Lista per Shqiperi natyrale
Miresevjen Shqiperi Natyrale.
Kjo eshte balli i Listes se Shqiperise natyrale. Mbeshteteni ate. Perhapeni tek miqte dhe shoket tuaj. Nuk mjafton te thuash se nuk ka shqiptar qe nuk e do ate. Te deshirosh eshte tjeter gje. Te punosh te realizosh deshiren eshte gje tjeter. Shqiperia natyrale nuk ka nevoje per sehirxhinj, ka nevoje per misionare
kdanaj@hotmail.com
zgjedhjet lokale te 8 majit ne Shqiperi
Lista per Shqiperi Natyrale ka vendosur te marre pjese ne zgjedhjet lokale te 8 majit ne Shqiperi. Mbi 63 perqind e shqiptareve duan bashkimin e trojeve shqiptare. Kjo do te jete kauza jone: Mirdita e ardhme, Miresevjen Shqiperi Natyrale. Jane te mirepritura mendimet, deshirat e mbeshtetesve te mij, me mesazhe private ose ne adresen
kdanaj@hotmail.com dhe 0662030803
Koço Danaj
Lista per Shqiperi natyrale
Loje me Letra te Hapura
Shovinizmi grek po luan hapur, ai kërkon të shtojë numurin e grekëve në Shqipëri, të zgjerojë hapsirën e minoritetit grek në Shqipëri. Pra po luan hapur. Ne kuptimin figurative është një Lojë me Letra të Hapura. Dhe sa kohë që luan me letra të hapura nuk mund të mos vëresh edhe shqetësimin e këtij shovinizmi, nxitimin e tij, halucinacionet që po shfaq
Le të analizojmë
Pse minoriteti grek voton për partitë shqiptare?
Domethënia e nëntitullit përbën një nga shqetësimet më të mëdha të shovinizmit grek në Tiranë, në Janinë dhe në Athinë. Eshtë fjala për qytetarët e thjeshtë të këtij minoriteti që jetojnë në Gjirokastër dhe Sarandë dhe fshatrat përreth tyre. Për të disatën herë ata po tregojnë se janë minoriteti më proshqiptar, krahasimisht me minoritetet e tjera që jetojne në Europë. Ashtu si Shqipëria po rikonfirmon se nuk e njeh demokracinë selektive ndaj minoriteteve.(Për fat të keq politika e saj rrallë herë e përdor këtë shkallë të lartë emancipimi, të shoqërisë dhe shtetit shqiptar.)
Më konkretisht :
Minoriteti grek në Shqipëri, është I vetmi në Europë, që voton në shumicë të madhe për partitë e shumicës, pra për partitë shqiptare. Le të marrim disa shëmbuj nga zgjedhjet lokale të vitit 2007. Në qytetin e Sarandës, PBDNJ fiton 5.64 perqind te votave,ne Delvine 7.24 perqind,ndërkaq që përqindja e minoritarëve grekë në Sarandë është më e madhe. Në Gjirokaster 6.87 perqind. Ndersa ne komuna te pastra minoriteti, në zgjedhket locale të vitit 2007 janë arritur keto rezultate : PBDNJ në komunën Aliko fiton 18.4 perqind, partitë shqiptare fitojnë 77.6 përqind, në komunën Dhiver PBDNJ fiton 11.4 përqind,partitë shqiptare fitojnë 88.6 përqind, në komunën Mesopotam PBDNJ fiton 22.3 perqind, partitë shqiptare fitojnë 81.7 përqind, në komunën Finiq ÜBDNJ fiton 42 perqind, partitë shqiptare 58 përqind. PBDNJ fiton 50 deri 60 përqind ne tre komuna, dy Dropull, i poshtem dhe i siperm dhe Livadhja, partitë shqiptare fitojne 40 deri në 44 përqind ne këto tre komuna. (Forca e pare politike në Dhivër për herë te parë del Partia demokratike me 22 përqind të votave
Përgjatë 20 vjetëve, shovinizmi grek, ka përdorur të gjitha metodat ta ndryshojë këtë përqindje në favor të tij, me kërcënime, me pensione, me presione, por ka dështuar. Minoriteti grek në Shqipëri, ndjehet më komod dhe më i sigurtë, përkrah partive shqiptare, se sa përkrah partive greke të dala nga radhët e tij. Pse ka ndodhur kjo? Sepse në Shqipëri nuk ka demokraci selektive mbi bazën e racës apo të etnisë. Ja një shëmbull: Minoriteti grek e di fare mirë se parlamenti aktual shqiptar ka 5 deputetë grekë në gjirin e tij.
Por edhe kaq nuk mjafton.
Vangjel Dule dhe Memush Beu
Për minoritetin grek në Sarandë dhe për ata që njohin sadopak historinë, janë në gjëndje të të thonë se deri në vitin 1944, shumica e fshatrave të minoritetit grek kishin këto emra, fshati Memush Bej, Hadër Aga, Aliko, Caush, Kalive bej Pasha, Hoxhe, Ymer Efendi etj. Qeveria e Enver Hoxhës dha urdhër të ndryshohen këto emra. Dhe në vënd të tyre, linën emrat, Livadhja, Lefter Talo, Fitore, Dritas etj.
