Ne 30 vjetorin e ngjarjeve te mars-prillit 1981 ne Kosove

Ne 30 vjetorin e ngjarjeve te mars-prillit 1981 ne Kosove, po sjell per miqte e mij, nje kenge qe u kendua pas 1982 ne Laberi:
Armatën e Nishit ,
E kishit në shpinë
Përballë U.D.B-në
Në zëmër lirinë
...
O djemte e Kosoves
Nenat qysh ju qane
kur ju mori plumbi
kush ju ndodhej prane
...
Amanet baltë e Kosovës
Amanet po të lë djalin
Ma mori plumb' i mizorit
Nëna s'di ku e ka varrin

Pacollit si Politikan


Gjate vizites ne Tirane, Pacolli hodhi ne tregun e politikes ide dhe teza me bollek per marrdheniet ndershqiptare qe nga heqja e taksave dhe doganave deri tek Komunuelthi e ne fund bashkimi kombetar. Shpesh edhe ide qe kundershtojne njera tjetren. Por qe zbulojne synimin e dyte te Pacollit si Politikan: Pacolli duket se synon postin e presidentit te Konfederates Shqiperi-Kosove. Se shpejti do ta analizojme me qarte

Ka vetëm një zgjidhje, Shqipëri Natyrale

Koço Danaj

Përkundër deklarimeve se gjendja në Kosovë u stabilizua, realiteti tregon të kundërtën. Në Kosovë po thellohet destabilizimi. Një qeveri me një pakicë shqiptare që mbahet në këmbë nga deputetë serbë dhe që mund të bjerë në çastin kur këta deputetë të marrin porosi nga Beogradi për tu tërhequr nga qeveria. Një president që përfaqëson vetëm dy për qind të votave të shqiptarëve vazhdon të kontestohet ne Gjykatën Kushtetuese dhe që mund të rrëzohet në çastin që bashkësia ndërkombëtare do ta gjykoje të arsyeshme. Dhe kjo për faktin se edhe në Gjykatën Kushtetuese, shqiptarët janë pakicë. Nga 9 anëtarë, katër janë shqiptarë dhe pesë janë të huaj. Një EULEX që ndaj statusit të Kosovës vazhdon të mbajë qëndrim neutral, domethënë se nuk e njeh pavarësinë e saj dhe që kohët e fundit ka ndërmarrë një sërë arrestimesh ndaj ish-luftëtareve të UÇK-së. Një PDK, që megjithëse doli forca e parë politike, duket pas daljes në skenë të Vetëvendosjes me 14 deputetë dhe veçanërisht pas arrestimit te dyte te Fatmir Limaj, po shkon drejt ndarjes në dy pjese. Duke ju referuar realitetit, një territor i tërë si veriu i Kosovës vazhdon të jetë nën vartësinë e Serbisë dhe jo të Prishtinës.

Ky është realiteti politik i Kosovës. Duke i shtuar edhe realitetin social, ku varfëria vazhdon të thellohet, atë gjeopolitik ku shqiptarët e Kosovës janë një ishull i izoluar nga Evropa, pasi janë të vetmit që duhet të qarkullojnë me Viza, mund të nxjerrim konkluzionin se deklarimet janë falso, manipuluese. Qoftë deklarimet që vijnë nga disa politikanë shqiptarë, qoftë deklarimet që vijnë nga disa diplomatë perëndimorë, janë një mbulesë e dobët, që nuk e fshehin dot këtë realitet përkeqësues të gjendjes politike dhe sociale të Kosovës. Një popull, deri dje i shtypur, i persekutuar, sot përjeton realitet tjetër, atë të shtypësit dhe persekutorit. Raporti i Dik Martit, arrestimet e dhjetëra luftëtarëve të UÇK-së, bisedimet e detyruara me Serbinë janë disa prej dëshmive të pohimit të sipërthënë. Dhe në qoftë se dikush apo disa mund të shprehen se nuk atakohet populli, por disa politikanë të tij, më duhet të pohoj, se këta politikanë kanë dalë nga ky popull, janë votuar prej këtij populli. Përsëri në ndihmë të pohimit të bërë, vjen fakti se arrestimet e bëra së fundi, nuk janë për korrupsion, i cili ju takon vetëm politikanëve, por për krime lufte, drejtohen ndaj UÇK-së, që luftoi kundër regjimit të Miloshevicit. Pra indirekt synohet të satanizohen shqiptarët në tërësi.

