Shqipëria Natyrale

Shqipëria Natyrale
PERKRAHJA E JUAJ FINANCIARE PER LISTEN SHQIPERIA NATYRALE
Koco Danaj AL81214112090 111288802010120 Swift.UNALALTR UNIONBANK Rruga Reshit Collaku, Pallati i Shallvareve 2/18 Tirane kdanaj@hotmail.com Koço Danaj Per te gjithe miqte e mij. Duke filluar qe sot nr im i celularit eshte: O662030803. Ju uroj te gjitheve nje vit te mbare, per juve, familjet tuaja dhe mbare kombin Shqiptar.

MESAZH PER ANTARET E LISTES PER SHQIPERI NATYRALE

Mesazh per antaret e Listes per Shqiperi Natyrale ne: Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Lugine te Presheves, Mal te Zi, Europe, SHBA, etj etj: Miqte mij, ju nuk jeni thjesht antare te nje Levizje mbarekombetare te regjistruar juridikisht. Jeni me shume se kaq, jeni misionare te nje Kauze te Madhe, kauzes se bashkimit te trojeve shqiptare. Dhe kjo do te thote se thelbi i punes suaj jane idete, argumentet pse bashkimi eshte domosdosheri historike, problem i shtruar per zgjidhje. Ju nuk duhet te nxeheni me askend qe nuk eshte dakord, nuk duhet te shani apo etiketoni asnje qe nuk pranon aktualisht bashkimin, qofte politikan i larte apo qytetar i thjeshte. Deviza jone eshte: Te gjithe jane te nevojshem, por e Domosdoshme eshte vetem Shqiperia Natyrale.Me respekt per te gjithe ju qe jeni tashme antare te Listes per shqiperi natyrale dhe dashamiresi per ata qe nuk jane akoma. Koço Danaj Kryetar i Lista per Shqiperi Natyrale

Lista per Shqiperi natyrale

Mirdita e Ardhme,

Miresevjen Shqiperi Natyrale.

Kjo eshte balli i Listes se Shqiperise natyrale. Mbeshteteni ate. Perhapeni tek miqte dhe shoket tuaj. Nuk mjafton te thuash se nuk ka shqiptar qe nuk e do ate. Te deshirosh eshte tjeter gje. Te punosh te realizosh deshiren eshte gje tjeter. Shqiperia natyrale nuk ka nevoje per sehirxhinj, ka nevoje per misionare



kdanaj@hotmail.com

Në shtator Padia kundër Konferencës së Londrës


Drejtuesi i Listës së Shqipërisë Natyrale, Koço Danaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Portalin LajmeShqip.com, ku e bën publike nismën e tij për të bërë një kërkesë-padi në Gjyktatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, në Hagë, kundër vendimeve të asaj që quhet si Konferenca e Londrës, e cila mori vendimin tragjik për popullin shqiptar, duke copëtuar trojet shqiptare në katër pjesë. Dy janë kërkesat e kryesore të kësaj padie, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën dhe kërkesa për dëmshpërblim në vlerë 100 miliardë stërlina, dëm i shkaktuar për kombin shqiptar në 100 vjet ndarjeje territorale.

Z. Danaj, ju keni hartuar një kërkesë-padi kundër Konferencës së Ambasadorëve në Londër, e zhvilluar në vitin 1913. Ku konsiston kjo padi?

K.Danaj: E para, gabimisht deri më sot e kemi quajtur konferencë. Në Londër është bërë një takim i 5 ambasadorëve të Fuqive të Mëdha të asaj kohe plus ish-ministrin e Jashtëm Britanik, Grey, takim që zgjati nga 16 dhjetori 1912 deri më datën 29 korrik 1913, ku u fiksuan kufijtë e kësaj Shqipërie artificial, që është sot.

Nuk kemi të bëjmë me një konferencë, por është një mbledhje ku është pirë çaj dhe është folur, dhe ato që deri më sot opinionit publik shqiptar nuk i janë bërë të njohura, janë pikërisht këto që do t’i them më poshtë. Deri më sot ne vazhdojmë të flasim në ambientin politik dhe në jurisprudencë për Konfrencën e Londrës, por ajo nuk ka qenë konferencë dhe për këtë po jap një detaj. Kanë qenë takime, për të cilat nuk është mbajtur fare procesverbal. Pra, ku nuk shkruhet se çfarë u diskutua dhe çfarë u vendos. Pra, duke qenë e tillë, u vendos një gjë tjetër. Një herë në 6-7 ditë ish-ambasadori francez pjesëmarrës, Pol Kambon, bënte nga një përmbledhje të atyre që ishin folur dhe këtë përmbledhje ia dërgonte Ministrisë së Jashtme të Francës. Po të kërkosh dokumente për këtë mbledhje kolonialiste, duhet të kërkosh dhe të studiosh arkivat e Ministrisë së Jashtme të Francës. Tjetër, kemi të bëjmë me një mbledhje që nuk u mor fare më çështjen shqiptare.

Në një material, që ne kemi 4 muaj që e posedojmë dhe është autentik, pra është vëllimi i 3-të i librit të Pol Kambon, me titull “Korrespondenca”, që i kushtohet pikërisht kësaj mbledhje, thuhet tekstualisht që “pas marrëveshjes së paqes mes Turqisë dhe Italisë, lindi nevoja që të zgjidhet kontradikta mes katër fuqive ndërluftuese, Serbisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Bullgarisë dhe Turqisë, si ish-perandori, dhe e tërë kjo iu besua trupit diplomatik në Londër, dhe kjo mbledhje filloi më datën 16 dhjetor 1912”. Pra, ambasadori francez i asaj kohe bën të qartë qëllimin e mbledhjes së Londrës, temë e së cilës ishte jo çështja shqiptare, siç e kemi mësuar deri më tani, por objekti kryesor ishte zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis Turqisë dhe katër fuqive të tjera luftuese. Ndërsa, trojet shqiptare, siç del edhe nga vetë letërkëmbimi i Pol Kambonit me diplomatë e politikanë të shquar të asaj kohe, u përdorën në funksion të arritjes së paqes midis 4 fuqive ballkanike dhe Turqisë. Për këtë arsye, duke gjykuar që sot ne ndodhemi në fazën e sendërtimit të Shqipërisë Natyrale, pra jemi në fazën e ndërtimit të trojeve shqiptare.

