Zonja Ilirianda Diko eshte koordinator i Listes per shqiperi natyrale

Njoftim per mbeshtetesit e Shqiperise Natyrale qe jetojne ne France: Zonja Ilirianda Diko eshte koordinatore e Listes per Shqiperi natyrale per shqiptaret qe jetojne ne France.
Kryetari i Listes per Shqiperi natyrale
Dr.Koco Danaj

Autorja është anëtare e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK)

U shite shumë lirë Zoti Lisien Bashkurti !

Shkruan: Vera Dushi

Sipas agjencisë së lajmeve INA të Shkupit, Zoti Lisen Bashkurti, në Preshevë, ku qenka zgjedhur edhe "Qytetar Nderi i Komunës së Preshevës, paska deklaruar se:

"Platforma e Koço DANAJ për Shqipërinë Natyrale është si ideja e Hitlerit!".

Ai, Zoti Bashkurti, gjithashtu ka deklaruar se, "Kufijt skanë më rëndësi në Evropën e Bashkuar dhe se qytetarët e Luginës së Preshevës duhet të pranojnë shtetin serb, sepse vetëm ashtu do të bashkohen nacionalisht !".

Është tërësisht antihistorik dhe antishqiptar krahasimi i ideve të Hitlerit me projektin e Shqipërisë Natyrale dhe me ribashkimin kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve të Shqipërisë Etnike, sepse Hitleri ka pasur qëllim krijimin e një Lebensraumi për gjermanët me anë të pushtimit të krejt Evropës dhe asgjësim të popullatës çifute.

Plani i Hitlerit, nxitësit dhe shkaktarit të Luftës së Dytë Botërore, duhet të krahasohet vetëm me projektin e Naçertanijes serbe dhe Megali-Idesë greke, që përfshinin zgjerim territorial pa kufi dhe mbi territorin shqiptar dhe edhe asgjësimin e popullatës shqiptare, por kurrën e kurrës nuk mund të krahasohet me projektin e Shqipërisë Natyrale, e cila është e drejtë e patjetërsueshme e kombit shqiptar të pushtuar dhe të kolonizuar nga sllavo-grekët.

Historikisht, Anshlussi i Austrisë nga Gjermania nuk është e njëjta gjë me ribashkimin e trojeve shqiptare, sepse Austira u zhvillua në kushte tërësisht të ndryshme nga Gjermania, kurse trojet shqiptare u zhvilluan ndryshe nga Republika e Shqipërisë vetëm pas pushtimit kolonial të Serbisë dhe të Greqisë.

Pse Bashkurti në Preshevën shqiptare nuk e ka anatemizuar Serbinë e Madhe dhe idetë e saj hitleriane dhe ka anatemizuar Shqipërinë Natyrale?

Sepse deklaratat e tij janë pohime të ndikimit të Serbisë mbi politikën zyrtare të Tiranës, të joshur edhe nga titulli ”Qytetar Nderi të Komunës së Preshevës".

Fatkeqësia është se, Orhan Rexhepi dhe Ragmi Mustafa, që ishin edhe ne inaugurimin e Listës "Shqipëria Natyrale" u trembën nga Beogradi dhe e bënë Zotin Lisien Bashkurti "Qytetar Nderi të Preshevës", për të mos folur se ai, Zoti Bashkurti, dikur ishte shumë i afërt me idetë e Zotit Danaj, me të cilin e kemi parë edhe ne emisione televizive, ashtu siq e kemi parë në disa takime (në Tiranë) edhe me ish Komandantin e AKSH-së, Zotin Gafurr Adili, aktualisht Kryetar i FDBK-së.



Ai, Lisien Bashkurti, konsideron se kufijtë s’do të kenë rëndësi në Evropën e Bashkuar.

Po, por deri në integrimin në Evropën e Bashkuar kanë rëndësi të madhe dhe edhe në Bashkimin Evropian kanë rëndësi, sepse përkundër injorancës së disa “analistëve” dhe “diplomatëve”, njësia bazë në Bashkimin Evropian është SHTETI, mbi të cilin ndërtohet edhe ombrella mbikombëtare, dhe SHTETI miraton legjislacionin evropian dhe e zbaton në kuadër të hapësirën e tij.