Cila është pasoja? Janë dy: E para kjo situatë tek një pjesë politikanësh që drejtojnë aktualisht Kosovën dhe që kanë filluar bisedimet me Serbinë, për të ruajtur komoditetin që të jep pushteti, do të sjellë lëshimet që do t’i vuajë shteti dhe populli. E dyta do të thellojë pakënaqësinë në shtresa të gjëra të shqiptarëve, e cila pakënaqësi do të vazhdojë të thellohet. Aktualisht kjo pakënaqësi, po thellohet ndaj EULEX, pra ndaj BE. E paprekur ka mbetur vetëm SHBA. Fshehja e realitetit, do thellojë pakënaqësinë që nesër mund të shpërthejë më shumë se protestat e deritanishme. Pra BE me ndihmën e disa politikanëve inferiorë dhe të kapur fort pas pushtetit, po e çon Kosovën drejt shpërthimit, që kur ai të ndodhë, të fajësojë shqiptarët dhe rehabilitojë plotësisht serbët. Duket se në Bruksel ka akoma simpatizantë të Gjorgjevicit dhe Miloshevicit.

Por a ka një zgjidhje? Ka, por ka vetëm një. Zgjidhja ne Kosovë nuk është Edhe..Edhe. Ajo është vetëm Ose...Ose. Cila është ajo? Bashkimi me Shqipërinë, është e vetmja zgjidhje që Kosova të kapërcejë krizën ku është futur. Vetëvendosja, Lëvizja për Bashkim, deputetët pro-bashkimit në PDK, LDK, AAK, PSD, janë para imperativit të bashkimit mes njeri-tjetrit dhe kërkesës zyrtare për bashkim me Shqipërinë. Kërkesa për bashkim me Shqipërinë, jo vetëm do zgjidhe krizën në Kosovë, por do të ndihmojë edhe Tiranën të zgjidhë krizën e saj. Pasi do ta detyrojë, të kalojë në plan të dytë luftën e egër për pushtet, duke nxjerrë në mënyrë të detyrueshme diskutimin e kërkesës për bashkim. Dhe në fund nuk duhet të harrojmë historinë: Në vitin 1912, Shqipëria natyrale që u shpall ne Vlorë nga Ismail Qemali, u ngjiz në Kosovë nga Hasan Prishtina dhe Isa Boletini.

(Autori është drejtues i Lista për Shqipëri Natyrale)

Mos harroni historine: Ne vitin 1912,




Kerkesa zyrtare per bashkim me Shqiperine, jo vetem do zgjidhe krizen ne Kosove, por do te ndihmoje edhe Tiranen te zgjidhe krizen e saj. Pasi do ta detyroje, te kaloje ne plan te dyte luften per pushtet, duke nxjerre paresore diskutimin e kerkeses per bashkim. Mos harroni historine: Ne vitin 1912, Shqiperia natyrale qe u shpall ne Vlore nga Ismail Qemali, u ngjiz ne Kosove nga Hasan Prishtina dhe Isa Boletini

cila eshte vlera e firmes?

Kam pyetur disa miq qe kane neshkruar peticionin kunder regjstrimit etnik: Pse firmoset: Pergjigja ka qene: jemi kunder shovinizmit grek. Kam vazhduar pyetjen: Per ke do votoni: Pergjigja ose per PD ose per PS.
Kush e miratoi ligjin antishqiptar per regjistrimin? Parlamenti. Kush e hartoi formularin? Qeveria. Kush nuk ka bere asnje deklarate kunder regjistrmit? Partia Socialiste. Atehere; cila eshte vlera e firmes?

