Shqipëria Natyrale

Shqipëria Natyrale
PERKRAHJA E JUAJ FINANCIARE PER LISTEN SHQIPERIA NATYRALE
Koco Danaj AL81214112090 111288802010120 Swift.UNALALTR UNIONBANK Rruga Reshit Collaku, Pallati i Shallvareve 2/18 Tirane kdanaj@hotmail.com Koço Danaj Per te gjithe miqte e mij. Duke filluar qe sot nr im i celularit eshte: O662030803. Ju uroj te gjitheve nje vit te mbare, per juve, familjet tuaja dhe mbare kombin Shqiptar.

MESAZH PER ANTARET E LISTES PER SHQIPERI NATYRALE

Mesazh per antaret e Listes per Shqiperi Natyrale ne: Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Lugine te Presheves, Mal te Zi, Europe, SHBA, etj etj: Miqte mij, ju nuk jeni thjesht antare te nje Levizje mbarekombetare te regjistruar juridikisht. Jeni me shume se kaq, jeni misionare te nje Kauze te Madhe, kauzes se bashkimit te trojeve shqiptare. Dhe kjo do te thote se thelbi i punes suaj jane idete, argumentet pse bashkimi eshte domosdosheri historike, problem i shtruar per zgjidhje. Ju nuk duhet te nxeheni me askend qe nuk eshte dakord, nuk duhet te shani apo etiketoni asnje qe nuk pranon aktualisht bashkimin, qofte politikan i larte apo qytetar i thjeshte. Deviza jone eshte: Te gjithe jane te nevojshem, por e Domosdoshme eshte vetem Shqiperia Natyrale.Me respekt per te gjithe ju qe jeni tashme antare te Listes per shqiperi natyrale dhe dashamiresi per ata qe nuk jane akoma. Koço Danaj Kryetar i Lista per Shqiperi Natyrale

Lista per Shqiperi natyrale

Mirdita e Ardhme,

Miresevjen Shqiperi Natyrale.

Kjo eshte balli i Listes se Shqiperise natyrale. Mbeshteteni ate. Perhapeni tek miqte dhe shoket tuaj. Nuk mjafton te thuash se nuk ka shqiptar qe nuk e do ate. Te deshirosh eshte tjeter gje. Te punosh te realizosh deshiren eshte gje tjeter. Shqiperia natyrale nuk ka nevoje per sehirxhinj, ka nevoje per misionare



kdanaj@hotmail.com

Meta dhe Miloshoski u shprehen kunder ndryshimit te kufijve.

Meta dhe Miloshoski u shprehen kunder ndryshimit te kufijve. E konsideruan anakronike dhe kerkuan te ndjekim pervojen e Europes pas 1945. Bukur. Rajoni i Alsas-Lorenes ju bashkua Frances pa lufte. Gjermania u bashkua pa lufte. Cekosllovakia u nda pa lufte. Kete pervoje duan te zbatojne edhe mbeshtetesit e Shqiperise Natyrale. Maqedonia te ndahet pa lufte. Kosova te bashkohet me Shqiperine me vendim parlamentesh.

Festa e GJND mbaroi.

Festa e GJND mbaroi. Me vendimin e saj, çeshtja shqiptare nuk u zgjidh perfundimisht. GJND hapi dritaren e zgjidhjes legale te bashkimit te shqiptareve ne nje shtet. 2013 po troket tek porta. Le ta hapim ate. Ashtu siç u konsiderua legjitime pavarsia e Kosoves, do te konsiderohet i tille edhe bashkimi i shqiptareve.

Nuk ka perëndi të anulojë një shekull lufte dhe përpjekje

....Nuk ka perëndi të anulojë një shekull lufte dhe përpjekje
mbinjerëzore, te anulloje Pavarsine e Kosoves. Dhe për te përfunduar përsëri deklaroj: Nuk do te kete perëndi ta ndalojë bashkimin
e shqiptarëve në një shtet, ta ndalojë Shqipërinë Natyrale...(Botuar ne gazeta Lajm, Prishtine)

deri tani Tirana nuk reagoi

Qeveria e Kosoves, Parlamenti i Kosoves e denuan riburgosjen e Ramush Haradinaj nga Gjykata e Hages. Veteranet e UCK paralajmeruan deri edhe destabilizim te te gjithe Ballkanit. Beogradi e pershendeti. Ndersa deri tani, politika e Tiranes, qeveria, parlamenti, opozita, as e denon, as e miraton. Vetem hesht. Perse? Ka frike? Nga kush?

Mirdita e Ardhme,

Mirdita e Ardhme, Miresevjen Shqiperi Natyrale. Per nje muaj jane regjistruar 13294 mbeshtetes te saj, pa dallim bindjesh politike dhe krahine ku jetojne. kdanaj@hotmail.com

Platforma

e Shqiperisë Natyrale nuk ka nostalgji për Ahmet Zogun, Enver Hoxhen, Mitat Frasherin, Xhaferr Deven, Hasan Dostin etj, por për dhjetra
mijra përkrahës te tyre. Ajo synon Shqipërine Natyrale, synon bashkimin e të
gjallëve, prandaj edhe respekton mitet e vdekura të tyre. Respekt Preferencave politike, te bashkuar ne Referencen etnike qe eshte bashkimi i kombit.

Faleminderit miqte e mij.

Per 4 dite, nga Kosova, Shqiperia Lindore, Diaspora, Shqiperia e cunguar etj kane konfirmuar pjesmarrjen e tyre per takimin ne Pallat te Kongreseve qe do te zhvillohet gjate muajit tetor gjithsej 1842 veta. Faleminderit miqte e mij. te tjere qe duan te konfirmojne pjesmarrjen ta bejne ate direkt ne Facebook, apo ketu ne faqe, me mesazh privat ose tek kdanaj@hotmail.com.

