendja aktuale e shqiptareve mban gjalle shovinizmat fqinje qe qetesohen vetem me spastrime demokratike te teritoreve shqiptareve. etj etj

Kosova dhe Shqipëria do të shkojnë të bashkuara në BE


Kryetari i Listës për Shqipëri Natyrale, Koço Danaj deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se Shqipëria dhe Kosova do të shkojnë të bashkuara në BE.

Ai këtë e bëri të ditur duke komentuar debatet e djeshme midis kryeministrit Sali Berisha dhe Aleancës Kuq e Zi lidhur me bashkimin kombëtar.

“Bashkimi i trojeve shqiptare në rrugë paqësore, nuk është dëshirë e një apo disa politikanëve shqiptarë, por një proces historik, një domosdoshmëri historike. Politikanët shqiptarë në Tiranë, Prishtinë apo Shkup janë të lirë të japin mendime, por ata i kanë fituar votat për të folur për pushtetin e partive të tyre apo opozitën, por askush prej tyre nuk ka fituar vota për të folur në emër dhe për fatin e një Kombi. Për fatin dhe të ardhmen e Kombit shqiptar, ka të drejtë të flasin miliona shqiptarë në referendum. Për fatin e Kombit shqiptar se do të shkojë i përçarë apo i bashkuar në BE, mendimi i politikanit kushdo qoftë ai, është i barabartë me mendimin e çdo qytetari shqiptar”, theksoi për agjencinë e lajmeve INA, Koço Danaj.

Sipas tij, ata që njohin gjeopolitikën rajonale, ata që janë të interesuar për paqen rajonale e dinë mirë se atë e garanton vetëm Shqipëria Natyrale dhe jo coptimi aktual i kombit shqiptar, i cili mban gjallë shovinizmat rajonale, ndërsa bashkimi shqiptar u jep fund atyre.

'Kosova dhe Shqipëria shkojnë të bashkuara në BE'

Shqipëria dhe Kosova do të shkojnë të bashkuara në BE. Bashkimi i trojeve shqiptare në rrugë paqësore nuk është dëshirë e një apo disa politikanëve shqiptarë, por një proces historik, një domosdoshmëri historike.
“Politikanët shqiptarë në Tiranë, Prishtinë apo Shkup, janë të lirë të japin mendime, ata i kanë fituar votat për të folur për pushtetin e partive të tyre apo opozitën, por askush prej tyre nuk ka fituar vota për të folur në emër dhe për fatin e një kombi”, ka thënë Danaj.

“Për fatin dhe të ardhmen e Kombit shqiptar, kanë të drejtë të flasin miliona shqiptarë në referendum. Për fatin e Kombit shqiptar se a do të shkojë i përçarë apo i bashkuar në BE, mendimi i politikanit, kushdo qoftë ai, është i barabartë me mendimin e çdo qytetari shqiptar”.

“Ata që e njohin gjeopolitikën rajonale, ata që janë të interesuar për paqen rajonale, e dinë mirë se atë e garanton vetëm Shqipëria Natyrale dhe jo copëtimi aktual i kombit shqiptar, i cili mban gjallë shovinizmat rajonale, ndërsa bashkimi shqiptar u jep fund atyre”.

..(Grey, Speeches on foreing affairs, Londer 1913, faqe 212)


Pasi kishin coptuar ne menyren me makabre trojet shqiptare, ish ministri i jashtem britanik dhe drejtues i te ashtuquajtures Konference te Londres, Edwards Grey paraqitet ne Dhomen e Komuneve dhe ben kete deklarate: Une e di fare mire se kur gjithshka do te behet e njohur, kjo zgjidhje ne shume pika do te jape kritika te forta nga kushdo qe e njeh vendin......por...qellimi ka qene te ruhej Marreveshja midis Fuqive te medha dhe neqoftese vendimi per Shqiperine e ka siguruar kete, atehere ai ka bere punen me te mire ne dobi te paqes ne Europe..(Grey, Speeches on foreing affairs, Londer 1913, faqe 212)
Por, pas nje viti, filloi Lufta e pare boterore, pra vendimi per coptimi i Shqiperise, jo vetem qe nuk siguroi paqen, por shpejtoi Luften. Historia nuk perseritet, por ajo te meson me shembullin e saj. Neqoftese Fuqite e medha europiane plus SHBA duan edhe tani te konsolidojne paqen ne rajon, atehere, duhet te riparojne deshtimin e Londres 1913, te pranojne S hqiperine Natyrale sic u shpall ne 28 Nentor 1912 dhe jo pavarsine e Vilajetit te Tiranes ne 29 korrik 1913. Shqiptaret e kerkojne Shqiperine Natyrale se jane paqedashes dhe nuk e duan luften. Ndersa ata qe e pengojne akoma, nuk jane te tille, kushdo qofshin ata

ndersa kujtimet e mesiperme jane te dates 17 dhjetor 1912

......Traktati i vendosur pass Luftes se dyte ballkanike ishte nje rregullim me ane te forces dhe jo me ane te se drejtes..... Serbia dhe Mal i Zi i konsideronin disa rajone te Shqiperise, si pjese te tyre ose si placke lufte per shkak te fitores mbi Turqine....(Grey, Memoires, 1927, faqe 246). Nderkaq Grey, nuk thote asnjë fjale mbi shpalljen e pavarsise nga shqiptaret, megjithëse kishte marre dijeni per kete shpallje ne daten 1 dhjetor 1912, ndersa kujtimet e mesiperme jane te dates 17 dhjetor 1912

Dr. Thomas Brey, me ane te nje imeli qe me dergoi,


Drejtori i Agjensise shteterore te lajmeve gjermane DPA per Europen Juglindore, Dr. Thomas Brey, me ane te nje imeli qe me dergoi, kerkon te zhvilloje nje interviste lidhur me Shqiperine Natyrale, rruget e realizimit te saj dhe materialet e grumbulluara per te ashtuquajturen Konference e Londres. Pranova me kenaqesi, pasi DPA eshte nga agjensite me te medha ne bote.

********************************************************
Dear Mr. Danaj,

I would like to organize an interview with you in Tirana or in an other city in Albania if you like to do so. Pls. let me know.
I am the chief correspondent of the German News Agency dpa for southeastern Europe in Belgrade. Probably you know that dpa is one of the bigger news agencies with customers all over the world.
Best regards
German News Agency dpa/Deutsche Presse-Agentur
Office for southeastern Europe
Flore Sends 5
SRB-11000 Belgrade/Serbia
Dr. Thomas Brey M.A.

Po, kam njohuri per dy konferenca

Sapo mbarova nje takim me nje diplomat te rendeishem te nje vendi fqinj me Shqiperine. Objekti i bisedes ishte kerkesa e Listes per Shqiperi natyrale per anullimin e Konferences se Londres. Pyetja qe mu be ishte: A dini ndonje rast zoti danaj, qe te jene anulluar vendimet e ndonje Konference nderkombetare qe kane te bejne me teritore? Pergjigja qe i dhashe ishte: Po, kam njohuri per dy konferenca, e para Konferenca e Versajes e cila midis te tjerash mori vendim te krijoje mbreterine serbo-kroato-sllovene, duke i anulluar edhe pavarsine e Malit te Zi, pas 80 vjetesh, bashkesia nderkombetare i ka anulluar te gjitha vendimet e kesaj konference, ne vend te mbreterise serbo-kroato-sllovene te quajtur ne 1927 Jugosllavi, sot ekzistojne disa shtete te pavarura. E dyta, Konferenca e Jaltes e vitit 1945, e cila e ndau Gjermanine ne kater zona ushtarake e me vone ne dy shtete. Pas 45 vjetesh, kjo konference u anullua, ne vend te dy gjermanive, tashe eshte krijuar vetem nje. Pas ketij spiegimi qe i bera, e mbylli biseden duke me thene: Paçi Fat

Nje pyetje per te gjithe profesoret e te drejtes nderkombetare,


Nje pyetje per te gjithe profesoret e te drejtes nderkombetare, shqiptare, serbe, greke, maqedonas etj qe flasin per pamundesine e anullimit te atyre qe ata i konsiderojne Vendime te Konferences se Londres. Pyetja eshte: Me gjeni nje vendim te shkruar te kesaj te ashtuquajtur Konference, qofte edhe nje, me thoni ku ta gjej edhe une. Pra botoni edhe burimin origjinal ku e keni gjetur. Dhe po e gjetet, une terhiqem nga aktiviteti im. Si paradhenie une po ju them se nuk do te gjeni asnje vendim te shkruar. Sepse, ata qe u mblodhen ne Londer, nuk mbajten asnje proces verbal, asnje protokoll mbi ato se cfare diskutonin. Dhe une kam ndihmen edhe te ish-kryetarit te Kesaj mbledhjeje Edwards Grey qe thote se: Ne nuk morem asnje vendim, as per kufijte e Shqiperise. (Grey, Memoires, 1927, faqe 253). Ke te besoj, Greyn apo profesoret shqiptare te se drejtes nderkombetare.

Letër “fuqive të mëdha” për njohjen e Shqipërisë natyrale (Koha Ditore Prishtine, 10 dhjetor 2011)

Kryetari i Listës për Shqipërinë natyrale mbledh fakte të reja për të kërkuar shfuqizimin e Konferencës së Londrës



Letër “fuqive të mëdha” për njohjen e Shqipërisë natyrale



Koço Danaj ka vendosur që para 31 dhjetorit t’u kërkojë ministrave të jashtëm të shteteve që organizuan Konferencën e Londrës të vitit 1913 që ta anulojnë atë konferencë dhe ta njohin aktin juridik të Kuvendit të Vlorës të 28 Nëntorit 1912. Më pas do të kërkojë edhe mendimin e GJND-së. Por historianë dhe ekspertë të së drejtës ndërkombëtare në Kosovë janë të bindur se vendimet e marra para një shekulli nuk mund të zhvleftësohen, pavarësisht dëmeve që mund të kenë shkaktuar



Agron Halitaj



Prishtinë, 9 dhjetor- Kryetari i Listës për Shqipërinë natyrale, Koço Danaj, pretendon se ka gjetur fakte të mjaftueshme për të kërkuar anulimin e Konferencës së Londrës, e cila është mbajtur para afro një shekulli, e në të cilën është vendosur për copëtimin e trojeve shqiptare. Fakte, ai thotë t’i ketë gjetur në librin “Kujtimet” të ish-ministrit të Jashtëm britanik, Edward Grey, i cili asokohe ka qenë edhe drejtues i Konferencës. Duke e respektuar edhe sugjerimin e miqve të tij, që nuk ka dashur t’ua zbulojë identitetin, ai ka vendosur që brenda datës 31 dhjetor, t’u kërkojë ministrave të jashtëm të 6 fuqive të mëdha që përgatitën “Londrën 13”, pra atij të Francës, Britanisë, Gjermanisë, Austrisë, Rusisë dhe Italisë, që ta anulojnë atë konferencë dhe ta njohin aktin juridik të Kuvendit të Vlorës të 28 Nëntorit 1912.

Nga një kopje të materialit, Danaj paralajmëron se do t’i dërgojë sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, edhe pse SHBA-ja nuk kanë qenë e përfshirë në atë konferencë. Të njëjtën dosje, ai ka thënë se do t’ua procedojë edhe ministrave të jashtëm të Bullgarisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë, aleanca e të cilëve, sipas tij, u paqësua duke iu dhënë si dhuratë nga Londra rreth 50 mijë kilometra katrorë troje shqiptare.

“E pasi të marrim përgjigje, atëherë këtë material do t’ia dërgojmë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, duke i kërkuar asaj të shprehet”, ka thënë Danaj.

“’Kujtimet’ e Greyt ishin materiali i fundit faktik qe arritëm të gjejmë. Ishte vetëm një kopje... Dhe faktet qe pohon ai vetë (Grey v.j) ishin pjesa me e rëndësishme që na duhej, pasi, ndryshe është kur flasim ne, e ndryshe kur i pohojnë vetë ata që organizuan dhe drejtuan Londrën”, shpjegon ai.

Më 15 janar të vitit 1913, fuqitë e mëdha: Gjermania, Austria, Italia, Franca, Rusia dhe Britania e Madhe vendosën që një pjesë të trojeve shqiptare ta merrte Serbia, një pjesë tjetër Mali i Zi, dhe një pjesë Greqia.

Grey, sipas Danajt, e pranon se ai dhe Britania e Madhe atëbotë krijuan vetëm konsensusin për të copëtuar trojet shqiptare.

Danaj shkëput edhe pjesë të asaj që autori ka shkruar në libër.

“Ta mendosh mirë, roli im personal në këtë Konferencë dukej pa ngjyra dhe shumë banal. Interesat britanike nuk ishin të afektuara nga fati i Gjakovës, Shkodrës apo fshatrave të tjera shqiptare, dhe nuk më takonte të merrja as iniciativa të ndonjë politike, as ta formuloja, por të veproja si një mediator i nevojshëm dhe i durueshëm midis Rusisë dhe Austrisë, të isha gati për të gjetur terrenin e konsensusit dhe të mbuloja pikat e mosmarrëveshjeve”, citon Danaj Greyn.

Ato që Grey i konsideronte fshatra shqiptare përbënin 19 mijë kilometra katrore e të cilat iu dhuruan Malit të Zi dhe Serbisë, që nga Ulqini deri në Preshevë.

Në memoriet e tij, Grey ka përshkruar edhe detaje të takimeve ditore të ambasadorëve të fuqive të mëdha.