Ta votojm shqiperin Natyrale


Ideja e Bashkimit te shqiptareve ne nje shtet, po shndrrohet ne Fryme. Dhe Fryma as nuk trembet, as nuk pritet, as nuk pengohet. Ajo vetem mund te fashitet. Le ta mbajme ate gjalle duke hedhur ne tregun e politikes ide te reja mbi rruget e shndrrimit te saj ne organizim mbarekombetar dhe ne vote popullore

Koço Danaj perballe Rames dhe Bashes; Ta bëjmë Tiranën Kryeqytet të Shqipërisë Natyrale (Interviste botuar ne gazeten MAPO)

Intervistë me drejtuesin e Lista për Shqipëri natyrale, Koço Danaj


Zoti Danaj, keni vendosur të merrni pjesë në zgjedhjet vendore, veçanërisht në Tiranë. Cfare mendoni se do te arrini ju konkretisht me futjen ne zgjedhje?

Faleminderit për pyetjen. Ja përse: E para: Për shkak të problematikës nacionale e cila si nga jugu i Shqipërisë Natyrale, ashtu edhe nga Veriu i saj është kompleksuar. Shovinizmi grek dhe sërb, duke përfituar edhe nga sherret ndërshqiptare, kërkon të rrudhosë akoma më shumë trojet shqiptare. Ndërsa ne, mbrohemi në portë dhe nuk kemi kaluar asnjeherë në kundërsulm. Për këtë arsye, dy muajt që na ndajnë nga zgjedhjet do të përdoren në shërbim të argumentimit të domosdoshmërisë së jetësimit të Shqipërisë natyrale.

E dyta: Do të përqëndrohemi më shumë në Tiranë dhe jo rastësisht. Tirana duhet te bëhet Kryeqyteti i Shqiperisë natyrale. E kjo kërkon një debat të gjithanshëm, kerkon ide të reja zhvillimore të cilat do të bëhen të njohura gjatë dy muajve.

E treta: Shqiptarët në Tiranë sipas sondazhit të Gallup, janë shprehur në masën 69 përqind probashkimit të trojeve shqiptare në rrugë paqësore. Eshtë një moment oportun për të parë së sa kjo dëshirë do të konvertohet në votë.


Nuk mendoni se do ishte me mire nje aleance me partite e medha duke

patur parasysh se gara per Tiranen mund te jete ne fakt nje gare qe do te kete vetem dy "Gladiatore" dhe trysnia do te jete e

jashtezakonshme? Jo, pasi asnjë nga partitë e mëdha, nuk e ka në program Platformën e Shqipërisë Natyrale. Ato janë ose kozmopolite ose fondamentaliste kozmopolite. Një aleancë me këdo prej tyre, do të dëmtonte idenë e madhe të bashkimit kombëtar.

Zoti Danaj, cili është thelbi i atmosferës aktuale në marrdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë lidhur me regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike

Kërkesa për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri, mbi baza etnike ka rritur ndjeshëm tensionin ndëretnik midis kombit shqiptar dhe shovinizmit grek. Deklarata, emisione televizive, vendime gjykatash per ndryshim kombesie, ringjallje fantazmash te vdekura me emrin Vorio Epir janë bërë të pranishme për opinionin public shqiptar. Shovinizmi grek po luan hapur, ai kërkon të shtojë numurin e grekëve në Shqipëri, të zgjerojë hapsirën e minoritetit grek në Shqipëri. Ne kuptimin figurativ është një Lojë me Letra të Hapura. E duke qënë kështu, edhe Lista për shqipëri Natyrale do të luajë me letra të hapura. Po bëhem më konkret:

Për minoritetin grek në Sarandë dhe për ata që njohin sadopak historinë, janë në gjëndje të të thonë se deri në vitin 1944, shumica e fshatrave të minoritetit grek kishin këto emra, fshati Memush Bej, Hadër Aga, Aliko, Caush, Kalive bej Pasha, Hoxhe, Ymer Efendi etj. Qeveria e Enver Hoxhës në emër të internacionalizmit proletar dha urdhër të ndryshohen këto emra. Dhe në vënd të tyre, lindën emrat, Livadhja, Lefter Talo, Fitore, Dritas etj.