Duke qenë se sot bashkimi nuk është më aspirate, por një problem i shtruar për zgjidhje, duke qenë se sot ne kemi forca politike në parlament që duan bashkimin kombëtar, siç është Lëvizja Vetëvendosja, e cila është forca e tretë politike e Kosovës, atëherë duke qenë se përsëri kemi zgjedhur të vetmen rrugë që na këshillon edhe bashkësia ndërkombëtare, rrugën e paqes dhe jo të dhunës, rrugën e dialogut dhe jo konfrontimit, ashtu siç parashikon edhe platforma e “Shqipërisë Natyrale”, platformë e cila ka dysheme politike aktin e Shpalljes së Pavarësisë së 28 Nëntorit 1912 dhe asnjë material tjetër, brenda këtij kuadri kjo kërkesë synon që ta sensibilozojë opinionin ndërkombëtar, sepse veç depozitimit në Gjykatën Ndërkombëtare në Hagë, materiali do t’u dërgohet edhe ministrave të jashtëm të 6 fuqive të mëdha të asaj kohe dhe, sigurisht, edhe Departamentit Amerikan të Shtetit, që aso kohe nuk kishte përfaqësues në Londër, por që sot është ndër arbitrat kryesorë të rregullimit të marrëdhënieve ndërkombëtare. Pra, synimi është që të punojmë në të gjitha frontet dhe me të gjitha mjetet demokratike për të realizuar që 28 Nëntori që e festojnë të gjithë shqiptarët, të mos jetë një datë e pavarësisë, por një realitet, sepse 28 Nëntori 1912 ka të tjera troje dhe të tjerë kufij nga çfarë ka ky 28 Nëntor që ne e festojmë aktulisht në këtë Shqipëri, që do ta quaja si “Shqipëri Artificiale”.

Lajmeshqip.com: Çfarë synoni dhe çfarë kërkohet në kërkesë-padinë e përgatitur nga ju?

K.Danaj: Kërkesa i drejtohet Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, 6 ministrave të Jashtëme të fuqive të mëdha dhe Departamentit Amerikan të Shtetit.Në vitin 1913, ky takim i fuqive të mëdha i kënaqi vendet tona fqinje me territore shqiptare, siç ndodhi me Greqinë, së cilës iu dhanë trojet shqiptare të Çamërisë, Serbisë iu dhanë trojet shqitpare të Kosovës, Malit të Zi territoret shqitpare të Ulqinit, Plavës e Gucisë. Duke qenë e tillë, ka të bëjë edhe me një fakt, i cili deri më sot nuk është thënë. Mbledhja e Londrës refuzoi edhe aktin juridik të Shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912. Duke mos pranuar ta vlerësojnë këtë akt, kjo do të thotë juridikisht se ky akt është i vlefshëm edhe sot, pra edhe sot pas afër gati një shekulli, ne kemi të drejtë të kërkojmë që t’i marrë fuqitë e plota juridike akti i Shpalljes së Pavarësië në vitin 1912 me po ata kufij.

Pse e bëjmë këtë në këtë moment? Sepse jemi në një moment që ka të bëjë me faktin se bashkësia ndërkombëtare, pas viteve ’90, ka filluar të shfuqizojë disa konferenca dhe disa mbledhje të ngjashme ndërkombëtare, madje gati i ka anuluar. Po jua jap një shembull: Konferenca e Versajës u mblodh në vitin 1919 deri në vitin 1921 dhe ajo ishte vërtet konferencë. Një nga krijesat e saj ishte vendimi për të krijuar Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene dhe, asokohe, për ta krijuar atë dhe në funksion të kësaj mbretërie, iu hoq pavarësia Malit të Zi. Mali i Zi e ka fituar pavarësinë ndër shtetet e para. Kjo formulë u ruajt edhe në Konferencën e Jaltës, ndërkaq pas ‘90-ës, Jugosllavia u shpërbë, kurse sot kemi 7 shtete që dolën nga kjo Jugosllavi. Por, ka mbetur akoma një 10-përqindësh pa u riparuar nga Konferenca e Versajës, që është Kosova, e cila duhet të ketë të drejtën e bashkimit me Shqipërinë.

Duke qenë se fqinjëve tanë bashkësia ndërkombëtare ua ka riparuar padrejtësisë, atëherë kjo kërkesë është një shtysë për ta çuar deri në fund riparimin e këtyre gabimeve të së shkuarës aq më tepër, kur kemi të bëjmë me qëndrime kolonialiste. Këto qëndrime janë kritikuar edhe nga pasardhësit e vetë këtyre ambasadorëve të fuqive të mëdha. Në vitin 1999, ministri i Jashtëm britanik Robin Kuk, kur foli në dhomën e Komunëve për sulmin e NATO-s mbi Jugasllavinë, pyetjes që iu bë nga konservatorët, se pse Britania merr pjesë dhe i ndihmon shqiptarët, iu përgjigj: “Ne kemi vendosur t’i zhbëjmbë padrejtësitë që i kemi bërë ndaj popullit shqiptar”. Nocioni duhet t’i zhbëjmë padrejtësitë duhet të shkojë deri në fund, se padrejtësia që iu bë popullit shqiptar ishte copëtimi. Pavarësia e Kosovës është një hap i përkohshëm, pra është një minimum i kërkesave të shqiptarëve në një kohë që shqiptarët kanë të drejtë që të mos kërkojnë më minimumin, por të kërkojnë mesatare dhe kjo do të thotë në që mënyrë fare normale të lejohet bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.

Zoti Danaj, përveç bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, ju kërkoni edhe një dëmshpërblim për kombin shqiptar. Pse dhe kush duhet ta paguajë këtë dëmshpërblim?

K.Danaj: Ka një problem. Në kërkesën që i drejtohet edhe Gjykatës së Hagës dhe fuqive të mëdha, kërkohet veç anulimit të mbledhjes së Londrës, kërkohet edhe një dëmshpërblim prej 100 miliardë stërlinash ndaj kombit shqiptar.

Pse është kjo shifër? Sipas dokumenteve osmane të periudhës së asaj kohe, pasuria e katër vilajeteve otomane mbi të cilat u shpall Pavarësia e Shqipërisë, në atë kohë, ishte 1 miliard stërlina në vit. Copëtimi në më shumë se gjysmën e kombit shqiptar do të thotë se kombi shqiptar ka humbur çdo vit nga 1 miliard stërlina dhe meqë që atëherë kanë kaluar 100 vjet, dëmshpërblimi për kombin shqiptar duhet të jetë 100 miliardë stërlina. Këto 6 fuqi të mëdha, të cilat e realizuan këtë copëtim kolonialist, sot e pranojnë vetë që një veprim i tillë ka qenë i gabuar.

