Prishtinë, 28 dhjetor 2010 –


I njohur tashmë për të gjithë kombin shqiptar si “Babai i ri” i idesë së “Shqipërisë së Madhe”, apo siç e quan ai “Shqipëri Natyrale”, Koço Danaj, shkrimtar dhe politolog nga Tirana, në një intervistë ekskluzive për Kosova Info, shprehet i bindur se 28 nëntori i vitit 2012, pra 100 vjetori i shpalljes së pavarësisë, do të kurorëzohet me Konfederatën Shqipëri- Kosovë. Ndërsa, sipas tij, viti 2015, 100 vjetori i traktatit famëkeq të Londrës që copëtoi fare kombin shqiptar, do jetë viti i zgjidhjes përfundimtare të çështjes shqiptare.


Kosova Info: Z. Danaj, përse e keni quajtur Shqipëria Natyrale ?


Koço Danaj: Jo rastësisht. Ja arsyet: Kjo Shqipëri që është sot është artificiale. Cili është artificialiteti, të cilin nuk e gjejmë në asnjë vend të Evropës? Që nga Ulqini deri në Konispol kjo Shqipëri dhe shqiptarët e kësaj Shqipërie kufizohen me vetën e tyre. Me konkretisht: Kur kalon Hanin e Hotit futesh fillimisht në territor shqiptar, kur kalon Hanin e Elezit midis Kosovës dhe Maqedonisë kalon nëpër territor shqiptar, kur kalon Qafen e Morinës midis Shqipërisë dhe Kosovës futesh në territor shqiptar, kur kalon qafen e Thanës midis Maqedonisë dhe Shqipërisë futesh në territor shqiptar, kur kalon qafën e Botës në Konispol midis Shqipërisë dhe Greqisë futesh në territor shqiptar. Pra kemi të bëjmë me një komb që ka fqinj vetveten. Pra në fillim të pranojmë realitetin aktual. Cili është ky realitet? Është absurdi më i madh i kontinentit evropian. Prandaj në vend të Shqipërisë Artificiale, ne duam që më anë të bisedimeve dhe rrugës paqësore të ndërtojmë Shqipërinë Natyrale. Dhe sa kohë që do ekzistojë ky artificialitet absurd, ne e kemi quajtur dhe do ta quajmë Shqipëri natyrale, atë që kërkojmë.

Kosova Info: Po, cilët janë kufijtë e Shqipërisë Natyrale?


Koço Danaj: Janë kufijtë e përcaktuar nga Konferenca e Vlorës e 28 nëntorit 1912, kur u shpall pavarësia e Shqipërisë Natyrale. Këta kufij nuk u njohën nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër e vitit 1913, ajo e copëtoi kombin shqiptar në 5 pjesë.


Kosova Info: Në cilat dokumente historike e keni mbështetjen për Shqipërinë Natyrale?


Koço Danaj: Bazamenti i Shqipërisë natyrale janë Dokumentet e njohura historike si Platforma e Lidhjes se Prizrenit, Platforma e Shpalljes së Pavarësisë nga Kuvendi i Vlorës në 28 nëntor 1912, Rezoluta e Konferencës se Bujanit, betimi i luftëtarit të UCK, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë që konsideron të ligjshëm bashkimin e Shqiptarëve në një shtet. Konferenca e Helsinkit e vitit 1975 e cila e pranon ndryshimin e kufijve pa dhunë, me mjete paqësore, dhe së fundi Karta e OKB-së, që pranon të drejtën e kombeve për vetëvendosje.

Kosova Info: Përpos mbështetjes së popullit shqiptar kudo që janë, për Shqipërinë Natyrale, keni mbështetje nga lidershipi në Shqipëri?


Koço Danaj: Deri tani nuk kemi mbështetje të hapur, por nga kontaktet që kemi me politikanë dhe qeveritarë të ndryshëm, e konsiderojnë si veprim të drejtë, Platformën e Shqipërisë Natyrale. Mjafton t’ju them se në Promovimin e Platformës së Shqipërisë Natyrale, morën pjesë 37 deputetë nga Tirana, Kosova dhe Maqedonia. Por jemi të sigurt se pas hyrjes në Parlament të Lëvizjes Vetëvendosja dhe Lëvizjes për Bashkim, në vitin 2011, edhe Tirana zyrtare do ta mbështesë hapur domosdoshmërinë e Shqipërisë Natyrale.