Përsëri, për ata që e njohin sadopak historinë e dinë fare mire se Komisioni Ndërkombëtar I përcaktimit të kufijve ne vitin 5 dhjetor 1913 do të shprehej per Luginën e Drinos ku shtrihen fshatrat e Dropullitë Poshtëm dhe të Sipërm se:

…Nga të 76 fshatrat e Luginës së Gjrokastrës, 15 prej tyre janë secili pronë e një beu, ndërsa të gjitha pronat e 44 fshtrave të tjerë u përkasin plotësisht bejlerëve dhe agallarëve muslimanë. Vetëm pronat e pepelit dhe të Selos u përkasin ortodoksëve. Të gjitha këto arsye të paraqitura shkurtimisht duken të mjaftueshme për të përligjur dhënien e gjithë Luginës së Gjirokatrës, Shqipërisë… (Mbledhje e Komisionit Ndërkombëtar të kufijve, Leskovik, datë 5 dhjetor 1913)

Ndërsa parlamenti I Shqipërisë I vitit 1992, ju dha tokë ish-minoritarëve që kishin ardhur sipas komisionit ndërkombëtar të caktimit të kufijve…nga krahina e Janinëa të thirrur nga bejlerët shqiptarë për të punuar tokat e tyre

Minoritari I thjeshtë këtë nder që I bëri Parlamenti I Shqipërisë, e konverton në votë për partitë shqiptare. Eshtë momenti që edhe deputetët minoritare, si Vangjel Dule, Spiro Ksera, Vangjel Tavo, etj apo intelektualë si Panajot Barka apo Thoma Mico ti shprehin mirënjohjen shtetit shqiptar që I bëri me prona, kur ata janë nipër apo fëmijë argatësh. Këtë duhet ta bëjë edhe qeveria greke, të shprehë mirënjohje për qeveritë dhe shtetin shqiptar, ashtu sic kanë bërë qeveritë shqiptare që kanë shprehur mirënjohje shtetit grek për pranimin e dhjetra mijra shqiptarëve në fillim te viteve 90-të, megjhithse qeveria greke, ata në shumicë I trajton si argatë, pa pranuar ti bëjë pronarë. Demokraci do të thotë reciprocitet.

Dhe nëqoftëse, qeveria greke, vazhdon të ngulë këmbë duke na trëmbur me të ashtuquajturin regjistrim etnik pasi gjoja këtë e kërkojnë Konventat europiane, qeveria shqiptare, politika shqiptare, duhet të japë përgjigjen e mëposhtme: Po, dakord jemi, por në fillim do riparojmë shkeljen e Konventave Europiane që e bëmë ne vitin 1992, kur pronat e pronarëve të ligjshëm shqiptarë, ua dhamë ish-argatëve, pra do anullojmë ligjin 7501 ne zonën e minoritetit. Prandaj, pasi Dulja, Ksera, Barka, Mico, Tavo, Papathanasi etj etj të kthejnë tokat që ua morën agallarëve dhe bejlerëve të Gjirokastrës, Libohovës, Delvinës, Borshit, atëhere bëjmë edhe regjistrimin sic e doni ju. Kjo quhet dinjitet kombëtar europeist.

Por kjo temë, do trajtohet më gjërësisht gjatë fushtaës elektorale



Zoti Danaj, në Platformën e Shqipërisë Natyrale jeni shprehur se Camëria duhet të shpallet Zonë e Lirë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Cfarë doni të thoni me këtë?

Edhe kjo është një temë që do të trajtohet gjërësisht gjatë fushatës, por shkurimisht dua të them se: Krahina shqiptare e Camërisë ju aneksua në mënyrë kolonialiste Greqisë nga Konferenca famëkeqe e Londrës në vitin 1913. Sipas Memorandumit të qeverisë shqiptare të Vlorës në vitin 1913, në Camëri jetonin 75 mije shqiptarë nga të cilët 18 mijë shqiptarë të greqizuar, të cilët ishin vendosur, ne kazanë e Reshadijes (Igumenicës) 16 mijë shqiptarë, në kazanë e Margëllicit 25 mije shqiptarë, në kazanë e Filatit 20 mijë shqiptarë, në kazanë e Paramithisë, 13 mijë shqiptarë……