Kur do ta dërgoni këtë kërkesë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë?

K.Danaj: Ne aktualisht jemi në fazën e përpunimit të të gjitha materialeve që kemi mbledhur dhe jemi në fazën e përpunimit dhe të parashtrimit të të gjitha materialeve që kanë të bëjnë jo thjesht me dokumente arkivore, që flasin për këtë copëtim kolonialist, që kanë të bëjnë jo thjesht me përdorimin e një standardi me fuqitë tjera dhe një tjetër standard për kombin shqiptar, por që kanë të bëjnë edhe me dëshmi të mjaft politikanëve, disa prej të cilëve nuk janë gjallë, por që kanë lënë me shkrim dëshmitë e tyre, dhe të pjesës tjetër që është gjallë. Duke u ndodhur në këtë fazë dhe duke marrë parasysh edhe përkthimin që do t’i bëhet materialit, mendoj se fillimi i muajit shtator, kur nis edhe sezoni i punës, do të jetë momenti më i përshtatshëm përfundimtar i dërgimit të materialit 37-40 faqe, që do t’i dërgohet GJND-së dhe 7 fuqive të mëdha.

Kush do ta bëjë dhe kush do ta ndjekë padinë në GJND?

K.Danaj: Kërkesën do ta bëjë Lista për Shqipërinë Natyrale, të cilën unë e drejtoj. Më duhet të sqaroj një element. Për kërkesën që do t’iu bëhet 6 ministrave të jashtëm plus DASH-it, problemi është fare i thjeshtë, sepse ajo do t’u dërgohet. Ndërsa, në GJND-në, në Hagë, ekziston një problem i cili për ne nuk përbën asnjë shqetësim. Shqetësim duhet të përbëjë më vonë për shtetin shqiptar, sepse në bazë të nenit 34 të GJND-së, shtetet mund ta vënë në lëvizje këtë gjykatë. Kjo nuk ka të bëjë me Listën për Shqipërinë Natyrale që unë e drejtoj. Ajo që ka të bëjë me Listën…, është depozitimi i kërkesës për të cilën nuk ka asnjë pengesë juridike. Kushdo ka të drejtë ta depozitojë si këkesë. Çështja, pastaj, nëse do ta marrë përsipër shteti shqiptar ta pranojë këtë kërkesë dhe të pranojë zyrtarisht që të dalë në mbrojtje të saj, është një problem që i takon qeverisë shqiptare, kësaj që është sot ose asaj që do të jetë nesër, apo edhe qeverisë që është në Kosovë.

Ajo që na takon neve është rihapja e çështjes si një e drejtë e domosdoshme dhe historike. Kombi shqiptar ka dy veçori. E para, është rast sui generis, pasi është i vetmi komb që, duke filluar nga Hani i Hotit, që ndan Malin e Zi me Shqipëinë artificiale, që kur kalon Hanin e Hotit futesh në territor shqiptar, duke vazhduar me Qafën e Prushit, që ndan Kosovën me Shqipërinë, Qafën e Morinës, Hanin e Elezit, Qafën e Thanës, që ndan Shqipërinë me Maqedoninë dhe Qafën e Botës që ndan Shqipërinë me Greqinë, të gjitha këto pika kufitare tregojnë se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që kufizohet me veten e vet, në këtë rast me toka të tjera shqiptare. Atëherë a mund të lejohet në Europën demokratike një gjë e tillë? Në qoftë se BE-ja është vend demokratik, duhet që një situatë të tillë të mos e lejojë. Nëse e lejon, atëherë kushdo ka të drejtë të thotë se kemi të bëjmë me standarde të dyfishta.

A keni patur kontakte me drejtues të shtetit shqiptar apo edhe të Kosovës, për ta vënë në lëvizje këtë kërkesë, në momentin që ajo do të depozitohet në GJND?

K.Danaj: Ka një problem që duhet ditur. Unë nuk pres sot që as qeveria shqiptare në Tiranë dhe as ajo në Kosovë të dalin hapur, sepse ato ecin me parimin që duhet në fillim të presim se cfarë do të thotë bashkësia ndërkombëtare. Pra, kanë harruar elementin kryesor. Politikanët shqiptarë në Kosovë kanë harruar se po të mos ishte UÇK-ja nuk do të kishte bombardime nga NATO-ja. Pra, kanë harruar atë që është më kryesorja që, po të mos lëvizësh dhe po të mos e ngresh problemin dhe të japësh argumentet, bashkësia ndërkombëtare ka aq shumë probleme, sidomos me Pranverën Arabe, sa nuk ka pse ta ngacmojë ajo këtë çështje.

Kësisoji, synimi ynë kryesor është që do të arrijëm dicka, duke ftuar qeveritë në Tiranë dhe në Prishtinë në valle për t’i kërkuar faktorit ndërkombëtar se cili do të jetë qëndrimi i tyre. Është e çuditshme sesi nevoja për rikonfigurimin e hartës së Ballkanit, në vend që të vinte nga Tirana, vjen nga Beogradi dhe përmendet nga Beogradi bashkimi i shqiptarëve në një shtet. Por, duket se pas kësaj nuk është, thjesht, Beogradi, por ndonjë prej fuqive të mëdha. Në këtë gjeopolitike duket që shumë shpejt fuqitë e mëdha, do t’u thonë qeverive shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë që ta hedhin edhe këtë hap. Deri tani jemi në këtë fazë. Dua të përmend këtu kryeministrin e Shqipërisë, i cili në fjalën e tij në për kremtimet e Shqipërisë për 100-vjetorin e pavarësisë, kërkoi bashkëpunimin e faktorit mbarëkombëtar, duke e quajtuar pavararësinë e Shqipërisë Pavarësi Mbarëkombëtare. Kaq mjafton për këtë fazë. Fazat tjera do të nodhin më vonë dhe jam i sigurt se periudha 2012-1015 do të jetë periudha e sendërtimit të Shqipërisë Natyrale.

shqiptaret kane te drejte te kerkojne bashkim Komtar

Sot kur flitet per marrdhenie te reja nderkombetare te mbeshtetura jo ne te drejten e forces, por ne forcen e se drejtes, shqiptaret kane te drejte te kerkojne riparimin teresor dhe jo pjesor te padrejtesieve koloniale qe jane bere ndaj tyre. Prandaj kerkesa per Shqiperine Natyrale eshte nje oferte per paqe dhe progres. Ta kundershtosh ate, do te thote se kerkon lufte, trazira dhe destabilizim te rajonit

Ne do rrespektojm te gjitha mitet Shqiptare

Lista per Shqiperi Natyrale dhe antaret e saj, respektojne dhe do te respektojne te gjitha mitet e vdekura te shqiptareve, kushdo qofshin ata. Pse? Sepse ne duam te bashkojme te gjallet sot pa dallim feje, krahine dhe bindjesh politike, qe te bashkojme trojet shqiptare neser

Anullim i Mbledhjes se Londres dhe 100 miliard sterlina demshperblim (Pershendetje ne Kongresin e LB ne Prishtine)

Te dashur miq te Levizjes per Bashkim. Faleminderit per ftesen qe te marr pjese ne Kongresin tuaj si drejtues I Listes per Shqiperi Natyrale.

