Lista per Shqiperi Natyrale ka vendosur te marre pjese ne zgjedhjet lokale te 8 majit ne Shqiperi. Mbi 63 perqind e shqiptareve duan bashkimin e trojeve shqiptare. Kjo do te jete kauza jone: Mirdita e ardhme, Miresevjen Shqiperi Natyrale. Jane te mirepritura mendimet, deshirat e mbeshtetesve te mij, me mesazhe private ose ne adresen kdanaj@hotmail.com dhe 0662030803 Koço Danaj Lista per Shqiperi natyrale
Afrimi I regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, ka rritur ndjeshëm tensionin ndëretnik midis kombit shqiptar dhe shovinizmit grek. Deklarata, emisione televizive, vendime gjykatash per ndryshim kombesie, ringjallje fantazmash te vdekura me emrin Vorio Epir janë bërë të pranishme për opinionin public shqiptar. Duke dëgjuar gjithë këtë propagandë, nuk mund të mos kujtosh, sentencën e shqiptarit të madh Petro Nini Luarasi qe thoshte para 100 vjetesh: “Edhe Krishti në na thëntë; une jam grek, eni pas meje; do ti themi: Pa mblidh mëntë; se shqiptari, s’vjen pas teje”
Shovinizmi grek po luan hapur, ai kërkon të shtojë numurin e grekëve në Shqipëri, të zgjerojë hapsirën e minoritetit grek në Shqipëri. Pra po luan hapur. Ne kuptimin figurative është një Lojë me Letra të Hapura. Dhe sa kohë që luan me letra të hapura nuk mund të mos vëresh edhe shqetësimin e këtij shovinizmi, nxitimin e tij, halucinacionet që po shfaq
Le të analizojmë
Pse minoriteti grek voton për partitë shqiptare?
Domethënia e nëntitullit përbën një nga shqetësimet më të mëdha të shovinizmit grek në Tiranë, në Janinë dhe në Athinë. Eshtë fjala për qytetarët e thjeshtë të këtij minoriteti që jetojnë në Gjirokastër dhe Sarandë dhe fshatrat përreth tyre. Për të disatën herë ata po tregojnë se janë minoriteti më proshqiptar, krahasimisht me minoritetet e tjera që jetojne në Europë. Ashtu si Shqipëria po rikonfirmon se nuk e njeh demokracinë selektive ndaj minoriteteve.(Për fat të keq politika e saj rrallë herë e përdor këtë shkallë të lartë emancipimi, të shoqërisë dhe shtetit shqiptar.)
Më konkretisht :
Minoriteti grek në Shqipëri, është I vetmi në Europë, që voton në shumicë të madhe për partitë e shumicës, pra për partitë shqiptare. Le të marrim disa shëmbuj nga zgjedhjet lokale të vitit 2007. Në qytetin e Sarandës, PBDNJ fiton 5.64 perqind te votave,ne Delvine 7.24 perqind,ndërkaq që përqindja e minoritarëve grekë në Sarandë është më e madhe. Në Gjirokaster 6.87 perqind. Ndersa ne komuna te pastra minoriteti, në zgjedhket locale të vitit 2007 janë arritur keto rezultate : PBDNJ në komunën Aliko fiton 18.4 perqind, partitë shqiptare fitojnë 77.6 përqind, në komunën Dhiver PBDNJ fiton 11.4 përqind,partitë shqiptare fitojnë 88.6 përqind, në komunën Mesopotam PBDNJ fiton 22.3 perqind, partitë shqiptare fitojnë 81.7 përqind, në komunën Finiq ÜBDNJ fiton 42 perqind, partitë shqiptare 58 përqind. PBDNJ fiton 50 deri 60 përqind ne tre komuna, dy Dropull, i poshtem dhe i siperm dhe Livadhja, partitë shqiptare fitojne 40 deri në 44 përqind ne këto tre komuna. (Forca e pare politike në Dhivër për herë te parë del Partia demokratike me 22 përqind të votave
Përgjatë 20 vjetëve, shovinizmi grek, ka përdorur të gjitha metodat ta ndryshojë këtë përqindje në favor të tij, me kërcënime, me pensione, me presione, por ka dështuar. Minoriteti grek në Shqipëri, ndjehet më komod dhe më i sigurtë, përkrah partive shqiptare, se sa përkrah partive greke të dala nga radhët e tij. Pse ka ndodhur kjo? Sepse në Shqipëri nuk ka demokraci selektive mbi bazën e racës apo të etnisë. Ja një shëmbull: Minoriteti grek e di fare mirë se parlamenti aktual shqiptar ka 5 deputetë grekë në gjirin e tij.