Në kazanë e Luros 100 përqind shqiptarë…..(Memorandum I qeverisë së Vlorës, drejtuar Konferenceës së Londrës, firmosur nga Mehmet Konica, Rashih Dino dhe Filip Noga)

E dyta: Krahina shqiptare e Camërisë, në mbarim të Luftës së dytë botërore ju nënshtrua një spastrimi etnik gjenocidist dhe fashist. Preteksti: Gjoja shqiptarët kishin marrë pjesë përkrah nazifashizmit. Në vizitën e fundit në Dropull, Nikolas Gejxh, e trajtoi këtë cështje, duke thënë se problemi I shqiptarëve të Camërisë, është problem europian pasi sipas tij në atë periudhë u deportuan 16 milion pakica nacionale që kishin marrë pjesë përkrah nazifashizmit. Bukur. Por Gejxh dhe qeveritarët grekë ose nuk e njohin historinë ose e fshehin atë. Pse e them këtë. Eshtë e vërtetë që pas luftes se dytë botërore u deportuan miliona njerez të pakicave nacionale në Europë, por kjo u bë në bazë te vendimeve të Konferencës së Potsdamit, pas korrikut 1945. Dhe këtë vendim aso kohe e firmosi, Josif Stalin, Hari Truman dhe Klement Etli. Dhe në këtë vendim thuhet të deportohen këto pakica nga trojet e tyre, me përjashtim të shqiptarëve të Kosovës, Bullgaro-maqedonëve të Maqedonise dhe shqiptarëve të Camerisë të cilët kanë marrë pjesë aktivisht ne luftën antifashiste. Për ata që e njohin historinë e dinë se pas kësaj konference në vitet 1945-1947 u deportuan 2 milion e 850 mije gjermanë te Sudeteve, dhe mbetën vetëm 157 mijë që u trajtuan si antifashistë, u deportuan 600 mije gjermanë të Vollgës, 400 mijë të Vojvodinës, një milion cecenë të Cecenisë etj etj. Pra shteti grek shkeli vendimin e Konferences së Potsdamit. Për këtë arsye, duhet që e para qeveria greke të kërkojë falje për gjenocidin e ushtruar dhe e dyta ti lejojë shqiptarët e Camerisë të kthehen në trojet e tyre dhe të vendosin vetë për fatin e tyre. Nëqoftëse sot thuhet shpesh se minoriteti grek shërben si urë lidhëse e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Greqisë, tashmë duhet thënë se Camëria duhet të jetë ajo që duhet dhe do të shërbejë si urë lidhëse e marrëdhenieve midis Shqipërisë dhe Greqisë. Ka edhe të tjera, por do trajtohen gjatë fushatës. Do ju sugjeroja intelektualëve dhe deputëve minoritarë që kur të vijnë tjetër herë ne debate, të marrin me vehte, edhe librin Mëhallat e Botës të Janis Ricosit dhe veprat e djegura në vitin 1936 në mes të Selanikut të Kostis Pallamasit.


Cila është e reja e Platformës së Shqipërisë natyrale?


E reja është fryma masive probashkimit kombetar, e sintetizuar në sondazhe nderkombëtare dhe dokumente kushtetuese. Po ju sjell disa shembuj: Para disa muajsh, një organizatë prestigjioze nderkombetare, Gallup Internacional ne një nga sondazhet e saj beri publike keto shifra: Ne Kosove, mbi 81 perqind e shqiptareve duan bashkim me Shqiperine, ne Shqiperi, 63 perqind e shqiptareve duan bashkim me Kosoven, ne maqedoni 53 përqind e shqiptarëve duan bashkim me Shqipërinë.

E dyta: Bashkimi i shqiptarëve në një shtet është edhe një detyrim kushtetues. Ne Kushtetuten e Shqipërisë, në preambulën e saj, pranohet si legjitime aspirata e bashkimit kombëtar te shqiptarëve.