Ju uroj mbaresi dhe suksese ne qellimin tone te perbashket, qe eshte bashkimi I trojeve shqiptare ne nje shtet te vetem.
Çfare perben rasti i kombit shqiptar dhe teritoreve te tij ne marrdheniet nderkombetare?
-Kombi shqiptar eshte nje rast unikal ne kontinentin europian. Shqiperia aktuale, eshte I vetmi shtet ne Europe, qe pergjate gjithe vijes kufitare tokesore ka vetvehten. Ky absurd fillon qe nga Hani I Hotit ne veri dhe perfundon ne qafen e Botes ne jug. Pra kemi te bejme me nje rast sui generis.

-Rregullimi I statusit te trojeve shqiptare, pergjate nje shekulli I eshte nenshtruar 7 Marreveshjeve nderkombetare, vendimet e te cilave ose kane qene koloniale ose kane qene arnime pjesore te pjeseve te ndryshme te kombit shqiptar. Ato jane Marreveshja e Londres,Marreveshja e Versajes e cila la ne fuqi coptimin colonial te Marrveshjes se Londres, Marrveshja e Jaltes e vitit 1945 e cila e zhduku fare kombin shqiptar nga harta e e Europes, Marrveshja e Rambujese e cila ju kushtua vetem njepjese te teritorit shqiptar sic ishte Kosova, Marreveshja e Konculit e marsit 2001, qe ju kuhstua nje pjese te kombit shqiptar sic eshte Lugina e Presheves, marrveshja e Ohrit e gushtit 2011, e cila ju kushtua nje pjese te teritorit shqiptar ne ish republiken jugosllave te Maqedonise. Aktualisht kombi shqiptar jeton ne dy shtete qe jane Shqiperia artificial dhe kosova, ne shqiperine Lindore ne FYROM me status te popullit shtetformues dhe ne dy pakica kombetare ne Mal te Zi dhe ne Serbi.

Sot kur flitet per marrdhenie te reja nderkombetare te mbeshtetura jo ne te drejten e forces, por ne forcen e se drejtes, shqiptaret kane te drejte te kerkojne riparimin teresor dhe jo pjesor te padrejtesieve koloniale qe jane bere ndaj tyre.

Pra te kerkojne anulimin teresor te mbledhjes koloniale te Londres, si dhe te kerkojne demshperblim ne vleren 100 miliard sterlina nga 6 fuqite e medha per shkak te humbjeve qe i kane shkaktuar kombit shqiptar si pasoje e coptimit kolonialist te teritoreve te tij.
Rrjedhimi logjik i rregullmit te kesaj padrejtesie unike ne mbare kontinentin, do te jete lejimi i kombit shqiptar per tu bashkuar ne nje shtet te vetem, por jo te paster etnik.
E drejta e bashkimit te shqiptareve ne nje shtet te vetem bazohet ne disa akte juridike te pranuara nderkombetarisht edhe nga vete fuqite e medha.

Cilat jane ato?

1-Pergjate nje shekulli, shqiptaret festojne 28 nentorin 1912 si date te shpalljes se pavarsise se tyre dhe nuk festojne daten qe vendosi coptimin e tyre dhe krijimin e Shqiperise artificiale qe esjte sot, date qe eshte 29 korriku 1913. Fuqite e medha e njohin nje date te tille si feste kombetare te shqiptareve

2-Kushtetuta e Republikes se Shqiperise ne Preambulen e saj, pranon te drejten e bashkimit te shqiptareve ne nje shtet si te drejte legjitime. Fuqite e medha qe e kane miratuar kete Kushtetute e kane pranuar kete te drejte, duke mos bere asnje vrejtje per Preambulen e saj.

3-Sot ekzistojne dy shtete e gjysem shqiptareve qe mund ta realizojne kete me ane te mjeteve paqesore
4-Bashkimi i shqiptareve ne nje shtet, do te jete procesi pertfundimtar i paqes dhe stabilitetit te rajonit te ballkanit.
5-Ne muajin tetor 2010, nje organizate prestigjioze nderkombetare, Gallup Internacional ne nje nga sondazhet e saj beri publike keto shifra: Ne Kosove, mbi 81 perqind e shqiptareve duan bashkim me Shqiperine, ne Shqiperi, 63 perqind e shqiptareve duan bashkim me Kosoven, ne maqedoni 53 perqind e shqiptareve duan bashkim me Shqiperine.

Duke studjuar dhe analizuar Konferencen e Londres se viteve 1912-1913 e cila coptoi ne pese pjese kombin shqiptar,
Duke studjuar ne vazhdimesi diskutimet ne kete Konference qe nga 16 dhjetori I vitit 1912 deri ne 29 korrik 1913
Duke studjuar thelbin e kesaj conference dhe qellimin per te cilin ajo u mblodh
Duke studjuar lidhjen e saj me konferencat e e mevonshme net e cilat dhe per te cilat u fol dhe diskutua per kombin shqiptar
Duke u bazuar ne gjendjen aktuale te kombit shqiptar
Arrihet ne konkluzionin se sa i perket kombit shqiptar, rezulton se:

1-Takimet e ambasadoreve te 5 fuqive te medha, Italise, Frances, Gjermanise, Austro-Hungarise, Rusise nen drejtimin e ministrit te jashtem britanik Eduard Grey, nuk perbejne bazen e mjaftueshme per te qene nje konference. Periudha midis 16 dhjetorit 1912 d eri ne 29 korrik 1913 me shume kane qene takime ambasadoresh te gjashte fuqive te medha se sa nje konference zyrtare. Mbledhja e Londres qysh ne fillim vendosi te mos mbaje proces verbal per asnje takim.