Përsëri, për ata që e njohin sadopak historinë e dinë fare mire se Komisioni Ndërkombëtar I përcaktimit të kufijve ne vitin 5 dhjetor 1913 do të shprehej per Luginën e Drinos ku shtrihen fshatrat e Dropullitë Poshtëm dhe të Sipërm se:
…Nga të 76 fshatrat e Luginës së Gjrokastrës, 15 prej tyre janë secili pronë e një beu, ndërsa të gjitha pronat e 44 fshtrave të tjerë u përkasin plotësisht bejlerëve dhe agallarëve muslimanë. Vetëm pronat e pepelit dhe të Selios u përkasin ortodoksëve. Të gjitha këto arsye të paraqitura shkurtimisht duken të mjaftueshme për të përligjur dhënien e gjithë Luginës së Gjirokatrës, Shqipërisë…
Ndërsa parlamenti I Shqipërisë I vitit 1992, ju dha tokë ish-minoritarëve që kishin ardhur sipas komisionit ndërkombëtar të caktimit të kufijve…nga krahina e Janinëa të thirrur nga bejlerët shqiptarë për të punuar tokat…
Minoritari I thjeshtë këtë nder që I bëri Parlamenti I Shqipërisë, e konverton në votë për partitë shqiptare. Ndërsa Vangjel Dule, tokën që mori nga pronat e Memush Beut, kërkon ta shndrrojë në teritor grek. Por edhe kaq nuk mjafton për të kuptuar ofensivën e shovinizmit grek.
Moj e bukura More…
Si të lashë, e më s´të pashë!!
Eshtë një këngë e vjetër shqiptare, e kënduar atëhere kur shqiptarët nuk kishin alfabet për të shkruar gjuhën e tyre sepse nuk I linte perandoria turke. Por është një këngë me vlere etnohistorike më shumë se dhjetra libra historianësh. Kush është ai që e ka bërë këngën? Shqiptar. Kujt ja kushtuar këngën? Trojeve të tij. Si quhet teritori I tij? More. Ku është sot ky teritor? Në Greqi, por me emër të ndryshuar, nga More quhet Peloponez.
Shovinizmi grek e di shume mirë këtë gjë. Ashtu sic di gjenocidin fashist mbi shqiptarët e krahinës së Camërisë ne kohën moderne. Ky shovinizëm, di akoma më shumë. Ai e di se shqiptarët po zgjohen, po kërkojnë të jenë si të tjerët, po kërkojnë të bashkohen. Por këtë herë, kanë zgjedhur rrugën e paqes. Shovinizmi grek e di fare mirë se në Kosovë, forca e tretë politike doli një Lëvizje politike që kërkon bashkim me Shqipërinë, nesër kjo do të ndodhë edhe në parlamentin shqiptar, edhe në parlamentin e maqedonisë. Ai e di, se gjatë vizitës në Kosovë, zëvëndësnihmëssektretari i shtetit amerikan Tomas Kautrimen, preferoi takohej vetëm me pëefaqësuesit e Lëvizjes Vetvendosja. Shovinizmi grek më shpejt se sa disa politikanë shqiptarë, po shikon në horizont Shqipërinë Natyrale, po shikon në horizont Camërinë si Zonë e lirë midis shqipërisë dhe Greqisë. Prandaj ka mobilizuar pararojën e tij, diku si politikanë nga radhët e partive shqiptare, diku nga radhët e disa shqiptarëve te greqizuar, diku nga radhet e disa intelektualeve minoritarë, për të shtuar numurin e minoritetit, për të bërë gati shndrrimin e tokave ne teritore.
Eshtë një lojë me letra të hapura, me konsensus të të gjitha partive politike greke që nga ekstremi i djahttë deri tek ekstremi i majtë. Mustaqet e buta të Jorgo Papandreut në presidiumin e Brukselit apo të Internacionales Socialiste, përballë kombit shqiptar janë transformuar në tela me gjëmba shovinistë. Nuk ka të majtë më ultranacionaliste në Europë se sa e majta greke. Antoni Samarasit, kostumi fin dhe elokuenca e shfaqur nëpër deklarata përballë kombit shqiptar i duket si kostumi i Napolon Zervës. Nuk ka të djathtë më ultranacionaliste në Europë se sa e djathta greke.
Eshtë Lojë me Letra të Hapura. Këtë Lojë do ta fitojë kombi shqiptar. Nga Presheva deri ne More. Nga Durrësi deri në Shkup. Eshtë proces I pakthyeshëm, progresiv, europeist. Eshtë Amanet I së shkuarës dhe detyrim I së ardhmes
kdanaj@hotmail.com
Autori eshte Drejtues I Lista per Shqiperi natyrale
Mos harroni amanetin e Petro Luarasit
Perpjekja e shovinizmit grek per shtuar minoritetin me emra shqiptaresh, eshtë Lojë me Letra të Hapura. Këtë Lojë do ta fitojë kombi shqiptar. Nga Presheva deri ne More. Nga Durrësi deri në Shkup. Eshtë Amanet I së shkuarës dhe detyrim I së ardhmes. Mos harroni amanetin e Petro Luarasit : “Edhe Krishti në na thëntë; une jam grek, eni pas meje; do ti themi: Pa mblidh mëntë; se shqiptari, s’vjen pas teje
Çfare qeverie dhe presidenti do te kete Kosova?