E treta, sot shqiptaret ne Shqiperi festojne si Festë Kombëtare datën 28 nëntor e cila përkon me shpalljen e pavarsisë ne 28 nëntor 1912, kur u shpall pavarsia e Shqiperisë natyrale. Dihet qe kjo nuk u njoh nga Konferenca e Londres e cila e coptoi ne pese pjese kombin shqiptar. Ka nje detaj shumë interesant, festimi i 28 nëntorit nga të gjitha regjimet qe kane qene ne Shqiperi püergjate një shekulli, tregon se ata nuk e njohin Konferencen e Londrës, por njohin Shqipërinë Natyrale të Vlorës.

Zoti Danaj, në realitet SHN përceptohet si një kërcënim serioz nga mediat në vendet fqinje, si një nacionalizm centrifugal që do të shkaktonte një efekt domino në rajon, komenti juaj për këtë

Shqipëria natyrale nuk sjell efekt domino në rajon. Pse? Sepse në rajon nuk ka asnje komb tjetër I cili përgjatë të gjithë kufirit të Shqipërisë aktuale të jetë I kufizuar me vehten e tij, pra të ketë fqinj vetveten. Më konkretisht: Kur kalon Hanin e Hotit që lidh Shqipërinë me Mali I Zi, futesh përkohësisht në teritor shqiptar që është Tuzi, kur kalon Qafën e Morinës që lidh Kosovën me Shqipërinë, do kalosh në teritor shqiptar, kur kalon Hanin e Elezit që lidh Kosovën me maqedoninë do kalosh në teritor shqiptar. Kur kalon Qafën e Botës që lidh Greqinë me Shqipërinë do kalosh në teritor shqiptar, kur kalon Qafën e Thanës që lidh Maqedoninë me Shqipërinë do kalosh në teritor shqiptar. A ka ndonjë komb tjetër në rajon të ketë këtë dukuri? Jo, asnje komb. Atehere ku eshte efekti domino? Asgjekundi. Efekti Domino ekziston thjesht për të trëmbur ata që nuk e dijnë realitetin e rajonit ose që duan ta fshehin atë.


Zoti Danaj, Bashkëjetesa e Shqiptarëve dhe Maqedonasve ka qenë në përgjithësi paqësore me pauza të shkurtra trazirash. Cila besoni ju se do të jetë e ardhmja e Maqedonisë?