2-Mbledhja e ambasadoreve te 6 fuqive te medha ne Londer nuk u thirr per te diskutuar lidhur me kombin shqiptar, por per te zgjidhur mosmarrveshjet midis 4 fuqive nderluftuese ballkanike, Serbise, Greqise, Malit te Zi , Serbise dhe Turqise, pas Luftes se dyte ballkanike. Nje nga pjesmarresit e kesaj mbledhje, ambasadori francez Pol Kambon e pohon nje gje te tille. Ai shprehet se:

Pas nenshkrimit te paqes midis Turqise dhe Italise, marja e vendimeve qe do tu imponoheshin shteteve ballkanike dhe Turqise ju besua trupit diplmatik ne Londer. Ai kishte per detyre hartimin e marrveshjeve midis shteteve te ndryshme nderluftuese te ballkanit. Mbledhja e Londres u hap ne 16 dhjetor 1912. (Pol Kambon, Corespodenca, faqe 31, botimet Grass et, viti 1946)

3-Ne keto takime qe zgjaten 6 muaj, teritoret shqiptare u perdoren per te qetesuar dhe kenaqur palet nderluftuese qe ishin fqinjet e Shqiperise. Per te qetesuar Greqine,

Krahina shqiptare e Camwrisw ju aneksua nw mwnyrw kolonialiste Greqisw nga Konferenca famwkeqe e Londrws nw vitin 1913.

Per te kenaqur Serbine, krahina shqiptare e Kosoves me mbi 90 perqind popullsi shqiptare ju dha S erbise. Ndersa trojet shqiptare nga Plava deri ne Ulqin ju dhane Malit te Zi.

4-Perfaqesuesit e 6 fuqive te medha, nuk u moren asnjehere me aktin e shpalljes se pavarsise se Shqiperise ne 28 Nentor 1912 nga politikanet shqiptare qe nga Kosova deri ne Cameri, qe nga Durresi deri ne Shkup. Kemi te bejme me nje akt juridik i cili i u injorua pergjate cdo takimi.

5-Perfaqesuesit e 6 fuqive te medha ne qendrimin ndaj kombit shqiptar mbajten nje qendrim tipik colonialist duke I perdorur teritoret shqiptare si placke tregu per te kenaqur fqinjet e saj dhe duke quajtur Shqiperi, ate qe mbeti dhe te cilen dy vjet me pas po keta ambasadore me Traktatin e fshehet te Londres vendosen ta coptojne serish duke quajtur Shqiperi vetem nje krahine pergjate lumit Shkumbin dhe duke ja dhene teritoret e tjera Italise dhe Serbise.

6-Kete qendrim colonialist dhe ne kundershtim me te drejten nderkombetare e kane pranuar vete disa nga perfaqesuesit e mbledhjes se Londres.

Ja disa deshmi:

Eduard Grey, ish-minister i jashtem i britanise se madhe deklaron ne Dhomen e Komuneve se: Marreveshja ndermjet fuqive lidhur me kufijte veriore te Shqiperise u arrit pas nje perpjekje diplomatike te gjate dhe te veshtire. U vendos qe ......Peja, Prizreni, Dibra dhe pas shume bisedimesh, Gjakova te lihen jashte Shqiperise. Kjo marrveshje le nje pjese te madhe teritori per tu ndare midis Serbise dhe Malit te Zi si frut i fitores se tyre…U/ne e di fare mire se kur gjithshka do te behet e njohur, kjo zgjidhje do te jape shkas ne shume pika per kritika te forta nga kushdo qe e njeh vendin...

Pol Kambon, ish pjesmarres ne mbledhjen e Londres… Ballkaniket tane iken, por mbeten pa u zgjidhur problemet me te renda, kufijte e Shqiperise dhe ishjut e Detit Egje

Robin Kuk, ish minister i jashtem britanik deklaron ne Dhomen e Komuneve ne prill 1999, lidhur me bombardimet e NATO mbi Jugosllavi se: Ne po zhbejme padrejtesite qe beme ne shekullin e kaluar ndaj kombit shqiptar.

Atehere, le te punojme me shume dhe ta cojme deri ne fund zhberjen e padrejtesive ndaj kombit tone. Le te bashkojme vetvehten sot qe te bashkojme teritoret shqiptare neser.

Rrofte Shqiperia natyrale
Rrofte kombi shqiptar

Votoni Listen per Shqiperine Natyrale

Lista per Shqiperine Natyrale do te marre pjese ne zgjedhje per te kerkuar ne menyre insitucionale bashkimin e shqiptareve ne nje shtet. Ftojme te gjithe mbeshtetesit e saj kudo ku jetojne, ne trojet shqiptare apo ne Europe e SHBA, te bashkohen me ne. Bashkepunim me te gjithe, pavarsisht bindjeve politike, bashkepunim me cdo organizem qe kerkon bashkimin. Ne emer te dinjitetit nacional, ne emer te mirqenies, ne emer te paqes rajonale, ne emer te progresit euroatlantike. Ne emer te se ardhmes te femijeve tane. Te gjithe jemi te nevojshem, Shqiperia natyrale eshte e domosdoshme. Ajo eshte e para, ne jemi ne sherbim te saj. Ftojme politikanet, deputetet, intelektualet qe duan Shqiperine natyrale, por aderojne ne parti te ndryshme politike te perkrahin Listen per Shqiperine Natyrale dhe te bashkohen me ate. Mirdita e ardhme. Miresevjen Shqiperi Natyrale kdanaj@hotmail.com ose kdanaj@lajme.net

A duhet qe klasa politike te kerkoje bashkimin e Kosoves me Shqiperine?