“Ne ishim gjashtë: Lichnowsky, Mensdorff dhe Imperiali, respektivisht ambasadorët e Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë; Cambon dhe Benckendorff, ambasadorët e Francës dhe të Rusisë, dhe unë për Britaninë e Madhe. Më takoi përgjegjësia e drejtimit, por ne vendosëm t’i thjeshtojmë procedurat dhe të bënim një komitet miqsh, ashtu edhe siç ishim. Në mblidheshim pasditeve, zakonisht rreth orës 4 dhe diskutonim deri rreth orës 6 ose shtatë me një pushim të vogël çaji. Konferenca vazhdoi deri më gusht 1913, por ne mblidheshim vetëm kur e kërkonin rrethanat dhe raportet e miqësisë që ne kishim, nuk i penguan debatet të vazhdonin të papërcaktuar në mënyrën më të bezdisshme. Çështja që paraqiste më shumë vështirësi, dhe rrezik, ishte përcaktimi i kufirit në veri dhe verilindje i Shqipërisë, ku Serbia kërkonte më shumë se ç’ ishte gati të pranonte Austria”, citon Danaj, librin e Greyt.



“Korrespodenca” të Cambonit, si fakt shtesë



Pos “Kujtimeve” të Greyt, Danaj ka marrë si argument për zhvleftësimin e Konferencës së Londrës edhe letërkëmbimin e quajtur “Korrespodenca” të Pol Cambonit, që atëbotë ka qenë ambasador francez.

Grey e Cambon, siç thotë ai, flasin në këto dokumente, për atë që nuk di opinioni. “Pse e them këtë? Sepse ata morën vetëm një kryevendim: të mos mbanin procesverbal për ato që do diskutonin, njësoj si krimineli që pasi bën krimin, përpiqet të fshehë gjurmët e tij”, ka thënë Danaj.

Po çfarë efektesh do të prodhonte shfuqizimi i Konferencës së Londrës?

“Nga ajo konferencë nuk ka vendime, nuk ka asgjë të shkruar si në çdo konferencë serioze, që merr vendime. Aty është pirë çaj pasdite dhe është refuzuar pavarësia e Shqipërisë, e cila ishte shpallur vetëm 18 ditë para se të mblidheshin ata në Londër”, shpjegon Danaj.

Ai është i bindur se shfuqizimi i asaj konference do ta kthente të drejtën e shqiptarëve për të jetuar bashkë në trojet e tyre etnike.

“Absolutisht po! Ky është qëllimi kryesor i një pune pesëvjeçare. Është një metodë demokratike, paqësore, pa dhunë, me fakte me argumente, që nuk mund ta kundërshtojë askush. Kemi përballë një Akt juridik të një Kuvendi Legal të mbledhur në 28 Nëntor 1912 që shpall pavarësinë e Shqipërisë natyrale, që krijon institucionet e këtij shteti që nga Presheva në Prevezë”, ka thënë Danaj.

Anulimi i Londrës, sipas tij, do t’u bënte nder vetë shteteve që kanë qenë asokohe atje.

“Kjo për faktin se Konferenca e Londrës është një njollë e madhe turpi, dhe këtë nuk e them unë, para meje e ka thënë i madhi Robin Cook, kur deklaroi në Dhomën e Komunave se ne do t’i rregullojmë padrejtësitë e mëdha që i kemi bërë kombit shqiptar”, është shprehur Danaj.

Mirëpo, Grupi i Kontaktit, i cili është i përbërë nga shtetet më të fuqishme në botë, para disa vjetësh ka vënë linja të kuqe, para se Kosova ta shpallte mëvetësinë e saj. Sipas këtij grupi, ky vend as nuk do të mund të ndahej e as të bashkohej me ndonjë shtet tjetër. Por, Danaj ka shpjegim edhe për këtë.

“Nuk bëhet fjalë që historia të kthehet prapa, por të korrigjohet. Çfarë është bashkimi i Gjermanisë, kthim prapa apo korrigjim i historisë së prapë? Çfarë është pavarësia e disa shteteve të reja në rajon, kthim prapa apo korrigjim i prapësisë. Dhe në rastin e shqiptarëve, kërkohet e njëjta gjë”, ka thënë ai.

Arbitri ndërkombëtar, sipas tij, deri tani ka anuluar vendimet e dy konferencave zyrtare, siç kanë qenë ajo e Versajës dhe e Jaltës.

“Shpërbërja e Jugosllavisë dhe bashkimi i Gjermanisë janë vetëm dy shembuj... Tash ka mbetur edhe Londra, e cila nuk ishte zyrtare, por ilegale dhe kriminale”, thekson ai.

Për Danajn, “kujtimet” e Gryet janë thesar për shqiptarët, pasi ato e rrezojnë jo vetëm atë që është thënë deri më tani për Konferencën e Londrës, por rrezojnë edhe krejt atë që e kanë interpretuar gjer më sot profesorët shqiptarë të së drejtës ndërkombëtare.



Droja nga “tallja e ndërkombëtarëve”



Mirëpo, së paku një historian dhe një profesor i së drejtës ndërkombëtare në Kosovë, janë të bindur se vendimet e para një shekulli nuk mund të zhvleftësohen, pavarësisht dëmeve që mund të kenë shkaktuar.

Historiani Jusuf Buxhovi, i cili së shpejti pretendon të dalë me librin ‘Historia e Kosovës”, në të cilin e trajton këtë problematikë, është i mendimit se konferencat ndërkombëtare pa marrë parasysh sa kanë qenë të padrejta nuk zhvleftësohen.

“Është fjala për vendime historike iverizibile. Shqiptarët mund të shtrojnë këso çështjesh, por nuk do të kenë kurrfarë dobie prej kësaj. Madje mua kjo më duket paksa qasje populiste, me të cilën kohën e fundit po manipulojnë mjaftë kuazihistorianë, por edhe shumë tregtarë flamujsh”, ka deklaruar Buxhovi. “Nëse do të dilet me qëndrime të tilla, atëherë me siguri se faktorët ndërkombëtarë do të na tallin”, ka shtuar ai.

Shqiptarët, sipas tij, me këso nismash vetëm sa mund të shkaktojnë dëme politike, sepse të gjithë e dinë se askush në ditët e sotme nuk ia heqë, ta zëmë, Çamërinë Greqisë.

“Prandaj, duhet të shmanget populizmi dhe të punohet në drejtimin që Shqipëria të stabilizohet dhe shteti i Kosovës të forcohet. Vetëm kështu ne mund të tregojmë se meritojmë përkrahjen e Evropës, por edhe të miqve tjerë ndërkombëtarë”, ka theksuar Buxhovi.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti, po ashtu konsideron se historia objektivisht është vështirë të kthehet prapa.

“Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër janë marrë shumë vendime për fatet e popujve. Dhe vendimet e ndërmarra në një Konferencë, apo vendimet juridike, mund të shfuqizohen vetëm nëse mbahet një procedurë e njëjtë, me ç’rast anulohen vendimet e vjetra dhe merren vendime të reja”, ka thënë Hoti. “Nëse ka fakte, atëherë gjykata do të mund të bënte diçka në këtë drejtim, por unë në fakt nuk e di se çfarë argumentesh të prekshme ka z.Danaj për t’ia ofruar GJND-së. Ajo që mund të them është se ‘memoriet’ e kujtdo qofshin ato nuk janë të mjaftueshme për ta zhvleftësuar një konferencë që është mbajtur para 100 vjetësh”, ka shtuar ai.

Danaj qysh para një viti e ka pasur në plan t’i drejtohej Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë kundër Konferencës së Londrës të 1913, por nuk e ka bërë këtë gjë deri më sot, pasi siç ka thënë ai, kështu e kanë këshilluar disa miq të tij.

Ai nuk e ka parë të udhës që të vërë kontakte me faktorët vendimmarrës politikë në Shqipëri e Kosovë, për ta marrë edhe qëndrimin e tyre rreth nismës së tij.

Aktualisht, qëndrimi i lidershipit të të dyja shteteve është që bashkimi i shqiptarëve të bëhet në Bashkimin Evropian.

.

Sot ne oren 16.30, interviste ne televizionin ORA NEWS,

Sot ne oren 16.30, interviste ne televizionin ORA NEWS, mbi situaten politike ne Kosove, marrdheniet me Serbine, domosdoshmeria e bashkimit me Shqiperine etj etj. Mbi deklaraten e Sarkozy se duhet ta ribejme Europen. Atehere, edhe shqiptaret duhet te ribejne Shqiperine Natyrale etj etj

interviste ne televizionin ORA NEWS 16.30 /10-XII-2011

Kam marre me dhjetra mesazhe pas intervistes ne TV ORA NJEWS. Midis tyre ishte edhe nje mesazh ne forme pyetje: Me ke do bashkepunoni ju zoti Danaj? Po pergjigjem: Me te gjithe, me çdokend qe jo vetem deshiron Shqiperine Natyrale, por kerkon qe deshiren ta beje realitet, kudo qofte dhe ne çdo parti qe aderon. Lista per Shqiperi natyrale eshte misionare, jo partiake. Ajo ka vetem nje kauze, jo pushtetin, por sendertimin e Shqiperise natyrale. Eshte amanet i se shkuares dhe detyrim i se ardhmes se femijeve tane, niperve dhe mbesave tona. Ate dite, qe ajo do realizohet dhe kjo dite do te jete e shpejte, ate dite, antaret e Listes per Shqiperi natyrale, do i gezohen realizimit te punes se tyre dhe do shikojne te qete jeten e tyre. Misionaret nuk kane qellim pushtetin, por Kombin e bashkuar ne nje shtet.

Robin Kuk, deshironte ta anullonte kete Konference.

Disa komentues, pasi jane njohur me deklaraten e Listes per Shqiperi natyrale mbi anullimin e Konferences se Londres mbi bazen e dokumenteve te reja, kane shprehur shqetesimin se mos ky veprim, do te perkeqesoje marrdheniet me aleatet e tanishem te shqiptareve siç jane edhe britaniket. Po i qetesoj duke ju thene se: Para meje, nje ish minister tjeter i jashtem britanik i quajtur Robin Kuk, deshironte ta anullonte kete Konference. Miku i madh i shqiptareve Robin Kuk, deklaroi ne Dhomen e Komuneve ne 3 prill 1999, se ne britaniket e sotem kemi vendosur te riparojme padrejtesite qe i kemi bere kombit shqiptar ne vitin 1913. Por Robin Kuk vdiq disa vjet me vone..Thjesht Lista per Shqiperi natyrale do te kerkoje anullimin e Londres-13 edhe duke u bazuar mbi deshmine e mikut te shqiptareve britanikut Robin Kuk, apo te miqve te tjere si Klinton, Bler, Bush etj

Konferenca nuk u mblodh me pas 13 gushtit 1913.

Ja edhe fundi i turpshem i Mbledhjes se Londres sipas kryesuesit te saj, Ser Edwards Grey
....Konferenca nuk u mblodh me pas 13 gushtit 1913. Nuk pati mbyllje solemne. nuk u fotografuam ne grup, nuk na bene asnje falenderim dhe nuk pati asnje fjalim lamtumire...thjesht nuk mblidheshim me. ...Ne nuk percaktuam asgje, as te gjitha detajet e kufijve shqiptare, e megjithate ne kishim bere nje pune te ...dobishme..(Grey, Memoires, botime Payot, 1927, Paris, faqe 253).
Eshte nje pohim qe vlen sa dhjetra fakte ne favor te kombit shqiptar, ne favor te kerkeses per ta anulluar kete mbledhje qe nisi dhe perfundoi si kolonialiste, qe i coptoi shqiptaret duke pire caj mbasdite, sikur te mos ekyistonin fare.

Une jam veprimtar I çeshtjes shqiptare.

Disa miq te mij me kane keshilluar qe te mos kerkoj prane 6 ministrave te jashtem te fuqive te medha europiane anullimin e mbledhjes kriminale te Londres si dhe te mos depozitoj kerkese padi prane GJND. Sipas tyre, ky veprim do te prishte marrdheniet nderkombetare. Ky sugjerim mu be kur moren vesh qe disponoj edhe Kujtimet e Edwards Greyt, perveç atyre te Kambonit dhe Imperialit.
Pergjigjen po jua jap edhe nepermjet rrjetit te FB. E para: Une nuk jam arbiter I marrdhenieve nderkombetare, por veprimtar I çeshtjes shqiptare. Arbiter eshte Brukseli, SHBA etj.
E dyta: Une nuk jam profesor I te drejtes nderkombetare, por profesor I te drejtes shqiptare.
E treta: Arbitri nderkombetar deri tani ka anulluar vendimet e dy konferencave zyrtare siç kane qene ajo e Versajes dhe e Jaltes. Shperberja e Jugosllavise dhe bashkimi I Gjermanise jane vetem dy shembuj. Ka mbetur edhe nje, Londra e cila nuk ishte as zyrtare, por ilegale. Na takon ne shqiptareve te shtrojme para arbitrit nderkombetar fakte, dokumente, prova qe te vertetojne karakterin Kriminal te Londres. Te tjerat jane detyra te bashkesise nderkombetare. Kete po ben aktualisht Lista per Shqiperi natyrale. Dhe eshte ne perfundim te punes.