Çfare qeverie dhe presidenti do te kete Kosova? Nje qeveri dhe nje president per te mbrojtur interesat e shqiptareve, apo nje qeveri dhe president me orientim serbo-rus. Neqoftese ne PDK ne menyre figurative kane vdekur deputetet shqiptare, qeveria do jete me orientim serbo-rus. Uroj qe ata te jene gjalle, me qellim qe te krijohet nje qeveri dhe nje president ne interes te shqiptareve
Kur vdesin IDETE, lindin TIFOZET
bashkimi kombetar qenka Haram!! per Imamet
Imami i Xhamise se madhe te Prishtines, Krasniqi ka mallkuar ata muslimane qe votuan per Vetevendosjen. Sipas tij: Vetëvendosja është një lëvizje enveriste dhe myslimanët duhet me qenë larg saj. Është mëkat me ia dhanë votën Vetëvendosjes. “Vetëvendosjes” është haram.
Domethene sipas Imamit, bashkimi kombetar qenka Haram!!
Çelësat e shtëpisë sonë të përbashkët që quhet Shqipëri Natyrale,
Lufta e dosjeve
ndërshqiptare në Maqedoni
21 Janari 2011 fillon në Tetovë. Një ditë të bukur, një ish-punonjës i shërbimit sekret jugosllav UDB dorëzon në Komisionin e Lustrimit disa dosje sekrete që akuzonin për lidhje me shërbimin sekret jugosllav, disa politikanë shqiptare që janë aktualisht në pushtet. Më vonë, një tjetër rastësisht gjen në oborr dosje të tjera dhe i bën publike. Ngjarja ndodh në territorin shqiptar. Nuk gjendet asnjë dosje në territorin maqedonas. Acarohet situatë ndërmjet shqiptarëve. Synohet vëllavrasja midis tyre. Por politikanët shqiptarë rezistojnë dhe nuk lejojnë militantet e tyre të kapërcejnë pragun e luftës politike. Situata qëndron vetëm në deklarata politike. Populli nuk ftohet të protestojë në mbrojtje të politikanëve të tij as kundër tyre. Lufta e dosjeve në territoret shqiptare në Maqedoni duket se po shkon drejt shuarjes. Por një gjë mbeti, për të mos harruar. Burimi i dosjeve të gjetura rastësisht në oborre shtëpish! Ishte Beogradi, ishte ish-UDB-ja.
Lufta e zgjedhjeve në Kosovë
Zhvillohen zgjedhjet në Kosovë në 12 dhjetor. Për herë të parë marrin pjesë forca politike që kanë në program bashkimin me Shqipërinë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lëvizja për bashkim. Një ditë para zgjedhjeve , gazeta prestigjioze ‘Financial Times’, shprehet se vetëvendosja do fitoje 22 për qind. Rezultatet e para i japin vetëm 13 për qind. Natën e numërimit të votave, Prishtina ndodhet në prag të përplasjes midis shqiptarëve. Falë ndërhyrjes së policisë shmanget përplasja midis militantëve të PDK-së dhe LDK-së përballë hotel ‘Grandit‘ në orën 24.00. Përplasja nuk ndodh, por fillon kontestimi i zgjedhjeve. Në kontestim prin ‘Vetëvendosja’. Një ditë me pas, përsëri një gazetë prestigjioze, ‘The Economist’ shkruan se në Kosovë mbretëron një qetësi para stuhisë. Megjithatë, stuhia nuk ndodh, partitë politike fillojnë kontestimet të cilat pranohen në shumicën e tyre. Pakënaqësia kanalizohet në rrugë institucionale. Bashkësia ndërkombëtare ndryshon qëndrim dhe mbështet kontestimet. Në daten 15 dhjetor shqiptaret e Shqipërisë fillojnë të lëvizin pa viza. Ndërsa ne datën 16 dhjetor nxirret nga sirtari dhe mbush faqet e shtypit dhe ekraneve të televizorëve, një raport i quajtur tashmë raporti i Dik Martit. Shatanizohen shqiptarët, bashkohet UÇK-ja me akuzat e drejtuesve të saj. Hutohet Tirana, Prishtina dhe Tetova, reagimi në fazën e parë është emocional, nuk depërtohet në thelbin e ngjarjes. Në Kosovë fillon nga disa segmente politike akuza e ndërsjellë. Një organizate me emrin Veteranet e UÇK-së akuzon Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj Albin Kurti se janë prosllavë. (Prosllavë se kërkojnë bashkim me Shqipërinë!!). Më vonë, shfaqet Tadiç që lan duart si Ponc Pilati, duke deklaruar se jam i gatshëm te takohem me Thaçin, pavarësisht akuzave. Por Kosova ne thelb është protektorat amerikan dhe nuk lejohet që situata te acarohet me tej, prandaj bëhen zgjedhje nga Drenica në Mitrovice. Megjithatë, diçka u arrit, u zbeh jehona e futjes se ‘Vetëvendosjes’ në Parlament që ne fakt ishte kryengjarja në mbarë hapësirën e kombit shqiptar, pasi për herë të parë në një parlament shqiptar hyn si forcë e trete politike një lëvizje që kërkon hapur bashkimin e trojeve shqiptare.