Kosova Info: Përpos Lëvizjes Vetëvendosje, cilat janë aleatët tuja nga partitë tjera politike në Kosovë?


Koço Danaj: Është Lëvizja për Bashkim, është LPK-ka, janë mbi pesëmbëdhjetë deputetë në PDK, AAK, AKR dhe LDK, të cilët pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, do kini rastin t’i dëgjoni kur të mbrojnë nevojën dhe domosdoshmërinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë me mjete paqësore.

Kosova Info: Na intereson te gjithëve edhe sa i përket përkrahjes së ndokujt nga bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi. Keni hasur në përkrahje të tillë deri më tash?


Koço Danaj: Ka një problem, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare është ajo që e ka copëtuar kombin shqiptar dhe e ka pak të vështirë të pranojë një gjë të tillë. Por fakti që Platformën e Shqipërisë Natyrale, Listën për Shqipëri Natyrale nuk e kanë kundërshtuar hapur tregon se dalëngadalë po e pranojnë në praktikë se Shqipëria Natyrale është faktori kryesor i paqes në rajonin e Ballkanit. Në të gjitha deklaratat, analizat apo shkrimet e botuara deri tani të cilat janë mbi 300, në shumicën e tyre Shqipëria Natyrale, nuk është kundërshtuar, por është thënë se do jetë më mirë që shqiptarët të bashkohen në BE. Pra është një përpjekje për të fituar kohë. Dëshiroj të përmend këtu komentin e agjencisë gjermane të lajmeve DPA, të datës 30 nëntor i cila i kushtoi mbi një faqe e gjysmë, Shqipërisë Natyrale duke u shprehur se tashmë ajo po pranohet nga Shoqëria. Ose editorialin e prestigjiozes Financial Times, të datës 11 dhjetor, e cila e konsideronte realitet bashkimin shqiptarë. Dhe e fundit, vetë fakti që përkrah Vetëvendosjes në fushatën zgjedhore të zhvilluar në Kosovë, mori pjesë një nga diplomatet më të njohur amerikane, Walker tregon qartë se kjo mbështetje pak nga pak po del hapur. Për ata që e dinë se si vepron diplomacia amerikane, e kuptojnë fare mirë se mbështetja për bashkimin e shqiptareve ka filluar të pranohet si çelësi i paqes në rajon.

Kosova Info: Sipas jush, si do t’i shikon bashkësia ndërkombëtare kufijtë e rinj eventual në Ballkan?


Koço Danaj: Problemi i parë është kërkesa jonë. Lista për Shqipëri Natyrale është një ofertë për paqe që i drejtohet jo vetëm bashkësisë ndërkombëtare, por edhe fqinjëve të saj në rajon. Thelbi i Listës për Shqipëri natyrale është Dialog me këdo, dialog për gjithçka. Bashkësia ndërkombëtare është kundër ndryshimit të kufijve me dhunë, por nuk është kundër ndryshimit të kufijve me paqe, me bisedime, me dialog. Për shembull: Në qoftë se shqiptarët në Kosovë dhe Kuvendi i Kosovës që do të dalë pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit duan bashkim me Shqipërinë, atëherë edhe bashkësia ndërkombëtare do ta lejojë këtë vullnet të shqiptarëve. Për këtë arsye në Platformën e Shqipërisë Natyrale kemi parashikuar si fazë të parë bashkimin e Shqipërisë me Kosovën deri në 28 nëntor 2012, që përkon me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë Natyrale. Shembulli i dytë: Në qoftë se shqiptarët në Maqedoni që janë popull shtetformues me kushtetutë do kërkojnë Referendum për bashkim me Shqipërinë, të jeni të sigurt se edhe bashkësia ndërkombëtare nuk do ta pengojë. Sepse referendumi është mjet paqësor, bisedimet janë mjete paqësore. Bashkësia ndërkombëtare nuk mund të dalë kundër paqes në rajon. Problemi i dytë është se nga analiza e politikës ndërkombëtare duket se ajo po i qaset problematikës së rajonit ballas, domethënë për ta riformatuar atë tërësisht dhe kjo do te thotë, se po afrohet Ora e Shqipërisë Natyrale. Janë tre fakte që na shtyjnë në këtë përfundim. I pari ka të bëjë me emrin e Maqedonisë, i cili duket se është thjesht një pretekst dhe jo një shkak. E dyta është Kërkesa e Republikës Serpska për ndarje dhe bashkim me Serbinë. Dhe e treta është kërkesa në rritje e shqiptarëve për bashkim. Bashkësia ndërkombëtare e di se deri tani rajoni i Ballkanit vetëm është arnuar apo zgjidhur pjesërisht, por jo tërësisht. Për shembull, mbi kombin shqiptar deri tani veprojnë disa marrëveshje ndërkombëtare, e Londrës që e copëtoi në pesë pjesë, e Versajës që e la në fuqi këtë copëtim, e Rambujesë, e Kumanovës, u Ohrit, e Konçulit që e kanë zgjidhur pjesërisht. Prandaj Platforma e Shqipërisë Natyrale kërkon organizimin e një konference Londër-2, por këtë herë edhe me pjesëmarrjen e SHBA-ve dhe të vetë Shqiptarëve.