(Grey, Memoires, Payot, 1927,faqe 254)

........Ta mendosh mirë, roli im personal në këtë Konferencë dukej pa ngjyra dhe shumë banal. Interesat britanike nuk ishin të afektuar nga fati i Gjakovës, Shkodrës apo fshatrave te tjera shqiptare, dhe nuk më takonte të merrja as iniciativa të ndonjë politike, as ta formuloja, por të veproja si një mediator i nevojshëm dhe i durueshëm midis Rusisë dhe Austrisë, të isha gati për të gjetur terrenin e konsensusit dhe të mbuloja pikat e mosmarrëveshjeve....... (Grey, Memoires, Payot, 1927,faqe 254)

Romir Kadriu dhe Genti Neziri jane koordinatore te Listes per shqiperi natyrale

Njoftim per mbeshtetesit e Shqiperise Natyrale: Zoti Romir Kadriu dhe Genti Neziri jane koordinatore te Listes per shqiperi natyrale per mbeshtetsit e saj ne Tetove
Kryetari i Listes per Shqiperi Natyrale
Koco Danaj

Serbia kërkonte më shumë se ç’ ishte gati të pranonte Austria

Per kulture dhe njohje per miqte e mij te FB. Ja se si fuknsiononte ajo qe me vone u quajt Konference e Londres. Pohimet jane te ish-kryetarit te saj, Grey. Lexojeni dhe gjykoni vete, a mund te quhet konference cfare thuhet me poshte, dhe a eshte zyrtare ajo?:
.......Ne ishim gjashtë: Lichnowsky, Mensdorff dhe Imperiali, respektivisht ambasadorët e Gjermanisë, Austrisë dhe Italisë; Cambon dhe Benckendorff, ambasadorët e Francës dhe të Rusisë, dhe unë për Britaninë e Madhe. Më takoi përgjegjësia e drejtimit, por ne vendosëm ti thjeshtojmë procedurat dhe të bënim një komitet miqsh, ashtu sic edhe ishim. Në mblidheshim pasditeve, zakonisht rreth orës 4 dhe diskutonim deri rreth orës 6 ose shtatë me një pushim të vogël çaji. Konferenca vazhdoi deri më gusht 1913, por ne mblidheshim vetëm kur e kërkonin rrethanat dhe raportet e miqësisë që ne kishim nuk i penguan debatet të vazhdonin të papërcaktuar në mënyrën më të bezdisshme. ....... Çështja që paraqiste më shumë vështirësi, dhe rrezik, ishte përcaktimi i i kufirit në veri dhe veri lindje i Shqipërisë ku Serbia kërkonte më shumë se ç’ ishte gati të pranonte Austria. Pati një krizë shumë të thellë kur Mali i Zi pushtoi Shkodrën, që Austria ishte e vendosur të mos ia lëshonte. (Edwards Grey, Memoires, faqe 248, botimet Payot, 1927)

Memoire de Edwards Grey, botuar ne vitin 1927

Para tre oresh mora ne dore, librin e ish ministrit te jashtem britanik Eduard Grey me titull Memoire de Edwards Grey, botuar ne vitin 1927 ne Paris nga shtepia botuese Payot. Per mbi dhjete mije kilometra katrore te shqiperise Verilindore qe sot quhet Kosove, e cila ju aneksua padrejtesisht Serbise, Grey shprehet ne kujtime se: Nuk mund te prishnim konferencen per disa fshatra shqiptare si Gjakova... Me vone miqte e mij do njihen me fakte te tjera te konferences kriminale te Londres, te pohuara nga vete kryetari i saj

Aurel Kolldani eshte koordinator i Listes per shqiperi natyrale

Njoftim per mbeshtetesit e Shqiperise Natyrale: Zoti Aurel Kolldani eshte koordinator i Listes per shqiperi natyrale per mbeshtetsit e saj ne Spanje
Kryetari i Listes per Shqiperi Natyrale
Koco Danaj

Eli Harizaj eshte koordinator i Listes per shqiperi natyrale

Njoftim per mbeshtetesit e Shqiperise Natyrale: Zoti Eli Harizaj eshte koordinator i Listes per shqiperi natyrale per mbeshtetsit e saj ne Itali
Kryetari i Listes per Shqiperi Natyrale
Koço Danaj

Gezim Mekuli eshte koordinator i Listes per shqiperi natyrale

Njoftim per mbeshtetesit e Shqiperise Natyrale: Zoti Gezim Mekuli eshte koordinator i Listes per shqiperi natyrale per mbeshtetsit e saj ne Norvegji dhe Kryekoordinator per mbeshtetesit e shqiperise natyrale ne gjithe vendet skandinave
Kryetari i Listes per Shqiperi Natyrale
Koço Danaj

Gjithmone do jeni te mirepritur ne Listen per Shqiperi Natyrale.

Kam shume miq ne FB dhe jashte tij, qe jane dakord me Platformen e Shqiperise Natyrale, por qe bejne pjese ne parti te ndryshme politike, si ne PD dhe PS ne Tirane, PDK, LDK dhe AAK ne Prishtine apo BDI dhe PDSH ne Shkup. Sugjerimi im per ata eshte: Beni presion brenda partive ku jeni dhe detyrojini udheheqjet e tyre te pranojne bashkimin e trojeve shqiptare me rruge paqesore. Por kur ta shikoni, se presioni nuk ben efekt, keni dy rruge: Ose te hiqni dore nga ideali juaj i bashkimit te trojeve shqiptare, ose te hiqni dore nga partite ku beni pjese. Gjithmone do jeni te mirepritur ne Listen per Shqiperi Natyrale. Mos harroni se Drejtesia ndaj Shqiptareve eshte e Vonuar. Por te gjithe bashke nuk duhet te lejojme qe ajo te jete e Cunguar.

shqiptaret jane ne rilindje nacionale.

Nje politolog i njohur serb, ne nje analize te gjate per Shqiperine Natyrale, midis te tjerash shprehej se bashkimi i shqiptareve nuk realizohet dot pa lufte. Po i pergjigjem shkurt ne Fb. Gjermania u bashkua pa lufte ne vitin 1989. Bile u bashkua kur ne teritorin e Gjermanise Lindore, ishin te disllokuara akoma 155 mije trupa sovjetike. Dhe e dyta. edhe serbet, edhe greket, edhe maqedonet, edhe malazezet pohojne se sistemet e tyre jane demokratike. Neqoftese jane te sinqerte ne pohimet e tyre, atehere, edhe bashkimi i teritoreve do te realizohet pa lufte. Luften e sjell kriza, shqiptaret nuk jane ne krize, jane ne rilindje nacionale.

Hasan Prishtina ishte nje Ismail Qemal i barabarte me Ismail Qemalin e vertete



Degjova fjalimet qe u mbajten me rastin e perurimit te permendores se Hasan Prishtines, ose Hasan Vuçiternes siç e cileson disa here, parlamenti turk. Ne menyre instiktive, hapa librin Hasan Prishtina-Dokumente per ta rilexuar. Dhe pasi bera krahasimin midis atyre qe degjova dhe atyre qe lexova ne origjinal, mendimi i pare qe me erdhi ne koke ishte: Kaq pak dine per Hasan Prishtinen ne Tirane, Prishtine apo Shkup? Apo kaq pak donin te flisnin. Dokumentet origjinale thone se po te mos ishte vizioni largpames dhe aftesia e rralle organizative e Hasan Prishtines, Ismail Qemali, do ta kishte te pamundur te shpallte pavarsine e Shqiperise Natyrale ne 28 nentor 1912. Hasan Prishtina e dinte se Shqiperia do kishte vetem nje kryeminister, prandaj perkrahu Ismail Qemalin. Ndersa ne qe jemi sot, e kemi per detyre te themi se: Hasan Prishtina ishte nje Ismail Qemal i barabarte me Ismail Qemalin e vertete.

Parti te ndryshme poltike ne tre Vilajetet shqiptare


Festa mbaroi, filloi sherri politik midis politikaneve shqiptare. Festa mbaroi, Vilajetet mbeten akoma, Vilajeti I Tiranes, Prishtines, Shkupit, Kazaja e Presheves, e Ulqinit. Nje dite Shqiperi Natyrale, 364 dite vilajete otomane. Ky eshte realiteti. Por kjo eshte edhe dilema per shume shqiptare qe sot aderojne apo simpatizojne parti te ndryshme poltike ne tre Vilajetet shqiptare: Me partine qe kerkon te drejtoje kete apo ate Vilajet dhe feston vetem nje dite, apo me Shqiperine Natyrale qe kerkon tu ktheje dinjitetin shqiptareve per 365 dite, vite, apo shekuj. Secili eshte I lire te zgjedhe rrugen e tij. Por secili te pakten nuk duhet te jete hipokrit

Dita e Pavarsise se Shqiperise Natyrale, misioni nuk ka mbaruar,


Festa Mbaroi, Flamujt po I lene vendin Reklamave. Per ata qe 28 Nentorin e konsiderojne Dita e Flamurit, ata do presin vitin tjeter, per ti valavitur perseri Flamujt Kuq e Zi. Ndersa per ata qe 28 Nentorin e konsiderojne Dita e Pavarsise se Shqiperise Natyrale, misioni nuk ka mbaruar, sa kohe qe jemi ne disa shtete. Vertet jemi NJE, nje Komb, nje Flamur, nje gjuhe, por….akoma nuk jemi bashke ne nje Shtet. Prandaj, sa kohe qe misioni nuk ka mbaruar, lypset te shtojme misionaret, mbeshtetesit e Shqiperise Natyrale, argumentet pse ajo eshte paqe dhe stabilitet, brenda vehtes, por edhe perballe te huajve, perballe aleateve. Lypset te organizohemi, kudo ku jetojme, nga Presheva ne Çameri, SHBA, Gjermani, Zvicer, Turqi. Etj etj. Kundershtaret tane por dhe Aleatet tane, duhet te binden se ne nuk jemi Patriote sezonale, por misionare te Shqiperise Natyrale, te vendosur per ta çuar deri ne fund amanetin e se shkuares dhe detyrimin e se ardhmes.

Mirësevini në Shqipërinë Natyrale


Është një ftesë, që në përvjetorin e 99të, ju drejtohet fqinjëve të saj, grekë, serbë, malazezë dhe maqedonas. Është një ftesë që i drejtohet Tadic dhe Nikolic, Dacic dhe Jovanovic, Gjukanovic dhe Medojevic, Cërvenkovskit dhe Gruevskit, Samaras dhe Papandreut. Po pse atyre në fillim? Sepse ata janë fqinjët tanë dhe shqiptarët ftesat e para ua drejtojnë fqinjëve. Ata janë fqinjët tanë dhe sot në territoret e shteteve të tyre kanë padrejtësisht territore të Shqipërisë natyrale, të cilat me paqe dhe në rrugë paqësore, ne do tua marrim.

Është një ftesë që i drejtohet Brukselit dhe Uashingtonit. Po pse edhe atyre? Sepse Brukseli është kryeqyteti i Evropës së Bashkuar dhe Shqipëria natyrale është pjesë organike e saj. Sepse Uashingtoni është aleati strategjik i Shqipërisë natyrale.

Eshtë një ftesë që ju drejtohet edhe shumicës dërrmuese të politikanëve shqiptarë të cilat sot drejtojnë tre vilajete shqiptare. Edhe ata do të jenë të mirëseardhur. Do të jetë i mirëseardhur Sali Berisha, Bamir Topi, Edi Rama të konkurrojë për president, kryeministër ne Tetovë, Kumanovë, Mitrovicë, Preshevë, Gjilan, Drenicë. Do të jetë i ftuar Hashim Thaci, Isa Mustafa, Albin Kurti, Ramush Haradinaj, të konkurrojë në Sarandë, Vlorë, Gjirokastër, Konispol, Filat, etj. Do të jetë i ftuar Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi të konkurrojë në Fier, Durrës, Shkodër etj. Po pse ftesa bëhet që sot? Që të përgatiten të gjithë, edhe fqinjët, edhe Brukseli, edhe aleatët, por edhe politikanët shqiptarë që luftojnë për pushtet.

Por nuk është vetëm një ftesë. Është edhe një doktrinë, e sanksionuar në aktin e shpalljes së Pavarësisë në 28 Nëntor 1912, por e papërfunduar. Na takon ne shqiptarëve të fillim shekullit të 21-të ta përfundojmë. Atë që na morën me luftë, me racizëm, me mentalitet kolonialisti dhe gjenocid, ta marrim me paqe, me argumente dhe me dialog.

Për shembull: Në kujtimet e tij. Eduard Grey do të shprehej se bëhet fjalë për disa fshatra shqiptare, kur në realitet Shqipërisë natyrale, ju shkëputën nga trungu, më shumë se 50 mijë kilometra katrore dhe sot Vilajeti I Shqipërisë, në qind për qind të territorit të tij, kufizohet me troje shqiptare. Ky vilajet nuk ka fqinjë, as grekë, as maqedonas, as serbë, as malazez, por ka fqinjë vetëm shqiptarë. Ndërsa pasardhësit e Greyt, në vitin 1982, bënë luftë kundër Argjentinës për disa ishuj, me mijëra kilometra larg Londrës, në Malvine, ose Folklend, afër Argjentinës. Dhe bota e qytetëruar ju dha të drejtë.

Për shembull, Kur u shpërbë Bashkimi Sovjetik, mbeti një territor i Vogël midis Polonisë dhe Lituanisë me kryeqytet Konigsbergun (Kaliningrad). Ky teritor është edhe sot pjesë e Federatës ruse, për shkak se shumica dërrmuese e banorëve janë rusë.(Kalinigradi është 600 kilometra larg nga Berlini dhe 1200 kilometra nga Moska.

Ndërsa Struga është, 2 kilometra nga Pogradeci, e megjithatë, konsiderohet pjesë e Maqedonisë.