Koço Danaj thotë

Diplomate,
politikane, publiciste te huaj dhe vendas po perhapin panik dhe fryme fatalizmi ne rajon mbi te ashtuquajturen shkembim teritoresh. Por nuk thone te verteten qe ekziston ne strategjite e fuqive te medha e cila eshte: Nuk do te kete shkembim teritoresh, por bashkim teritoresh ne nje shtet te quajtur Shqiperi Natyrale dhe pastaj do kete paqe dhe progres dhe miqenie rajonale

Pas 15 ditesh Lista e Shqiperise Natyrale arriti ne 4922

Pas 15 ditesh Lista e Shqiperise Natyrale arriti ne 4922 mbeshtetes. Nga keta, 513 jane regjistuar ne FB, te tjeret me telefon, me imel dhe nga kontaktet ne qytete te ndryshme te ShqiperiseL. Nga Shqiperia jane 2010 veta, nga Kosova jane regjistruar 1130 veta, nga Shqiperia Lindore (Maqedoni) 1234 veta, Diaspora 474 veta, nga Lugina e Presheves, 57veta, nga Mal i Zi, 27 veta. Lista vazhdon...kdanaj@hotmail.com

BE quan demokraci Referendumin per mbrojtjen e qenve, pse nuk quan demokraci Referendumin per Shqiperine Natyral

Krijohet Lista për Shqipërinë Natyrale, 72 % të shqiptarëve pro bashkimit me Kosovën
Danaj: 2012 duhet ta gjejë Kosovën të bashkuara me Shqipërinë, politikanët heshtin për të ruajtur pushtetin
Danaj: Në BE nuk shkohet me vilajete neootomane, referendum për bashkimin e trojeve shqiptare
Danaj:Kur BE quan demokraci Referendumin per qente, pse nuk e quan demokraci Referendumin per njerezit?

Danaj: Minoriteti serb ekziston vetëm në deklarata politikanësh që duan të bëjnë karrierë politike ne kurriz te kombit


Intervistoi: Adriatik Doçi

Politologu dhe analisti, Koço Danaj, flet për themelimin e lëvizjes për Shqipërinë Natyrale, mbi krijimin e listës dhe platformës, rreth referendumit për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, mbi pasqyrimin e lajmit nga mediat e vendeve fqinje, mbi tronditjes e Serbisë dhe heshtjen e klasës politike ne Shqiperi. Danaj sqaron edhe një herë në detaje qëllimin e kësaj lëvizje, që është bashkimi i Kosovës me Shqipërinë deri në 2012, flet mbi rekordin e mbështetësve vetëm për disa ditë si dhe për sfidat e ardhshme. Danaj thekson se lista për Shqipërinë Natyrale është rrjedhimi konkret i platformës për Shqipërinë Natyrale, e cila tashmë është e njohur jo vetëm në mjedisin shqiptar, jo vetëm në mjedisin rajonal, por edhe akoma më gjerë. Ai shtoi se Serbia tashmë pranon të diskutojë dhe të debatojë për Shqipërinë Natyrale, pa i satanizuar shqiptarët si destabilizues. Danaj shprehu bindjen se në themel të kësaj lëvizje është dialogu demokratik dhe faktet, ndaj sipas tij Bashkimi Evropian nuk mund të dalë kundër, pasi nuk mund ta dalë kundër vetes, pra kudër sistemit demokratik. Danaj u ndal edhe te pretendimet e fundit të disa vendeve fqinje për minoritetet e tyre në Shqipëri. Ai deklaroi se minoriteti serb mund të ekzistojë vetëm në deklarata politikanësh, të cilët duan të bëjnë karrierë politike, duke paraqitur veten si luajalë.

- Z. Danaj, ditët e fundit, një lajm për krijimin e një lëvizje për Shqipërinë Natyrale, pra për bashkimin me Kosovën, ka pushtuar mediat kryesore të vendeve fqinje, sidomos të Serbisë, Greqisë, Maqedonisë dhe Kosovës. Meqenëse ju jeni kryeideatori i kësaj lëvizje, e mund të na thoni diçka më të detajuar rreth kësaj ngjarjeje?

Lista për Shqipërinë Natyrale është rrjedhimi konkret i platformës për Shqipërinë Natyrale, e cila tashmë është e njohur jo vetëm në mjedisin shqiptar, jo vetëm në mjedisin rajonal, por edhe akoma më gjerë. Kjo erdhi si pasoj e ideve dhe tezave të shtruara në këtë platformë, ide të cilat kanë të bëjnë me thelbin e demokracisë, e cila nuk njeh asnjë tabu, pranon diskutimin e të gjitha ideve, pranon tavolinën e bisedimeve si mjetin kryesor për zgjidhjen e të gjitha problemeve, qofshin edhe ato etnike. Dhe për të mos e lënë këtë ide thjeshtë në fomin e shkrimeve të ndryshme, u kalua në një fazë tjetër, që është organizimi konkret i një lëvizjeje mbi partiake, i një lëvizjeje mbarë kombëtare, të cilën unë e kam cilësuar Lista për Shqipërinë Natyrale. Menjëherë mbas botimit të kësaj liste nga disa nga mediat kryesore të rajonit, ju bë një jehonë shumë e madhe. Gjithsesi, ajo që kishte më shumë rëndësi ishte se tashmë publicistika, apo media serbe, pranon të flasë për Shqipërinë Natyrale, pranon të diskutojë për Shqipërinë Natyrale, por me një veçori: nuk i satanizon dot më shqiptarët si destabilizues. Po të lexohen të gjitha shkrimet e botuara deri më sot nuk ekziston më ky nocion, si destabilizues, si njerëz që duan luftë, sepse në thelb të listës për Shqipërinë Natyrale është debati i hapur dhe dialogu demokratik. Në thelb të veprimtarisë për realizimin e Shqipërisë Natyrale janë mjetet demokratike. Kjo është arsyeja kryesore jo vetëm e jehonës që iu bë dhe që vazhdon të bëhet, por edhe faktit të shqetësimin të tyre sesi ta përballojnë këtë ide kaq të madhe, e cila tashmë po fillon të formatizohet në organizime konkrete që po frymëzojnë sa më shumë shqiptarë, me qëllim që e gjithë ajo mbështetje popullore për bashkimin e trojeve shqiptare të konvertohet tashmë në votë.

