Te dashur miq te Levizjes per Bashkim. Faleminderit per ftesen qe te marr pjese ne Kongresin tuaj si drejtues I Listes per Shqiperi Natyrale.
Ju uroj mbaresi dhe suksese ne qellimin tone te perbashket, qe eshte bashkimi I trojeve shqiptare ne nje shtet te vetem.
Çfare perben rasti i kombit shqiptar dhe teritoreve te tij ne marrdheniet nderkombetare?
-Kombi shqiptar eshte nje rast unikal ne kontinentin europian. Shqiperia aktuale, eshte I vetmi shtet ne Europe, qe pergjate gjithe vijes kufitare tokesore ka vetvehten. Ky absurd fillon qe nga Hani I Hotit ne veri dhe perfundon ne qafen e Botes ne jug. Pra kemi te bejme me nje rast sui generis.
-Rregullimi I statusit te trojeve shqiptare, pergjate nje shekulli I eshte nenshtruar 7 Marreveshjeve nderkombetare, vendimet e te cilave ose kane qene koloniale ose kane qene arnime pjesore te pjeseve te ndryshme te kombit shqiptar. Ato jane Marreveshja e Londres,Marreveshja e Versajes e cila la ne fuqi coptimin colonial te Marrveshjes se Londres, Marrveshja e Jaltes e vitit 1945 e cila e zhduku fare kombin shqiptar nga harta e e Europes, Marrveshja e Rambujese e cila ju kushtua vetem njepjese te teritorit shqiptar sic ishte Kosova, Marreveshja e Konculit e marsit 2001, qe ju kuhstua nje pjese te kombit shqiptar sic eshte Lugina e Presheves, marrveshja e Ohrit e gushtit 2011, e cila ju kushtua nje pjese te teritorit shqiptar ne ish republiken jugosllave te Maqedonise. Aktualisht kombi shqiptar jeton ne dy shtete qe jane Shqiperia artificial dhe kosova, ne shqiperine Lindore ne FYROM me status te popullit shtetformues dhe ne dy pakica kombetare ne Mal te Zi dhe ne Serbi.
Sot kur flitet per marrdhenie te reja nderkombetare te mbeshtetura jo ne te drejten e forces, por ne forcen e se drejtes, shqiptaret kane te drejte te kerkojne riparimin teresor dhe jo pjesor te padrejtesieve koloniale qe jane bere ndaj tyre.
Pra te kerkojne anulimin teresor te mbledhjes koloniale te Londres, si dhe te kerkojne demshperblim ne vleren 100 miliard sterlina nga 6 fuqite e medha per shkak te humbjeve qe i kane shkaktuar kombit shqiptar si pasoje e coptimit kolonialist te teritoreve te tij.
Rrjedhimi logjik i rregullmit te kesaj padrejtesie unike ne mbare kontinentin, do te jete lejimi i kombit shqiptar per tu bashkuar ne nje shtet te vetem, por jo te paster etnik.
E drejta e bashkimit te shqiptareve ne nje shtet te vetem bazohet ne disa akte juridike te pranuara nderkombetarisht edhe nga vete fuqite e medha.
Cilat jane ato?
1-Pergjate nje shekulli, shqiptaret festojne 28 nentorin 1912 si date te shpalljes se pavarsise se tyre dhe nuk festojne daten qe vendosi coptimin e tyre dhe krijimin e Shqiperise artificiale qe esjte sot, date qe eshte 29 korriku 1913. Fuqite e medha e njohin nje date te tille si feste kombetare te shqiptareve
2-Kushtetuta e Republikes se Shqiperise ne Preambulen e saj, pranon te drejten e bashkimit te shqiptareve ne nje shtet si te drejte legjitime. Fuqite e medha qe e kane miratuar kete Kushtetute e kane pranuar kete te drejte, duke mos bere asnje vrejtje per Preambulen e saj.
3-Sot ekzistojne dy shtete e gjysem shqiptareve qe mund ta realizojne kete me ane te mjeteve paqesore
4-Bashkimi i shqiptareve ne nje shtet, do te jete procesi pertfundimtar i paqes dhe stabilitetit te rajonit te ballkanit.
5-Ne muajin tetor 2010, nje organizate prestigjioze nderkombetare, Gallup Internacional ne nje nga sondazhet e saj beri publike keto shifra: Ne Kosove, mbi 81 perqind e shqiptareve duan bashkim me Shqiperine, ne Shqiperi, 63 perqind e shqiptareve duan bashkim me Kosoven, ne maqedoni 53 perqind e shqiptareve duan bashkim me Shqiperine.