Po kur do të fillojë të shkruhet Ftesa për fqinjët, miqtë dhe aleatët e Shqipërisë Natyrale? Do të shkruhet në periudhën midis 29 Korrikut 2013 që përkon me copëtimin juridik të kombit shqiptar dhe do të përfundojë në prill 2015 që përkon me asgjësimin tërësor të kombit shqiptar nga Traktati i fshehtë I Londrës

Por nuk është përsëri thjesht një Ftesë, është më shumë se kaq. Është një Vizion për të ardhmen e rajonit dhe të vetë Evropës. Rajoni i Ballkanit dhe vetë Evropa dëshiron paqe dhe stabilitet, për më tepër qe tani është në krizë. Dhe shqiptarët janë në pararojë të paqes dhe stabilitetit. Ai që ka provuar disa herë, gjenocidin, racizmin, deri edhe shpërbërjen, ai e dëshiron paqen më shumë se të tjerët.(Nuk mund ta njohim Ahmet Zogun si mbret do të shpreheshin diplomatët anglezë në vitin 1942, se ju ngelet qejfi miqve tanë grekë, pasi trojet shqiptare deri në Shkumbin ja kemi premtuar Greqisë pas Luftës. Nuk ka nevojë të diskutojmë për Shqipërinë u than e Jaltë se ajo do ndahet midis Greqisë dhe Jugosllavisë)

Prandaj, shqiptarët janë të etur më shumë se të tjerët për paqe, stabilitet. Prandaj sot kanë arritur në një shkallë të atillë Vizioni që ta kuptojnë se Shqipëria Natyrale, është Vizioni i paqes dhe progresit rajonal dhe evropian.

Vizoni i Shqipërisë natyrale ka edhe kundërshtarët e tij. Këta kundërshtarë janë midis politikanëve shqiptarë, por edhe midis fqinjëve, apo deri në Bruksel. Po cfarë na thonë kundërshtarët tanë, brenda nesh dhe përballë nesh? Ja për shembull:

Na thonë se kombi shqiptar nuk ka nevojë të bashkohet por duhet të ndjekë shembullin e Gjermanisë, Zvicrës dhe Austrisë. Është një tezë kundërhistorike dhe kundërshqiptare. Është kundër historike sepse kur në vitin 1291, përfaqësuesit e kantoneve të Urit, Shëycit dhe Untervaldenit vendosën themelimin e Konfederatës Helvetike, në Gjermani jetonin akoma fise gjermane, por jo shtet. Kur Austria në vitin 1815, pas disfatës së Napoleonit u bë kryeqendra e Koncertit të Vjenës duke u dhënë tonin për gati një shekull marrëdhënieve ndërkombëtare, Gjermania akoma nuk ishte e bashkuar. Ndërsa në 28 nëntor 1912, ata politikanë shqiptarë që u mblodhën në Vlorë, ishin jo vetëm nga gjithë hapësira e kombit shqiptar, por edhe shpallën pavarësinë e Shqipërisë natyrale, që shtrihej në 4 vilajetet e atëhershme otomane.

Por modeli që na serviret është edhe kundërshqiptar. Konferenca e Londrës e vitit 193, i coptoi shqiptarët në 5 pjesë, mbi bazën e logjikës koloniale, duke shpërblyer me territore shqiptare shtetet fqinjë që u konsideruan fitimtarë të Luftës ballkanike apo që kishin mbështetjen e kësaj apo asaj fuqie të madhe. Këtij pseudo argumenti ne do ti vëmë përballë një argument real dhe të freskët. Dhe ky është shembulli gjerman. Gjermania në vitin 1945 u nda në katër pjesë dhe me vonë në dy pjesë për të kënaqur fitimtaret e Luftës së dytë botërore. Pas 45 vjetësh, kjo padrejtësi koloniale mori fund dhe Gjermania u bashkua. Ky është shembulli që vlen edhe për kombin shqiptar. Përndryshe, kemi të drejtë të pohojmë se përballë kombeve dhe çështjeve të tyre kombëtare, bashkësia ndërkombëtare aplikon dy standarde. Segmente të ndryshme të BE shprehen se në rastin e Gjermanisë kjo ndodhi pasi Gjermania Perëndimore e kishte sanksionuar në Kushtetutë bashkimin kombëtar. Po edhe ne, e kemi të sanksionuar ne Kushtetutë bashkimin kombëtar, bile në Preambulën e saj. Dhe këtë Kushtetutë pasi e miratuan shqiptarët e konsideruan të drejtë edhe juristët e nderuar të Komisionit të Venecias, edhe ekspertët e NATO. Por kundërshtarët tanë na thonë akoma më shumë. Na thonë se tani që po shuhen kufijtë, nuk ka nevojë të bashkohen shqiptarët. Po pastaj, ky nuk është argument, është thjesht një konstatim. Pse?

Shuarja e kufijve, nuk e ezauron bashkimin e shqiptarëve, përkundër e shtron si imperativ të dorës së parë. Sa më shumë shtohet qarkullimi i lirë i njerëzve, aq më shumë lind nevoja e forcimit të shteteve në territoret e të cilave ndodh ky qarkullim. Dhe kjo për të garantuar cilësinë e këtij qarkullimi të lirë dhe për të parandaluar kaosin dhe rrëmujën. Sa me shumë shtohet qarkullimi i lirë i ideve nga një vend në tjetrin, aq më shumë forcohen identitetet kombëtare, të vendeve të ndryshme. Dhe kjo për arsyen e thjeshtë se qarkullimi i lirë i ideve nuk do të thotë shuarje e identiteteve nacionale, por përkundrazi forcim i tyre. Sa më shumë shtohet qarkullimi i lirë i mallrave, aq më shumë po bëhen përpjekje për forcimin dhe përkrahjen e asaj që quhet sipërmarrje kombëtare. Globalizëm nuk do të thotë kaos, por rregull, diversitet identitetesh nacionale, që japin e marrin me njeri tjetrin, pa u tjetërsuar njeri tek tjetri. Njerëzit lëvizin të Lirë në gjithë Evropën, por trojet mbeten aty ku janë, shtetet aty ku janë, kombet aty ku janë. Nuk ka shuarje kombesh, por emancipim dhe civilizim te tyre. Dhe elementi i pare i civilizimit te një kombi është e drejta e tij për tu bashkuar. Dhe e fundit, disa politikanë dhe politologë fqinjë na thonë se trojet nuk bashkohen pa luftë. E kanë gabim ose vazhdojnë të gjykojnë me mentalitetin e Luftës së Ftoftë. Pse ?
Sot kur të gjitha regjimet në rajon janë demokratike, atëherë edhe Shqipëria Natyrale do realizohet në rrugë demokratike, pa luftë.
Dhe e fundit, në përvjetorin e 99-të të Shqipërisë Natyrale, kjo Ftesë është edhe një amanet i së shkuarës. Shqiptarët nuk mund të festojnë 28 Nëntorin në mënyrë hipokrite duke shkuar një ditë në vit, duke mbajtur ca fjalime, duke vënë ca kurora dhe pastaj të shijon çdo ditë trupërisht, 29 korrikun, 17 shkurtin dhe 9 shtatorin.
Dhe amaneti i së shkuarës është: Të festojnë dhe të shijojnë 28 Nëntorin 1912, shpalljen e Shqipërisë Natyrale, duke e bërë atë realitet. Ka edhe të tjera, që do të elaborohen ditë pas dite, por edhe kaq mjafton për ti dhënë kuptim Ftesës: Mirësevini Në Shqipërinë Natyrale.

Fitim Rasidi eshte koordinator i Listes per Shqiperi Natyrale

Njoftim per antaret dhe mbeshtetesit e Shqiperise Natyrale: Zoti Fitim Rasidi eshte koordinator i Lista per Shqiperi Natyrale per antaret dhe mbeshtetesit e saj ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes
Kryetari i Listes per Shqiperi natyrale
Koço Danaj

Betim Bejta eshte koordinator i Listes per Shqiperi Natyrale

Njoftim per antaret dhe mbeshtetesit e Shqiperise Natyrale: Zoti Betim Bejta eshte koordinator i Lista per Shqiperi Natyrale per antaret dhe mbeshtetesit e saj ne Austri
Kryetari i Listes per Shqiperi natyrale
Koço Danaj

Kujtim.N.Zhubi eshte koordinator i Listes per Shqiperi Natyrale

Njoftim per antaret dhe mbeshtetesit e Shqiperise Natyrale: Zoti Kujtim.N.Zhubi eshte koordinator i Lista per Shqiperi Natyrale per antaret dhe mbeshtetesit e saj ne Australi
Kryetari i Listes per Shqiperi natyrale
Koço Danaj

Sabri GjonBala eshte koordinator i Listes per Shqiperi Natyrale


Njoftim per antaret dhe mbeshtetesit e Shqiperise Natyrale: Zoti Sabri GjonBala eshte koordinator i Lista per Shqiperi Natyrale per antaret dhe mbeshtetesit e saj ne Shtetin e Hollandes
Kryetari i Listes per Shqiperi natyrale
Koço Danaj

Kontakt:
S. GjonBala
mob: 0031 -- 0643937565
plaveguci@hotmail.com

Gani Lajçi dhe Frasher Racaj jane koordinatore te Listes per Shqiperi Natyrale


Njoftim per antaret dhe mbeshtetesit e Shqiperise Natyrale: Zoterinjte Gani Lajci dhe Frasher Racaj jane koordinatore te Lista per Shqiperi Natyrale per antaret dhe mbeshtetesit e saj ne qytetin e Pejes me rrethina
Kryetari i Listes per Shqiperi natyrale
Koço Danaj

Besim Beqiri eshte koordinator i Liststes per Shqiperi Natyrale

Njoftim per antaret dhe mbeshtetesit e Shqiperise Natyrale: Zoti Besim Beqiri eshte koordinator i Lista per Shqiperi Natyrale per antaret dhe mbeshtetesit e saj qe jetojne ne Suedi.
Kryetari i Listes per Shqiperi natyrale
Koço Danaj

Sokol Brahaj koordinator i Listes per Shqiperi Natyrale

Njoftim per antaret dhe mbeshtetesit e Shqiperise Natyrale: Zoti Sokol Brahaj eshte koordinator i Lista per Shqiperi Natyrale per antaret dhe mbeshtetesit e saj qe jetojne ne ne Turqi.
Kryetari i Listes per Shqiperi natyrale
Koço Danaj

Arsen Ajazi koordinator i Listes per Shqiperi Natyrale

Njoftim per antaret dhe mbeshtetesit e Shqiperise Natyrale: Zoti Arsen Ajazi eshte koordinator i Lista per Shqiperi Natyrale per mbeshtetesit e saj qe jetojne ne qytetin e Stambollit ne Turqi.
Kryetari i Listes per Shqiperi natyrale
Koço Danaj

Premtim Iseni eshte koordinator i Listes per Shqiperi Natyrale

Njoftim per antaret dhe mbeshtetesit e Shqiperise natyrale: Zoti Premtim Iseni eshte koordinator i Lista per Shqiperi Natyrale per mbeshtetesit e saj qe jetojne ne Kumanove dhe Likove.
Kryetari i Listes per Shqiperi natyrale
Koço Danaj

Enver Spahiu koordinatori i Listes se Shqiperise natyrale

Njoftim per antaret dhe mbeshtetesit e Shqiperise natyrale: Zoti Enver Spahiu, eshte koordinatori i Listes se Shqiperise natyrale per mbeshtetesit e saj qe jetojne ne Gjermani
Kryetari iListes per Shqiperi Shqiperia Natyrale
Koço Danaj

Zoti Jeton Lleshi koordinator i Listes per Shqiperi Natyrale

Njoftim per antaret dhe mbeshtetesit e Shqiperise natyrale: Zoti Jeton Lleshi nga dita e sotme eshte koordinator i Lista per Shqiperi Natyrale per mbeshtetesit e saj qe jetojne ne Zvicer. Per koordinatoret e tjere ne Europe dhe SHBA do te njoftoheni ditet e ardheshme
Kryetari i Listes per Shqiperi natyrale
Koço Danaj

Idetë-KURBANI i politikanëve

Është e trishtueshme, por është e vërtetë. Në gjithë hapësirën e kombit shqiptar, mungojnë idetë e zhvillimit. Ato janë bërë KURBAN i politikanëve shqiptarë në Tiranë, Prishtinë, Shkup etj. I interesave të tyre apo të atyre që ata i quajnë parti, e që në thelb janë grupe përkrahësish apo tifozësh. Prandaj kjo hapësirë sot të ngjan me një njeri që ecën, por nuk di nga ecën; shkon, por nuk di ku shkon. Ja disa shembuj: Pas një viti në Shqipëri do festohet 100-vjetori i pavarësisë, thuhet se do krijohet komision me pjesëmarrës nga gjithë hapësira e kombit shqiptar. Bukur. Po lindin disa pyetje: Pyetja e parë është: Përse do marrin pjesë politikanët dhe akademikët nga Kosova në këtë komision? Ata e kanë ditën e tyre të pavarësisë, që është 17 shkurti i vitit 2008. Përse do vijnë politikanët dhe akademikët shqiptarë nga Maqedonia? Ata pranojnë Maqedoninë si atdheun e tyre, e cila ka si datë pavarësie 9 shtatorin e vitit 1991.

Dhe pyetja e fundit: Po politikanët e Tiranës, përse do ta festojnë 28 Nëntorin? Kjo datë është data e pavarësisë së Shqipërisë Natyrale. Ndërsa data 29 korrik është data kur Konferenca e Londrës vendosi krijimin e shtetit shqiptar që është sot dhe aktualisht e drejtojnë Berisha, Topi dhe Topalli. Ja pra një ide e madhe që ka nevojë për diskutim. Nëqoftëse politikanët shqiptarë e kanë seriozisht festimin e 28 Nëntorit, ata duhet të shprehen hapur se nuk e njohin Mbledhjen e Londrës, nuk i njohin vendimet e saj. Por deri tani nuk ka një deklarim të tillë. Pati para tre vjetësh, një deklaratë nga Berisha ku e konsideroi Londrën një konferencë kolonialiste, por pastaj u tërhoq. Pati para 4 vjetësh një deklarim nga Rama në takim me Jakup Krasniqin, se nuk ka asgjë të keqe të bashkohen shqiptarët, por pastaj u tërhoq. Bëri Hashim Thaçi në prag të zgjedhjeve të 12 dhjetorit, deklaroi se edhe ai është për bashkimin me Shqipërinë, por më vonë u tërhoq. Disa politikanë nga Vilajeti i Prishtinës apo i Shkupit pohojnë se kjo është Festë e Flamurit. Jo, është më shumë se gabim, është falsifikim i historisë. 28 Nëntori 1912 nuk është Festa e Flamurit, por shpallje pavarësie. Shqiptarët Festën e Flamurit e kanë në 28 Nëntor 1444, kur Skënderbeu ngriti Flamurin në Krujë. Grekët Festën e Flamurit e kanë më 25 Mars 1821, kur peshkopi Germanos ngriti Flamurin në Patra, por pavarësinë e shpallën më vonë.