- Mirëpo, e kundërt paraqitet situata në Shqipëri. Kemi një disinteresim të pazakontë të mediave shqiptare për këtë çështje kaq sensistive, kaq historike dhe aktuale. Mendoni se bashkimi me Kosovën vijon të mbetet tabu për shqiptarët apo një gjë i tillë nuk i intereson politikës? Çfarë fshihet pas kësaj heshtjeje?

Nuk është tabu për shqiptarët, përkundrazi shqiptarët në Shqipëri e mbështesin fuqishëm bashkimin e trojeve shqiptare. Mund t’ju them vetëm një detaj që, sipas sondazhit të fundit të Gallup, i një organizimi ndërkombëtarë dhe prestigjioz, pra sipas këtij sondazhi 74 % e shqiptarëve në Kosovë e duan bashkimin me Shqipërinë, dhe 72 % e shqiptarëve në Shqipëri e duan bashkimin me Kosovën. Pra, shqiptarët e duan bashkimin, e shikojnë bashkimin si mirëqenie, si progres, si evropeizëm, si qetësi, si të ardhmen e tyre. Ka një hezitim e një pjese të politikanëve shqiptarë për të folur për këtë çështje dhe ky hezitim ka dy arsye. E para, një pjesë politikanësh në Tiranë, nuk e dëshirojnë bashkimin kombëtar.

- Pse nuk e dëshirojnë një gjë të tillë?

Sepse kanë mentalitet otoman. Këtyre politikanëve u intereson më shumë gjendja aktuale e kombit shqiptar. Gjendja e sotme e Shqipërisë, duke e zhveshur nga kostumi i kohës, është njësoj si vilajetet otomane në kohën e perandorisë turke. Sot kemi vilajetin e Tiranës, vilajetin e Tetovës, vilajetin e Prishtinës, kazanë e Preshevës dhe të Ulqinit. Asnjë vilajet nuk njihet që të ketë demokracinë si themel të ndërtimit të tij. Ka ose totalitarizëm si në të kaluarën, ose auotoritarizëm si në të sotmen. E pikërisht për këtë arsye, këtyre politikanëve u pëlqen më shumë vilajeti, pasi janë më shumë shqiptarë në krye që sundojnë, pra nuk u intereson një shtet i përbashkët, ku konkurrenca do të jetë më e madhe dhe nuk do të ketë dy presidentë por një president, nuk do të ketë dy kryeministra dhe 37 ministra. Që këtu duket qartë sepse nuk e pranojnë. Ndërsa një pjesë tjetër politikanësh nuk e pranojnë të flasin për bashkimin kundër, pasi ato e dinë se shumica e shqiptarëve janë pro bashkimit, dhe kësisoj humbin elektoratin. Prandaj, ata lozin me një kartë kamuflazhi që e quajnë karta e integrimit evropian, duke i thënë opinionit publik se në do të bashkohemi, por do të bashkohemi në Bruksel. Brukseli nuk pranon vilajete otomane, Brukseli pranon vetëm një shtet modern shqiptarë, sepse Brukseli nuk është bashkim vilajetesh. Prandaj, të dy këta lloj politikanësh kanë edhe median e tyre dhe nuk e lejojnë atë të flasë aq sa duhet për Shqipërinë Natyraledhe Listen e saj, e cila është lista e e të ardhmes. Edhe slogani i kësaj liste, që do paraqitet në zgjedhjet e ardhshme është: Mirdita e ardhme, mirë se vjen Shqipëri Natyrale.

- Z. Danaj, më konkretisht, cilat janë mjetet dhe hapat për të realizmin e Shqipërisë Natyrale?

Mjetet për realizimin e këtij qëllimi do të jenë dialogu dhe debati demokratik, do të jetë tavolina e bisedimeve me të gjithë, por me prezencën e faktorit ndërkombëtarë, e veçanërisht të SHBA. Më duhet t’ju them që, nëse analizojmë ndryshimin e Ballkanit mbas viteve ’90 e këtej, bashkësia ndërkombëtare e ka riparuar tërësisht Konferencën e Versajës të 1919, që asokohe krijoji mbretërinë serbo-kroate-sllovene, duke mos lejuar as Kroacinë dhe as Slloveninë të merrnin pavarësinë, dhe duke i rimarrë pavarësinë Malit të Zi. Kjo konferencë është riparuar tërësisht. Ka mbetur edhe një konferencë pa u riparuara. Prandaj ky rajon është i trazuar. Ka mbetur Konferenca e Londrës, e cila e ndau në 5 pjesë kombin shqiptar. Lufta e parë botërore nuk filloji nga një akt terrorist që ndodhi në Sarajevë në qershorit të 1914 me vrasjen e Franc Ferdinantit, lufta filloj që me copëtimin e kombit shqiptar, me pretekstin për të shpëtuar paqen evropiane, ku pas 1 viti filloj lufta e parë botërore. Megjithatë, Shqipëria Natyrale do të realizohet me mjete demokratike, por natyrisht, procesi i bashkimit të shqiptarëve, nuk është një akt, por është një vazhdimësi. Prandaj në platformën e listës për Shqipërinë Natyrale, faza e parë është shpallja e konfederatës Shqipëri-Kosovë në 2012, në 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Atë që Ismail Qemali, bashkë me shokët e tij shpalli me 28 nëntor, ne mbas 100 vjetësh, ne duhet të shpallim bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, për ta lënë për faza të tjera çështjen e Maqedonisë, të shqiptarëve të Malit të Zi, dhe kthimin e shqiptarëve në trojet e tyre në Çamëri. Por, duke vënë në afat përfundimtar, që 2015 të jetë fundit i sendërtimit të Shqipërisë Natyrale. Lista e Shqipërisë Natyrale ka hedhur tezën për mbajtjen e një Konference Londër 2, por këtë herë me pjesëmarrje e aleatit kryesor të shqiptarëve, që është SHBA.

- Në Kuvendin e Shqipërisë jane dy deputet, te angazhuar dhe i interesuar për çështjen kombëtare. Çfarë raportesh keni me ta, meqenëse keni një sfidë të përbashkët?