Por edhe kaq nuk mjafton.
Vangjel Dule dhe Memush Beu
Për minoritetin grek në Sarandë dhe për ata që njohin sadopak historinë, janë në gjëndje të të thonë se deri në vitin 1944, shumica e fshatrave të minoritetit grek kishin këto emra, fshati Memush Bej, Hadër Aga, Aliko, Caush, Kalive bej Pasha, Hoxhe, Ymer Efendi etj. Qeveria e Enver Hoxhës dha urdhër të ndryshohen këto emra. Dhe në vënd të tyre, linën emrat, Livadhja, Lefter Talo, Fitore, Dritas etj.
Përsëri, për ata që e njohin sadopak historinë e dinë fare mire se Komisioni Ndërkombëtar I përcaktimit të kufijve ne vitin 5 dhjetor 1913 do të shprehej per Luginën e Drinos ku shtrihen fshatrat e Dropullitë Poshtëm dhe të Sipërm se:
…Nga të 76 fshatrat e Luginës së Gjrokastrës, 15 prej tyre janë secili pronë e një beu, ndërsa të gjitha pronat e 44 fshtrave të tjerë u përkasin plotësisht bejlerëve dhe agallarëve muslimanë. Vetëm pronat e pepelit dhe të Selios u përkasin ortodoksëve. Të gjitha këto arsye të paraqitura shkurtimisht duken të mjaftueshme për të përligjur dhënien e gjithë Luginës së Gjirokatrës, Shqipërisë…
Ndërsa parlamenti I Shqipërisë I vitit 1992, ju dha tokë ish-minoritarëve që kishin ardhur sipas komisionit ndërkombëtar të caktimit të kufijve…nga krahina e Janinëa të thirrur nga bejlerët shqiptarë për të punuar tokat…
Minoritari I thjeshtë këtë nder që I bëri Parlamenti I Shqipërisë, e konverton në votë për partitë shqiptare. Ndërsa Vangjel Dule, tokën që mori nga pronat e Memush Beut, kërkon ta shndrrojë në teritor grek. Por edhe kaq nuk mjafton për të kuptuar ofensivën e shovinizmit grek.
Moj e bukura More…
Si të lashë, e më s´të pashë!!
Eshtë një këngë e vjetër shqiptare, e kënduar atëhere kur shqiptarët nuk kishin alfabet për të shkruar gjuhën e tyre sepse nuk I linte perandoria turke. Por është një këngë me vlere etnohistorike më shumë se dhjetra libra historianësh. Kush është ai që e ka bërë këngën? Shqiptar. Kujt ja kushtuar këngën? Trojeve të tij. Si quhet teritori I tij? More. Ku është sot ky teritor? Në Greqi, por me emër të ndryshuar, nga More quhet Peloponez.