I vetmi lehtësim në BE është qarkullimi i njerëzve, por shteti vazhdon të ketë rëndësi (bile shumë të madhe) me organet e saj kombëtare në nivel vendor (shtetëror) dhe në nivel qendror (të BE-së).

Ashtu që zoti Bashkurti e ka marrë kalin nga bishti dhe ka harruar se një Shtet i Bashkuar Shqiptar mund të ketë një peshë më të madhe në Bashkimin Evropian, duke u bërë kështu një komb i ballancues në Ballkan, ashtu siq pat deklaruar Ish Presidenti i SHBA-ve, Xhorxh W. Bush, me 10 qershor 2007 në Tiranë, jashtë ndikimit serb dhe grek.

Zoti Bashkurti, e din shumë mirë se, pa bashkimin dhe integrimin kombëtar të Popullit dhe të Trojeve Shqiptare, kurrën e kurrës nuk mund të ketë Integrim dhe Bashkim të mirëfilltë Evropian.

Shqiptarët ishin "të bashkuar" edhe në Perandorinë Turke, por kur u zhbë ajo (Perandoria) , trojet dhe kombi ynë u bënë pre e interesave dhe planeve shoviniste të fqinjëve tanë nga të katër anët, të cilët me përkrahjen e po kësaj Evrope na coptuan dhe që prej Kongresit të Berlinit më 1879 e deri në ditët tona nuk rreshtën së punuari për asimilimin, shkombëtarizimin dhe zhdukjen e kombit Shqiptar edhe fizikisht, duke bërë gjenocid sistematik në kurrizin tonë si popull.

Krejtësisht absurde është edhe “bomba” tjetër idioteske e Zotit Bashkurti, që: "Shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të pranojnë shtetin serb, sepse vetem ashtu do te bashkohen nacionalisht".

Është pikërisht ky shtet serb ai që ka ndarë shqiptarët dhe i ka pushtuar. Është pikërisht ky shtet serb që ka kryer dëbime dhe masakra ndaj popullatës shqiptare, edhe të Kosovës Lindore. Shqiptarët kurrën e kurrës nuk do të pranojnë shtetin serb, me përjashtim të disa veglave të shitura serbëve, dhe do të luftojnë për t’u çliruar nga zgjedha beogradase dhe për tu ribashkuar fillimisht me Kosovën dhe më pas edhe me Shqipërinë Etnike!

(*) Autorja është anëtare e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK)

Gjakovë (Shqipëria Etnike), më 05 prill 2011

Bujanoc, 1878 Publikuar më 13 prill, 2011 Nga Besnik Hysa | Opinion |

HITLERI SHQIPTAR
Publikuar më 13 prill, 2011 Nga Besnik Hysa | Opinion |

''Platforma e Shqipërisë Natyrale për bashkimin e trojeve Shqiptare nga Koço Danaj, është e njëjtë me idenë e Adolf Hitlerit'', deklaroi para disa ditëve në Preshevë, Lisen Bashkurti, Rektor i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë. Shërbim më të mirë diplomacisë serbe deri më sot askush nuk i ka bërë dhe nesër mos u habitni nëse ky njeri shpallet anëtarë nderi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë.

Deklaratat e papeshuara dhe dashakeqe kundër Ribashkimit Kombëtar nga politika institucionale e Tiranës nuk kanë të ndalur. Përveç kryeministrit Berisha, ministrit të jashtëm Haxhinasto dhe reagimit frikësues të Topit ndaj deklaratës së Tadiçit, tash po na dalin në sipërfaqe ish-zyrtar të shtetit shqiptar me deklarata edhe më turpruese duke e fyer këtë projekt si vepër të Adolf Hitlerit. Pas këtyre përrallisjeve të rrallë janë ata shqiptar që nuk i kanë bërë pyetje vetës se, ç'është Kosova për gjysmë shtetin shqiptar?