Kam raporte miqësore dhe e shikoj si një ecuri pozitive të politikes zyrtare shqiptare, pra daljen më në fund e një force politike, e cila kërkon me mjetet demokratike, realizimin e të drejtave të një pjese të kombit shqiptar, mbi të cilën është ushtuar një gjenocid i pashembullt dhe në kundërshtim me Konferencën e Potsdamit dhe me vendimet e saj të firmosura asokohe nga Stalin, Truman dhe Etlli. Pra dalja e kësaj force politike në parlamentin shqiptar është një ogur i mirë, është edhe një herë tregues i asaj çka thashë më lart se tashmë Shqipëria Natyrale po troket te porta. Tashmë na takon ne që të hapim portën dhe të mos e shtojme celesat duke e mbyllur me shume siç kemi bërë në ta kaluarën.

- Z. Danaj, me Shqipërinë Natyrale, padyshim që territoret e Kosovës do të ishin më të pacenueshme ndaj mësymjes serbe si dhe shqiptarët do të kishin një tjetër rol në Ballkan. Por, a mendoni se BE mund të jetë pengesë për të arritur këtë qëllim?

Askush, as BE, nuk është e interesuar t’i hapë vetes telashe. Kur shqiptarët, të zotët e shtëpisë, me mjete demokratike do të kërkojnë të drejtat e tyre, atëherë edhe BE do të jetë e interesuar që këtë pjesë të Evropës ta ketë sa më të qetë. Dhe kjo pjesë e Evropës nuk do të jetë e qetë për sa kohë që shqiptarëve nuk do t’u jepet e drejta e tyre fundamentale që është bashkimi i tyre. Pra, ky rajon nuk do të ketë qetësi pa u zgjidhur të drejtat e shqiptarëve. Tashmë BE pret që politika shqiptare ta ngrere vetë këtë çështje, ta afirmojë dhe ta kërkojë me mjete demokratike. BE nuk është dakord me dhunë, ashtu si partizanët e kësaj mbështetje nuk janë dakord me dhunë. Shqiptarët për gjatë një shekulli kanë derdhur aq shumë gjak sa mund të bëjnë 5 Shqipëri Natyrale. Pra nuk ka më nevojë për gjak, kanë nevojë për ide, për ide dhe organizime demokratike, kundër të cilave nuk mund ta dalë askush në Bruksel, pasi nuk mund ta dalin kundër vetes, kudër sistemit demokratk. Shqiptarët nuk e kërkojnë Shqipërinë Natyrale as me mite, as me legjenda. Shqiptarët kërkojnë atë që u përket realisht. Shqiptarët nuk u thonë fqinjëve se ne do të ngrihemi në kurrizin tuaj, por u thonë që as ju mos u ngrini në kurrizin tonë. Po të rikthehesh para 100 viteve të gjithë këto fqinjë janë ngritur në kurrizin tonë. Ka ardhur koha që fqinjësia të jetë e mirë dhe reciproke, por secili në shtëpinë e tij. Kjo është edhe një ndër drejtimet kryesore te Listes se Shqiperise Natyrale për politikën në rajon. Ndersa ne politken e jashtme, Lista per Shqiperi natyrale ka tjeter orientim: Nuk mund të kesh aleanca strategjike me fqinj që të kanë marrë trojet, siç bëjnë dhe deklarojne disa politikanë sot në Tiranë per te ashtuquajturat aleanca strategjike me Greqine apo Serbine. Ai që të ka marrë trojet nuk mund të jetë aleat strategjik, përkundrazi ai kërkon të ketë në krye të Kosovës dhe Shqipërisë, apo te Tetoves sa më shumë politikën luajalë ndaj tyre dhe jo politika që të kërkojnë bashkimin e trojeve shqiptare. Ndaj, sipas nesh, Shqipëria Natyrale ka nevojë vetëm për një aleat strategjik, që është SHBA dhe miqësi normale me vendet e tjera.

- Pas pretendimeve të Beogradit për një minoritet serb në Shqipëri, edhe disa vende të tjera të rajonin kanë shprehur oreksin e tyre për njohjen e minoriteve, siç është rasti i Bullgarisë apo i Rumanisë. Cili është opinioni juaj për këto zhvillime dhe a ka minoritet serb në Shqipëri?

Pyetja juaj e drejtë ka të bëjë me atë çfarë thashë unë më sipër. Fqinjët tanë po e kuptojnë shumë mirë që Shqipëria Natyrale nuk është më një ëndërr, nuk është më një aspiratë, por tashmë, pak nga pak, po kthehet në një realitet. Po kthehet në realitet që në Qafë të Morinës ku kalohet pa pasaportë, po kthehet në një realitet që kur shqiptarët kanë vendosur të kenë vetëm një abetare kudo ku jetojnë, po kthehet në një realitet që kur shqiptarët kanë vendosur të kenë vetëm një platformë bashkëpunimi. Pra, ata po e shohin se Shqipëria Natyrale po bëhet. Pikërisht duke kuptuar më shpejt sesa disa politikanë në Tiranë, ata po i dalin përpara me teza të tilla. Dikush hedh teza për minoritet serb, dikush për minoritet bullgar, dikush arumun etj. Po marr vetëm një detaj, Shqipëria e njeh një minoritet maqedonas, nuk është puna e Shqipërisë, se çfarë ka Bullgaria me Maqedoninë. Le ta zgjidhin ata sesi do të quhen këta maqedonas që njeh Shqipëria, do të quhen bullgar apo do të quhen maqedonas, është puna e tyre. Sa për minoritet serb, në Shqipëri as nuk ka, as nuk ka pasur dhe as nuk do të ketë. Eshte problem i minoritetit malazez se si do te quhet, por Tirana zyrtare nuk ka pse behet arbiter midis Serbise dhe Malit te Zi. Keto lloj minoritetesh ekzistojne vetem ne disa deklarata politikanësh që duan të bëjnë karrierë politika, duke thënë shiko sesa luajalë jemi ne. Por ne Shqipëri, askush nuk do te regjistrihet si serb, pra edhe nuk do te ekzistoje ndonje minoritet serb. Ne fund te fundit keto deklarata apo pohime jane ne kuptimin figurativ disa paraprita tepër të dobëta, të cilat një përrua i merr përpara, e jo më uragani i Shqipërisë Natyrale qe po duket ne horizontin e mbare hapsires shqiptare

- Flitet për zhvillimin e një referendumi, ku shqiptarët të vendosin me votë për bashkimin ose jo të Shqipërisë me Kosovën. A mund të na thoni sesi dhe kur do të zhvillohet ky referendum?