Shovinizmi grek e di shume mirë këtë gjë. Ashtu sic di gjenocidin fashist mbi shqiptarët e krahinës së Camërisë ne kohën moderne. Ky shovinizëm, di akoma më shumë. Ai e di se shqiptarët po zgjohen, po kërkojnë të jenë si të tjerët, po kërkojnë të bashkohen. Por këtë herë, kanë zgjedhur rrugën e paqes. Shovinizmi grek e di fare mirë se në Kosovë, forca e tretë politike doli një Lëvizje politike që kërkon bashkim me Shqipërinë, nesër kjo do të ndodhë edhe në parlamentin shqiptar, edhe në parlamentin e maqedonisë. Ai e di, se gjatë vizitës në Kosovë, zëvëndësnihmëssektretari i shtetit amerikan Tomas Kautrimen, preferoi takohej vetëm me pëefaqësuesit e Lëvizjes Vetvendosja. Shovinizmi grek më shpejt se sa disa politikanë shqiptarë, po shikon në horizont Shqipërinë Natyrale, po shikon në horizont Camërinë si Zonë e lirë midis shqipërisë dhe Greqisë. Prandaj ka mobilizuar pararojën e tij, diku si politikanë nga radhët e partive shqiptare, diku nga radhët e disa shqiptarëve te greqizuar, diku nga radhet e disa intelektualeve minoritarë, për të shtuar numurin e minoritetit, për të bërë gati shndrrimin e tokave ne teritore.
Eshtë një lojë me letra të hapura, me konsensus të të gjitha partive politike greke që nga ekstremi i djahttë deri tek ekstremi i majtë. Mustaqet e buta të Jorgo Papandreut në presidiumin e Brukselit apo të Internacionales Socialiste, përballë kombit shqiptar janë transformuar në tela me gjëmba shovinistë. Nuk ka të majtë më ultranacionaliste në Europë se sa e majta greke. Antoni Samarasit, kostumi fin dhe elokuenca e shfaqur nëpër deklarata përballë kombit shqiptar i duket si kostumi i Napolon Zervës. Nuk ka të djathtë më ultranacionaliste në Europë se sa e djathta greke.
Eshtë Lojë me Letra të Hapura. Këtë Lojë do ta fitojë kombi shqiptar. Nga Presheva deri ne More. Nga Durrësi deri në Shkup. Eshtë proces I pakthyeshëm, progresiv, europeist. Eshtë Amanet I së shkuarës dhe detyrim I së ardhmes
kdanaj@hotmail.com
Autori eshte Drejtues I Lista per Shqiperi natyrale
Perpjekja e shovinizmit grek per shtuar minoritetin me emra shqiptaresh, eshtë Lojë me Letra të Hapura. Këtë Lojë do ta fitojë kombi shqiptar. Nga Presheva deri ne More. Nga Durrësi deri në Shkup. Eshtë Amanet I së shkuarës dhe detyrim I së ardhmes. Mos harroni amanetin e Petro Luarasit : “Edhe Krishti në na thëntë; une jam grek, eni pas meje; do ti themi: Pa mblidh mëntë; se shqiptari, s’vjen pas teje
Çfare qeverie dhe presidenti do te kete Kosova? Nje qeveri dhe nje president per te mbrojtur interesat e shqiptareve, apo nje qeveri dhe president me orientim serbo-rus. Neqoftese ne PDK ne menyre figurative kane vdekur deputetet shqiptare, qeveria do jete me orientim serbo-rus. Uroj qe ata te jene gjalle, me qellim qe te krijohet nje qeveri dhe nje president ne interes te shqiptareve
Kur vdesin IDETE, lindin TIFOZET. Pse je me Ramen? Jam me Ramen se nuk dua Berishen. Pse je me Berishen? Jam me Berishen se nuk dua Ramen. Pse je me Thaçin? Jam me Thaçin se nuk dua Isen. Pse je me Ramushin? Jam me Ramushin se nuk dua Bexhetin. A mund te gjeni ndonje fije pluralizmi politik ne kete mendesi? Jo, eshte mendesi tifozesh.
Imami i Xhamise se madhe te Prishtines, Krasniqi ka mallkuar ata muslimane qe votuan per Vetevendosjen. Sipas tij: Vetëvendosja është një lëvizje enveriste dhe myslimanët duhet me qenë larg saj. Është mëkat me ia dhanë votën Vetëvendosjes. “Vetëvendosjes” është haram. Domethene sipas Imamit, bashkimi kombetar qenka Haram!!