Deri tani, kjo ide kaq e madhe është KURBAN i politikanëve shqiptarë.

Ja edhe një shembull tjetër nga Kongresi i fundit i Partisë Socialiste. Ata hodhën idenë e shndërrimit të ish-pronarëve në pronarë. Ide e bukur. Por…përsëri lindin disa pyetje që askush prej tyre nuk u ka dhënë përgjigje. Cilat janë ato? Pyetja e parë që del është. Pronat e agallarëve shqiptarë në fshatrat ku sot jeton minoriteti grek në Shqipëri. Në kohën e Zogut, disa nga këto fshatra kishin emra të tillë si Hadër Aga, Memush Bej, Kalive bej Pasha, Aliko, Çaush, Ymer Efendi, Hoxhë. Që do të thotë se minoritarët grekë ishin argatë dhe çifçinj dhe punonin në pronat e të tjerëve. Regjimi i Enver Hoxhës në emër të internacionalizmit proletar ua ndërroi emrat, si Dritas, Lefter Talo, Livadhja etj. Parlamenti Shqiptar i 1992 këto prona nuk ua dha pronarëve, por bëri pronarë argatët. Si do veprojë Partia Socialiste me këtë çështje? A do t’i kthejë ajo ish-pronarët shqiptarë të tokave të minoritetit në pronarë? Më thjesht, a do mundet Edi Rama dhe Gramoz Ruci, t’ia marrin tokën Vangjel Dules, Spiro Kserës, Vangjel Tavos, Kosta Brakës dhe t’ia kthejnë nipit apo mbesës së Hadër Agait, memush Beut etj. etj. Nuk ka përgjigje. Prandaj edhe kjo ide kaq e madhe deri tani është KURBAN i politikanëve.

Ja dhe një shembull tjetër: Në botën e qytetëruar, pranohet ekonomia e tregut, por nuk pranohet shoqëria e tregut, pasi politikanët e këtyre vendeve, megjithëse flasin për globalizëm, kultivojnë me fanatizëm identitetet e shoqërive të tyre. Tregu sa vjen e bëhet global, por shoqëritë sa vijnë dhe bëhen kombëtare. Kësisoj dallohet shoqëria franceze nga ajo gjermane, italiane etj. etj. Ndërsa në Shqipëri, deri më tani, i thuhet po ekonomisë së tregut, por mjerisht i thuhet PO edhe shoqërisë se tregut. Kushdo që vizitoi Panairin e Librit në Tiranë dhe pa qoftexhinjtë serbë në hyrje të tij, e kupton fare mirë se edhe idetë e konsolidimit të shoqërisë shqiptare janë KURBAN i politikanëve.

Ja edhe shembulli i fundit. Nuk ka shqiptar që të mos dëgjojë herë pas here politikanët e tij se me çfarë patosi flasin për partitë politike, për rolin e tyre si pasuri kombëtare etj. Ide e madhe. Por…, përsëri ajo është deri tani KURBAN i politikanëve. Pse? Në Shqipëri më shumë ka parti kryetarësh, parti grupesh interesi, parti mitingjesh, sesa parti politike. Ku e mbështet këtë që po them? Po shikoni sesi kalojnë deputetë nga një parti në tjetrën, shikoni më të fundmen dukuri sesi përmbysen drejtuesit e qarqeve. Epo ka tradhtarë, thotë dikush. Jo, nuk ka tradhtarë, por nuk ka parti, nuk ka ide partish që dallojnë njëra nga tjetra. Na i blenë, thotë dikush tjetër. Jo, janë thjesht interesa; kur e krijon partinë si grup interesi, do presësh edhe pasojat. Kur shitesh ti që je deputet apo politikan për një privilegj te një kompani apo një shtet, te një ambasador, ashtu do të bëjë edhe ai që është poshtë. Ja pra sesi edhe idetë mbi partinë politike janë akoma KURBAN i politikanëve.

Por shqiptarët si Komb kanë një aspiratë, integrimet ndërshqiptare, që do të thotë Shqipëri Natyrale dhe ato europiane, që do të thotë anëtar i BE-së. Por që ta realizojnë, duhet të prodhojnë ide dhe për më shumë të mos i lënë ato të bëhen Kurban i politikanëve.

*Kryetar i Listës për Shqipëri Natyrale.

Shqiperia Natyrale

Per te gjithe mbeshtetesit e Listes per Shqiperi Natyrale: Neser ne gazeten MAPO ne Tirane botohet analiza me titull: Idete e te ardhmes: KURBAN i politikaneve
me respekt
Koco Danaj
Kryetar i Lista per Shqiperi Shqiperia Natyrale

(Nga analiza qe do botohet neser me titull Idete jane KURBAN i politikaneve)

....... Ja disa shëmbuj: Pas një viti në Shqipëri do festohet 100 vjetori i pavarsisë, thuhet se do krijohet komision me pjesmarrës nga gjithë hapsira e kombit shqiptar. Bukur. Po lindin disa pyetje: Pyetja e parë është, përse do marrin pjesë politikanët dhe akademikët nga Kosova në këtë komision? Ata e kanë ditën e tyre të pavarsisë që është 17 shkurti i vitit 2008. Përse do vijnë politikanët dh...e akademikët shqiptarë nga Maqedonia? Ata pranojnë Maqedoninë si atdheun e tyre, e cila ka si datë pavarsie 9 shtatorin e vitit 1991.
Dhe pyetja e fundit: Po politikanët e Tiranës, përse do ta festojnë 28 nëntorin? Kjo datë është data e pavarsisë së shqipërisë Natyrale. Ndërsa data 29 korrik është data kur Konferenca e Londrës vendosi krijimin e shtetit shqiptar që është sot dhë aktualisht e drejtojnë Berisha, Topi dhe Topalli. Ja pra një ide e madhe që ka nevojë për diskutim. Nëqoftëse, politikanët shqiptarë e kanë seriozisht festimin e 28 Nëntorit, ata duhet të shprehen hapur se nuk e njohin Mbledhjen e Londrës, nuk i njohin vendimet e saj. Por deri tani nuk ka një deklarim të tillë. Pati para tre vjetësh, një deklaratë nga Berisha ku e konsideroi Londrën, nje konferencë kolonialiste, por pastaj u tërhoq. Pati para 4 vjetësh një deklarim nga Rama në takim me Jakup Krasniqin se nuk ka asgjë të keqe të bashkohen shqiptarët, por pastaj u tërhoq. Bëri Hashim Thaci në prag të zgjedhjeve të 12 dhjetorit por më vonë u tërhoq. Disa politikanë nga Vilajeti i Prishtinës apo i Shkupit pohojnë se kjo është Festë e Flamurit. Jo, është më shumë se gabim, është fallsifikim i historisë. 28 Nëntori 1912, nuk është Festa e Flamurit, por shpallje pavarsie. Shqiptarët Festën e Flamurit e kanë në 28 Nëntor 1444, kur Skënderbeu ngriti Flamurin në Krujë. Grekët Festën e Flamurit e kanë në 25 Mars 1821 kur peshkopi Germanos ngriti Flamurin në Patra, por pavarsinë e shpallën më vonë. Deri tani, kjo ide kaq e madhe është KURBAN i politikanëve shqiptarë.... (Nga analiza qe do botohet neser me titull Idete jane KURBAN i politikaneve)

Sa Kombe ka në botë baba- e pyeti djali Natanin.

Me kerkese te disa miqve te mij, qe nuk e kane ne dore, librin Te denuar te bashkohemi, po ribotoj, hyrjen e librit me titull

Legjenda shqiptare e «Rotshildëve»

Edhe shqiptarët kanë legjendat e tyre, kanë «Rotshildët» e tyre. Legjendat më të shumta janë të përhapura në Veri të Shqipërisë, në Kosovë. Ja një prej tyre:
...
-Sa Vjosa ka në Shqipëri baba-, e pyet vajza babain në Kodrën e Trimave, në Prishtinë.
Dhe ai i pergjigjet :
-Dy moj bijë dhe mos e harro këtë, një në Jug dhe 200 në Veri.(Imagjinoni sikur legjenda të kthehet në realitet, me 200 Vjosa, Liqeni i Fierzës, I cili e ka kapacitetin ujëmbledhës 14 mijë kilometra katrorë, nuk do të shterojë kurrë dhe nuk do të ketë kurrë krizë dritash për shqiptarët.)

-Sa Berat ka në Shqipëri- e pyet djali babain në Mitrovicë.
Dhe ai i përgjigjet : -Dy more bir, një në Jug të Shqipërisë dhe mbi pesëqind në Veri të saj. («Beratin», shqiptarët në Kosovë e kanë çuar deri në Kuvënd, në drejtimin e gazetave të Kosovës, në biznesin e Kosovës. (Eshtë i lashtë Berati, më shumë se 2400 vjeçar)

-Sa Vlora ka në Shqipëri moj nënë- e pyeti vajza nënën në Drenicë ?
-Dy moj bijë dhe mos e harro, një ne Jug dhe qindra në Drenicë të kuqe dhe Drenicë të Pashës, në Pashtrik dhe Nerodime, në Llap dhe në Shal-Bajgorë-.
(«Vlora» është edhe në këngën e Kosovës, edhe në zëdhënien e partive të Kosoves, është në gjithë Kosovën).

-Sa Saranda ka në Shqipëri ? e pyet vajza nënën diku në Preshevë.
Dhe ajo i përgjigjet : -Dy moj bijë dhe mos e harro këtë ; një në Jug dhe njëqind e një në Veri, në Luginë, në Prishtinë. Deri edhe në biznes. (Saalbatring është emri i nje firme shqiptare diku në Veri të saj, e formuar nga shkurtimi i emrave Sarandë, Albani, Tringë)

Mund të vazhdonim akoma, janë me mijra «Berat, Vlora, Saranda, Delvina, Labinot, Shkumbin, Vjosa etj» që ndodhen në Kosovë në emra burrash dhe grash, djemsh dhe vajzash.
Cfarë është kjo dukuri ? Nuk është shënjë paganizmi, as afetarizmi, është thjesht Shqiptariadë. Ata që nuk kishin mundësi ta kishin Jugun real në vëndin e tyre, e morën atë në shtëpitë e tyre. Dhe kësisoj Jugu i Shqipërisë ndodhet i tëri në Kosovë, në Veriun e Shqipërisë. Vështirë se mund të gjesh në historinë, mitet apo legjendat e kombeve, të atyre që janë në BE dhe atyre që nuk janë, të atyre që janë në Europë dhe të atyre që nuk janë, ndonjë histori të ngjashme me këtë shqiptariadë. Vështirë se mund të gjëndet ndonjë legjendë që të përgjasojë me legjendën e sapothënë. E madhe, stërmadhe ka qënë përpjekja për të shbërë kombin shqiptar, por shumë herë më e madhe ka qënë rezistenca për të mos u shbërë, për të mbijetuar, për të jetuar. Vetëm hebrenjtë e kanë një të tillë. Ata kanë historinë e Natan Rotshildit dhe djalit të tij :
-Sa Kombe ka në botë baba- e pyeti djali Natanin. Dhe ai u përgjigj :
-Dy more bir dhe mos e harro këtë; hebrenjtë dhe të tjerët.
Po hebrenjtë u bënë shtet dhe komb. Shqiptarët janë akoma të pabërë. Atyre u thonë që është më mirë të shtetërohen edhe në shtete të huaj dhe të mos kombëtarizohen në shtetin e tyre. Atyre u thonë që të mos bashkohen, që jugun ta kenë në tjetër shtet dhe Veriun në tjetër shtet, që lindjen ta kenë në tjetër shtet dhe Perëndimin në tjetër shtet.
Prandaj edhe Legjenda shqiptare e «Rotshildëve» vazhdon. Dhe aty ku vazhdon legjenda, mungon realiteti. (Vlora do të zgjidhet deputete e Kuvëndit të Kosovës, Berati do të zgjidhet deputet I Kuvëndit të Kosovës.)
Prandaj edhe ky komb sa i pabërë, aq dhe i pavdekur po kërkon rrugë të tjera për tu bërë.
Dhe një nga ato rrugë është çka do të trajtojmë në këtë libër.(Hyrje e Librit Te denuar te bashkohemi, botuar ne vitin 2007)

(Arben Puto, Shqipëria Politike, faqe 55).