Kosova Info: Sa mund të realizohet ideja Juaj për një Shqipëri Natyrale, pa tronditje politike, pa konflikte, sepse SHN do të shtrihet në disa territore të vendeve fqinjë të Ballkanit, por edhe të një vendi të Bashkimit Evropian?


Koço Danaj: Keni të drejtë në pyetjen tuaj. Por më lejoni t’ju sqaroj se pyetja ka dy momente: Konflikt dhe tronditje politike. Për konflikt klasik nuk ka vend. Pse? Në rajonin e Ballkanit të gjitha qeverisjet janë demokratike. Aty ku sundon demokracia nuk ka vend për konflikte klasike. Kjo përjashtohet. Ne jemi kundër dhunës dhe konflikteve. Për një shekull, shqiptarët kanë derdhur aq shumë gjak sa mund të bëjnë 5 Shqipëri Natyrale. Na kanë vrarë dhe jemi vrarë me njëri tjetrin, sepse kemi qenë të ndarë dhe kur je i ndarë është më lehtë të gjejë vend përçarja. Ndërsa tronditje politike edhe do të ketë. Prandaj është tavolina e bisedimeve, që këto tronditje politike t’i zbusë, t’i qetësojë. Shikoni: Para disa vjetësh, Pavarësia e Kosovës ishte një tronditje Politike, tani nuk është më e tillë. Para disa vitesh, kërkesa e Republikës Serpska për referendum dhe ndarje ishte tronditje politike. Tani nuk është më e tillë, bile në ceremoninë e përurimit te presidentit Dodik, mori pjese vete presidenti ë Serbisë Tadiç. Por nuk mori pjesë Presidenti i Bosnjës. Pra rruga paqësore dhe Tavolina e bisedimeve i qetëson dhe zbut tronditjet politike. Ja dhe një shembull tjetër. Në sondazhin e Gallup, një pjesë e qytetarëve maqedonas në Maqedoni, u shprehen dakord që shqiptarët të bashkohen me Shqipërinë. Prandaj le të fillojmë. Mendoni pak: Tashme kemi një grup deputetesh, mbi 30 në Kuvendin e Kosovës që do artikulojnë hapur bashkimin me Shqipërinë. Si mendoni ju, nuk do t’i presë, presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë këta deputetë kur të vijnë në Tiranë dhe të kërkojnë bisedime me Tiranën për bashkim me Shqipërinë? Si mendoni, kur këta deputetë të shkojnë në Bruksel apo departamentin e Shtetit, nuk do t’i presin? Përkundrazi, do ti presin dhe do t’i dëgjojnë. Sa kohë që përjashtohet dhuna nga një ide që kërkon të realizosh, aq kohë të gjitha dyert janë të hapura. Prandaj unë jam i sigurt se të ashtuquajturat bisedime midis Beogradit dhe Prishtinës për gjoja çështje teknike mund të fillojnë si të tilla, por do të përfundojnë si bisedime midis Beogradit nga njëra anë dhe Tiranës e Prishtinës nga ana tjetër, duke u konkretizuar me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Kosova Info: Z. Danaj, ideja Juaj ka tronditur pak a shumë të gjitha trojet e kombit shqiptarë, dhe se sipas jush kjo ide do të realizohet. Mund të na përmendi të paktën një afat kohor se kur do të ndodh kjo?