Tashmë ngjarjet e 21 janarit dihen nga të gjithë. Me qindra politikanë, analistë, gazetarë kanë folur këto dhjetë ditë. Një pjesë pro qeverisë, një pjesë pro opozitës. Janë hedhur në tregun e opinionit publik të gjitha, puç i opozitës, puç i qeverisë, faji i njërës apo i tjetrës. Situatë e tensionuar pa ndonjë dritë për qetësimin e saj. Por, cila është e vërteta e asaj që kulmoi në 21 janar në Tiranë? A është e lidhur kjo e vërtetë vetëm me Tiranën, apo ka të bëjë në tërësi me kombin shqiptar? A kishte dukuri që e paralajmëruan këtë të vërtetë në mbarë hapësirën e kombit shqiptar, në Maqedoni apo në Kosovë? Kemi të bëjmë thjesht me një luftë të egër për pushtet, apo për një skenar të hartuar gjetkë dhe të realizuar në Prishtine, Tetovë dhe në Tiranë? Nuk mund ta japim dot këtë të vërtetë, pa bërë një analizë të ftohtë, të paanshme.
Lufta e dosjeve
ndërshqiptare në Maqedoni
21 Janari 2011 fillon në Tetovë. Një ditë të bukur, një ish-punonjës i shërbimit sekret jugosllav UDB dorëzon në Komisionin e Lustrimit disa dosje sekrete që akuzonin për lidhje me shërbimin sekret jugosllav, disa politikanë shqiptare që janë aktualisht në pushtet. Më vonë, një tjetër rastësisht gjen në oborr dosje të tjera dhe i bën publike. Ngjarja ndodh në territorin shqiptar. Nuk gjendet asnjë dosje në territorin maqedonas. Acarohet situatë ndërmjet shqiptarëve. Synohet vëllavrasja midis tyre. Por politikanët shqiptarë rezistojnë dhe nuk lejojnë militantet e tyre të kapërcejnë pragun e luftës politike. Situata qëndron vetëm në deklarata politike. Populli nuk ftohet të protestojë në mbrojtje të politikanëve të tij as kundër tyre. Lufta e dosjeve në territoret shqiptare në Maqedoni duket se po shkon drejt shuarjes. Por një gjë mbeti, për të mos harruar. Burimi i dosjeve të gjetura rastësisht në oborre shtëpish! Ishte Beogradi, ishte ish-UDB-ja.
Lufta e zgjedhjeve në Kosovë
Zhvillohen zgjedhjet në Kosovë në 12 dhjetor. Për herë të parë marrin pjesë forca politike që kanë në program bashkimin me Shqipërinë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lëvizja për bashkim. Një ditë para zgjedhjeve , gazeta prestigjioze ‘Financial Times’, shprehet se vetëvendosja do fitoje 22 për qind. Rezultatet e para i japin vetëm 13 për qind. Natën e numërimit të votave, Prishtina ndodhet në prag të përplasjes midis shqiptarëve. Falë ndërhyrjes së policisë shmanget përplasja midis militantëve të PDK-së dhe LDK-së përballë hotel ‘Grandit‘ në orën 24.00. Përplasja nuk ndodh, por fillon kontestimi i zgjedhjeve. Në kontestim prin ‘Vetëvendosja’. Një ditë me pas, përsëri një gazetë prestigjioze, ‘The Economist’ shkruan se në Kosovë mbretëron një qetësi para stuhisë. Megjithatë, stuhia nuk ndodh, partitë politike fillojnë kontestimet të cilat pranohen në shumicën e tyre. Pakënaqësia kanalizohet në rrugë institucionale. Bashkësia ndërkombëtare ndryshon qëndrim dhe mbështet kontestimet. Në daten 15 dhjetor shqiptaret e Shqipërisë fillojnë të lëvizin pa viza. Ndërsa ne datën 16 dhjetor nxirret nga sirtari dhe mbush faqet e shtypit dhe ekraneve të televizorëve, një raport i quajtur tashmë raporti i Dik Martit. Shatanizohen shqiptarët, bashkohet UÇK-ja me akuzat e drejtuesve të saj. Hutohet Tirana, Prishtina dhe Tetova, reagimi në fazën e parë është emocional, nuk depërtohet në thelbin e ngjarjes. Në Kosovë fillon nga disa segmente politike akuza e ndërsjellë. Një organizate me emrin Veteranet e UÇK-së akuzon Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj Albin Kurti se janë prosllavë. (Prosllavë se kërkojnë bashkim me Shqipërinë!!). Më vonë, shfaqet Tadiç që lan duart si Ponc Pilati, duke deklaruar se jam i gatshëm te takohem me Thaçin, pavarësisht akuzave. Por Kosova ne thelb është protektorat amerikan dhe nuk lejohet që situata te acarohet me tej, prandaj bëhen zgjedhje nga Drenica në Mitrovice. Megjithatë, diçka u arrit, u zbeh jehona e futjes se ‘Vetëvendosjes’ në Parlament që ne fakt ishte kryengjarja në mbarë hapësirën e kombit shqiptar, pasi për herë të parë në një parlament shqiptar hyn si forcë e trete politike një lëvizje që kërkon hapur bashkimin e trojeve shqiptare.