Koço Danaj është si Hitleri, tha para disa ditëve në Preshevë ish-diplomati shqiptar me përvojë ndërkombëtare e tash me profesion të ri prej biznesmeni, kur u shpall qytetar nderi i këtij qyteti. Këtë titull ai e mori nga kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe Orhan Rexhepi, nënkryetar i komunës së Preshevës, që të dy pjesëmarrës në promovimin e "Listës për Shqipërisë Natyrale" nga Koço Danaj. Pasi që deri më tani nuk pati reagim publik nga dy të lartpërmendurit krijohet përshtypja se qenkan penduar për orientimin e tyre politik.

Po, motivet për një deklaratë të tillë ofenduese dhe me prapavijë të rëndë ndërkombëtare nga një intelektual kinse me përvojë të gjatë diplomatike, cilat na qenkan? Shumë thjeshtë, ashtu sikur politika institucionale gjithëkombëtare në Ballkan, ashtu edhe Lisen Bashkurti (mendjeshkurtri) ka folur nga këndvështrimi i fytit dhe anusit e jo nga mendja. Deshi burri që të falënderoj Serbin për licencimin e universitetit të tij në Preshevë, dhe t'i rehabilitoj dy preshevarët e penduar që kishin përqafuar idenë e ‘’Hitlerit’’ të njohur si Shqipëri Natyrale.

Të bësh një krahasim të tillë nga një intelektual me përvojë, në mes Hitlerit gjerman me qëllime ekspansioniste dhe gjenocidiale dhe veprës së Koço Danajt, Shqipëria Natyrale, që ka për qëllim mbijetesën e shqiptarëve në Ballkan, jo që është kundërshqiptare por edhe kundërnjerëzore. Lisen Bashkurti duhet t'i nënshtrohet testit të ADN-ës për përkatësi etnike dhe mos të befasohet me rezultatet.

Ah, Hitler, Hitler! Nuk e kanë atë fat shqiptarët që në skenën e tyre politike mbarëkombëtare të kenë një ''Hitler shqiptar''. Mungesa e ''Hitlerit shqiptar'' i ka sjellë ata në këtë rrokopujë morale e materiale dhe pa të ardhme. Po të kishin shqiptarët një ''Hitler të tyre'' nuk do të ishin të përçarë nëpër fise e bajraqe dhe më të prapambeturit e Evropës, por do të kishin shtetin e tyre dhe do të renditeshin në mesin e shteteve më të zhvilluara.

Jemi të një mendje apo jo ne shqiptarët, për Fuqitë e Mëdha, nuk ka rëndësi. Ndryshimi i kufijve në Ballkan do të ndodhë e me këtë edhe mundësia për Ribashkim Kombëtar do të na ofrohet. Ribashkimi i shqiptarëve është ecuri e cila varet ose nga ne ose nga fqinjët ose të huajt. Do të korrim aq sa punojmë. E kur fqinjët flasin, ne bëjmë reagime të vakëta sikur bëri Topi ndaj Tadiçit të Serbisë. Kujt i shkojnë për shtati ato taktizime. Deri kur me tërheqje e taktizime të llojit nuk janë krijuar rrethanat. Kush duhet t'i krijoj rrethanat? Cilat rrethana po na i pret gjysmë shteti shqiptar që së shpejti do të festoj 100 vjetorin e (pa)varësisë?

Kot shqiptarët i mbajnë ato grada e epitete të tjera, kotë hapin universitete nëse nuk i kryejnë punë shqiptarëve por ndërkombëtarëve. Mund të pajisen me lloj lloj tituj e dekorata, por dekorata më e çmuar në jetë është ajo e të qenit, mbeturit dhe vepruarit si SHQIPTAR.