Koço Danaj: Natyrisht pa afate kohore nuk ecet. Sot çështja shqiptare, nuk është më një dëshirë, por një problem i shtruar për zgjidhje. Në Kosovë kjo dëshirë u konvertua në votë. Dhe sa kohë që ndodhi një gjë e tillë, atëherë afatet janë të nevojshme. Dhe unë mendoj se 28 nëntori i vitit 2012 , pra 100 vjetori i shpalljes së pavarësisë, do të kurorëzohet me Konfederatën Shqipëri- Kosovë. Ndërsa viti 2015, 100 vjetori i traktatit famëkeq të Londrës që copëtoi fare kombin shqiptar, do jetë viti i zgjidhjes përfundimtare të çështjes shqiptare.

Kosova Info: Z. Danaj jemi në prag të bisedimeve me Beogradin. Flitet se përpos pikave që do të diskutohen në këto bisedime, ndër to do të jetë edhe ideja Juaj për Shqipëri Natyrale. Si e komentoni këtë?


Koço Danaj: Domethënë se problem do te shtrohet në Tavolinë. Dhe kur shtrohet në Tavolinë, edhe do të zgjidhet.

Kosova Info: Kosova po përballët më një krizë mund të quajmë të jashtëzakonshme institucionale, e që rezultojë me zgjedhje të jashtëzakonshme. Si e vlerësoni procesin zgjedhor në Kosovë, edhe pse i papërfunduar?


Koço Danaj: Nuk e quaj krizë institucionale të jashtëzakonshme. Le të bëhemi realist. Presidenti, kryeministri real i Kosovës me Kushtetutë është Piter Feit. E ai është në detyrë, Kosova në thelb është protektorat i BE-së. E sa për zgjedhjet, i përmbahem institucionit kryesor të Kosovës, KQZ-së, që i konsideroi të parregullta në mjaft raste, prandaj edhe do t’i përsërisë në pesë zona, prandaj po rinumëron në 40 për qind të zonave. Por kriza siç e quani ju në Kosovë, ishte dhe është e programuar nga bashkësia ndërkombëtare dhe ajo do të vazhdojë deri sa bashkësia ndërkombëtare të përgatitet që në bisedimet me Serbinë, veç Prishtinës të involvohet edhe Tirana me objektivin, e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Pra është një krize, që i duhet bashkësisë ndërkombëtare të fitojë kohë.

Kosova Info: Sulmi më i ashpër që i është bërë popullit të Kosovës, gjithë kombit shqiptarë në përgjithësi, por në veçanti UCK-së, është edhe raporti i raportuesit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, pikërisht në këtë kohë. Vlerësimi juaj?