....Po pse, Mbledhja e Londrës, ishte, jo thjesht një takim kolonial, por një mbledhje kriminale?
E para: Mbledhja e Londrës e konsideruar si e gjashtë fuqive të mëdha qysh në fillim mori një kryevendim: Të mos mbante asnjë proces verbal për ato që do të diskutonte.
Këtë e pranon edhe profesori I të drejtës ndërkombëtare Arben Puto I cili pohon se: Është për tu theksuar që Konferenca gjatë z...hvillimit të punimeve të saj nuk mbajti proces verbale, cka do të thotë se nuk kanë mbetur raporte të rregullta zyrtare mbi punimet e Konferencës. (Arben Puto, Shqipëria Politike, faqe 55).Pra në thelb kemi ngjashmëri me veprimet e kriminelit I cili pasi bën krimin, përpiqet të fshehë gjurmët e tij.....(Nga analiza qe do te botohet neser ne Tirane, Prishtine, Shkup, Beograd dhe Podgorice)

….(Memorandum I qeverisë së Vlorës, datë 2 janar 1913,

......Pas aktit kriminal të coptimit të trojeve shqiptare, me ndjenjën e krimit të kryer, ish ministri I jashtëm britanik Sër Eduard Grey, deklaroi në Dhomën e Komuneve se: Unë e di që vendimi ynë do shkaktojë kritika të forta nga ata që e njohin realitetin e Ballkanit, por (dhe Grey lau duart si Pilati), këtë e bëmë në emër të paqes
Në prag të 100 vjetorit, po I përgjigjem edhe unë, por jo me fj...alët e mija të thëna, një shekull më pas, por me fjalët e Mehmet Konicës, Rashih Dinos dhe Filip Nogës, të vërtetuara një shekull më pas.Ja se cfarë I kanë deklaruar ata në Memorandumin e tyre, Mbledhjes kriminale të Londrës në Janar 1913: ….paqja dhe qetësia e gadishullit do të sigurohen vetëm mëqoftëse do ti jepet Shqipërisë së ardhëshme një konfiguracion homogjen . Duke u nisur nga kjo, populli shqiptar kërkon për vëndin e vet kufijtë që janë për të, të natyrshëm dhe që imponohen si nga kushtet etnike ashtu edhe nga e drejta e tij si banor I parë….(Memorandum I qeverisë së Vlorës, datë 2 janar 1913, nënshkruar nga Mehmet Konica, Filip Noga, Rashih Dino).....(Nga analiza qe do botohet se shpejti me titull: Londer-1913 ose nje Konference kriminale)

Ti caktosh kombit shqiptar rolin e zjarrfikesit

.....Platforma e Shqiperise Natyrale synon shndrrimin e kombit shqiptar nga zjarrfikes sic eshte perdorur disa here nga bashkesia nderkombetare, ne paqeberesin kryesor te rajonit te Ballkanit. Paqja dhe stabiliteti rajonal kane nevoje per paqeberes dhe jo per zjarrfikes. Ti caktosh kombit shqiptar rolin e zjarrfikesit do te thote se parashikon zjarre te tjera ne rajonin e Ballkanit... (Platforma e Shqiperise natyrale, faqe 31)

...(Nga Platforma, faqe 19)

Platforma e Shqiperise Natyrale ka per qellim kryesor te bashkoje shqiptaret pa dallim feje krajine apo bindjesh politike, ka per qellim sendertimin e Shqiperise natyrale. Ne funskion te ketij qellimi madhor, ajo respekton te gjitha mitet e vdekura te te gjalleve kushdo qofshin ata. Por ne jemi kunder debateve percarese se cili i vdekur ishte me i mire apo me patriot. Prandaj, mbeshtetesit e Listes per Shqiperi Natyrale kane shpallur Moratorium lidhur me kete ceshtje deri ne krijimin e Shqiperise Natyrale...(Nga Platforma, faqe 19)

Unë njoh vetëm një Kryeministër

Dhe ai është Ismail Qemali. Është i pari kryeministër i Shqipërisë Natyrale. Në 28 Nëntor 1912 ai së bashku me një grup politikanësh shqiptarë shpallën Pavarësinë e Shqipërisë Natyrale, e cila shtrihej nga Presheva në Prevezë, nga Durrësi në Shkup. Zgjodhën një qeveri të Shqipërisë natyrale, ku bënin pjesë ministra nga Prishtina apo Tetova, siç ishin Mehmet Pashë Derralla dhe Hasan Prishtina. Zgjodhën një Asamble të Shqipërisë Natyrale të cilën e drejtonte Vehbi Agolli nga Dibra e Madhe. Luftuan me të gjitha fuqitë e tyre që këtë Shqipëri Natyrale ta njihnin edhe fuqitë e mëdha.

Pas Ismail Qemalit, nuk ka më kryeministër të Shqipërisë natyrale. Të paktën deri tani që po shkruaj. Të gjithë kryeministrat e mëvonshëm, që nga Ahmet Zogu, Koço Kota, Mehdi Frashëri, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Aleksandër Meksi, Fatos Nano, Pandeli Majko, Ilir Meta, Sali Berisha, kanë qenë dhe janë kryeministra të Vilajetit të Tiranës. Pas vitit 1999, atyre ju shtuan edhe kryeministrat e Vilajetit të Prishtinës si Bajram Rexhepi, Agim Ceku, Hashim Thaçi, etj. Që të gjithë këta kryeministra, pavarësisht se kanë jetuar ne fillim të shekullit të 20-të, në mes apo fund të shekullit të 20-të, në fillim të shekullit të 21-të, mendërisht kanë jetuar dhe jetojnë në kohën e Ali Pashë Tepelenës apo Karamahmut Pashë Bushatlliut. Në të njëjtën kohë jetojnë mendërisht edhe deputetët e tyre, presidentët e tyre, analistët, gazetat dhe televizionet e tyre.

Po pse mbeti i vetëm Ismail Qemali, pse ai nuk ka të dytë? Sepse ai dhe shokët e tij, punuan për kombin, ndërsa të gjithë të tjerët pas tij punuan dhe vazhdojnë të punojnë për pushtetin e tyre. Ky është realiteti. Por ky realitet është mbuluar dhe vazhdon të mbulohet nga mashtrimi dhe manipulimi. Që nga Turhan Pasha, Ahmet Zogu, nga Enver Hoxha deri tek Fatos Nano dhe Sali Berisha, kanë festuar dhe vazhdojnë të festojnë 28 Nëntorin. Abuzim i pastër. Ata duhet të festojnë 29 Korrikun 1913, si Festë të Vilajetit të Tiranës. Sepse këto kufij që janë sot u vendosën në këtë datë në Londër në 29 korrik 1913.

Në Vilajetin e Prishtinës dhe të Shkupit, manipulimi është i një lloji tjetër. Politikanët e atjeshëm, e festojnë 28 Nëntorin vetëm si dita e Flamurit. Mashtrim dhe mediokritet i pastër. Në 28 Nëntor 1912, nuk u ngrit thjesht flamuri Kombëtar në Vlorë, por u shpall pavarësia e Shqipërisë natyrale mbi bazën e ish-katër vilajeteve otomane me popullsi dërrmuese shqiptare. Këtë e pranuan edhe përfaqësuesit e 6 fuqive të mëdha që u mblodhën në Londër. Por u justifikuan se nuk e njohën Aktin Juridik të 28 Nëntorit gjoja për të shpëtuar paqen e Evropës.

Dhe duke e shndërruar Aktin e pavarësisë në 28 Nëntor 1912, thjesht në ditë të Flamurit, politikanët e Vilajeteve të Prishtinës dhe Tetovës, arrijnë në pohime të tjera si Maqedonia është atdheu Ynë apo që tani ekziston populli kosovar.

Unë e di se këtë shkrim do ta lexojnë simpatizantë të Enver Hoxhës, Ahmet Zogut, të Sali Berishës, Edi Ramës, të Hashim Thaçit apo Isa Mustafës, të Ali Ahmetit apo Menduh Thaçit. Por di edhe një gjë tjetër që kjo është e vërteta. Dhe Dhimbja e së Vërtetës është më e lehtë se Dhimbja e mashtrimit një shekullor.

Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha festonin 28 Nëntorin, por shijuan siç deshën 29 korrikun. Fatos Nano, Aleksandër Meksi, Ilir Meta, Pandeli Majko, Sali Berisha, festojnë 28 Nëntorin, por shijojnë 29 Korrikun. Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa shpallën 28 Nëntorin si Ditë të Flamurit për të shijuar 17 shkurtin si ditë të pavarësisë së Vilajetit të Prishtinës. Ali Ahmeti dhe Menduh Thaci shpallën 28 Nëntorin si ditë të Flamurit, për të shijuar 9 shtatorin, ditën e pavarësisë së Maqedonisë, të cilën ata e konsiderojnë atdheun e tyre.

Dhe të gjithë bashkë, harrojnë një të vërtetë të madhe: Shteti-Vilajet prodhon totalitarizëm ose autoritarizëm, prodhon varfëri dhe mercenarizëm. Shteti-komb prodhon demokraci dhe mirëqenie. Shteti-Vilajet prodhon përçarje deri në armiqësi dhe eliminime fizike. (Kujtoni historinë e pas viteve 20 deri në ditët tona). Ndërsa shteti-Komb është parakusht i demokracisë dhe i konkurrencës politike

Ismail Qemali fizikisht i përkiste fillim shekullit të 20-të. Por mendërisht i përket shekullit të 21-të. Kryeministra e mëvonshëm i përkasin fizikisht gjysmës së dytë të shekullit të 20-të dhe fillim shekullit të 21-të. Por deri më tani, të gjithë ata, mendërisht i përkasin kohës së Ali Pashës dhe Kara Mahmut Pashë Bushatit.

Sepse Ismail Qemali ishte kryeministër i parë i Shqipërisë Natyrale. Por a do të kemi një të dytë? Le të shpresojmë dhe të punojmë. Por deri atëherë, unë si mbështetës i Shqipërisë Natyrale, do të njoh vetëm një kryeministër, Ismail Qemalin. Unë refuzoj të njoh kryeministra Vilajetesh neootomane.

Hashim Thaçi etj,jane kryeministra te vilajetit te Prishtines

Si antar i Listes se Shqiperise natyrale, une njoh vetem nje kryeminister te Shqiperise Natyrale, ai eshte Ismail Qemali.Ai eshte kryeministri i 28 Nentorit 1912. Ndersa te tjeret, si Xhaferr Ypi, Fan Noli, Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Aleksander meksi, Sali Berisha, Fatos Nano, Ilir meta etj etj nuk i njoh si kryeministra, ata jane kryeministra te 29 korrikut 1913, pra kryeminstra te Vilajetit te Tiranes. Por nuk njoh si kryeministra, as Bajram Rexhepin, As Agim Cekun, Ramush Haradinaj, Hashim Thaçi etj, pasi edhe ata jane kryeministra te 17 shkurtit, pra jane kryeministra te vilajetit te Prishtines.

Na thone se tani qe po shuhen kufijte,

......Na thone se tani qe po shuhen kufijte, nuk ka nevoje te bashkohen shqiptaret. Shuarja e kufijve, nuk e ezauron bashkimin e shqiptareve, perkunder e shtron si imperativ te dores se pare. Sa me shume shtohet qarkullimi I lire I njerezve, aq me shume lind nevoja e forcimit te shteteve ne teritoret e te cilave ndodh ky qarkullim. Dhe kjo per te garantuar cilesine e ketij qarkullimi te lire dhe... per te parandaluar kaosin dhe rremûjen. Sa me shume shtohet qarkullimm i lire i ideve nga nje vend ne tjetrin, aq me shume forcohen identitetet kombetare, te vendeve te ndryshme. Dhe kjo per arsyen e thjeshte se qarkullimi i lire i ideve nuk do te thote shuarje e identiteteve nacionale, por perkundrazi forcim I tyre. Sa me shume shtohet qarkullimi I lire I mallrave, aq me shume po behen perpjekje per forcimin dhe perkrahjen e asaj qe quhet sipermarrje kombetare. Globalizem nuk do te thote kaos, por rregull, diversitet identitetesh nacionale, qe japin e marrin me njeri tjetrin, pa u tjetersuar njeri tek tjetri. Njerezit levizin te Lire ne gjithe Europen, por trojet mbeten ety ku jane, shtetet aty ku jane, kombet aty ku jane. Nuk ka shuarje kombesh, por emancipim dhe civilizim te tyre. Dhe elementi I pare I civilizmit te nje kombi eshte e drejta e tij per tu bashkuar. Nga ky rregull universal nuk kane pse te bejne perjashtim shqiptaret. Prandaj ata duhet te bashkohen dhe do te bashkohen ne nje shtet te quajtur Shqiperi Natyrale....(Platforma e Shqiperise natyrale, faqe 236)

.(Nga Platforma e Shqiperise Natyrale, faqe 234)

........Na thone se kombi shqiptar nuk ka nevoje te bashkohet por duhet te ndjeke shembullin e Gjermanise, Zvicres dhe Austrise. Eshte nje teze kunderhistrike dhe kundershqiptare. Eshte kunder historike sepse kur ne vitin 1291, perfaqesuesit e kantoneve te Urit, Shwycit dhe Untervaldenit vendosen themelimin e e Konfederates Helvetike, ne Gjermani jetonin akoma fise gjermane, por jo shtet. Kur Aus...tria ne vitin 1815, pas disfates se Napoleonit u be kreyqendra e Koncertit te Vienes duke u dhene tonin per gati nje shekull marredhenieve nderkombetare, Gjermania akoma nuk ishte e bashkuar. Ndersa ne 28 nentor 1912, ata politikane shqiptare qe u mblodhen ne Vlore, ishin jo vetem nga gjithe hapsira e kombit shqiptar, por edhe shpallen pavarsine e Shqiperise natyrale, qe shtrihej ne 4 vilajetet e atehershme otomane.

Por modeli qe na serviret eshte edhe kundershqiptar. Konferenca e Londres e vitit 1913, i coptoi shqiptaret ne 5 pjese, mbi bazen e llogjikes koloniale, duke shperblyer me teritore shqiptare shtetet fqinje qe u konsideruan fitimtare te Luftes ballkanike apo qe kishin mbeshtetjen e kesaj apo asaj fuqie te madhe.