Referendumi është mjet demokratik dhe askush nuk ka të drejtë të thotë se pse kërkon referendum. Ju e keni ndjekur po kaq mirë sa edhe unë lëvizjen e fundit të Albin Kurtit, drejtuesin e Lëvizjes për Vetëvendosje në Kosovë. Dhe një nga pikat kryesore të lëvizjes së tij është fillimi i bisedimeve me Tiranën, për bashkim të Kosovës me Shqipërinë nëpërmjet referendumit. Por, unë do të thosha që Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë mund të bëhet akoma më shpjet me vendime parlamenti. Parlamenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës të marrin vendim për bashkim konfederativ në fillim. Dikush mund të thotë pse jo me bashkim direkt? Jo. Le t’i lëmë edhe pak disa të shijojnë postet ministrore. Në fund të fundit referendumi do të mbetet mjeti kryesor, me të cilin shqiptarët do të realizojnë kërkesat e tyre për Bashkimin e Kosovës me Shqipëri dhe askush nuk mund ta dalë kundër. Ne disa vende te BE jane bere referendume lidhur me mbajtjen e qenve, pse te mos behet Referendum nga shqiptaret lidhur me te ardhmen e tyre. Ne disa vende europiane jane bere referendume per shamine, po pse te ndalohet Referendumi per etnine. Kur quan demokraci Referendumin per qente, pse nuk e quan demokraci Referendumin per njerezit?
- Z. Danaj, le të ndalemi pak tek situata politike në Shqipëri. Si e parashikoni rrjedhën e kësaj? Ka një vit që palët merren vetëm me kutitë, kush do të mbajë përgjegjësi për një sorollatje të kokë, pa kurrfarë produkti pozitiv?

Është një situatë politike absurde. Besimin tek njerëzit e mbajnë gjallë dy organizma: feja dhe politika. Për arsye që njihen feja nuk po arrin dot të injektojë tek njerëzit besimin për të ardhmen. Fatkeqësisht, edhe politika, jo vetëm që nuk arriti të injektojë tek njerëzit besimin tek e ardhmja, por përkundrazi ka krijuar një çoroditje, ka krijuar një topitje tek njerëzit. Imagjinoni një vit politik, ku fjala, kryefjala, kundrinori, rrethanori , kallëzuesi, kanë qenë vetëm fjala “kuti”. Hap kutitë, nuk hap kutitë. A mund të më gjeni ndonjë element frymëzues tek fjala kuti? Në thelb të saj është lufta për të mbajtur pushtetin, lufta për të marrë pushtetin. Ka vetëm një shpëtim politika: t’u përcjelli qytetarëve motivin e së ardhmes, enderren e se nesermes. Ndaj po rikthehem tek slogani kryesor i Listes per Shqipërine Natyrale: Mirëdita e Ardhme, Miresevjen Shqiperi Natyrale

Votoni Listen per Shqiperine Natyrale

Lista per Shqiperine Natyrale do te marre pjese ne zgjedhje per te kerkuar ne menyre insitucionale bashkimin e shqiptareve ne nje shtet. Ftojme te gjithe mbeshtetesit e saj kudo ku jetojne, ne trojet shqiptare apo ne Europe e SHBA, te bashkohen me ne. Bashkepunim me te gjithe, pavarsisht bindjeve politike, bashkepunim me cdo organizem qe kerkon bashkimin. Ne emer te dinjitetit nacional, ne emer te mirqenies, ne emer te paqes rajonale, ne emer te progresit euroatlantike. Ne emer te se ardhmes te femijeve tane. Te gjithe jemi te nevojshem, Shqiperia natyrale eshte e domosdoshme. Ajo eshte e para, ne jemi ne sherbim te saj. Ftojme politikanet, deputetet, intelektualet qe duan Shqiperine natyrale, por aderojne ne parti te ndryshme politike te perkrahin Listen per Shqiperine Natyrale dhe te bashkohen me ate. Mirdita e ardhme. Miresevjen Shqiperi Natyrale kdanaj@hotmail.com ose kdanaj@lajme.net

A duhet qe klasa politike te kerkoje bashkimin e Kosoves me Shqiperine?

Koço Danaj

Ne nje interviste dhene agjensise INA midis te tjerash jam shprehur se Partite shqiptare ne Maqedoni duhet te formojne opoziten etnike duke krijuar Klubin e deputeteve te te gjitha partive.Falenderoj disa deputete qe e mbeshteten kete ide. Por nuk mund te kuptoj perse heziton BDI dhe PDSH. Menduh dhe Ali, Kombi eshte mbi ju, ndersa ju jeni vetem pjestare te tij. Dilni mbi partite. Do fitoni me shume respekt
Disa miq te mij kane shprehur mendime dhe qendrime te ndryshme lidhur me fene time, krahinen time, partine time. Per te mos pasur askush iluzione apo per te bere aluzione, po ju bej te qarte te gjitheve thelbin e qenies time. Nenshtetesia -shqiptar. Kombesia-shqiptar. Laberia-krahine e Shqiperise Natyrale. Feja-Shqiptaria. Partia-Shqiperia Natyrale. Thjesht, Shqiptariade
Partite politike shqiptare ne FYROM qe jane ne Kuvend, duhet te krijojne Klubin e deputeteve shqiptare si hap te pare. Asnje nga kryetaret nuk duhet te jete ne drejtim. Te zgjidhet deputeti me me shume integritet qe ta drejtoje. Objekt i tij te jene ceshtjet qe kane te bejne me thelbin e kombit shqiptar, si Flamuri, Gjuha, historia, investimet etj. Pra le te filloje bashkimi nga ato qe i bashkojne te gjithe.
Sheshet shqiptare që nga Struga deri në Kumanovë duhet të mbushen me protesta paqësore shqiptarësh, jo nën flamurin e partisë, por të kombit. Dhe të jeni të sigurt se kur mbushen sheshet me protestues paqësorë, shovinizmi struket dhe bashkësia ndërkombëtare gjykon ndryshe. Shqiptaret nuk mund të bëhen kurban që të ekzisto...jë një shtet pa emër se kështu dashka dikush apo disa diplomatë *Nga intervista dhene INA
Harun Aliu u vra nga policia maqedonase si trafikant armesh. Ne varrimin e gjoja trafikantit moren pjese mijra shqiptare dhe disa deputete. Politika shqiptare dhe nderkombetare duhet ti pergjigjen pyetjes: A jane mijra shqiptaret trafikante dhe kriminele, a jane te tille deputetet? Neqoftese jo, atehere mbetetet qe tra...fikante dhe kriminele te jene strukturat policore maqedonase
Deshtoi skenari grek i destabilizimit te Shqiperise gjate protestes se opozites. Pavarsisht thirrjeve ekstremiste te Milos dhe Dules, Ngjela dhe Rama arrriten ta qetesojne ballin e protestes per te mos u perleshur me policine. Mbetet te shikohet se a do ti mbaje perseri prane vehtes Rama, ata qe deshen eksportimin e krizes greke ne Shqiperi dhe perplasjen e shqiptareve me njeri tjetrin?