Duke studjuar dhe analizuar Konferencen e Londres se viteve 1912-1913 e cila coptoi ne pese pjese kombin shqiptar,
Duke studjuar ne vazhdimesi diskutimet ne kete Konference qe nga 16 dhjetori I vitit 1912 deri ne 29 korrik 1913
Duke studjuar thelbin e kesaj conference dhe qellimin per te cilin ajo u mblodh
Duke studjuar lidhjen e saj me konferencat e e mevonshme net e cilat dhe per te cilat u fol dhe diskutua per kombin shqiptar
Duke u bazuar ne gjendjen aktuale te kombit shqiptar
Arrihet ne konkluzionin se sa i perket kombit shqiptar, rezulton se:
1-Takimet e ambasadoreve te 5 fuqive te medha, Italise, Frances, Gjermanise, Austro-Hungarise, Rusise nen drejtimin e ministrit te jashtem britanik Eduard Grey, nuk perbejne bazen e mjaftueshme per te qene nje konference. Periudha midis 16 dhjetorit 1912 d eri ne 29 korrik 1913 me shume kane qene takime ambasadoresh te gjashte fuqive te medha se sa nje konference zyrtare. Mbledhja e Londres qysh ne fillim vendosi te mos mbaje proces verbal per asnje takim.
2-Mbledhja e ambasadoreve te 6 fuqive te medha ne Londer nuk u thirr per te diskutuar lidhur me kombin shqiptar, por per te zgjidhur mosmarrveshjet midis 4 fuqive nderluftuese ballkanike, Serbise, Greqise, Malit te Zi , Serbise dhe Turqise, pas Luftes se dyte ballkanike. Nje nga pjesmarresit e kesaj mbledhje, ambasadori francez Pol Kambon e pohon nje gje te tille. Ai shprehet se:
Pas nenshkrimit te paqes midis Turqise dhe Italise, marja e vendimeve qe do tu imponoheshin shteteve ballkanike dhe Turqise ju besua trupit diplmatik ne Londer. Ai kishte per detyre hartimin e marrveshjeve midis shteteve te ndryshme nderluftuese te ballkanit. Mbledhja e Londres u hap ne 16 dhjetor 1912. (Pol Kambon, Corespodenca, faqe 31, botimet Grass et, viti 1946)
3-Ne keto takime qe zgjaten 6 muaj, teritoret shqiptare u perdoren per te qetesuar dhe kenaqur palet nderluftuese qe ishin fqinjet e Shqiperise. Per te qetesuar Greqine,
Krahina shqiptare e Camwrisw ju aneksua nw mwnyrw kolonialiste Greqisw nga Konferenca famwkeqe e Londrws nw vitin 1913.
Per te kenaqur Serbine, krahina shqiptare e Kosoves me mbi 90 perqind popullsi shqiptare ju dha S erbise. Ndersa trojet shqiptare nga Plava deri ne Ulqin ju dhane Malit te Zi.
4-Perfaqesuesit e 6 fuqive te medha, nuk u moren asnjehere me aktin e shpalljes se pavarsise se Shqiperise ne 28 Nentor 1912 nga politikanet shqiptare qe nga Kosova deri ne Cameri, qe nga Durresi deri ne Shkup. Kemi te bejme me nje akt juridik i cili i u injorua pergjate cdo takimi.
5-Perfaqesuesit e 6 fuqive te medha ne qendrimin ndaj kombit shqiptar mbajten nje qendrim tipik colonialist duke I perdorur teritoret shqiptare si placke tregu per te kenaqur fqinjet e saj dhe duke quajtur Shqiperi, ate qe mbeti dhe te cilen dy vjet me pas po keta ambasadore me Traktatin e fshehet te Londres vendosen ta coptojne serish duke quajtur Shqiperi vetem nje krahine pergjate lumit Shkumbin dhe duke ja dhene teritoret e tjera Italise dhe Serbise.
6-Kete qendrim colonialist dhe ne kundershtim me te drejten nderkombetare e kane pranuar vete disa nga perfaqesuesit e mbledhjes se Londres.
Ja disa deshmi:
Eduard Grey, ish-minister i jashtem i britanise se madhe deklaron ne Dhomen e Komuneve se: Marreveshja ndermjet fuqive lidhur me kufijte veriore te Shqiperise u arrit pas nje perpjekje diplomatike te gjate dhe te veshtire. U vendos qe ......Peja, Prizreni, Dibra dhe pas shume bisedimesh, Gjakova te lihen jashte Shqiperise. Kjo marrveshje le nje pjese te madhe teritori per tu ndare midis Serbise dhe Malit te Zi si frut i fitores se tyre…U/ne e di fare mire se kur gjithshka do te behet e njohur, kjo zgjidhje do te jape shkas ne shume pika per kritika te forta nga kushdo qe e njeh vendin...
Pol Kambon, ish pjesmarres ne mbledhjen e Londres… Ballkaniket tane iken, por mbeten pa u zgjidhur problemet me te renda, kufijte e Shqiperise dhe ishjut e Detit Egje
Robin Kuk, ish minister i jashtem britanik deklaron ne Dhomen e Komuneve ne prill 1999, lidhur me bombardimet e NATO mbi Jugosllavi se: Ne po zhbejme padrejtesite qe beme ne shekullin e kaluar ndaj kombit shqiptar.
Atehere, le te punojme me shume dhe ta cojme deri ne fund zhberjen e padrejtesive ndaj kombit tone. Le te bashkojme vetvehten sot qe te bashkojme teritoret shqiptare neser.
Rrofte Shqiperia natyrale
Rrofte kombi shqiptar
Geen opmerkingen:
Een reactie posten