21 Janari në Tiranë
Është një ngjarje që ngjan me librin e Markezit, Kronike e një vrasjeje te paralajmëruar. Kur filloi? Filloi me nje video te shfaqur në një TV kombëtar. Dy ish miq te ngushte qe nga viti 2000, përgjohen, zëvendësi përgjon kryetarin. Afera: Korrupsion. Nëntoka politike tregon të kundërtën, ajo bëhet e qartë disa ditë më vonë.
Parantezë
Ish-zëvendësi i LSI, Prifti, kishte bërë një kurs 9 mujor me bursën e fondacionit grek Kokalis. Në konventën e krijimit të LSI, ai nuk u zgjodh ne drejtim, por më vonë ju imponua Ilir Metës dhe mori postin e nënkryetarit. Nga ana tjetër pas vitit 2002, fillon joshja e Beogradit ndaj Metës. Ai e pranon këtë joshje, duke bërë disa vizita, te cilat i thelloi pas vitit 2009. Pritet në Beograd me nderime të mëdha pavarësisht postit, duke përfshirë kryeministrin Cvetkoviq dhe presidentin Tadiq. Bën dy deklarata, njëra e tronditi opinionin shqiptar kur pranoi kërkesën e palës serbe mbi minoritetin serb në Shqipëri. E dyta ishte kur deklaroi ndihmën që do t’i jepte Shqipëria Serbisë për t’i siguruar daljen ne Adriatik. Për ata që e njohin Konferencën e Londrës së vitit 1913 e dinë se dalja në Adriatik ka qenë një ndër kërkesat kryesore të qeverisë serbe të asaj kohe. Pol Kambon, ish-ambasador i Francës në Konferencën e Londrës 1913 shprehet për këtë çështje se: Për portin dhe hekurudhën serbe, ne do te propozonim një port neutral ne territorin shqiptar me një hekurudhë nën kontrollin shqiptar…(Pol Kambon, Korrespodenca, vëllimi i tretë, botimi Graset 1946, faqe 32). Me gjithë copëtimin e trojeve shqiptare, ky propozim u hodh poshtë. Pas vitit 1945, Tito krijoi me ndihmën e territoreve shqiptare, edhe Republikën socialiste jugosllave te Maqedonisë me synim te siguronte edhe një dalje tjetër në det, nëpërmjet Selanikut. Por dështoi, pasi Greqia në Konferencën e Jaltes mbeti nën influencën anglo amerikane 90 për qind dhe vetëm 10 për qind nën influencën ruse. Pas prishjes edhe me Shqipërinë në vitin 1948, mbeti edhe pa dalje nëpërmjet Adriatikut. Pas rifitimit te pavarësisë nga Mal I Zi, është tërësisht e izoluar nga daljet ne det. Për këtë deklaratë të Metës, heshti edhe qeveria, heshti edhe opozita. Ndërkaq disa ditë më pas shfaqet Videoja, e cila ishte regjistruar gati një vit më parë nga zëvendësi i tij. Siç duket nuk kishte heshtur Athina.
Opozita kalon në
kundërsulm
Por kundërsulmi është I një lloji tjetër. Nuk pati reagim se si mundet një ministër i qeverisë shqiptare t’i premtoje daljen në Adriatik Serbisë që ka të bëjë me sigurinë kombëtare dhe me shumë me çështjen kombëtare. Ajo e përdori videon si një mjet në luftën për pushtet. Një gjeneral pa ushtri, pjesëtar i opozitës së bashkuar, kërkon aplikimin e skenarit tunizian për Shqipërinë. Askush nuk flet, askush nuk i kundërvihet. Hesht edhe shërbimi sekret. Disa dite me pas, dy gjeneralë të tjerë pa ushtri, por prestare te opozitës se bashkuar, Milo dhe Dule, njëri pas tjetrit shfaqen në ekrane dhe i bëjnë thirrje popullit të marrë në dorë fatin e tij. Po cilit popull? Kryetari i PBDNJ ditën e demonstratës nuk solli asnjë autobus për të bërë demonstratë në Tiranë me përfaqësues të partisë së tij, pra nuk solli popull minoritar!! Pse? Këtë duhet ta sqaroje Dule. Fatkeqësisht, lideri i opozitës dhe kryetar i partisë socialiste Rama, ndryshe nga 20 prilli 2010, këtë herë ju mban ison.
Retrospektivë
Në 20 prill 2010, kur opozita beri protestën më të madhe, të dy këta gjeneralë pa ushtri, kur folën i bënë thirrje popullit të marrë në dorë fatin e tij duke e ndërsyer kundër policisë. Menjëherë pas tyre, flet Edi Rama dhe ndalon protestuesit të sulmojnë policinë duke ju thënë: Ej ju, nuk keni punë me policinë. Rama aso kohe përkrahet nga Spartak Ngjela, i cili bëri të njëjtën thirrje.