Por a ka nje model europian qe duhet te ndiqet edhe per Kombin shqiptar? Ka, dhe eshte shume i fresket. Dhe ky eshte shembulli gjerman. Gjermania ne vitin 1945 u nda ne kater pjese dhe me vone ne dy pjese per te kenaqur fitmtaret e Luftes se dyte boterore. Pas 45 vjtesh, kjo padrejtesi koloniale mori fund dhe Gjermania u bashkua. Ky eshte shembulli qe vlen edhe per kombin shqiptar. Perndryshe, kemi te drejte te pohojme se perballe kombeve dhe ceshtjeve te tyre kombetare, bashkesia nderkombetare aplikon dy standarte. Segmente te ndryshme te BE shprehen se ne rastin e Gjermanise kjo ndodhi pasi Gjermania Perendimore e kishte sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar. Po edhe ne Shqiptaret e kemi te sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar, bile ne Preambulen e saj. Dhe kete Kushtetute pasi e miratuan shqiptaret e konsideruan te drejte edhe juristet e nderuar te Komisionit te Venecias, edhe ekspertet e NATO. Prandaj ne kemi te drejte tu drejtohemi politikes dhe diplomacise gjermane: Na ndihmoni edhe ne te bashkohemi ashtu sic u bashkuat ju. Ju jeni Lokomotiva e BE, mos lejoni qe ne gjirin e saj te ekzistojne dy standarte ne ceshtjen kombetare, nje per kombet e medhenj dhe nje per kombet e vegjel.(Nga Platforma e Shqiperise Natyrale, faqe 234)

Lista per Shqiperi Natyrale, eshte levizje politike mbarekombetare

Lista per Shqiperi Natyrale, eshte levizje politike mbarekombetare me te vetmin qellim; bashkimin e trojeve shqiptare ne nje shtet te vetem ne rruge pasqesore. Antare apo mbeshtetes te saj, konsiderohen ata shqiptare qe pranojne Platformen e Shqiperise Natyrale, te miratuar nga Mbledhja e pare e Listes per Shqiperi Natyrale. Ky mesazh, vlen per miqte e rinj qe jane shtuar pas 31 tetorit 2010. Mbeshtetesit e Listes se Shqiperise natyrale shtrihen qe nga Presheva deri ne Konispol, qe nga Ulqini deri ne Kumanove, qe nga Vankuveri deri ne Europe. Lista eshte e hapur per kedo qe deshiron te behet pjese e saj
Kryetari i Listes per Shqiperi natyrale
Dr.Koco Danaj

Por sot kjo mbreteri nuk ekziston,

...... lidhur me bashkesine nderkombetare, Lista per Shqiperi Natyrale eshte e bindur se ajo kerkon paqe ne rajon, kerkon stabilitet, prandaj ka filluar edhe ta perkrahe idene e bashkimit te shqiptareve. Perdite e me teper ajo, bashkesia nderkombetare, po e kupton se mbeshtetesit e Shqiperise natyrale jane kunder dhunes, pra kane si filozofi te tyre devizen: Dialog me kedo, dialog per gjithshk...a. Ai qe ka te drejte nuk ka frike nga dialogu. Bashkesia nderkombetare ne funksion te paqes i ka anulluar disa konferenca nderkombetare si per shembull, ate te Versajes apo te Jaltes. Ne Versaje, u krijua mbreteria serbo-kroato-sllovene, asokohe ju anullua pavarsia Malit te Zi. Por sot kjo mbreteri nuk ekziston, ndersa Malit te Zi ju rikthye pavarsia. Atehere, duhet te anullohet, edhe e fundit Marreveshje nderkombetare kolonialiste, qe eshte ajo e Londres 1913, e cila coptoi ne pjese kombin shqiptar. Si do te behet kjo? Me rruge demokratike. Te nderuar ministra me lejoni tju ve ne dijeni se Lista per Shqiperi Natyrale do te kerkoje ne GJND, ne Hage, anullimin e saj dhe demshperblimin e kombit shqiptar me 100 miliard sterlina......(Nga Materiali per ministrat e jashtem te 6 fuqive te medha, faqe 24)

Shqiperi e Madhe lindi pas marrveshjes Ciano-Ribentrop

‎.......Me duhet te bej nje korigjim nocionit politik te perdorur nga fqinjet dhe disa politikane serbe, greke, maqedonas apo malazeze. Ata kur flasin per bashkimin e shqiptareve, perdorin nocionin Shqiperi e Madhe. Ne jemi kunder Shqiperise se Madhe. Perse? Sepse nocioni Shqiperi e Madhe lindi pas marrveshjes Ciano-Ribentrop te vitit 1941, pra eshte nje nocion nazi-fashist. Ndersa ne jemi antifashist, prandaj pranojme Shqiperi Natyrale, domethene, shqiperia ne kufijte e saj natyrale. Dhe keto kufij jane ato qe shpalli Kuvendi i Vlores ne vitin 1912. Dhe Akti Jurdidik i Kuvendit te Vlores zyrtarisht nuk eshte kontestuar nga asnje Konference nderkombetare. Injorimi qe ju be ne Londer, nuk eshte kontestim, por racizem dhe kolonializem. Ato fuqi te medha qe pranojne akoma Londren 1913, ne thelb pranojne racizmin dhe kolonializmin...(Nga materiali per ministrat e jashtem te 6 fuqive te medha dhe GJND, faqe 17)

A je dakord me aktin Juridik te shpalljes se pavarsise se Shqiperise Natyrale


Me mire kundershtare te ndershem se sa miq hipokrite. Kjo sentence universale vlen shume tashme qe jane shtuar lloj lloj patriotesh dhe nacionalistesh. Ne kushtet tona kjo do tde thote: A je dakord me aktin Juridik te shpalljes se pavarsise se Shqiperise Natyrale ne 28 nentor 1912 me teritore qe nga Presheva deri ne Preveze? A je kunder coptimit kolonial dhe kriminal te mbledhjes se Londres te vitit 1913? Une jam pro Aktit te Kuvendit te Vlores dhe kunder Londres 1913. Ata qe i shmangen pergjigjes se ketyre dy pyetjeve jane mashtrues qe nacionalizmin e duan per te fituar disa vota.

Disa baballare ne thonjza te kombit ne Prishtine


Disa baballare ne thonjza te kombit ne Prishtine, kane nisur nje sere akuzash kunder Vetevendosjes. Dikush i thote, qe shkoni luftoni vete ne Veri. Dhe harron ky babai, se kur luftonte Rexhep Selimi, babai jetonte ne mes te vilave te bllokut ne Tirane. Nje baba tjeter, i konsideron axhaminj, drejtuesit e Vetevendosjes. Por edhe ky lloj babai harron se keshtu e konsideronin UCK ne Kosove ne fillimet e saj, axhaminj. Por ja qe ata fituan. Ndersa ky soj baballaresh, vazhdojne te jetojne me kujtime. Dhe sa here qe atyre u cenohet sedra, atehere nuk e kane per gje te perdoren si mish per top nga njera apo tjetra parti.

Votoni Listen per Shqiperine Natyrale

Lista per Shqiperine Natyrale do te marre pjese ne zgjedhje per te kerkuar ne menyre insitucionale bashkimin e shqiptareve ne nje shtet. Ftojme te gjithe mbeshtetesit e saj kudo ku jetojne, ne trojet shqiptare apo ne Europe e SHBA, te bashkohen me ne. Bashkepunim me te gjithe, pavarsisht bindjeve politike, bashkepunim me cdo organizem qe kerkon bashkimin. Ne emer te dinjitetit nacional, ne emer te mirqenies, ne emer te paqes rajonale, ne emer te progresit euroatlantike. Ne emer te se ardhmes te femijeve tane. Te gjithe jemi te nevojshem, Shqiperia natyrale eshte e domosdoshme. Ajo eshte e para, ne jemi ne sherbim te saj. Ftojme politikanet, deputetet, intelektualet qe duan Shqiperine natyrale, por aderojne ne parti te ndryshme politike te perkrahin Listen per Shqiperine Natyrale dhe te bashkohen me ate. Mirdita e ardhme. Miresevjen Shqiperi Natyrale kdanaj@hotmail.com ose kdanaj@lajme.net

A duhet qe klasa politike te kerkoje bashkimin e Kosoves me Shqiperine?

Koço Danaj

Ne nje interviste dhene agjensise INA midis te tjerash jam shprehur se Partite shqiptare ne Maqedoni duhet te formojne opoziten etnike duke krijuar Klubin e deputeteve te te gjitha partive.Falenderoj disa deputete qe e mbeshteten kete ide. Por nuk mund te kuptoj perse heziton BDI dhe PDSH. Menduh dhe Ali, Kombi eshte mbi ju, ndersa ju jeni vetem pjestare te tij. Dilni mbi partite. Do fitoni me shume respekt
Disa miq te mij kane shprehur mendime dhe qendrime te ndryshme lidhur me fene time, krahinen time, partine time. Per te mos pasur askush iluzione apo per te bere aluzione, po ju bej te qarte te gjitheve thelbin e qenies time. Nenshtetesia -shqiptar. Kombesia-shqiptar. Laberia-krahine e Shqiperise Natyrale. Feja-Shqiptaria. Partia-Shqiperia Natyrale. Thjesht, Shqiptariade
Partite politike shqiptare ne FYROM qe jane ne Kuvend, duhet te krijojne Klubin e deputeteve shqiptare si hap te pare. Asnje nga kryetaret nuk duhet te jete ne drejtim. Te zgjidhet deputeti me me shume integritet qe ta drejtoje. Objekt i tij te jene ceshtjet qe kane te bejne me thelbin e kombit shqiptar, si Flamuri, Gjuha, historia, investimet etj. Pra le te filloje bashkimi nga ato qe i bashkojne te gjithe.
Sheshet shqiptare që nga Struga deri në Kumanovë duhet të mbushen me protesta paqësore shqiptarësh, jo nën flamurin e partisë, por të kombit. Dhe të jeni të sigurt se kur mbushen sheshet me protestues paqësorë, shovinizmi struket dhe bashkësia ndërkombëtare gjykon ndryshe. Shqiptaret nuk mund të bëhen kurban që të ekzisto...jë një shtet pa emër se kështu dashka dikush apo disa diplomatë *Nga intervista dhene INA
Harun Aliu u vra nga policia maqedonase si trafikant armesh. Ne varrimin e gjoja trafikantit moren pjese mijra shqiptare dhe disa deputete. Politika shqiptare dhe nderkombetare duhet ti pergjigjen pyetjes: A jane mijra shqiptaret trafikante dhe kriminele, a jane te tille deputetet? Neqoftese jo, atehere mbetetet qe tra...fikante dhe kriminele te jene strukturat policore maqedonase
Deshtoi skenari grek i destabilizimit te Shqiperise gjate protestes se opozites. Pavarsisht thirrjeve ekstremiste te Milos dhe Dules, Ngjela dhe Rama arrriten ta qetesojne ballin e protestes per te mos u perleshur me policine. Mbetet te shikohet se a do ti mbaje perseri prane vehtes Rama, ata qe deshen eksportimin e krizes greke ne Shqiperi dhe perplasjen e shqiptareve me njeri tjetrin?

Lista per Shqiperi natyrale, 30 tetor 2010 ne Tirane

Fjalimi i mbajtur me rastin e shpalljes zyrtare te Lista per Shqiperi natyrale, 30 tetor 2010 ne Tirane


Te dashur miq, nenshkrues te Listes per Shqiperi Natyrale, mbeshtetes te saj apo dashamires.

Mireseerdhet ne kete takim qe shenon shpalljen zyrtare te Levizjes me te re mbarekombetare, me emrin Lista per Shqiperi Natyrale.

Qellimi jone eshte i qarte qysh ne titull, ne kerkojme dhe do te kerkojme bashkimin e trojeve shqiptare me mjete demokratike. Ne duam te zhdukim dhe do ta zhdukim artificialitetin unikal ne mbare kontinentin, qe nje komb siç eshte Kombi shqiptar, te kete qe nga Ulqini deri ne kepin e Stillos, si vije kufitare vetem vehten e tij.

Miqte e mij

Per disa, padrejtesia qe ju be shqiptareve ne Londer 1913, u konsiderua si nje çmim provizor qe duhej te paguanin shqiptaret gjoja ne emer te paqes ballkanike dhe boterore. Por pas afer nje shekulli, rezultoi se cmimi nuk ishte provizor e per me teper as ne emer te paqes. Cmimi ishte mizor, mbushur me racizem dhe inferioritet dhe me destabilitet te rajonit deri atje sa ai u konsiderua Fuçi-Baroti.

Prandaj shqiptaret kane te drejten te pohojne se paqja reale ne rajonin e ballkanit, stabiliteti real dhe jo ai i karakterit te protektoratit, do te vendosen duke riparuar padrejtesine ndaj shqiptareve. Prandaj edhe Platforma e Shqiperise Natyrale eshte nje oferte per paqe, stabilitet, progres dhe mirqenie qe u ofrohet fqinjeve te shqiptareve, bashkesise nderkombetare. Pergjate nje shekulli shqiptaret kane derdhur aq shume gjak sa mund te benin 5 Shqiperi Natyrale. Na kane vrare dhe jemi vrare me njeri tjetrin. Por tani: Mjaft, Boll me. Ne kemi zgjedhur rrugen e paqes, demokracise dhe dialogut. Te mos e pranosh kete oferte paqeje, stabiliteti dhe progresi do te thote se mendon te kunderten dhe pergatitesh per te kunderten. Do te thote se ne vend te Pellumbave te Paqes, preferon shigjetat e Luftes.

Ne do te formulojme nje Kod te Ri Etik ne marrdheniet me njeri tjetrin, nje kod te ri politik, qe do te thote se para se te jesh pjestar i kesaj apo asaj partie politike, je shqiptar, nje Kod te ri fqinjesor duke mos lejuar me perbuzjen apo racizmin ndaj askujt. Shprehja aq e perhapur O sa mire me qene shqiptar, nuk eshte romantizem apo folklorizem, por nje ofshame gjememedhe, nje kundervenie dhe nje mbrojtje ndaj dhunimit te qenies nacionale shqiptare nga dikush apo disa fqinje dhe segmente fqinjesh.