Lista per Shqiperi natyrale, 30 tetor 2010 ne Tirane

Fjalimi i mbajtur me rastin e shpalljes zyrtare te Lista per Shqiperi natyrale, 30 tetor 2010 ne Tirane


Te dashur miq, nenshkrues te Listes per Shqiperi Natyrale, mbeshtetes te saj apo dashamires.

Mireseerdhet ne kete takim qe shenon shpalljen zyrtare te Levizjes me te re mbarekombetare, me emrin Lista per Shqiperi Natyrale.

Qellimi jone eshte i qarte qysh ne titull, ne kerkojme dhe do te kerkojme bashkimin e trojeve shqiptare me mjete demokratike. Ne duam te zhdukim dhe do ta zhdukim artificialitetin unikal ne mbare kontinentin, qe nje komb siç eshte Kombi shqiptar, te kete qe nga Ulqini deri ne kepin e Stillos, si vije kufitare vetem vehten e tij.

Miqte e mij

Per disa, padrejtesia qe ju be shqiptareve ne Londer 1913, u konsiderua si nje çmim provizor qe duhej te paguanin shqiptaret gjoja ne emer te paqes ballkanike dhe boterore. Por pas afer nje shekulli, rezultoi se cmimi nuk ishte provizor e per me teper as ne emer te paqes. Cmimi ishte mizor, mbushur me racizem dhe inferioritet dhe me destabilitet te rajonit deri atje sa ai u konsiderua Fuçi-Baroti.

Prandaj shqiptaret kane te drejten te pohojne se paqja reale ne rajonin e ballkanit, stabiliteti real dhe jo ai i karakterit te protektoratit, do te vendosen duke riparuar padrejtesine ndaj shqiptareve. Prandaj edhe Platforma e Shqiperise Natyrale eshte nje oferte per paqe, stabilitet, progres dhe mirqenie qe u ofrohet fqinjeve te shqiptareve, bashkesise nderkombetare. Pergjate nje shekulli shqiptaret kane derdhur aq shume gjak sa mund te benin 5 Shqiperi Natyrale. Na kane vrare dhe jemi vrare me njeri tjetrin. Por tani: Mjaft, Boll me. Ne kemi zgjedhur rrugen e paqes, demokracise dhe dialogut. Te mos e pranosh kete oferte paqeje, stabiliteti dhe progresi do te thote se mendon te kunderten dhe pergatitesh per te kunderten. Do te thote se ne vend te Pellumbave te Paqes, preferon shigjetat e Luftes.

Ne do te formulojme nje Kod te Ri Etik ne marrdheniet me njeri tjetrin, nje kod te ri politik, qe do te thote se para se te jesh pjestar i kesaj apo asaj partie politike, je shqiptar, nje Kod te ri fqinjesor duke mos lejuar me perbuzjen apo racizmin ndaj askujt. Shprehja aq e perhapur O sa mire me qene shqiptar, nuk eshte romantizem apo folklorizem, por nje ofshame gjememedhe, nje kundervenie dhe nje mbrojtje ndaj dhunimit te qenies nacionale shqiptare nga dikush apo disa fqinje dhe segmente fqinjesh.

Shqiperia natyrale eshte nje Nocion progresist, europeist. Ndersa bashkimi i shqiptareve eshte nje garanci per stabilitetin e vete Europes ku bejme pjese. Ne, mbeshtetesit e Listes per Shqiperi Natyrale, refuzojme te vetshperbehemi ne emer te parrullave boshe apo krahasimeve qe na serviren.

Na thone se kombi shqiptar nuk ka nevoje te bashkohet por duhet te ndjeke shembullin e Gjermanise, Zvicres dhe Austrise. Eshte nje teze kunderhistrike dhe kundershqiptare. Eshte kunder historike sepse kur ne vitin 1291, perfaqesuesit e kantoneve te Urit, Shwycit dhe Untervaldenit vendosen themelimin e e Konfederates Helvetike, ne Gjermani jetonin akoma fise gjermane, por jo shtet. Kur Austria ne vitin 1815, pas disfates se Napoleonit u be kreyqendra e Koncertit te Vienes duke u dhene tonin per gati nje shekull marredhenieve nderkombetare, Gjermania akoma nuk ishte e bashkuar. Ndersa ne 28 nentor 1912, ata politikane shqiptare qe u mblodhen ne Vlore, ishin jo vetem nga gjithe hapsira e kombit shqiptar, por edhe shpallen pavarsine e Shqiperise natyrale, qe shtrihej ne 4 vilajetet e atehershme otomane.

Por modeli qe na serviret eshte edhe kundershqiptar. Konferenca e Londres e vitit 1913, i coptoi shqiptaret ne 5 pjese, mbi bazen e llogjikes koloniale, duke shperblyer me teritore shqiptare shtetet fqinje qe u konsideruan fitimtare te Luftes ballkanike apo qe kishin mbeshtetjen e kesaj apo asaj fuqie te madhe.