Kthim në realitet
Fillon demonstratë, që në fillim duket se është pa komandant. Populli është pa parti. Udhëheqja e partisë është diku tek Ura e Lanës apo tek dy kullat. Por populli pa parti quhet turme, quhet Zhakeri. Fillo përleshja me policinë. Ndërhyn policia me ujë dhe gaz lotsjellës. Shumica tërhiqet, ikën në shtëpi, mbeten vetëm një grup njerëzish që vazhdojnë përleshjen me policinë. Vriten tre veta. Ndërkaq Rama i bën thirrje atyre që kishin mbetur të tërhiqen, të mos përleshen. Përafërsisht në të njëjtën orë, Sali Berishës i thonë të përdorë ushtrinë. Pohimin e beri vetë Berisha gjatë takimit me forcat e gardës. Kush ja tha? Këtë duhet ta thotë Berisha, ose mund ta thotë edhe ministri i Mbrojtjes. Por një gjë dihet, Berisha refuzoi kategorikisht të përdorë ushtrinë. Megjithatë, një gjë kërkon të dihet, ai që ja sugjeroi përdorimin e ushtrisë e kishte nga vetja, apo ja kishin sugjeruar nga Athina. Le te presim hetimin. A do te merret ai me ketë çështje? E ndërkaq, ne darken e 21 janarit, shfaqen shume ashpër dy pjesëtare te qeverise, Meta dhe Imami, por nuk shfaqet I tille Olldashi dhe me vone Bode. Ndërsa tre gjeneralët pa ushtri te opozitës, Milo, Gjinushi dhe Dule nuk flasin fare, zhduken nga ekranet, për gati një javë.
Le të vijmë tani tek e vërteta
Shumëkush edhe këto ditë te nxehta politike, 14 shtatorin 1998 e ka konsideruar grusht shteti. Por shumëkush nuk pranon te analizoje çfarë quhet grushtshteti. Aso kohe, nuk u prek, Ministri e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, ATSH, Ministria e jashtme etj. Aso kohe, ishte vrarë një udhëheqës popullor i opozitës se atëhershme. Aso kohe u synua të vritej edhe Fatos Nano. (Jo rastësisht një tavolinën e tij u gjet një plumb). Aso kohe kishte marre hov lufta e UÇK-së në Kosovë. Aso kohe, shërbimi sekret serb synoi ta spostonte vëmendjen në Shqipëri. Por SHBA-ja ndërhyri menjëherë. Dhe skenari dështoi. Edhe tani ne forme me te zbutur flitet për grusht shteti apo puç nga te dyja palët. A është kjo e vërteta? Duket se jo.
Kemi te bëjmë përsëri me një skenar, por ketë herë rivalitet serbo-grek. Le ta përmbledhim te vërtetën tone. Aktualisht kombi shqiptar është ne rilindje tërësore. Aktualisht ai ka dy shtete e gjysmë shqiptare. Aktualisht ka një frymë mbarëkombëtare për bashkim kombëtar. Aktualisht forca e tretë politike në Kosovë me prirje të dalë forcë e parë apo e dytë kërkon bashkim me Shqipërinë. Aktualisht forcat pro bashkimit po gjallërohen në gjirin e partive politike shqiptare në Maqedoni, aktualisht ne Shqipëri po merr hov domosdoshmëria e bashkimit. Sondazhi i fundit i ‘Gallupit’ tregoi se kryeqyteti i Shqipërisë Tirana, në masën 69 për qind ishte pro bashkimit me Kosovën. Por fqinjët nuk janë dakord. Zëvendëskryeministri serb dhe ministër i Policisë e deklaroi këtë hapur në muajin shtator 2010 kur u shpreh se nuk mund të lejojmë krijimin e tre shteteve shqiptare ne rajon. Sentencën: Bashkimi bën fuqinë, ata e njohin më mirë nga politikanet shqiptare. Ata nuk e kanë harruar, fjalimin e ish presidentit amerikan Xhorxh W. Bush në tiranë kur kërkoi që Tirana të marrë përgjegjësitë e saj para kombit shqiptar, kur kërkoi që në vend të boshtit Beograd-Athinë, të krijohet trekëndëshi Tiranë-Beograd-Athinë si parakusht I stabilizimit të rajonit. Por strategët e Athinës dhe Beogradit e kanë të qartë se këtë nuk mund ta ndalojnë dot. Brenda 3 muajve janë mbi 600 analiza, komente, deklarata te publikuara në Beograd dhe Athinë që kanë për temë bashkimin kombëtar të shqiptareve. (Shërbimi sekret shqiptar ka një qendër analitike. Nuk jam në gjendje të them se sa janë bërë objekt analize dhe nxjerrje konkluzionesh ky mal me mbi 2 mije faqe).
Prandaj strategët serbo-grekë ju kane sugjeruar qendrave te tyre politike nevojën e rritjes së ndikimit në Tirane, Prishtinë, Tetovë nëpërmjet mbështetjes se politikaneve shqiptare që ndjehen më shumë serbe apo greke, pavarësisht se nënshtetësinë do ta kenë shqiptare. Në pamundësi të ndalojnë krijimin e trekëndëshit, Tiranë-Beograd-Athinë, ata rivalizojnë të kenë ndikim mbi një nga brinjët kryesore te këtij trekëndëshi. Prandaj në harkun e 6 muajve përpunuan ne fillim Luftën e Dosjeve ne Tetove, shatanizhimin e Kosovës dhe se fundi 21 janarin në Tiranë.
Në vend të përfundimi
Çelësat e shtëpisë sonë të përbashkët që quhet Shqipëri Natyrale, nuk mund të lihen në duart e fqinjëve kur e di se sa makutër janë ata. As në dorë të politikaneve qe kane te drejte te ndjehen serbe, greke, italiane etj. Por që nuk kanë të drejtë të kenë çelësa në dorë. Demokracia nuk e zhduk makutërinë, thjesht e sofistikën atë.