Kuvendi komunal i Preshevës duhet të tërheq këtë mirënjohje të turpit dhe të kërkoj falje qytetarëve të saj për këtë lëshim, kurse rinia shqiptare nga Kosova Lindore nuk duhet t'i ndjek mësimet në këtë universitet që prodhon joshqiptar, përderisa Bashshkurti nuk distancohet nga deklarata e turpit.

Institucionalistë e intelektualë të llojit, Lisen Bashkurti, vaj halli për ju nëse del në sipërfaqe ndonjë ''Hitler shqiptar''. Ikni e mos e pritni se deri më tani keni bërë shumë mëkate dhe vështirë se do të kishte vend për ju në Shqipërinë e Ribashkuar.

Bujanoc, 1878

Deklarimin e tij e transmeton agjencia serbe Jugpress,

Nje sugjerim miqesor per mbeshtetesit e thjeshte te Aleances Kuq e Zi. Lisien Bashkurti mbreme ne ORA NEWS u paraqit si drejtues i Aleances Kuq e Zi. A ta besojme? Ja se cfare ka deklaruar ai per bashkimin e trojeve shqiptare para disa muajsh. Ja se cfare ka deklaruar per Platformen e Shqiperise natyrale:

INA: Diplomati shqiptar dhe rektori i UNS-së, Lisen Bashkurti platformën e Shqipërisë Naty...rale të Koço Danaj e ka krahasuar me idenë fashiste të Adolf Hitlerit.

Deklarimin e tij e transmeton agjencia serbe Jugpress, e cila citon deklaratën e Bashkurtit ku thekson se “Platforma e Shqipërisë Natyrale për bashkimin e trojeve Shqiptare nga Koço Danaj, eshte shume me e rrezikshme , duke e krahasuar me idenë e Adolf Hitlerit për bashkimin e teritoreve gjermane gjatë kohës së luftës së dytë botërore”.

Rektori i Universitit ndërkombëtarë në Strugë, Lisen Bashkurti ka deklaruar gjatë qëndrimit të tij në Preshevë ditëve të fundit se "në Bashkimin Evropian kufijtë nuk do të jenë të rëndësishëm" dhe për këtë arsye sipas tij "shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të pranojnë Serbinë si shtetin e tyre pasi në këtë mënyrë ata do të bashkohen nacionalisht.

vdiq i helmuar, kryeministri i pare i Shqiperise Natyrale, Ismail Qemali

Ne 16 janar te vitit 1844 lindi dhe ne 24 janar te vitit 1919 vdiq i helmuar, kryeministri i pare i Shqiperise Natyrale, Ismail Qemali. Nuk u tha asnje fjale dje ne diten e lindjes, te urojme se do thuhet ne diten e helmim-vdekjes. Parisi e Vlen nje Meshe-do thoshte Shekspiri tek Henriku i 4. Ismail Qemali-ati yne kombetar nga Presheva ne Preveze dhe nga Durresi ne Shkup, meriton me shume se kaq. ...Per kete arsye ne analizen e dites se gazetes www.shqiperianatyrale.com, botova analizen me titull: Une njoh vetem nje kryeminister...dhe ai eshte Ismail Qemali. Kur iku, na la nje sentence universale: Djem po iki, po ju le nje Atdhe Amanet. Kushdo qe i thote vehtes shqiptar me vepra nuk mund te ndjehet i qete, derisa ky amanet te realizohet, derisa Shqipëria Natyrale te jete nje realitet i prekshem per te gjithe shqiptaret.