Bashkëjetesa e shqiptarëve në Maqedoni ka qënë paqësore vetëm atëhere kur shqiptarët kanë pranuar të jenë qytetarë të dorës së dytë. Ndërsa kur shqiptarët kanë kërkuar të jenë të barabartë, bashkëjetesa ka qënë e trazuar deri edhe me kryengritje sic ndodhi në vitin 2001. Maqedonia do te ketë të ardhme vetëm kur shqiptaret te bashkohen me Shqipërinë natyrale. Deri atehere, Maqedonia do jetë një shtet, pa te ardhme, pa perspektivë. Edhe sot që po flasim, shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të jenë qytetarë të dorës së dytë. Po ju sjell disa shëmbuj: Sot shqiptarët në maqedoni nuk kanë ligj të perdorin Flamurin Kombëtar, ai u anullua në vitin 2007. Sot shqiptaret në maqedoni, nuk kanë të drejtën e një feste shtetërore. Maqedonia si shtet ka 6 festa shteterore, por asnjë nuk përkon me histori shqiptare, në të kundërtën, ata janë te barazuar lidhur me festat me sërbët me turqit etj që jetojnë ne maqedoni. Marreveshja e Ohrit, ishte nje marreveshje që shpëtoi Maqedoninë nga shpërbërja. Pas kësaj, shqiptarët konsiderohen si elemment shtetndërtues. E në praktikë, nuk i pyet askush për punët e shtetit. Atëhere, përse ta dua një shtet që më përjashton? Ndërsa lidhur me të ardhmen e Maqedonisë, le të analizojmë vetëm të ashtuquajturin problem te emrit te saj. Ka mbi një dekadë që emri i Saj nuk pranohet nga Greqia. Por Greqia është antare e BE. Atëhere edhe BE është dakord me Greqine lidhur me mosmarreveshjet mbi emrin. Cili është konkluzioni që del? Problemi I emrit është thjesht një pretekst, është një mbulesë. Thelbi I problemit është se bashkësia ndërkombëtare akoma nuk di se cfarë të bëjë me këtë shtet. Pse e them këtë? Sepse po të ishte thjesht problemi I emrit, me gjendjen e rëndë ekonomike që ka Greqia, BE e kishte fare të lehtë ti thoshte qeverisë greke: Ose zgjidh problemin e emrit ose nuk ke ndihma për të dalë nga kriza. Por BE nuk ja thote, domethene se akoma nuk ka vendosur, se akoma nuk di se cfare të bëjë. Nga ana tjetër BE e di se shqiptarët në maqedoni pas Konfederatës Shqipëri Kosovë do kërkojnë dhe do te arrijne shkëputjen dhe bashkimin me Shqiperinë. Nga ana tjeter është nacionalizmi maqedonas I cili sa më keq I ka punët, aq me agresiv bëhet. Shkoni të shikoni realizimin e Projektit Shkupi 14. Do gjeni monumentin e Goce Delcevit I cili ishte nga fshati Kokushi afër Selanikut me nënë turke të quajtur Sulltane dhe baba të krishterë te quajtur Nikollë, do gjeni monumentin e Jane Sandanskit ose sic quhej Cari I Pirinit, I cili është nga Maqedonia e Pirinit ne Bullgari, ku sot ka edhe nje qytet turistik me emrin e tij, Sandansk. Pra nje shtet, I krijuar fillimisht si Republike socialiste jugosllave e Maqedonisë, I bërë shtet ne 1991, sot kërkon të përvehtesojë historinë dhe kulturen e fqinjëve sepse është pa histori dhe pa kulturë. Eshtë ndoshta shteti me të ardhmen më të zymtë në rajon. Sot per sot kete zymtesi e mbulon deficenca politikanëve shqiptarë. Nesër, do të jetë ndryshe, do te dalë lakuriq para BE dhe gjithë bashkësisë ndërkombëtare. Nesër edhe kjo krijesë artificiale do të bjerë.


Z. Danaj, a janë shqiptarë duke ndërtuar të ardhmen e tyre me idenë e një zgjidhje përfundimtare të çështjes shqiptare? Është kjo ide një utopi apo një vizion?

E ardhmja e shqiptareve, eshte bashkimi ne nje shtet te vetem, krijimi I shtetit modern ne vend te vilajeteve neootomane. Kjo nuk eshte as utopi, po tashmë nuk është as edhe Vizion. Eshtë një problem i shtruar për zgjidhje. Shqiptarët nuk kërkojnë asgjë më shumë se të tjeret, vetëm kërkojnë të jenë si te tjerët. Shqipëria natyrale eshte nje ofertë për paqe që ju serviret fqinjëve dhe BE. Jam i sigurtë se shumë shpejt fqinjët dhe BE do ta mirëpresin këtë oferte. Paqen e duan të gjithë, pavarsisht nga madhësia e shtetit apo sasia e parave.

Dhe fundit, votën e kujt do të kërkoni gjatë fushatës?

Votën e atyre shqiptarëve që duan bashkimin e trojeve shqiptare në rrugë paqësore, që duan Shqipërinë natyrale si burim i stabilitetit, paqes, mirëqënies dhe progresit ndërshqiptar. Pra votën e 69 përqind të shqiptarëvë që kanë shprehur dëshirën për të jetuar në një shtet të përbashkët

Tiranen Kryeqytetin e 7 milion shqiptareve.

Njoftim per te gjithe mbeshtetesit e Listes per Shqiperi Natyrale qe jetojne ne Tirane apo qe kane njerez te tyre ne Tirane. Jeni te mirepritur ne adresat kdanaj@hotmail.com, mesazh privat dhe nr e cel 0662030803, per te shprehur angazhimin apo mbeshtetjen tuaj. Na prifte e mbara. Le ta bejme Tiranen Kryeqytetin e 7 milion shqiptareve.
Koço Danaj
Drejtues i Lista per Shqiperi Natyrale