(Autori është drejtues i Listës për Shqipëri Natyrale)
Koço Danaj
Votoni Listen per Shqiperine Natyrale
A duhet qe klasa politike te kerkoje bashkimin e Kosoves me Shqiperine?
Koço Danaj
Lista per Shqiperi natyrale, 30 tetor 2010 ne Tirane
Fjalimi i mbajtur me rastin e shpalljes zyrtare te Lista per Shqiperi natyrale, 30 tetor 2010 ne Tirane
Te dashur miq, nenshkrues te Listes per Shqiperi Natyrale, mbeshtetes te saj apo dashamires.
Mireseerdhet ne kete takim qe shenon shpalljen zyrtare te Levizjes me te re mbarekombetare, me emrin Lista per Shqiperi Natyrale.
Qellimi jone eshte i qarte qysh ne titull, ne kerkojme dhe do te kerkojme bashkimin e trojeve shqiptare me mjete demokratike. Ne duam te zhdukim dhe do ta zhdukim artificialitetin unikal ne mbare kontinentin, qe nje komb siç eshte Kombi shqiptar, te kete qe nga Ulqini deri ne kepin e Stillos, si vije kufitare vetem vehten e tij.
Miqte e mij
Per disa, padrejtesia qe ju be shqiptareve ne Londer 1913, u konsiderua si nje çmim provizor qe duhej te paguanin shqiptaret gjoja ne emer te paqes ballkanike dhe boterore. Por pas afer nje shekulli, rezultoi se cmimi nuk ishte provizor e per me teper as ne emer te paqes. Cmimi ishte mizor, mbushur me racizem dhe inferioritet dhe me destabilitet te rajonit deri atje sa ai u konsiderua Fuçi-Baroti.
Prandaj shqiptaret kane te drejten te pohojne se paqja reale ne rajonin e ballkanit, stabiliteti real dhe jo ai i karakterit te protektoratit, do te vendosen duke riparuar padrejtesine ndaj shqiptareve. Prandaj edhe Platforma e Shqiperise Natyrale eshte nje oferte per paqe, stabilitet, progres dhe mirqenie qe u ofrohet fqinjeve te shqiptareve, bashkesise nderkombetare. Pergjate nje shekulli shqiptaret kane derdhur aq shume gjak sa mund te benin 5 Shqiperi Natyrale. Na kane vrare dhe jemi vrare me njeri tjetrin. Por tani: Mjaft, Boll me. Ne kemi zgjedhur rrugen e paqes, demokracise dhe dialogut. Te mos e pranosh kete oferte paqeje, stabiliteti dhe progresi do te thote se mendon te kunderten dhe pergatitesh per te kunderten. Do te thote se ne vend te Pellumbave te Paqes, preferon shigjetat e Luftes.
Ne do te formulojme nje Kod te Ri Etik ne marrdheniet me njeri tjetrin, nje kod te ri politik, qe do te thote se para se te jesh pjestar i kesaj apo asaj partie politike, je shqiptar, nje Kod te ri fqinjesor duke mos lejuar me perbuzjen apo racizmin ndaj askujt. Shprehja aq e perhapur O sa mire me qene shqiptar, nuk eshte romantizem apo folklorizem, por nje ofshame gjememedhe, nje kundervenie dhe nje mbrojtje ndaj dhunimit te qenies nacionale shqiptare nga dikush apo disa fqinje dhe segmente fqinjesh.
Shqiperia natyrale eshte nje Nocion progresist, europeist. Ndersa bashkimi i shqiptareve eshte nje garanci per stabilitetin e vete Europes ku bejme pjese. Ne, mbeshtetesit e Listes per Shqiperi Natyrale, refuzojme te vetshperbehemi ne emer te parrullave boshe apo krahasimeve qe na serviren.
Na thone se kombi shqiptar nuk ka nevoje te bashkohet por duhet te ndjeke shembullin e Gjermanise, Zvicres dhe Austrise. Eshte nje teze kunderhistrike dhe kundershqiptare. Eshte kunder historike sepse kur ne vitin 1291, perfaqesuesit e kantoneve te Urit, Shwycit dhe Untervaldenit vendosen themelimin e e Konfederates Helvetike, ne Gjermani jetonin akoma fise gjermane, por jo shtet. Kur Austria ne vitin 1815, pas disfates se Napoleonit u be kreyqendra e Koncertit te Vienes duke u dhene tonin per gati nje shekull marredhenieve nderkombetare, Gjermania akoma nuk ishte e bashkuar. Ndersa ne 28 nentor 1912, ata politikane shqiptare qe u mblodhen ne Vlore, ishin jo vetem nga gjithe hapsira e kombit shqiptar, por edhe shpallen pavarsine e Shqiperise natyrale, qe shtrihej ne 4 vilajetet e atehershme otomane.
Por modeli qe na serviret eshte edhe kundershqiptar. Konferenca e Londres e vitit 1913, i coptoi shqiptaret ne 5 pjese, mbi bazen e llogjikes koloniale, duke shperblyer me teritore shqiptare shtetet fqinje qe u konsideruan fitimtare te Luftes ballkanike apo qe kishin mbeshtetjen e kesaj apo asaj fuqie te madhe.