Po sikur ne salle te ndodhej, gjarperi apo neperka,

Kisha nje ftese per te marre pjese ne 30 vjetorin e organizates me histori te lavdishme LPRK(LPK). Kisha shume deshire te shkoja, pasi kam njohur shume prej tyre, shqiptare te vendosur deri ne vdekje per Shqiperine natyrale. Por ngjarjet dites se shtune me kane bere te ndryshoj mendje. Pse? Sepse mendova: Po sikur ne salle te ndodhej, gjarperi apo neperka, Daja i Vogel, Magjupi, Bajram Rexhepi, ...Abazi apo Rame Vataj etj qe dhunuan idealet e LPRK ne emer te pushtetit? Do detyrohesha te ikja nga salla. Prandaj ju uroj nga larg juve qe kini mbetur besnike te LPRK qe kam njohur une. Sadopak qe te jini, mos u ligeshtoni, por qendrojini besink,ideve dhe idealizmit te themeluesve tuaj, Afrim Zhitise dhe Rexhep Males, Fadil Fates dhe Nuhi Berishes etj etj. Ideali i tyre eshte gjalle tek ata qe ishin ne Dheun e Bardhe dhe ne Merdare, tek ata qe duan nje Shqiperi natyrale sic e shpalli Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina, Isa Boletini dhe Luigj Gurakuqi etj etj, ideali i tyre eshte gjalle tek ata mijra antare, mbeshtetes dhe simpatizante te Shqiperise natyrale ne mbare kombin shqiptar, por qe disa nga shoket tuaj i goditen aq keq sa edhe Miloshevici do tua kishte zili. Prandaj u ktheva nga rruga.
Edhe 100 vjet LPRK
Koco Danaj
Kryetar i Listes per Shqiperi Natyrale

Ky eshte racizem demokratik

çfare do te kishte ndodhur ne Gjermani, Britani te Madhe apo France po te ishte arrestuar nenkryetari i parlamentit? Puna e pare do te jepte doreheqje ministri i brendshem i atij vendi. Ky eshte standard demokratik. Ne Kosove arrestohet nenkryetari i Parlamentit dhe te derguarit franceze, gjermane etj e konsiderojne kete normale. Ky eshte racizem demokratik

Ata jane te denuar te perfundojne vetem si klika dhe regjime proserbe.

Grushtshteti ne Kosove, arrestohen 10 deputete te Vetevendosjes dhe gjithe
udheheqja e saj. Ky grusht shteti eshte kryer nga dyshja proserbe Thaci-Rexhepi, e mbeshtetur nga Tirana zyrtare me ne krye dyshen Berisha-Meta. Skenari eshte shkruar ne Beograd. Jane grahmat e fundit te regjimit te Miloshevicit ne Prishtine dhe ne Tirane. Askush nuk duhet te dekurajohet, sot ata moren nje goditje te rende ne Kosove, Neser do ta marrin ne gjithe kombin shqiptar. Ata jane te denuar te perfundojne vetem si klika dhe regjime proserbe. 100 vjetori i Shqiperise natyrale do te festohet nga shqiptaret dhe jo nga te derguarit e Beogradit mbi shqiptaret.

politikanet jane disa dhjetra, shqiptaret jane miliona

Politikanet proserbe ne Tirane dhe Prishtine, ndalojne ne menyre brutale ne Morine, shqiptaret te hyjne ne Kosove. Fillon zbatimi i operacionit Patkoi-2. Urime sherbimit sekret serb per punen e shkelqyer qe ka bere ne Tirane dhe Prishtine. Por perkohesisht.. politikanet jane disa dhjetra, shqiptaret jane miliona

Merkel e Sarkozy. Ata kanë pohuar, Eshtë koha të ribejmë Bashkimin Europian.