21 Janari në Tiranë
Është një ngjarje që ngjan me librin e Markezit, Kronike e një vrasjeje te paralajmëruar. Kur filloi? Filloi me nje video te shfaqur në një TV kombëtar. Dy ish miq te ngushte qe nga viti 2000, përgjohen, zëvendësi përgjon kryetarin. Afera: Korrupsion. Nëntoka politike tregon të kundërtën, ajo bëhet e qartë disa ditë më vonë.
Parantezë
Ish-zëvendësi i LSI, Prifti, kishte bërë një kurs 9 mujor me bursën e fondacionit grek Kokalis. Në konventën e krijimit të LSI, ai nuk u zgjodh ne drejtim, por më vonë ju imponua Ilir Metës dhe mori postin e nënkryetarit. Nga ana tjetër pas vitit 2002, fillon joshja e Beogradit ndaj Metës. Ai e pranon këtë joshje, duke bërë disa vizita, te cilat i thelloi pas vitit 2009. Pritet në Beograd me nderime të mëdha pavarësisht postit, duke përfshirë kryeministrin Cvetkoviq dhe presidentin Tadiq. Bën dy deklarata, njëra e tronditi opinionin shqiptar kur pranoi kërkesën e palës serbe mbi minoritetin serb në Shqipëri. E dyta ishte kur deklaroi ndihmën që do t’i jepte Shqipëria Serbisë për t’i siguruar daljen ne Adriatik. Për ata që e njohin Konferencën e Londrës së vitit 1913 e dinë se dalja në Adriatik ka qenë një ndër kërkesat kryesore të qeverisë serbe të asaj kohe. Pol Kambon, ish-ambasador i Francës në Konferencën e Londrës 1913 shprehet për këtë çështje se: Për portin dhe hekurudhën serbe, ne do te propozonim një port neutral ne territorin shqiptar me një hekurudhë nën kontrollin shqiptar…(Pol Kambon, Korrespodenca, vëllimi i tretë, botimi Graset 1946, faqe 32). Me gjithë copëtimin e trojeve shqiptare, ky propozim u hodh poshtë. Pas vitit 1945, Tito krijoi me ndihmën e territoreve shqiptare, edhe Republikën socialiste jugosllave te Maqedonisë me synim te siguronte edhe një dalje tjetër në det, nëpërmjet Selanikut. Por dështoi, pasi Greqia në Konferencën e Jaltes mbeti nën influencën anglo amerikane 90 për qind dhe vetëm 10 për qind nën influencën ruse. Pas prishjes edhe me Shqipërinë në vitin 1948, mbeti edhe pa dalje nëpërmjet Adriatikut. Pas rifitimit te pavarësisë nga Mal I Zi, është tërësisht e izoluar nga daljet ne det. Për këtë deklaratë të Metës, heshti edhe qeveria, heshti edhe opozita. Ndërkaq disa ditë më pas shfaqet Videoja, e cila ishte regjistruar gati një vit më parë nga zëvendësi i tij. Siç duket nuk kishte heshtur Athina.