Por a ka nje model europian qe duhet te ndiqet edhe per Kombin shqiptar? Ka, dhe eshte shume i fresket. Dhe ky eshte shembulli gjerman. Gjermania ne vitin 1945 u nda ne kater pjese dhe me vone ne dy pjese per te kenaqur fitmtaret e Luftes se dyte boterore. Pas 45 vjtesh, kjo padrejtesi koloniale mori fund dhe Gjermania u bashkua. Ky eshte shembulli qe vlen edhe per kombin shqiptar. Perndryshe, kemi te drejte te pohojme se perballe kombeve dhe ceshtjeve te tyre kombetare, bashkesia nderkombetare aplikon dy standarte. Segmente te ndryshme te BE shprehen se ne rastin e Gjermanise kjo ndodhi pasi Gjermania Perendimore e kishte sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar. Po edhe ne Shqiptaret e kemi te sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar, bile ne Preambulen e saj. Dhe kete Kushtetute pasi e miratuan shqiptaret e konsideruan te drejte edhe juristet e nderuar te Komisionit te Venecias, edhe ekspertet e NATO. Prandaj ne kemi te drejte tu drejtohemi politikes dhe diplomacise gjermane: Na ndihmoni edhe ne te bashkohemi ashtu sic u bashkuat ju. Ju jeni Lokomotiva e BE, mos lejoni qe ne gjirin e saj te ekzistojne dy standarte ne ceshtjen kombetare, nje per kombet e medhenj dhe nje per kombet e vegjel.
Na thone se tani qe po shuhen kufijte, nuk ka nevoje te bashkohen shqiptaret. Shuarja e kufijve, nuk e ezauron bashkimin e shqiptareve, perkunder e shtron si imperativ te dores se pare. Sa me shume shtohet qarkullimi I lire I njerezve, aq me shume lind nevoja e forcimit te shteteve ne teritoret e te cilave ndodh ky qarkullim. Dhe kjo per te garantuar cilesine e ketij qarkullimi te lire dhe per te parandaluar kaosin dhe rremûjen. Sa me shume shtohet qarkullimm i lire i ideve nga nje vend ne tjetrin, aq me shume forcohen identitetet kombetare, te vendeve te ndryshme. Dhe kjo per arsyen e thjeshte se qarkullimi i lire i ideve nuk do te thote shuarje e identiteteve nacionale, por perkundrazi forcim I tyre. Sa me shume shtohet qarkullimi I lire I mallrave, aq me shume po behen perpjekje per forcimin dhe perkrahjen e asaj qe quhet sipermarrje kombetare. Globalizem nuk do te thote kaos, por rregull, diversitet identitetesh nacionale, qe japin e marrin me njeri tjetrin, pa u tjetersuar njeri tek tjetri. Njerezit levizin te Lire ne gjithe Europen, por trojet mbeten ety ku jane, shtetet aty ku jane, kombet aty ku jane. Nuk ka shuarje kombesh, por emancipim dhe civilizim te tyre. Dhe elementi I pare I civilizmit te nje kombi eshte e drejta e tij per tu bashkuar. Nga ky rregull universal nuk kane pse te bejne perjashtim shqiptaret. Prandaj ata duhet te bashkohen dhe do te bashkohen ne nje shtet te quajtur Shqiperi Natyrale.
Miqte e mij
Ne jemi nje komb i ndare ne 5 pjese. Sot kur te gjitha regjimet ne rajon jane demokratike, sot edhe ne, ne rruge demokratike kerkojme te bashkohemi. Ne nuk duam te ngrihemi ne kurriz te fqinjeve, por askush nga fqinjet tane, nuk mund te funksionoje normalisht teksa eshte ngritur ne kurrizin tone dhe me trojet tona. Ne pranojme te emancipohemi dhe ky takim eshte shenje e emnacipimit tone, ne pranojme te perfeksionohemi dhe ky takim tregon deshiren tone per perfeksionim. Por ne refuzojme te tjetersohemi. Kurren e kurres.Shprehjet tosk, kosovar, gege, lab, korcar, myzeqar jane nocione gjeografike apo krahinore, por asesi nocione etnike. Ne kemi qene, jemi dhe do te mbetemi shqiptare europeiste qe nga Presheva deri ne Cameri. Kjo nuk eshte teze per vertetim, por Postulat per zbatim. Thjesht ne duam te jemi si te tjeret kombe fqinje me ne apo me larg nesh.