Koço Danaj: Kam lexuar materiale me sulme më të ashpra, se sa raporti që përmendet ju. Është graham e fundit e shovinizmit serb, sulmi i fundit, është sulmi i cili fsheh një të vërtetë të madhe që e sipërthashë. Fsheh frikën e madhe të asaj që ju më lartë në një nga pyetjet tuaja e konsideruat tronditje politike. Më shumë se sulm, në thelb është panik. Pse? Shovinizmi fqinj, e sheh që në horizont duket Shqipëria Natyrale, e sheh që bashkimi i shqiptarëve është proces i pakthyeshëm, sondazhi i Gallupit që nxirrte se 81 për qind e shqiptarëve në Kosovë duan bashkim me Shqipërinë, e tmerroi shovinizmin serb, futja e Vetëvendosjes në Parlament, futja e dhjetëra deputetëve të tjerë nga radhët e PDK, AAK, AKR, LDK që janë partizanë të bashkimit e panikoi këtë shovinizëm. Dhe për të devijuar problemin qenësor, për të fituar kohë, për të satanizuar dhe penguar shqiptarët, për të hutuar dhe trembur politikanët e tyre, ky shovinizëm nxori nga arkivi një raport ku emri nuk ka rëndësi, është thjesht një konvencion. Dhe këtë raport ja sërviri bashkësisë ndërkombëtare si për të thënë: E kuptoni se çdo bëni ju që mbështetni shqiptarët? Ata janë mostra, janë kanibalë, si mund t’i përkrahni ata të bashkohen. Por një raport pa fakte, me akuza politike, me diabolizëm duke bashkuar në një të vetëm, individët më kauzën. Në fazën e parë, politika shqiptare u tulat dhe reagoi emocionalisht. Tani është faza, të reagojë institucionalisht. Çfarë do të thotë institucionalisht? Do të thotë që politika shqiptare, tani duhet të kërkojë bashkimin e shqiptarëve. Shovinizmi ka punën e tij, ne kemi tonën. Ne kemi një kauzë tashmë institucionale që është bashkimi i shqiptarëve. Le ta shtrojmë këtë kauzë hapur dhe raporti për të cilin flisni ju do shfryhet si një flluske sapuni. Mos harroni: Në luftën e dytë botërore fitoi koalicioni antifashist. Dhe që atëherë antifashizmi është Vlerë tabu për çdo komb të civilizuar. Pas 50 vjetësh, përballë fashizmit serb, përsëri fitoi koalicioni antifashist. Dhe në këtë koalicion, UCK-ja ishte pjesa më meritore e shqiptarëve përkrah NATO-së dhe bashkësisë ndërkombëtare. Nuk ka përendi, ta tjetërsojë këtë Vlerë të cilën shqiptarët e fituan me gjak, jo një apo disa raporte si ky i fundit. Pra problemi është, më shumë se me një raport, shqiptarët duhet të mendojnë për të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre. Dhe kjo e ardhme është bashkimi i shqiptarëve në një shtet. Imagjinoni sikur deputete shqiptarë në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës në 24 janar në vend se të mbrohen përballë një monstre, të hedhin tezën e bashkimit të shqiptarëve. Asambleja do harrojë Dikun dhe do merret me kauzën-ide të hedhur nga shqiptaret. Imagjinoni, se çfarë do te ndodhë sikur Albin Kurti dhe Avni Klinaku, që tashmë janë deputetë, të vijnë në Tiranë para 24 janarit dhe të kërkojnë zyrtarisht Presidentit dhe Kryeministrit të Shqipërisë, fillimin e bisedimeve për bashkim me Shqipërinë. I gjithë Brukseli do zbarkojë në Tiranë dhe do harrohet raporti monstër. Imagjinoni sikur Hashim Thaci dhe Jakup Krasniqi t’i qëndrojnë asaj që deklaruan në mbyllje të fushatës se bashkimin kombëtar nuk e kanë premtim elektoral por synim kryesor të partisë së tyre. Bashkësia ndërkombëtare do zbarkojë në Prishtinë dhe nuk do merret askush me Martin. Pra le të mësojmë të mbrohemi duke menduar për të ardhmen tonë dhe të mos flemë në gjumë duke lejuar të na zgjuajë një raport antishqiptar. Prandaj ju thashë se ky është raporti i fundit i shovinizmit dhe se ne thelb të tij është paniku nga procesi i pakthyeshëm i bashkimit të shqiptarëve. Le të shfrytëzojmë atë në interes të kombit. Dhe interes i kombit do të thotë bashkim kombëtar, do të thotë Shqipëri natyrale.

Intervistoi: Lumturie BEKA. KI

Le te merremi me kauzen tone,

Le te mesojme te mbrohemi duke menduar per te ardhmen e kombit tone, te femijeve tane dhe te mos fleme gjume duke lejuar te na nxjerre gjumin nje raport antishqiptar. Perballe nje raporti-monster, ne kemi nje Kauze te pazbatuar: bashkimin e trojeve shqiptare. Le te merremi me kauzen tone, qe te mos kete me raporte shoviniste

me Dhomen e Komuneve ne 3 prill 1999

Duhen rregulluar te gjitha Gabimet e Renda qe jane bere ne te kaluaren ndaj Kombit Shqiptar” Robin Kuk, ish minister i jashtem i Britanise se madhe, nga diskutimi me Dhomen e Komuneve ne 3 prill 1999