Koço Danaj

Ne nje interviste dhene agjensise INA midis te tjerash jam shprehur se Partite shqiptare ne Maqedoni duhet te formojne opoziten etnike duke krijuar Klubin e deputeteve te te gjitha partive.Falenderoj disa deputete qe e mbeshteten kete ide. Por nuk mund te kuptoj perse heziton BDI dhe PDSH. Menduh dhe Ali, Kombi eshte mbi ju, ndersa ju jeni vetem pjestare te tij. Dilni mbi partite. Do fitoni me shume respekt
Disa miq te mij kane shprehur mendime dhe qendrime te ndryshme lidhur me fene time, krahinen time, partine time. Per te mos pasur askush iluzione apo per te bere aluzione, po ju bej te qarte te gjitheve thelbin e qenies time. Nenshtetesia -shqiptar. Kombesia-shqiptar. Laberia-krahine e Shqiperise Natyrale. Feja-Shqiptaria. Partia-Shqiperia Natyrale. Thjesht, Shqiptariade
Partite politike shqiptare ne FYROM qe jane ne Kuvend, duhet te krijojne Klubin e deputeteve shqiptare si hap te pare. Asnje nga kryetaret nuk duhet te jete ne drejtim. Te zgjidhet deputeti me me shume integritet qe ta drejtoje. Objekt i tij te jene ceshtjet qe kane te bejne me thelbin e kombit shqiptar, si Flamuri, Gjuha, historia, investimet etj. Pra le te filloje bashkimi nga ato qe i bashkojne te gjithe.
Sheshet shqiptare që nga Struga deri në Kumanovë duhet të mbushen me protesta paqësore shqiptarësh, jo nën flamurin e partisë, por të kombit. Dhe të jeni të sigurt se kur mbushen sheshet me protestues paqësorë, shovinizmi struket dhe bashkësia ndërkombëtare gjykon ndryshe. Shqiptaret nuk mund të bëhen kurban që të ekzisto...jë një shtet pa emër se kështu dashka dikush apo disa diplomatë *Nga intervista dhene INA
Harun Aliu u vra nga policia maqedonase si trafikant armesh. Ne varrimin e gjoja trafikantit moren pjese mijra shqiptare dhe disa deputete. Politika shqiptare dhe nderkombetare duhet ti pergjigjen pyetjes: A jane mijra shqiptaret trafikante dhe kriminele, a jane te tille deputetet? Neqoftese jo, atehere mbetetet qe tra...fikante dhe kriminele te jene strukturat policore maqedonase
Deshtoi skenari grek i destabilizimit te Shqiperise gjate protestes se opozites. Pavarsisht thirrjeve ekstremiste te Milos dhe Dules, Ngjela dhe Rama arrriten ta qetesojne ballin e protestes per te mos u perleshur me policine. Mbetet te shikohet se a do ti mbaje perseri prane vehtes Rama, ata qe deshen eksportimin e krizes greke ne Shqiperi dhe perplasjen e shqiptareve me njeri tjetrin?

Lista per Shqiperi natyrale, 30 tetor 2010 ne Tirane

Fjalimi i mbajtur me rastin e shpalljes zyrtare te Lista per Shqiperi natyrale, 30 tetor 2010 ne Tirane


Te dashur miq, nenshkrues te Listes per Shqiperi Natyrale, mbeshtetes te saj apo dashamires.

Mireseerdhet ne kete takim qe shenon shpalljen zyrtare te Levizjes me te re mbarekombetare, me emrin Lista per Shqiperi Natyrale.

Qellimi jone eshte i qarte qysh ne titull, ne kerkojme dhe do te kerkojme bashkimin e trojeve shqiptare me mjete demokratike. Ne duam te zhdukim dhe do ta zhdukim artificialitetin unikal ne mbare kontinentin, qe nje komb siç eshte Kombi shqiptar, te kete qe nga Ulqini deri ne kepin e Stillos, si vije kufitare vetem vehten e tij.

Miqte e mij

Per disa, padrejtesia qe ju be shqiptareve ne Londer 1913, u konsiderua si nje çmim provizor qe duhej te paguanin shqiptaret gjoja ne emer te paqes ballkanike dhe boterore. Por pas afer nje shekulli, rezultoi se cmimi nuk ishte provizor e per me teper as ne emer te paqes. Cmimi ishte mizor, mbushur me racizem dhe inferioritet dhe me destabilitet te rajonit deri atje sa ai u konsiderua Fuçi-Baroti.

Prandaj shqiptaret kane te drejten te pohojne se paqja reale ne rajonin e ballkanit, stabiliteti real dhe jo ai i karakterit te protektoratit, do te vendosen duke riparuar padrejtesine ndaj shqiptareve. Prandaj edhe Platforma e Shqiperise Natyrale eshte nje oferte per paqe, stabilitet, progres dhe mirqenie qe u ofrohet fqinjeve te shqiptareve, bashkesise nderkombetare. Pergjate nje shekulli shqiptaret kane derdhur aq shume gjak sa mund te benin 5 Shqiperi Natyrale. Na kane vrare dhe jemi vrare me njeri tjetrin. Por tani: Mjaft, Boll me. Ne kemi zgjedhur rrugen e paqes, demokracise dhe dialogut. Te mos e pranosh kete oferte paqeje, stabiliteti dhe progresi do te thote se mendon te kunderten dhe pergatitesh per te kunderten. Do te thote se ne vend te Pellumbave te Paqes, preferon shigjetat e Luftes.

Ne do te formulojme nje Kod te Ri Etik ne marrdheniet me njeri tjetrin, nje kod te ri politik, qe do te thote se para se te jesh pjestar i kesaj apo asaj partie politike, je shqiptar, nje Kod te ri fqinjesor duke mos lejuar me perbuzjen apo racizmin ndaj askujt. Shprehja aq e perhapur O sa mire me qene shqiptar, nuk eshte romantizem apo folklorizem, por nje ofshame gjememedhe, nje kundervenie dhe nje mbrojtje ndaj dhunimit te qenies nacionale shqiptare nga dikush apo disa fqinje dhe segmente fqinjesh.

Shqiperia natyrale eshte nje Nocion progresist, europeist. Ndersa bashkimi i shqiptareve eshte nje garanci per stabilitetin e vete Europes ku bejme pjese. Ne, mbeshtetesit e Listes per Shqiperi Natyrale, refuzojme te vetshperbehemi ne emer te parrullave boshe apo krahasimeve qe na serviren.

Na thone se kombi shqiptar nuk ka nevoje te bashkohet por duhet te ndjeke shembullin e Gjermanise, Zvicres dhe Austrise. Eshte nje teze kunderhistrike dhe kundershqiptare. Eshte kunder historike sepse kur ne vitin 1291, perfaqesuesit e kantoneve te Urit, Shwycit dhe Untervaldenit vendosen themelimin e e Konfederates Helvetike, ne Gjermani jetonin akoma fise gjermane, por jo shtet. Kur Austria ne vitin 1815, pas disfates se Napoleonit u be kreyqendra e Koncertit te Vienes duke u dhene tonin per gati nje shekull marredhenieve nderkombetare, Gjermania akoma nuk ishte e bashkuar. Ndersa ne 28 nentor 1912, ata politikane shqiptare qe u mblodhen ne Vlore, ishin jo vetem nga gjithe hapsira e kombit shqiptar, por edhe shpallen pavarsine e Shqiperise natyrale, qe shtrihej ne 4 vilajetet e atehershme otomane.