Shqiperia natyrale eshte nje Nocion progresist, europeist. Ndersa bashkimi i shqiptareve eshte nje garanci per stabilitetin e vete Europes ku bejme pjese. Ne, mbeshtetesit e Listes per Shqiperi Natyrale, refuzojme te vetshperbehemi ne emer te parrullave boshe apo krahasimeve qe na serviren.

Na thone se kombi shqiptar nuk ka nevoje te bashkohet por duhet te ndjeke shembullin e Gjermanise, Zvicres dhe Austrise. Eshte nje teze kunderhistrike dhe kundershqiptare. Eshte kunder historike sepse kur ne vitin 1291, perfaqesuesit e kantoneve te Urit, Shwycit dhe Untervaldenit vendosen themelimin e e Konfederates Helvetike, ne Gjermani jetonin akoma fise gjermane, por jo shtet. Kur Austria ne vitin 1815, pas disfates se Napoleonit u be kreyqendra e Koncertit te Vienes duke u dhene tonin per gati nje shekull marredhenieve nderkombetare, Gjermania akoma nuk ishte e bashkuar. Ndersa ne 28 nentor 1912, ata politikane shqiptare qe u mblodhen ne Vlore, ishin jo vetem nga gjithe hapsira e kombit shqiptar, por edhe shpallen pavarsine e Shqiperise natyrale, qe shtrihej ne 4 vilajetet e atehershme otomane.

Por modeli qe na serviret eshte edhe kundershqiptar. Konferenca e Londres e vitit 1913, i coptoi shqiptaret ne 5 pjese, mbi bazen e llogjikes koloniale, duke shperblyer me teritore shqiptare shtetet fqinje qe u konsideruan fitimtare te Luftes ballkanike apo qe kishin mbeshtetjen e kesaj apo asaj fuqie te madhe.

Por a ka nje model europian qe duhet te ndiqet edhe per Kombin shqiptar? Ka, dhe eshte shume i fresket. Dhe ky eshte shembulli gjerman. Gjermania ne vitin 1945 u nda ne kater pjese dhe me vone ne dy pjese per te kenaqur fitmtaret e Luftes se dyte boterore. Pas 45 vjtesh, kjo padrejtesi koloniale mori fund dhe Gjermania u bashkua. Ky eshte shembulli qe vlen edhe per kombin shqiptar. Perndryshe, kemi te drejte te pohojme se perballe kombeve dhe ceshtjeve te tyre kombetare, bashkesia nderkombetare aplikon dy standarte. Segmente te ndryshme te BE shprehen se ne rastin e Gjermanise kjo ndodhi pasi Gjermania Perendimore e kishte sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar. Po edhe ne Shqiptaret e kemi te sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar, bile ne Preambulen e saj. Dhe kete Kushtetute pasi e miratuan shqiptaret e konsideruan te drejte edhe juristet e nderuar te Komisionit te Venecias, edhe ekspertet e NATO. Prandaj ne kemi te drejte tu drejtohemi politikes dhe diplomacise gjermane: Na ndihmoni edhe ne te bashkohemi ashtu sic u bashkuat ju. Ju jeni Lokomotiva e BE, mos lejoni qe ne gjirin e saj te ekzistojne dy standarte ne ceshtjen kombetare, nje per kombet e medhenj dhe nje per kombet e vegjel.

Na thone se tani qe po shuhen kufijte, nuk ka nevoje te bashkohen shqiptaret. Shuarja e kufijve, nuk e ezauron bashkimin e shqiptareve, perkunder e shtron si imperativ te dores se pare. Sa me shume shtohet qarkullimi I lire I njerezve, aq me shume lind nevoja e forcimit te shteteve ne teritoret e te cilave ndodh ky qarkullim. Dhe kjo per te garantuar cilesine e ketij qarkullimi te lire dhe per te parandaluar kaosin dhe rremûjen. Sa me shume shtohet qarkullimm i lire i ideve nga nje vend ne tjetrin, aq me shume forcohen identitetet kombetare, te vendeve te ndryshme. Dhe kjo per arsyen e thjeshte se qarkullimi i lire i ideve nuk do te thote shuarje e identiteteve nacionale, por perkundrazi forcim I tyre. Sa me shume shtohet qarkullimi I lire I mallrave, aq me shume po behen perpjekje per forcimin dhe perkrahjen e asaj qe quhet sipermarrje kombetare. Globalizem nuk do te thote kaos, por rregull, diversitet identitetesh nacionale, qe japin e marrin me njeri tjetrin, pa u tjetersuar njeri tek tjetri. Njerezit levizin te Lire ne gjithe Europen, por trojet mbeten ety ku jane, shtetet aty ku jane, kombet aty ku jane. Nuk ka shuarje kombesh, por emancipim dhe civilizim te tyre. Dhe elementi I pare I civilizmit te nje kombi eshte e drejta e tij per tu bashkuar. Nga ky rregull universal nuk kane pse te bejne perjashtim shqiptaret. Prandaj ata duhet te bashkohen dhe do te bashkohen ne nje shtet te quajtur Shqiperi Natyrale.

Miqte e mij

Ne jemi nje komb i ndare ne 5 pjese. Sot kur te gjitha regjimet ne rajon jane demokratike, sot edhe ne, ne rruge demokratike kerkojme te bashkohemi. Ne nuk duam te ngrihemi ne kurriz te fqinjeve, por askush nga fqinjet tane, nuk mund te funksionoje normalisht teksa eshte ngritur ne kurrizin tone dhe me trojet tona. Ne pranojme te emancipohemi dhe ky takim eshte shenje e emnacipimit tone, ne pranojme te perfeksionohemi dhe ky takim tregon deshiren tone per perfeksionim. Por ne refuzojme te tjetersohemi. Kurren e kurres.Shprehjet tosk, kosovar, gege, lab, korcar, myzeqar jane nocione gjeografike apo krahinore, por asesi nocione etnike. Ne kemi qene, jemi dhe do te mbetemi shqiptare europeiste qe nga Presheva deri ne Cameri. Kjo nuk eshte teze per vertetim, por Postulat per zbatim. Thjesht ne duam te jemi si te tjeret kombe fqinje me ne apo me larg nesh.

Ne, antaret, mbeshtetesit dhe simpatizantet e Listes per Shqiperi Natyrale shprehim qendrimin tone se kur ndonje politikan apo institucion kerkon te perdore institucionin e shtetit per te na tjetersuar, atehere kemi te drejten tone ta refuzojme ate ne rruge demokratike dhe mjete demokratike. Dhe ky qendrim eshte shqiptarizem i shekullit te 21-te. Prandaj ne i ftojme Politikanet shqiptare te ngrihen mbi interesat e pushtetit dhe te partise per te pare me larg, per te pare interesat e Kombit. Neqoftese nje shtet apo nje parti kerkon te tjetresoje nje pjese te kombit shqiptar, atehere i gjithe kombi shqiptare ka te drejte ta refuzoje kete shtet apo kete parti. Sepse ne Jemi Nje, pavarsisht se perkohesisht nuk jemi bashke

Por, ne i ftojme fqinjet tane: Ejani ne tavolinen e Bisedimeve, Pse hezitoni, le te hedhim aty faktet historike dhe faktet reale, le ti ballafaqojme ato dhe kush ka faktet me vehte te marre te drejten e tij. Mjeti qe ne do perdorim per te realizuar misionin tone eshte : Dialog me kedo, Dialog per gjithshka.Drejtesia per shqiptaret eshte vonuar, por ajo asesi nuk duhet te jete Drejtesi e Cunguar. Ne i konsiderojme te pamjaftueshme zgjidhjet pjesore apo arnimet qe i jane bere Kombit shqiptar, prandaj kerkojme bashkimin e Kombit shqiptar. Prandaj nuk do te ndalemi, nuk do te qendrojme ne vend, perdite e per muaj do te hedhim ne tregun e politikes shqiptare dhe nderkombetare, jo kenge, jo legjenda, jo mite, por teza dhe ide qe vertetojne drejtesine e kauzes tone dhe qe kerkojne domsdoshmerisht nje angazhim me serioz te bashkesise nderkombetare qe keto teza dhe ide te realizohen. Ne do te ndalemi vetem tek Porta e Shqiperise Natyrale, do ta hapim ate Porte sebashke me miqte tane per te gjithe shqiptaret dhe per te gjitha pakicat nacionale qe jetojne dhe do te jetojne te barabarte me shqiptaret.

Per kete arsye, Lista per Shqiperi Natyrale, shume shpejt do te kerkoje ne Gjykaten Nderkombetare te drejtesise ne Hage, shqyrtimin e Ligjshmerise se Konferences se Londres 1913 qe ne menyre koloniale coptoi ne 5 pjese kombin shqiptar. Ne do ti paraqesim asaj deshmi te politikaneve qe jane gjalle dhe atyre qe kane vdekur te cilet kane pranuar se ajo ishte e padrejte, ishte kolonialiste, ishte nje krim dhe si e tille duhet anulluar. Qe nga deshmia e Eduard Greit ne Dhomen e Komuneve, apo e Pierre Pol Kambonit ne kujtimet e tij, qe nga leterkembimi i Greit me Kontin Bekendorf, deri tek deklarata e ish-kryeministrit britanik Bler apo e te ndjerit Robin Kuk ne Dhomen e Komuneve ne prill 1999.

Ne e njohim Konferencen e Londres, te Versajes, te Lozanes, te Firences, te Jaltes, te Parisit, te Rambujese, te Konculit, te Ohrit. Por mbi te gjitha ne njohim Konferencen e Londres te 28 nentorit 1912 qe shpalli Pavarsine e Shqiperise natyrale, te mohuar apo te riparuar nga Konferencat e mesiperme. Ne nuk jemi profesore te se drejtes nderkombetare as mbikqyres te marrdhenieve nderkombetare. Por secili prej nesh eshte profesor i te drejtes kombetare, prandaj kerkojme te bashkohemi.

Miqte e mij

Lista per Shqiperi natyrale do te kete edhe nje politike te jashtme ne perputhje me qellimin tone kryesor, bashkimin kombetar. Thelbi i kesaj politike eshte: Paqe me gjithe boten, miqesi me Europen, Aleance strategjike vetem me SHBA

Formulimi i mesiperm, nuk eshte nje proklamate, por frut i nje analize te gjate, konkrete dhe korrekte. Per ne shqiptaret, ishin SHBA qe nuk lejuan spastrimin etnik te nje pjese te kombit shqiptar, ishte urdheri i ish-presidentit Klinton qe ndaloi operacionin Patkoi, duke rrezuar nga Kali kaloresin me gjithe patkonj. Ishte presidenti Bush qe deklaroi ne Tirane pavarsine e Kosoves, qe i kerkoi Tiranes te merrte pergjegjesite e saj perballe kombit shqiptar. Ne ju jemi mirenjohes. Dhe mirenjohja eshte tipar i kombeve te civilizuara.

Ndersa me fqinjet, dua te jem perseri shume konkret dhe korrekt: Sa kohe qe disa prej tyre mbajne akoma padrejtesisht troje shqiptare, sa kohe qe rivendikojne akoma troje shqiptare, sa kohe qe nuk pranojne te njohin realitete shqiptare, per aq kohe marrdheniet me ata mund te konsiderohen vetem si marrdhenie normale apo te mira. Por Kurre, Asnjehere, nuk mund te konsiderohen as speciale, as te shkelqyera apo me keq strategjike. Ky qendrim eshte ne perputhje me realpolitiken rajonale dhe me synimin e shqiptareve per tu bashkuar ne Shqiperine natyrale

Rruga drejt Shqiperise natyrale eshte e shkurter, por gjithsesi do te jete e veshtire. Por e perballueshme; ne kemi ne Vizion te qarte, kemi edhe nje Mision per te mbaruar. E kemi amanet prej te shkuares se te pareve tane dhe detyrim ndaj te ardhmes se femijeve tane.

Prandaj le te shndrrohemi ne Misionare te Shqiperise Natyrale, le te shtojme vetevehten, koha eshte ne favor te shqiptareve, le te mos i kthejme asaj kurrizin. Ne do ta gezojme Shqiperine natyrale, te rinjte do ta konsolidojne ate, niperit dhe mbesat tona do ta shijojne perjetesisht

Prandaj: Mirdita e ardhme, Miresevjen Shqiperi natyrale

Hymni Kombëtar


Adresa: Takimi do te behet ne 30 tetor 2010, ora 12.30 ne sallen e teatrit te Operas dhe baletit ne Tirane. Mireardhshi

shpallet zyrtarisht Lista e Shqiperise Natyrale

Lajmerim: Per te gjithe miqte e mij qe kane shprehur deshiren te marrin pjese ne shpalljen zyrtare te Listes per Shqiperi Natyrale. Takimi do te behet ne 30 tetor 2010, ora 12.30 ne sallen e teatrit te Operas dhe baletit ne Tirane. Mireardhshi. Miredita e Ardhme; Miresevjen Shqiperi Natyrale. Te gjithe ata qe jane regjistruar deri me tani, jane te ftuar te konfirmojne pjesmarrjen ose jo te tyre, direkt ne FACEBOOK, me mesazh privat ose ne kdanaj@hotmail.com

zgjedhjet lokale te 8 majit ne Shqiperi.

Lista per Shqiperi Natyrale ka vendosur te marre pjese ne zgjedhjet lokale te 8 majit ne Shqiperi. Mbi 63 perqind e shqiptareve duan bashkimin e trojeve shqiptare. Kjo do te jete kauza jone: Mirdita e ardhme, Miresevjen Shqiperi Natyrale. Jane te mirepritura mendimet, deshirat e mbeshtetesve te mij, me mesazhe private ose ne adrese...n kdanaj@hotmail.com dhe 0662030803 Koço Danaj Lista per Shqiperi natyrale