Miresevjen Shqiperi Natyrale

Duke dale mbi parregullsite e zgjedhjeve, mbi tymnajen antishqiptare te Martit, mbi hezitimin e disa politikaneve shqiptare, mbi merite apo pakenaqesite pushtetore, togfjaleshi i pare qe do te cele mbremjen e Vitit te Ri 2011, ne çdo familje ne mbare kombin shqiptar, do te jete: Mirdita e Ardhme, Miresevjen Shqiperi Natyrale

E shkaterruam Martin

Politikane, ministra dhe kryetare partish, analiste te porositur dhe te pa porositur. Por te dhenat Dicku i ka marre nga sherbimet sekrete dhe sherbimeve sekrete ua kane dhenedisa shqiptare. Prandaj une i bej nje kerkese Martit: Te lutem, publiko emrat e shqiptareve qe te kane furnizuar apo sher...bimet sekrete dhe une do vij i pandehur ne vend te Hashimit apo Ramushit. Ma bej kete nder Dick

prapa deshires se Metes per ta nxjerre Serbine ne Adriatik,

Prapa deshires per ti nxjerre spiun Aliun, per te nxire UCK dhe drejtuesit e saj, per ta rrudhosur Vetvendosjen, prapa deshires se Metes per ta nxjerre Serbine ne Adriatik, prapa kenaqesise se Rames kur e quan Berishen kriminel dhe anasjelltas qendron Politika e Inatit. Por harrojme Inatin e Politikes. Eshte i pameshirshem.Ate e shohim tek raporti i Martit, qe hedh balte mbi kombin. Por nuk nxjerrim mesime

Lirimi i Ramush Haradinaj u anullua.

Pritej qe Ramush Haradinaj neser te lirohej per nje muaj. Por papritur Lirimi i perkohshem u anullua. Cili eshte mendimi juaj miqte e mij se me intereson shume. Pse ky anullim ne diten e fundit
Me respekt
Koço Danaj

81 perqind e tyre duan bashkim me Shqiperine.


‎12 dhjetori po troket ne shtepite e shqipatreve ne Kosove. 81 perqind e tyre duan bashkim me Shqiperine. Por kaq nuk mjafton. Ka nje rruge tjeter: Kthejeni ne vote deshiren tuaj dhe votoni te vetmen force qe kerkon bashkim me Shqiperine: Votoni Vetvendosjen dhe Levizjen per Bashkim. Nuk ka kohe per dilema. Bashkim me Shqiperine do te thote siguri, me shume mirqenie, me shume dinjitet. Mos e shperdoroni Voten

Gruevski pro Shqipërisë Natyrale

Me investimet e bëra vetëm në njërën anë të Shkupit, kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ndihmon Shqipërinë Natyrale, më shumë se Ahmeti, Thaçi apo Selmani- ka deklaruar Koço Danaj, ideatori i Platformës “Shqipëria Natyrale”.
“Gruevski nuk pranon të jetojë me shqiptarë të barabartë me atë. Gruevski kërkon ndarjen e Maqedonisë, ndarjen nga shqiptarët, por ai kërkon të fitojë territore. Ndërsa Ali Ahmeti kërkon të ruajë Maqedoninë. Paradoks i madh, absurd i madh, por i përkohshëm. Shqiptarët në Maqedoni do të gjejnë shumë shpejt udhëheqësin e tyre që do t’i çojë drejt Shqipërisë natyrale”, shprehet Danaj në një intervistë dhënë për Lajm.

Sipas tij, kryeministri maqedonas me veprimet e tij, jo vetëm në fushën e investimeve, por edhe në fushën politike, sociale, etnike tregon qartë se nuk dëshiron që të jetojë me shqiptarët.

“Lista për Shqipëri natyrale është duke formuar degët e saj edhe në Maqedoni. Shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, në rrugë paqësore do të kërkojnë Referendumin për bashkim me Shqipërinë, as kantonizim, as ndonjë emër të ri. Shqiptarët kudo ku jetojnë nuk kanë nevojë të shpikin emra, ata e kanë emrin e atdheut të tyre. Ai emër është Shqipëri natyrale”, thotë Danaj

Absurdi me I madh I kontinentit europian.