Por a ka nje model europian qe duhet te ndiqet edhe per Kombin shqiptar? Ka, dhe eshte shume i fresket. Dhe ky eshte shembulli gjerman. Gjermania ne vitin 1945 u nda ne kater pjese dhe me vone ne dy pjese per te kenaqur fitmtaret e Luftes se dyte boterore. Pas 45 vjtesh, kjo padrejtesi koloniale mori fund dhe Gjermania u bashkua. Ky eshte shembulli qe vlen edhe per kombin shqiptar. Perndryshe, kemi te drejte te pohojme se perballe kombeve dhe ceshtjeve te tyre kombetare, bashkesia nderkombetare aplikon dy standarte. Segmente te ndryshme te BE shprehen se ne rastin e Gjermanise kjo ndodhi pasi Gjermania Perendimore e kishte sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar. Po edhe ne Shqiptaret e kemi te sanksionuar ne Kushtetute bashkimin kombetar, bile ne Preambulen e saj. Dhe kete Kushtetute pasi e miratuan shqiptaret e konsideruan te drejte edhe juristet e nderuar te Komisionit te Venecias, edhe ekspertet e NATO. Prandaj ne kemi te drejte tu drejtohemi politikes dhe diplomacise gjermane: Na ndihmoni edhe ne te bashkohemi ashtu sic u bashkuat ju. Ju jeni Lokomotiva e BE, mos lejoni qe ne gjirin e saj te ekzistojne dy standarte ne ceshtjen kombetare, nje per kombet e medhenj dhe nje per kombet e vegjel.

Na thone se tani qe po shuhen kufijte, nuk ka nevoje te bashkohen shqiptaret. Shuarja e kufijve, nuk e ezauron bashkimin e shqiptareve, perkunder e shtron si imperativ te dores se pare. Sa me shume shtohet qarkullimi I lire I njerezve, aq me shume lind nevoja e forcimit te shteteve ne teritoret e te cilave ndodh ky qarkullim. Dhe kjo per te garantuar cilesine e ketij qarkullimi te lire dhe per te parandaluar kaosin dhe rremûjen. Sa me shume shtohet qarkullimm i lire i ideve nga nje vend ne tjetrin, aq me shume forcohen identitetet kombetare, te vendeve te ndryshme. Dhe kjo per arsyen e thjeshte se qarkullimi i lire i ideve nuk do te thote shuarje e identiteteve nacionale, por perkundrazi forcim I tyre. Sa me shume shtohet qarkullimi I lire I mallrave, aq me shume po behen perpjekje per forcimin dhe perkrahjen e asaj qe quhet sipermarrje kombetare. Globalizem nuk do te thote kaos, por rregull, diversitet identitetesh nacionale, qe japin e marrin me njeri tjetrin, pa u tjetersuar njeri tek tjetri. Njerezit levizin te Lire ne gjithe Europen, por trojet mbeten ety ku jane, shtetet aty ku jane, kombet aty ku jane. Nuk ka shuarje kombesh, por emancipim dhe civilizim te tyre. Dhe elementi I pare I civilizmit te nje kombi eshte e drejta e tij per tu bashkuar. Nga ky rregull universal nuk kane pse te bejne perjashtim shqiptaret. Prandaj ata duhet te bashkohen dhe do te bashkohen ne nje shtet te quajtur Shqiperi Natyrale.

Miqte e mij

Ne jemi nje komb i ndare ne 5 pjese. Sot kur te gjitha regjimet ne rajon jane demokratike, sot edhe ne, ne rruge demokratike kerkojme te bashkohemi. Ne nuk duam te ngrihemi ne kurriz te fqinjeve, por askush nga fqinjet tane, nuk mund te funksionoje normalisht teksa eshte ngritur ne kurrizin tone dhe me trojet tona. Ne pranojme te emancipohemi dhe ky takim eshte shenje e emnacipimit tone, ne pranojme te perfeksionohemi dhe ky takim tregon deshiren tone per perfeksionim. Por ne refuzojme te tjetersohemi. Kurren e kurres.Shprehjet tosk, kosovar, gege, lab, korcar, myzeqar jane nocione gjeografike apo krahinore, por asesi nocione etnike. Ne kemi qene, jemi dhe do te mbetemi shqiptare europeiste qe nga Presheva deri ne Cameri. Kjo nuk eshte teze per vertetim, por Postulat per zbatim. Thjesht ne duam te jemi si te tjeret kombe fqinje me ne apo me larg nesh.

Ne, antaret, mbeshtetesit dhe simpatizantet e Listes per Shqiperi Natyrale shprehim qendrimin tone se kur ndonje politikan apo institucion kerkon te perdore institucionin e shtetit per te na tjetersuar, atehere kemi te drejten tone ta refuzojme ate ne rruge demokratike dhe mjete demokratike. Dhe ky qendrim eshte shqiptarizem i shekullit te 21-te. Prandaj ne i ftojme Politikanet shqiptare te ngrihen mbi interesat e pushtetit dhe te partise per te pare me larg, per te pare interesat e Kombit. Neqoftese nje shtet apo nje parti kerkon te tjetresoje nje pjese te kombit shqiptar, atehere i gjithe kombi shqiptare ka te drejte ta refuzoje kete shtet apo kete parti. Sepse ne Jemi Nje, pavarsisht se perkohesisht nuk jemi bashke

Por, ne i ftojme fqinjet tane: Ejani ne tavolinen e Bisedimeve, Pse hezitoni, le te hedhim aty faktet historike dhe faktet reale, le ti ballafaqojme ato dhe kush ka faktet me vehte te marre te drejten e tij. Mjeti qe ne do perdorim per te realizuar misionin tone eshte : Dialog me kedo, Dialog per gjithshka.Drejtesia per shqiptaret eshte vonuar, por ajo asesi nuk duhet te jete Drejtesi e Cunguar. Ne i konsiderojme te pamjaftueshme zgjidhjet pjesore apo arnimet qe i jane bere Kombit shqiptar, prandaj kerkojme bashkimin e Kombit shqiptar. Prandaj nuk do te ndalemi, nuk do te qendrojme ne vend, perdite e per muaj do te hedhim ne tregun e politikes shqiptare dhe nderkombetare, jo kenge, jo legjenda, jo mite, por teza dhe ide qe vertetojne drejtesine e kauzes tone dhe qe kerkojne domsdoshmerisht nje angazhim me serioz te bashkesise nderkombetare qe keto teza dhe ide te realizohen. Ne do te ndalemi vetem tek Porta e Shqiperise Natyrale, do ta hapim ate Porte sebashke me miqte tane per te gjithe shqiptaret dhe per te gjitha pakicat nacionale qe jetojne dhe do te jetojne te barabarte me shqiptaret.