Opozita kalon në
kundërsulm
Por kundërsulmi është I një lloji tjetër. Nuk pati reagim se si mundet një ministër i qeverisë shqiptare t’i premtoje daljen në Adriatik Serbisë që ka të bëjë me sigurinë kombëtare dhe me shumë me çështjen kombëtare. Ajo e përdori videon si një mjet në luftën për pushtet. Një gjeneral pa ushtri, pjesëtar i opozitës së bashkuar, kërkon aplikimin e skenarit tunizian për Shqipërinë. Askush nuk flet, askush nuk i kundërvihet. Hesht edhe shërbimi sekret. Disa dite me pas, dy gjeneralë të tjerë pa ushtri, por prestare te opozitës se bashkuar, Milo dhe Dule, njëri pas tjetrit shfaqen në ekrane dhe i bëjnë thirrje popullit të marrë në dorë fatin e tij. Po cilit popull? Kryetari i PBDNJ ditën e demonstratës nuk solli asnjë autobus për të bërë demonstratë në Tiranë me përfaqësues të partisë së tij, pra nuk solli popull minoritar!! Pse? Këtë duhet ta sqaroje Dule. Fatkeqësisht, lideri i opozitës dhe kryetar i partisë socialiste Rama, ndryshe nga 20 prilli 2010, këtë herë ju mban ison.
Retrospektivë
Në 20 prill 2010, kur opozita beri protestën më të madhe, të dy këta gjeneralë pa ushtri, kur folën i bënë thirrje popullit të marrë në dorë fatin e tij duke e ndërsyer kundër policisë. Menjëherë pas tyre, flet Edi Rama dhe ndalon protestuesit të sulmojnë policinë duke ju thënë: Ej ju, nuk keni punë me policinë. Rama aso kohe përkrahet nga Spartak Ngjela, i cili bëri të njëjtën thirrje.
Kthim në realitet
Fillon demonstratë, që në fillim duket se është pa komandant. Populli është pa parti. Udhëheqja e partisë është diku tek Ura e Lanës apo tek dy kullat. Por populli pa parti quhet turme, quhet Zhakeri. Fillo përleshja me policinë. Ndërhyn policia me ujë dhe gaz lotsjellës. Shumica tërhiqet, ikën në shtëpi, mbeten vetëm një grup njerëzish që vazhdojnë përleshjen me policinë. Vriten tre veta. Ndërkaq Rama i bën thirrje atyre që kishin mbetur të tërhiqen, të mos përleshen. Përafërsisht në të njëjtën orë, Sali Berishës i thonë të përdorë ushtrinë. Pohimin e beri vetë Berisha gjatë takimit me forcat e gardës. Kush ja tha? Këtë duhet ta thotë Berisha, ose mund ta thotë edhe ministri i Mbrojtjes. Por një gjë dihet, Berisha refuzoi kategorikisht të përdorë ushtrinë. Megjithatë, një gjë kërkon të dihet, ai që ja sugjeroi përdorimin e ushtrisë e kishte nga vetja, apo ja kishin sugjeruar nga Athina. Le te presim hetimin. A do te merret ai me ketë çështje? E ndërkaq, ne darken e 21 janarit, shfaqen shume ashpër dy pjesëtare te qeverise, Meta dhe Imami, por nuk shfaqet I tille Olldashi dhe me vone Bode. Ndërsa tre gjeneralët pa ushtri te opozitës, Milo, Gjinushi dhe Dule nuk flasin fare, zhduken nga ekranet, për gati një javë.