Por modeli qe na serviret eshte edhe kundershqiptar. Konferenca e Londres e vitit 1913, i coptoi shqiptaret ne 5 pjese, mbi bazen e llogjikes koloniale, duke shperblyer me teritore shqiptare shtetet fqinje qe u konsideruan fitimtare te Luftes ballkanike apo qe kishin mbeshtetjen e kesaj apo asaj fuqie te madhe.

Por a ka nje model europian qe duhet te ndiqet edhe per Kombin shqiptar? Ka, dhe eshte shume i fresket. Dhe ky eshte shembulli gjerman. Gjermania ne vitin 1945 u nda ne kater pjese dhe me vone ne dy pjese per te kenaqur fitmtaret e Luftes se dyte boterore. Pas 45 vjtesh, kjo padrejtesi koloniale mori fund dhe Gjermania u bashkua. Ky eshte shembulli qe vlen edhe per kombin shqiptar. Perndryshe, kemi te drejte te pohojme se perballe kombeve dhe ceshtjeve te tyre kombetare, bashkesia nderkombetare aplikon dy standarte. Segmente te ndryshme te BE shprehen se ne rastin e Gjermanise kjo ndodhi pasi Gjermania Perendimore e kishte sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar. Po edhe ne Shqiptaret e kemi te sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar, bile ne Preambulen e saj. Dhe kete Kushtetute pasi e miratuan shqiptaret e konsideruan te drejte edhe juristet e nderuar te Komisionit te Venecias, edhe ekspertet e NATO. Prandaj ne kemi te drejte tu drejtohemi politikes dhe diplomacise gjermane: Na ndihmoni edhe ne te bashkohemi ashtu sic u bashkuat ju. Ju jeni Lokomotiva e BE, mos lejoni qe ne gjirin e saj te ekzistojne dy standarte ne ceshtjen kombetare, nje per kombet e medhenj dhe nje per kombet e vegjel.

Na thone se tani qe po shuhen kufijte, nuk ka nevoje te bashkohen shqiptaret. Shuarja e kufijve, nuk e ezauron bashkimin e shqiptareve, perkunder e shtron si imperativ te dores se pare. Sa me shume shtohet qarkullimi I lire I njerezve, aq me shume lind nevoja e forcimit te shteteve ne teritoret e te cilave ndodh ky qarkullim. Dhe kjo per te garantuar cilesine e ketij qarkullimi te lire dhe per te parandaluar kaosin dhe rremûjen. Sa me shume shtohet qarkullimm i lire i ideve nga nje vend ne tjetrin, aq me shume forcohen identitetet kombetare, te vendeve te ndryshme. Dhe kjo per arsyen e thjeshte se qarkullimi i lire i ideve nuk do te thote shuarje e identiteteve nacionale, por perkundrazi forcim I tyre. Sa me shume shtohet qarkullimi I lire I mallrave, aq me shume po behen perpjekje per forcimin dhe perkrahjen e asaj qe quhet sipermarrje kombetare. Globalizem nuk do te thote kaos, por rregull, diversitet identitetesh nacionale, qe japin e marrin me njeri tjetrin, pa u tjetersuar njeri tek tjetri. Njerezit levizin te Lire ne gjithe Europen, por trojet mbeten ety ku jane, shtetet aty ku jane, kombet aty ku jane. Nuk ka shuarje kombesh, por emancipim dhe civilizim te tyre. Dhe elementi I pare I civilizmit te nje kombi eshte e drejta e tij per tu bashkuar. Nga ky rregull universal nuk kane pse te bejne perjashtim shqiptaret. Prandaj ata duhet te bashkohen dhe do te bashkohen ne nje shtet te quajtur Shqiperi Natyrale.

Miqte e mij

Ne jemi nje komb i ndare ne 5 pjese. Sot kur te gjitha regjimet ne rajon jane demokratike, sot edhe ne, ne rruge demokratike kerkojme te bashkohemi. Ne nuk duam te ngrihemi ne kurriz te fqinjeve, por askush nga fqinjet tane, nuk mund te funksionoje normalisht teksa eshte ngritur ne kurrizin tone dhe me trojet tona. Ne pranojme te emancipohemi dhe ky takim eshte shenje e emnacipimit tone, ne pranojme te perfeksionohemi dhe ky takim tregon deshiren tone per perfeksionim. Por ne refuzojme te tjetersohemi. Kurren e kurres.Shprehjet tosk, kosovar, gege, lab, korcar, myzeqar jane nocione gjeografike apo krahinore, por asesi nocione etnike. Ne kemi qene, jemi dhe do te mbetemi shqiptare europeiste qe nga Presheva deri ne Cameri. Kjo nuk eshte teze per vertetim, por Postulat per zbatim. Thjesht ne duam te jemi si te tjeret kombe fqinje me ne apo me larg nesh.

Ne, antaret, mbeshtetesit dhe simpatizantet e Listes per Shqiperi Natyrale shprehim qendrimin tone se kur ndonje politikan apo institucion kerkon te perdore institucionin e shtetit per te na tjetersuar, atehere kemi te drejten tone ta refuzojme ate ne rruge demokratike dhe mjete demokratike. Dhe ky qendrim eshte shqiptarizem i shekullit te 21-te. Prandaj ne i ftojme Politikanet shqiptare te ngrihen mbi interesat e pushtetit dhe te partise per te pare me larg, per te pare interesat e Kombit. Neqoftese nje shtet apo nje parti kerkon te tjetresoje nje pjese te kombit shqiptar, atehere i gjithe kombi shqiptare ka te drejte ta refuzoje kete shtet apo kete parti. Sepse ne Jemi Nje, pavarsisht se perkohesisht nuk jemi bashke

Por, ne i ftojme fqinjet tane: Ejani ne tavolinen e Bisedimeve, Pse hezitoni, le te hedhim aty faktet historike dhe faktet reale, le ti ballafaqojme ato dhe kush ka faktet me vehte te marre te drejten e tij. Mjeti qe ne do perdorim per te realizuar misionin tone eshte : Dialog me kedo, Dialog per gjithshka.Drejtesia per shqiptaret eshte vonuar, por ajo asesi nuk duhet te jete Drejtesi e Cunguar. Ne i konsiderojme te pamjaftueshme zgjidhjet pjesore apo arnimet qe i jane bere Kombit shqiptar, prandaj kerkojme bashkimin e Kombit shqiptar. Prandaj nuk do te ndalemi, nuk do te qendrojme ne vend, perdite e per muaj do te hedhim ne tregun e politikes shqiptare dhe nderkombetare, jo kenge, jo legjenda, jo mite, por teza dhe ide qe vertetojne drejtesine e kauzes tone dhe qe kerkojne domsdoshmerisht nje angazhim me serioz te bashkesise nderkombetare qe keto teza dhe ide te realizohen. Ne do te ndalemi vetem tek Porta e Shqiperise Natyrale, do ta hapim ate Porte sebashke me miqte tane per te gjithe shqiptaret dhe per te gjitha pakicat nacionale qe jetojne dhe do te jetojne te barabarte me shqiptaret.

