INA: Bashkurti deklaron se Platforma e Koço Danaj mbi Shqiperine Natyrale eshte njesoj si ideja e Hitlerit


INA: Bashkurti deklaron se Platforma e Koço Danaj mbi Shqiperine Natyrale eshte njesoj si ideja e Hitlerit.
.Diplomati shqiptar dhe rektori i UNS-së, Lisen Bashkurti platformën e Shqipërisë Natyrale të Koço Danaj e ka krahasuar me idenë fashiste të Adolf Hitlerit.

Deklarimin e tij e transmeton agjencia Jugpress, e cila citon deklaratën e Bashkurtit ku thekson se “Platforma e Shqipërisë Natyrale për bashkimin e trojeve Shqiptare nga Koço Danaj, nuk është asgjë, duke e krahasuar me idenë e Adolf Hitlerit për bashkimin e teritoreve gjermane gjatë kohës së luftës së dytë botërore”.

Rektori i Universitit ndërkombëtarë në Strugë, Lisen Bashkurti ka deklaruar gjatë qëndrimit të tij në Preshevë ditëve të fundit se "në Bashkimin Evropian kufijtë nuk do të jenë të rëndësishëm" dhe për këtë arsye sipas tij "shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të pranojnë Serbinë si shtetin e tyre pasi në këtë mënyrë ata do të bashkohen nacionalisht.

Bashkurti ka thënë se Shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkesat e tyre duhet ti kenë në mënyrë reciproke me kërkesat e serbëve të veriut të Kosovës. Rektori i Universitetit të Strugës, Lisen Bashkurti këto ditë u shpallë qytetar nderi nga Komuna së Preshevës

.

Geen opmerkingen:

Een reactie posten