Le të vijmë tani tek e vërteta
Shumëkush edhe këto ditë te nxehta politike, 14 shtatorin 1998 e ka konsideruar grusht shteti. Por shumëkush nuk pranon te analizoje çfarë quhet grushtshteti. Aso kohe, nuk u prek, Ministri e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, ATSH, Ministria e jashtme etj. Aso kohe, ishte vrarë një udhëheqës popullor i opozitës se atëhershme. Aso kohe u synua të vritej edhe Fatos Nano. (Jo rastësisht një tavolinën e tij u gjet një plumb). Aso kohe kishte marre hov lufta e UÇK-së në Kosovë. Aso kohe, shërbimi sekret serb synoi ta spostonte vëmendjen në Shqipëri. Por SHBA-ja ndërhyri menjëherë. Dhe skenari dështoi. Edhe tani ne forme me te zbutur flitet për grusht shteti apo puç nga te dyja palët. A është kjo e vërteta? Duket se jo.
Kemi te bëjmë përsëri me një skenar, por ketë herë rivalitet serbo-grek. Le ta përmbledhim te vërtetën tone. Aktualisht kombi shqiptar është ne rilindje tërësore. Aktualisht ai ka dy shtete e gjysmë shqiptare. Aktualisht ka një frymë mbarëkombëtare për bashkim kombëtar. Aktualisht forca e tretë politike në Kosovë me prirje të dalë forcë e parë apo e dytë kërkon bashkim me Shqipërinë. Aktualisht forcat pro bashkimit po gjallërohen në gjirin e partive politike shqiptare në Maqedoni, aktualisht ne Shqipëri po merr hov domosdoshmëria e bashkimit. Sondazhi i fundit i ‘Gallupit’ tregoi se kryeqyteti i Shqipërisë Tirana, në masën 69 për qind ishte pro bashkimit me Kosovën. Por fqinjët nuk janë dakord. Zëvendëskryeministri serb dhe ministër i Policisë e deklaroi këtë hapur në muajin shtator 2010 kur u shpreh se nuk mund të lejojmë krijimin e tre shteteve shqiptare ne rajon. Sentencën: Bashkimi bën fuqinë, ata e njohin më mirë nga politikanet shqiptare. Ata nuk e kanë harruar, fjalimin e ish presidentit amerikan Xhorxh W. Bush në tiranë kur kërkoi që Tirana të marrë përgjegjësitë e saj para kombit shqiptar, kur kërkoi që në vend të boshtit Beograd-Athinë, të krijohet trekëndëshi Tiranë-Beograd-Athinë si parakusht I stabilizimit të rajonit. Por strategët e Athinës dhe Beogradit e kanë të qartë se këtë nuk mund ta ndalojnë dot. Brenda 3 muajve janë mbi 600 analiza, komente, deklarata te publikuara në Beograd dhe Athinë që kanë për temë bashkimin kombëtar të shqiptareve. (Shërbimi sekret shqiptar ka një qendër analitike. Nuk jam në gjendje të them se sa janë bërë objekt analize dhe nxjerrje konkluzionesh ky mal me mbi 2 mije faqe).
Prandaj strategët serbo-grekë ju kane sugjeruar qendrave te tyre politike nevojën e rritjes së ndikimit në Tirane, Prishtinë, Tetovë nëpërmjet mbështetjes se politikaneve shqiptare që ndjehen më shumë serbe apo greke, pavarësisht se nënshtetësinë do ta kenë shqiptare. Në pamundësi të ndalojnë krijimin e trekëndëshit, Tiranë-Beograd-Athinë, ata rivalizojnë të kenë ndikim mbi një nga brinjët kryesore te këtij trekëndëshi. Prandaj në harkun e 6 muajve përpunuan ne fillim Luftën e Dosjeve ne Tetove, shatanizhimin e Kosovës dhe se fundi 21 janarin në Tiranë.
Në vend të përfundimi
Çelësat e shtëpisë sonë të përbashkët që quhet Shqipëri Natyrale, nuk mund të lihen në duart e fqinjëve kur e di se sa makutër janë ata. As në dorë të politikaneve qe kane te drejte te ndjehen serbe, greke, italiane etj. Por që nuk kanë të drejtë të kenë çelësa në dorë. Demokracia nuk e zhduk makutërinë, thjesht e sofistikën atë.
(Autori është drejtues i Listës për Shqipëri Natyrale)