Merkel e Sarkozy. Ata kanë pohuar, Eshtë koha të ribejmë Bashkimin Europian.

Ne nje interviste qe kam dhene per revisten MAPO, mu be edhe kjo pyetje: Sa reale janë qëndrimet që ju mbani në lidhje me Shqiperine natyrale. A nuk ju duket (ashtu si politikës zyrtare) se jemi mjaft larg realizimit të këtyre ideve?
Pergjigje:
Keni të drejtë, por më lejoni të përgjigjem: Janë shumë të drejta dhe shumë reale. Në rastin e kombit shqiptar kemi të bëjmë jo vetëm me një drejtësi të Vonuar, por edhe të Cunguar Nuk bëhet fjalë, që historia të kthehet prapa, por të korigjohet, çfarë është bashkimi I Gjermanisë, kthim prapa apo korigjim I histories së prapë, çfarë është pavarsia e disa shteteve të reja në rajon, kthim prapa apo korigjim I prapësisë. Dhe në rastin e shqiptarëve, kërkohet e njëjta gjë.
Po vazhdoj me pergjigjen. Disa miq te mij me kane keshilluar qe te mos kerkoj prane 6 ministrave te jashtem te fuqive te medha europiane anullimin e mbledhjes kriminale te Londres si dhe te mos depozitoj kerkese padi prane GJND. Sipas tyre, ky veprim do te prishte marrdheniet nderkombetare. Përgjigja ime eshte kjo:
E para: Une nuk jam arbiter I marrdhenieve nderkombetare, por veprimtar I çeshtjes shqiptare. Arbiter eshte Brukseli, SHBA etj.
E dyta: Unë nuk jam profesor I te drejtes nderkombetare, por profesor I te drejtes shqiptare. Te drejten nderkombetare e njoh aq sa me intereson per te mbrojtur te drejten e çeshtjes shqiptare
E treta: Arbitri nderkombetar deri tani ka anulluar vendimet e dy konferencave zyrtare siç kane qene ajo e Versajes dhe e Jaltes. Shperberja e Jugosllavise dhe bashkimi I Gjermanise jane vetem dy shembuj. Ju e dini fare mire se Mal I Zi ka qene shtet I pavarur deri ne konferencen e Versajes. Por kur u krijua mbreteria serbo kroato sllovene, pushoi se qeni edhe pavarsia e tij. Aso kohe ne Mal te Zi u zhvillua nje lufte e ashper qe ne histori ka mbetur lufta e jeshileve me te bardhet. Por Versaja, pas viteve 90 pushoi se qeni, të gjitha vendimet e saj u riparuan, dhe në vënd të Jugosllavise lindën disa shtete. Ndërsa një nga vendimet kryesore të Jaltës ishte ndarja e Gjermanisë në katër zona ushtarake, që më vonë solli dy shtete, Lindore dhe Perëndimore. Pas 40 vjetësh, Gjermania u bashkua në rrugë paqësore, pra u riparua vetë Konferenca e Jaltës. Dhe të mos harrojmë se u bashkua në një kohë kur në Gjermaninë Lindore ndodheshin 155 mijë trupa sovjetike elitare. Por që nuk lëvizën nga kazermat, nuk pati as vendim për të hyrë në NATO, as vendim për ta hequr nga Lista e OKB,
Atëhere, ka mbetur edhe një, Londra e cila nuk ishte zyrtare, por ilegale dhe kriminale. Na takon ne shqiptareve te shtrojme para arbitrit nderkombetar fakte, dokumente, prova qe te vertetojne karakterin Kriminal te Londres. Te tjerat jane detyra te bashkesise nderkombetare. Këtë po bën aktualisht Lista për Shqipëri natyrale. Dhe është në përfundim të punës.
Dhe e fundit. Politika dhe opinion publik shqiptar I ka dëgjuar dy politikanët më të mëdhenj të Europës, Merkel e Sarkozy. Ata kanë pohuar, Eshtë koha të ribejmë Bashkimin Europian. Në shërbim të tyre, unë kam te drejtë të pohoj se është koha të ribejmë Shqipërinë...........(Nga intervista qe do te botohet ne revisten MAPO)

Geen opmerkingen:

Een reactie posten