Per kete arsye, Lista per Shqiperi Natyrale, shume shpejt do te kerkoje ne Gjykaten Nderkombetare te drejtesise ne Hage, shqyrtimin e Ligjshmerise se Konferences se Londres 1913 qe ne menyre koloniale coptoi ne 5 pjese kombin shqiptar. Ne do ti paraqesim asaj deshmi te politikaneve qe jane gjalle dhe atyre qe kane vdekur te cilet kane pranuar se ajo ishte e padrejte, ishte kolonialiste, ishte nje krim dhe si e tille duhet anulluar. Qe nga deshmia e Eduard Greit ne Dhomen e Komuneve, apo e Pierre Pol Kambonit ne kujtimet e tij, qe nga leterkembimi i Greit me Kontin Bekendorf, deri tek deklarata e ish-kryeministrit britanik Bler apo e te ndjerit Robin Kuk ne Dhomen e Komuneve ne prill 1999.

Ne e njohim Konferencen e Londres, te Versajes, te Lozanes, te Firences, te Jaltes, te Parisit, te Rambujese, te Konculit, te Ohrit. Por mbi te gjitha ne njohim Konferencen e Londres te 28 nentorit 1912 qe shpalli Pavarsine e Shqiperise natyrale, te mohuar apo te riparuar nga Konferencat e mesiperme. Ne nuk jemi profesore te se drejtes nderkombetare as mbikqyres te marrdhenieve nderkombetare. Por secili prej nesh eshte profesor i te drejtes kombetare, prandaj kerkojme te bashkohemi.

Miqte e mij

Lista per Shqiperi natyrale do te kete edhe nje politike te jashtme ne perputhje me qellimin tone kryesor, bashkimin kombetar. Thelbi i kesaj politike eshte: Paqe me gjithe boten, miqesi me Europen, Aleance strategjike vetem me SHBA

Formulimi i mesiperm, nuk eshte nje proklamate, por frut i nje analize te gjate, konkrete dhe korrekte. Per ne shqiptaret, ishin SHBA qe nuk lejuan spastrimin etnik te nje pjese te kombit shqiptar, ishte urdheri i ish-presidentit Klinton qe ndaloi operacionin Patkoi, duke rrezuar nga Kali kaloresin me gjithe patkonj. Ishte presidenti Bush qe deklaroi ne Tirane pavarsine e Kosoves, qe i kerkoi Tiranes te merrte pergjegjesite e saj perballe kombit shqiptar. Ne ju jemi mirenjohes. Dhe mirenjohja eshte tipar i kombeve te civilizuara.

Ndersa me fqinjet, dua te jem perseri shume konkret dhe korrekt: Sa kohe qe disa prej tyre mbajne akoma padrejtesisht troje shqiptare, sa kohe qe rivendikojne akoma troje shqiptare, sa kohe qe nuk pranojne te njohin realitete shqiptare, per aq kohe marrdheniet me ata mund te konsiderohen vetem si marrdhenie normale apo te mira. Por Kurre, Asnjehere, nuk mund te konsiderohen as speciale, as te shkelqyera apo me keq strategjike. Ky qendrim eshte ne perputhje me realpolitiken rajonale dhe me synimin e shqiptareve per tu bashkuar ne Shqiperine natyrale

Rruga drejt Shqiperise natyrale eshte e shkurter, por gjithsesi do te jete e veshtire. Por e perballueshme; ne kemi ne Vizion te qarte, kemi edhe nje Mision per te mbaruar. E kemi amanet prej te shkuares se te pareve tane dhe detyrim ndaj te ardhmes se femijeve tane.

Prandaj le te shndrrohemi ne Misionare te Shqiperise Natyrale, le te shtojme vetevehten, koha eshte ne favor te shqiptareve, le te mos i kthejme asaj kurrizin. Ne do ta gezojme Shqiperine natyrale, te rinjte do ta konsolidojne ate, niperit dhe mbesat tona do ta shijojne perjetesisht

Prandaj: Mirdita e ardhme, Miresevjen Shqiperi natyrale

Hymni Kombëtar


Adresa: Takimi do te behet ne 30 tetor 2010, ora 12.30 ne sallen e teatrit te Operas dhe baletit ne Tirane. Mireardhshi

shpallet zyrtarisht Lista e Shqiperise Natyrale

Lajmerim: Per te gjithe miqte e mij qe kane shprehur deshiren te marrin pjese ne shpalljen zyrtare te Listes per Shqiperi Natyrale. Takimi do te behet ne 30 tetor 2010, ora 12.30 ne sallen e teatrit te Operas dhe baletit ne Tirane. Mireardhshi. Miredita e Ardhme; Miresevjen Shqiperi Natyrale. Te gjithe ata qe jane regjistruar deri me tani, jane te ftuar te konfirmojne pjesmarrjen ose jo te tyre, direkt ne FACEBOOK, me mesazh privat ose ne kdanaj@hotmail.com

zgjedhjet lokale te 8 majit ne Shqiperi.

Lista per Shqiperi Natyrale ka vendosur te marre pjese ne zgjedhjet lokale te 8 majit ne Shqiperi. Mbi 63 perqind e shqiptareve duan bashkimin e trojeve shqiptare. Kjo do te jete kauza jone: Mirdita e ardhme, Miresevjen Shqiperi Natyrale. Jane te mirepritura mendimet, deshirat e mbeshtetesve te mij, me mesazhe private ose ne adrese...n kdanaj@hotmail.com dhe 0662030803 Koço Danaj Lista per Shqiperi natyrale