Ne nje interviste qe kam dhene per revisten MAPO, mu be edhe kjo pyetje: Sa reale janë qëndrimet që ju mbani në lidhje me Shqiperine natyrale. A nuk ju duket (ashtu si politikës zyrtare) se jemi mjaft larg realizimit të këtyre ideve?
Pergjigje:
Keni të drejtë, por më lejoni të përgjigjem: Janë shumë të drejta dhe shumë reale. Në rastin e kombit shqiptar kemi të bëjmë jo vetëm me një drejtësi të Vonuar, por edhe të Cunguar Nuk bëhet fjalë, që historia të kthehet prapa, por të korigjohet, çfarë është bashkimi I Gjermanisë, kthim prapa apo korigjim I histories së prapë, çfarë është pavarsia e disa shteteve të reja në rajon, kthim prapa apo korigjim I prapësisë. Dhe në rastin e shqiptarëve, kërkohet e njëjta gjë.
Po vazhdoj me pergjigjen. Disa miq te mij me kane keshilluar qe te mos kerkoj prane 6 ministrave te jashtem te fuqive te medha europiane anullimin e mbledhjes kriminale te Londres si dhe te mos depozitoj kerkese padi prane GJND. Sipas tyre, ky veprim do te prishte marrdheniet nderkombetare. Përgjigja ime eshte kjo:
E para: Une nuk jam arbiter I marrdhenieve nderkombetare, por veprimtar I çeshtjes shqiptare. Arbiter eshte Brukseli, SHBA etj.
E dyta: Unë nuk jam profesor I te drejtes nderkombetare, por profesor I te drejtes shqiptare. Te drejten nderkombetare e njoh aq sa me intereson per te mbrojtur te drejten e çeshtjes shqiptare
E treta: Arbitri nderkombetar deri tani ka anulluar vendimet e dy konferencave zyrtare siç kane qene ajo e Versajes dhe e Jaltes. Shperberja e Jugosllavise dhe bashkimi I Gjermanise jane vetem dy shembuj. Ju e dini fare mire se Mal I Zi ka qene shtet I pavarur deri ne konferencen e Versajes. Por kur u krijua mbreteria serbo kroato sllovene, pushoi se qeni edhe pavarsia e tij. Aso kohe ne Mal te Zi u zhvillua nje lufte e ashper qe ne histori ka mbetur lufta e jeshileve me te bardhet. Por Versaja, pas viteve 90 pushoi se qeni, të gjitha vendimet e saj u riparuan, dhe në vënd të Jugosllavise lindën disa shtete. Ndërsa një nga vendimet kryesore të Jaltës ishte ndarja e Gjermanisë në katër zona ushtarake, që më vonë solli dy shtete, Lindore dhe Perëndimore. Pas 40 vjetësh, Gjermania u bashkua në rrugë paqësore, pra u riparua vetë Konferenca e Jaltës. Dhe të mos harrojmë se u bashkua në një kohë kur në Gjermaninë Lindore ndodheshin 155 mijë trupa sovjetike elitare. Por që nuk lëvizën nga kazermat, nuk pati as vendim për të hyrë në NATO, as vendim për ta hequr nga Lista e OKB,
Atëhere, ka mbetur edhe një, Londra e cila nuk ishte zyrtare, por ilegale dhe kriminale. Na takon ne shqiptareve te shtrojme para arbitrit nderkombetar fakte, dokumente, prova qe te vertetojne karakterin Kriminal te Londres. Te tjerat jane detyra te bashkesise nderkombetare. Këtë po bën aktualisht Lista për Shqipëri natyrale. Dhe është në përfundim të punës.
Dhe e fundit. Politika dhe opinion publik shqiptar I ka dëgjuar dy politikanët më të mëdhenj të Europës, Merkel e Sarkozy. Ata kanë pohuar, Eshtë koha të ribejmë Bashkimin Europian. Në shërbim të tyre, unë kam te drejtë të pohoj se është koha të ribejmë Shqipërinë...........(Nga intervista qe do te botohet ne revisten MAPO)

Te rikthehen kufijte e 28 nentorit 1912

Ne janar te vitit 2008 kur me pyeten ne nje interviste televizive ne lidhje me Planin Ahtisari, kam dhene kete pergjigje: Eshte nje Plan i detyrueshem, i padeshirueshem, perkohesisht i pranueshem. Ndersa dje kur me pyeten nga nje gazete bullgare, dhashe kete pergjigje: Une nuk e njoh, as Mbledhjen e Londres, as Marreveshjen e Ohrit, as Planin Ahtisari. Njoh vetem Aktin Juridik te 28 Nentorit 1912 te Kuvendit te Vlores qe shpalli Pavarsine e Shqiperise ne kufijte e saj Natyrale, nga Presheva ne Preveze, nga Duirresi ne Shkup. Dhe do luftoj me te gjitha mjetet demokratike te rikthehen kufijte e 28 nentorit 1912. Dhe jam i sigurte se deri ne 100 vjetorin e coptimit teresor te Shqiperise nga Traktati i fshehte i Londres, pra deri ne 2015, keta kufij do te jene nje realitet i prekshem dhe i pranueshem nga Brukseli, Uashingtoni dhe Moska

