(Nga analiza qe do botohet neser me titull Idete jane KURBAN i politikaneve)

....... Ja disa shëmbuj: Pas një viti në Shqipëri do festohet 100 vjetori i pavarsisë, thuhet se do krijohet komision me pjesmarrës nga gjithë hapsira e kombit shqiptar. Bukur. Po lindin disa pyetje: Pyetja e parë është, përse do marrin pjesë politikanët dhe akademikët nga Kosova në këtë komision? Ata e kanë ditën e tyre të pavarsisë që është 17 shkurti i vitit 2008. Përse do vijnë politikanët dh...e akademikët shqiptarë nga Maqedonia? Ata pranojnë Maqedoninë si atdheun e tyre, e cila ka si datë pavarsie 9 shtatorin e vitit 1991.
Dhe pyetja e fundit: Po politikanët e Tiranës, përse do ta festojnë 28 nëntorin? Kjo datë është data e pavarsisë së shqipërisë Natyrale. Ndërsa data 29 korrik është data kur Konferenca e Londrës vendosi krijimin e shtetit shqiptar që është sot dhë aktualisht e drejtojnë Berisha, Topi dhe Topalli. Ja pra një ide e madhe që ka nevojë për diskutim. Nëqoftëse, politikanët shqiptarë e kanë seriozisht festimin e 28 Nëntorit, ata duhet të shprehen hapur se nuk e njohin Mbledhjen e Londrës, nuk i njohin vendimet e saj. Por deri tani nuk ka një deklarim të tillë. Pati para tre vjetësh, një deklaratë nga Berisha ku e konsideroi Londrën, nje konferencë kolonialiste, por pastaj u tërhoq. Pati para 4 vjetësh një deklarim nga Rama në takim me Jakup Krasniqin se nuk ka asgjë të keqe të bashkohen shqiptarët, por pastaj u tërhoq. Bëri Hashim Thaci në prag të zgjedhjeve të 12 dhjetorit por më vonë u tërhoq. Disa politikanë nga Vilajeti i Prishtinës apo i Shkupit pohojnë se kjo është Festë e Flamurit. Jo, është më shumë se gabim, është fallsifikim i historisë. 28 Nëntori 1912, nuk është Festa e Flamurit, por shpallje pavarsie. Shqiptarët Festën e Flamurit e kanë në 28 Nëntor 1444, kur Skënderbeu ngriti Flamurin në Krujë. Grekët Festën e Flamurit e kanë në 25 Mars 1821 kur peshkopi Germanos ngriti Flamurin në Patra, por pavarsinë e shpallën më vonë. Deri tani, kjo ide kaq e madhe është KURBAN i politikanëve shqiptarë.... (Nga analiza qe do botohet neser me titull Idete jane KURBAN i politikaneve)

Geen opmerkingen:

Een reactie posten