Kur kalon Hanin e Hotit futesh ne teritor shqiptar, kur kalon Hanin e Elezit futesh ne teritor shqiptar, kur kalon Qafen e Morines futesh ne teritor shqiptar, kur kalon
qafen e Thanes midis Maqedonise dhe Shqiperise futesh ne teritor
shqiptar, kur kalon qafen e Botes midis Shqiperise dhe
Greqise futesh ne teritor shqiptar. Nje komb qe ka
fqinj vetvehten. Absurdi me I madh I kontinentit europian.

Projekti I bashkimit te shqiptareve po pranohet nga shoqëria

Artikull i botuar ne gazeten gjermane Nurberger Nachrichten, date 30 nentor

Prishtinë- para më se130 vjetëve u bë formulimi i kësaj ideje. Atëherë u morrën me të vetëm fantasistat politikë. Ndërsa tani, përsëri po bëhet aktuale ideja për formimin e një Shqipërie të madhe në Ballkan

Festën kombëtare të Republikës së Shqipërise në fundjavën e kaluar e festuan edhe bashkëatdhetarët jashtë kufijve. Në Sërbinë jugore nëpër ndërtesat shoqërore u ngrit flamuri kombëtar me ngjyrë kuq si gjaku dhe me shqiponjë të zezë, po ashtu në Kosovë dhe në Maqedoni.

Së fundi u bashkuan për here të parë shqipëtarë nga të gjitha vendet e Ballkanit, në mënyrë që të miratojnë manifestin e krijimit të një shteti të madh Shqipëtar. “mundi është i kotë, ideja e parealizueshme”, mohonte në Beograd gazeta “Ekonomeast”. Por, kjo nuk është aq e sigurt, edhe pse deri me tani asnjë politikan i lartë Shqiptar nuk ka potencuar një gjë të tillë.

Shumica jane dakord

Megjithatë,në Kosovë më se 80 përqind të perafërsisht 2 milionë banorëve kanë shprehur këtë dëshire. Në Maqedoninë fqinje, ku shqiptarët përbëjnë afro 30 5 të 2 milion banorëve ishin hiq më pak se 52 % për. Udhëheqësit politik të rreth 100 000 shqiptarve në serbi të jugut janë po ashtu për, si dhe Lëvizja Vetëvendosje e udhëheqësit të studentëve Albin Kurtit. Ajo merr pjesë për here të parë në zgjedhjet e dhjetorit, e cila sipas pyetësorëve mund të arrij mjaft.


Në Tiranë filozofi dhe politologu Koço Danaj si “Babai” i ri i këtij projekti i terheq pothuaj të gjitha fijet. 59 vjeçari duket i palodhur në përhapjen e kësaj ideje ndër gjithë popullin shqipëtarë të të gjitha vendeve.

Padi kundër konferencës se Londres

Si hap të parë në Janar do të ngrihet padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Haagës, në institucionin më të lartë të drejtësisë së UN-it, kundër të ashtuquajturës Konferencë e Londrës e itit 1913.

Atëkohë u shkëput Shqipëria nga perandoria osmane si substancë e vogël. Vendbanimet më të rëndësishme mbetën në Serbi, Maqedoni, Mal të Zi dhe Greqi.

“Shqiptarët e mëdhenj” në gjuhen e tyre për simpatizantë përdorin dy taktika. “Ne jemi levizje shoqërore” thot “Vetëvendosja”- me kryetar Kurtin. Ai përdor ekonomine e pashpresë në të gjitha vendet e ballkanit me rekorde në papunshmëri, me ngrirje ekonomike dhe emergjencë shoqërore, që më se shumti kanë rezutuar në pakënaqësi te të rinjtë. Krahas kësaj denoncohen edhe diskriminimet e dyshimta të shqiptarëve në Serbi, Mal të zi dhe Maqedoni.

6 milion shqiptarë në ballkan.

Sipas burimeve të ndryshme në ballkan jetojnë deri në 6 milion shqiptarë. Këtu përfshihen edhe ca qindramijëra shqiptarë që përfshinë shoqeri imigrantesh ~ue Gjermani, Austri dhe Zvicërr. Po të jetojnë të gjithë këta në një shtet të vetëm, do ti afroheshin e edhe tejkalonin kombin serb i cili është tani për tani më i fuqishmi në ballkanin përëndimor.