Europen, ka vetem nje Zgjidhje: Te pranoje realitetin e Shqiperise Natyrale

Ne intervisten me Sonila Meçon tek ABC NEWS midis te tjerash u shpreha se: Greqia eshte ne prag falimentimi, Maqedonia ne krize, Serbia ne krize, Bosnja ne krize, vetem kombi shqiptar eshte ne rilindje, rilindje morale, shpirterore, politike etj. Neqoftese Brukseli e ka seriozisht se kerkon ta qetsoje rajonin dhe vete Europen, ka vetem nje Zgjidhje: Te pranoje realitetin e Shqiperise Natyrale, te denoje coptimin mizor qe ju be trojeve shqiptare ne 1913 ne Londer. Kjo nuk eshte kerkese nacionaliste, por europeiste, progresiste dhe paqeberese.

Diten e Diel, date 8 janar, ora 19.05 interviste me Sonila Meçon tek ABC NEWS


Per antaret e Listes per Shqiperi Natyrale dhe miqte e tjere te mij: Diten e Diel, date 8 janar, ora 19.05 interviste me Sonila Meçon tek ABC NEWS me teme: Prognoze rajonale 2012, Shqiperia Natyrale-teme per debatim apo Postulat per Zbatim. Kush eshte i interesuar, le te harxhoje gjysem ore kohe.

E para eshte statistike kombetare,

Ka rendesi te regjistrohesh shqiptar dhe kjo behet nje here ne 10 vjet. Por shume me teper ka rendesi te ndjehesh shqiptar. Dhe kjo behet çdo dite, çdo jave, çdo muaj, çdo vit. E para eshte statistike kombetare, e dyta eshte realitet kombetar. Brenda atyre qe regjistrohen shqiptare bejne pjese edhe ata qe nuk ndjehen shqiptare, edhe ata qe nuk e shijojne flamurin shqiptar, hymnin shqiptar, historine shqiptare. Prandaj paresore eshte jo sa regjistrohen shqiptare, por sa prej tyre ndjehen shqiptare. Ne nuk na duhen shqiptare me mentalitet kozmopolit, grek, serb, maqedonas, por shqiptare europeiste me mentalitet shqiptar.

Ilva Tare, transmetuar nga TV ORANEWS

.....Pa marre parasysh se kush e perfaqeson kete ide, pavaresisht se vjen nga Beogradi per ta marre Veriun e Kosoves apo Koco Danaj qe ka kete ide te Shqiperise se Bashkuar, pa marre parasysh nese vjen nga Kroacia apo Bosnja, qe te bejne bashkimin e kroateve etnik nga Bosnja me ata te Kroacise. Mendoj se askush nuk e mendon mire Rajonin dhe nuk e mendon ne menyre racionale......(Millo Gjukanovic, interviste me Ilva Tare, transmetuar nga TV ORANEWS)

Viti 2012 eshte viti i Shqiperise Natyrale,

Per te gjithe antaret dhe mbeshtetesit e Listes per shqiperi natyrale ne Kosove: Miqte e mij, 15 ore jane te mjaftueshme qe jo vetem Peja apo Deçani, por edhe Prishtina, Ferizaji, Prizreni, Mitrovica, Gjilani, Theranda, Gjakova, etj etj, te zgjohen nga parrullat ne rruge, ne fasada pallatesh, ne mure shtepish, ne pankarta :
Tadic, keni hyre gabimisht ne teritorin e Shqiperise Natyrale,
Shqiperia natyrale eshte nje realitet,
Viti 2012 eshte viti i Shqiperise Natyrale,
Zoti Konuzin keni hyre ne Shqiperine natyrale, jo ne Kaliningrad.
Mos i lini keto ore tju shkojne kot. Percilleni Tadiçin, ashtu sic e priti Peja dhe Deçani. Dhe mesimi qe do ti jepni do te jete demokratik, europeist dhe shqiptar