Per kete arsye, Lista per Shqiperi Natyrale, shume shpejt do te kerkoje ne Gjykaten Nderkombetare te drejtesise ne Hage, shqyrtimin e Ligjshmerise se Konferences se Londres 1913 qe ne menyre koloniale coptoi ne 5 pjese kombin shqiptar. Ne do ti paraqesim asaj deshmi te politikaneve qe jane gjalle dhe atyre qe kane vdekur te cilet kane pranuar se ajo ishte e padrejte, ishte kolonialiste, ishte nje krim dhe si e tille duhet anulluar. Qe nga deshmia e Eduard Greit ne Dhomen e Komuneve, apo e Pierre Pol Kambonit ne kujtimet e tij, qe nga leterkembimi i Greit me Kontin Bekendorf, deri tek deklarata e ish-kryeministrit britanik Bler apo e te ndjerit Robin Kuk ne Dhomen e Komuneve ne prill 1999.

Ne e njohim Konferencen e Londres, te Versajes, te Lozanes, te Firences, te Jaltes, te Parisit, te Rambujese, te Konculit, te Ohrit. Por mbi te gjitha ne njohim Konferencen e Londres te 28 nentorit 1912 qe shpalli Pavarsine e Shqiperise natyrale, te mohuar apo te riparuar nga Konferencat e mesiperme. Ne nuk jemi profesore te se drejtes nderkombetare as mbikqyres te marrdhenieve nderkombetare. Por secili prej nesh eshte profesor i te drejtes kombetare, prandaj kerkojme te bashkohemi.

Miqte e mij

Lista per Shqiperi natyrale do te kete edhe nje politike te jashtme ne perputhje me qellimin tone kryesor, bashkimin kombetar. Thelbi i kesaj politike eshte: Paqe me gjithe boten, miqesi me Europen, Aleance strategjike vetem me SHBA

Formulimi i mesiperm, nuk eshte nje proklamate, por frut i nje analize te gjate, konkrete dhe korrekte. Per ne shqiptaret, ishin SHBA qe nuk lejuan spastrimin etnik te nje pjese te kombit shqiptar, ishte urdheri i ish-presidentit Klinton qe ndaloi operacionin Patkoi, duke rrezuar nga Kali kaloresin me gjithe patkonj. Ishte presidenti Bush qe deklaroi ne Tirane pavarsine e Kosoves, qe i kerkoi Tiranes te merrte pergjegjesite e saj perballe kombit shqiptar. Ne ju jemi mirenjohes. Dhe mirenjohja eshte tipar i kombeve te civilizuara.

Ndersa me fqinjet, dua te jem perseri shume konkret dhe korrekt: Sa kohe qe disa prej tyre mbajne akoma padrejtesisht troje shqiptare, sa kohe qe rivendikojne akoma troje shqiptare, sa kohe qe nuk pranojne te njohin realitete shqiptare, per aq kohe marrdheniet me ata mund te konsiderohen vetem si marrdhenie normale apo te mira. Por Kurre, Asnjehere, nuk mund te konsiderohen as speciale, as te shkelqyera apo me keq strategjike. Ky qendrim eshte ne perputhje me realpolitiken rajonale dhe me synimin e shqiptareve per tu bashkuar ne Shqiperine natyrale

Rruga drejt Shqiperise natyrale eshte e shkurter, por gjithsesi do te jete e veshtire. Por e perballueshme; ne kemi ne Vizion te qarte, kemi edhe nje Mision per te mbaruar. E kemi amanet prej te shkuares se te pareve tane dhe detyrim ndaj te ardhmes se femijeve tane.

Prandaj le te shndrrohemi ne Misionare te Shqiperise Natyrale, le te shtojme vetevehten, koha eshte ne favor te shqiptareve, le te mos i kthejme asaj kurrizin. Ne do ta gezojme Shqiperine natyrale, te rinjte do ta konsolidojne ate, niperit dhe mbesat tona do ta shijojne perjetesisht

Prandaj: Mirdita e ardhme, Miresevjen Shqiperi natyrale

Hymni Kombëtar


Adresa: Takimi do te behet ne 30 tetor 2010, ora 12.30 ne sallen e teatrit te Operas dhe baletit ne Tirane. Mireardhshi

shpallet zyrtarisht Lista e Shqiperise Natyrale

Lajmerim: Per te gjithe miqte e mij qe kane shprehur deshiren te marrin pjese ne shpalljen zyrtare te Listes per Shqiperi Natyrale. Takimi do te behet ne 30 tetor 2010, ora 12.30 ne sallen e teatrit te Operas dhe baletit ne Tirane. Mireardhshi. Miredita e Ardhme; Miresevjen Shqiperi Natyrale. Te gjithe ata qe jane regjistruar deri me tani, jane te ftuar te konfirmojne pjesmarrjen ose jo te tyre, direkt ne FACEBOOK, me mesazh privat ose ne kdanaj@hotmail.com

zgjedhjet lokale te 8 majit ne Shqiperi.

Lista per Shqiperi Natyrale ka vendosur te marre pjese ne zgjedhjet lokale te 8 majit ne Shqiperi. Mbi 63 perqind e shqiptareve duan bashkimin e trojeve shqiptare. Kjo do te jete kauza jone: Mirdita e ardhme, Miresevjen Shqiperi Natyrale. Jane te mirepritura mendimet, deshirat e mbeshtetesve te mij, me mesazhe private ose ne adrese...n kdanaj@hotmail.com dhe 0662030803 Koço Danaj Lista per Shqiperi natyrale