Ne, antaret, mbeshtetesit dhe simpatizantet e Listes per Shqiperi Natyrale shprehim qendrimin tone se kur ndonje politikan apo institucion kerkon te perdore institucionin e shtetit per te na tjetersuar, atehere kemi te drejten tone ta refuzojme ate ne rruge demokratike dhe mjete demokratike. Dhe ky qendrim eshte shqiptarizem i shekullit te 21-te. Prandaj ne i ftojme Politikanet shqiptare te ngrihen mbi interesat e pushtetit dhe te partise per te pare me larg, per te pare interesat e Kombit. Neqoftese nje shtet apo nje parti kerkon te tjetresoje nje pjese te kombit shqiptar, atehere i gjithe kombi shqiptare ka te drejte ta refuzoje kete shtet apo kete parti. Sepse ne Jemi Nje, pavarsisht se perkohesisht nuk jemi bashke
Por, ne i ftojme fqinjet tane: Ejani ne tavolinen e Bisedimeve, Pse hezitoni, le te hedhim aty faktet historike dhe faktet reale, le ti ballafaqojme ato dhe kush ka faktet me vehte te marre te drejten e tij. Mjeti qe ne do perdorim per te realizuar misionin tone eshte : Dialog me kedo, Dialog per gjithshka.Drejtesia per shqiptaret eshte vonuar, por ajo asesi nuk duhet te jete Drejtesi e Cunguar. Ne i konsiderojme te pamjaftueshme zgjidhjet pjesore apo arnimet qe i jane bere Kombit shqiptar, prandaj kerkojme bashkimin e Kombit shqiptar. Prandaj nuk do te ndalemi, nuk do te qendrojme ne vend, perdite e per muaj do te hedhim ne tregun e politikes shqiptare dhe nderkombetare, jo kenge, jo legjenda, jo mite, por teza dhe ide qe vertetojne drejtesine e kauzes tone dhe qe kerkojne domsdoshmerisht nje angazhim me serioz te bashkesise nderkombetare qe keto teza dhe ide te realizohen. Ne do te ndalemi vetem tek Porta e Shqiperise Natyrale, do ta hapim ate Porte sebashke me miqte tane per te gjithe shqiptaret dhe per te gjitha pakicat nacionale qe jetojne dhe do te jetojne te barabarte me shqiptaret.
Per kete arsye, Lista per Shqiperi Natyrale, shume shpejt do te kerkoje ne Gjykaten Nderkombetare te drejtesise ne Hage, shqyrtimin e Ligjshmerise se Konferences se Londres 1913 qe ne menyre koloniale coptoi ne 5 pjese kombin shqiptar. Ne do ti paraqesim asaj deshmi te politikaneve qe jane gjalle dhe atyre qe kane vdekur te cilet kane pranuar se ajo ishte e padrejte, ishte kolonialiste, ishte nje krim dhe si e tille duhet anulluar. Qe nga deshmia e Eduard Greit ne Dhomen e Komuneve, apo e Pierre Pol Kambonit ne kujtimet e tij, qe nga leterkembimi i Greit me Kontin Bekendorf, deri tek deklarata e ish-kryeministrit britanik Bler apo e te ndjerit Robin Kuk ne Dhomen e Komuneve ne prill 1999.
Ne e njohim Konferencen e Londres, te Versajes, te Lozanes, te Firences, te Jaltes, te Parisit, te Rambujese, te Konculit, te Ohrit. Por mbi te gjitha ne njohim Konferencen e Londres te 28 nentorit 1912 qe shpalli Pavarsine e Shqiperise natyrale, te mohuar apo te riparuar nga Konferencat e mesiperme. Ne nuk jemi profesore te se drejtes nderkombetare as mbikqyres te marrdhenieve nderkombetare. Por secili prej nesh eshte profesor i te drejtes kombetare, prandaj kerkojme te bashkohemi.
Miqte e mij
Lista per Shqiperi natyrale do te kete edhe nje politike te jashtme ne perputhje me qellimin tone kryesor, bashkimin kombetar. Thelbi i kesaj politike eshte: Paqe me gjithe boten, miqesi me Europen, Aleance strategjike vetem me SHBA
Formulimi i mesiperm, nuk eshte nje proklamate, por frut i nje analize te gjate, konkrete dhe korrekte. Per ne shqiptaret, ishin SHBA qe nuk lejuan spastrimin etnik te nje pjese te kombit shqiptar, ishte urdheri i ish-presidentit Klinton qe ndaloi operacionin Patkoi, duke rrezuar nga Kali kaloresin me gjithe patkonj. Ishte presidenti Bush qe deklaroi ne Tirane pavarsine e Kosoves, qe i kerkoi Tiranes te merrte pergjegjesite e saj perballe kombit shqiptar. Ne ju jemi mirenjohes. Dhe mirenjohja eshte tipar i kombeve te civilizuara.
Ndersa me fqinjet, dua te jem perseri shume konkret dhe korrekt: Sa kohe qe disa prej tyre mbajne akoma padrejtesisht troje shqiptare, sa kohe qe rivendikojne akoma troje shqiptare, sa kohe qe nuk pranojne te njohin realitete shqiptare, per aq kohe marrdheniet me ata mund te konsiderohen vetem si marrdhenie normale apo te mira. Por Kurre, Asnjehere, nuk mund te konsiderohen as speciale, as te shkelqyera apo me keq strategjike. Ky qendrim eshte ne perputhje me realpolitiken rajonale dhe me synimin e shqiptareve per tu bashkuar ne Shqiperine natyrale
Rruga drejt Shqiperise natyrale eshte e shkurter, por gjithsesi do te jete e veshtire. Por e perballueshme; ne kemi ne Vizion te qarte, kemi edhe nje Mision per te mbaruar. E kemi amanet prej te shkuares se te pareve tane dhe detyrim ndaj te ardhmes se femijeve tane.
Prandaj le te shndrrohemi ne Misionare te Shqiperise Natyrale, le te shtojme vetevehten, koha eshte ne favor te shqiptareve, le te mos i kthejme asaj kurrizin. Ne do ta gezojme Shqiperine natyrale, te rinjte do ta konsolidojne ate, niperit dhe mbesat tona do ta shijojne perjetesisht
Prandaj: Mirdita e ardhme, Miresevjen Shqiperi natyrale