Askund ne bot nuk ka nje Komb të jetë I kufizuar me vehten e tij


Disa analiste te huaj, por edhe shqiptare shprehen se bashkimi i shqiptareve ne Shqiperine Natyrale, do provokoje efektin Domino. Nuk eshte e vertete. Pse?
Sepse as në rajon, por as edhe ne bote, nuk ka asnje komb tjetër I cili përgjatë të gjithë kufirit të Shqipërisë aktuale të jetë I kufizuar me vehten e tij, pra të ketë fqinj vetveten. Më konkretisht: Kur kalon Hanin e Hotit që lidh Shqipërinë me Mali I Zi, futesh përkohësisht në teritor shqiptar që është Tuzi, kur kalon Qafën e Morinës që lidh Kosovën me Shqipërinë, do kalosh në teritor shqiptar, kur kalon Hanin e Elezit që lidh Kosovën me maqedoninë do kalosh në teritor shqiptar. Kur kalon Qafën e Botës që lidh Greqinë me Shqipërinë do kalosh në teritor shqiptar, kur kalon Qafën e Thanës që lidh Maqedoninë me Shqipërinë do kalosh në teritor shqiptar. A ka ndonjë komb tjetër në rajon e ne bote të ketë këtë dukuri? Jo, asnje komb. Atehere ku eshte efekti domino? Asgjekundi. Efekti Domino ekziston thjesht për të trëmbur ata që nuk e dijnë realitetin e rajonit ose që duan ta fshehin atë.

Aktin Juridik te Kuvendit te Vlores ne 28 nentor 1912

Me ane te FB dua tju jap pergjigje disa ftesave qe me kane ardhur per te marre pjese ne takime te ndryshme: Te nderuar miq, Lista per Shqiperi Natyrale respekton dhe vlereson çdo takim qe avancon lirite dhe te drejtat e shqiptareve kudo qe ata jetojne. Por Lista per Shqiperi Natyrale ka nje program dhe nje Platforme e cila mbeshtetet ne Aktin Juridik te Kuvendit te Vlores ne 28 nentor 1912. Ne nuk na lejohet te kthehemi pas. Ne nuk na lejohet ta shkelim kete Platforme, as une qe jam kryetar i saj. Prandaj, sa kohe ata qe na ftojne, i shmangen Shqiperise natyrale dhe Aktit Juridik te Kuvendit te Vlores, per aq kohe, pjesmarrja jone do te jete e munguar.
Koco Danaj
Kryetar i Listes per Shqiperi natyrale

kur Arkivat e Beogradit dhe Athines jane te mbyllura me çeles

Nje nga antaret e akademise se Shkencave te Shqiperise, deklaroi se jane terhequr nga arkivat e Londres, Romes, Parisit, Berlinit etj te gjitha arkivat lidhur me historine e Shqiperise. Perkohesisht po e marr si te vertete. Por akademiku u shpreh se vetem Beogradi dhe Athina nuk na i dha arkivat.
Ketu fillon problemi, kur Arkivat e Beogradit dhe Athines jane te mbyllura me çeles, kur athina dhe Beogradi kane nderhyre me shume se kushdo ne historine e shtetit shqiptar, atehere si do te marrim vesh te verteten per ta rishkruar historine? Si te bejme? Ka nje menyre tjeter per te marre vesh fshehetesine e arkivave te Beogradit dhe te Athines. Cila eshte ajo? Eshte angazhimi per sendertimin e shqiperise natyrale. Gjate sendertimit te saj, do te jemi ne gjendje te marrim vesh, ate qe po na fsheh sot Beogradi dhe Athina, domethene do marrim vesh se cilet jane ata politikane qe porosite i marrin as ne Tirane, as ne Prishtine, por diku tjeter.