Sepse në Serbi popullata shkon në zvoglim, shkaku i migrimit të madh dhe rënies së numrit të lindjeve, përderisa në Vendbanimet shqiptare eshte duke eksploduar.


“Natyrale”në vend të “e Madhe”

Politikanët serbë denoncojnë “provokimin marramendës” të shqiptarëve dhe kërkojnë burgimin e tyre. Po ata janë pjesërisht të gatshëm për dyndje. “Më burgosni, por Serbia e jugut deri me 2015 do të bëhet pjesë e “Shqipërisë Natyrale”, i tha, para disa ditësh, udhëheqësi i shqiptarëve, Orhan Rexhepi gazettes Beogradase “Press”.

Dhe pasi që fjala “Shqipëri e Madhe” do të mund të frigonte dikë, përkrahësit e saj e shëndrruan në termin “Shqipëri Natyrale”. Në zgjedhjet parlamentare në Kosovë do të shihet për herë të parë, nëse ky plan do të shtrohet dhe pranohet edhe nga shtresa me te gjëra të votuesve.

Das Großprojekt Albanien wird salonfähig Die Republik feiert seinen Nationalfeiertag über die Grenzen hinaus — Einheit am Balkan?

PRISTINA - Vor gut 130 Jahren wurde die Idee erstmals formuliert. Seitdem hatten sich nur politische Fantasten mit ihr befasst. Jetzt wird die Idee zur Schaffung eines Großalbaniens auf dem Balkan wieder aktuell. Die Grenzen im Kosovo verwischen; das Projekt "Großalbanien" wird salonfähig.

Den Nationalfeiertag der Republik Albanien am vergangenen Wochenende feierten auch die Landsleute außerhalb der Grenzen. In Südserbien wurden auf öffentlichen Gebäuden ebenso die blutroten Nationalfahnen mit den schwarzen Adlern gehisst wie im Kosovo oder in Mazedonien.

Kürzlich kamen in Tirana erstmals Albaner aus allen Balkanländern zusammen, um ein Manifest zur Schaffung eines großalbanischen Staates zu verabschieden. „Die Mühe ist umsonst, die Idee ist nicht durchführbar“, winkte in Belgrad die Zeitung „Ekonomeast“ ab. Doch so sicher ist das nicht, auch wenn bisher kein einziger albanischer Spitzenpolitiker sich diesem Anliegen verschrieben hat.

Allerorts Mehrheiten

Immerhin hatten sich im Kosovo 80 Prozent der knapp zwei Millionen Bewohner für ein Großalbanien ausgesprochen. Im benachbarten Mazedonien, wo die Albaner knapp 30 Prozent der zwei Millionen Bürger stellen, waren es immerhin 52 Prozent. Die führenden Politiker der etwa 100 000 Albaner in Südserbien stehen ebenso hinter diesem Plan wie die Bewegung „Vetevendosje“ (Selbstbestimmung) des Studentenführers Albin Kurti. Sie nimmt in diesem Dezember erstmals an Parlamentswahlen teil und könnte nach Umfragen prächtig abschneiden.



In Tirana zieht der Philosoph und Politologe Koco Danaj als neuer „Vater“ dieses Projekts die Fäden. Der 59-Jährige wird nicht müde, in allen Ländern mit albanischer Bevölkerung die Werbetrommel zu rühren.


Klage gegen Konferenz vor 100 Jahren

Als erster Schritt soll im Januar beim Internationalen Gerichtshof (IGH) in Den Haag, der höchsten UN-Justizinstanz, eine Klage gegen die sogenannte Londoner Konferenz im Jahr 1913 eingereicht werden.

Damals war Albanien als „kleine Lösung“ aus dem Osmanischen Reich herausgelöst worden. Wichtige Siedlungsgebiete blieben jedoch in Serbien, Mazedonien, Montenegro und Griechenland.



Die „Großalbaner“ verfolgen auf der Jagd nach Sympathisanten zwei Taktiken. „Wir sind eine soziale Bewegung“, sagt „Vetevendosje“-Chef Kurti. Er setzt auf die wirtschaftliche Hoffnungslosigkeit in fast allen Balkanländern mit Rekorden bei Arbeitslosigkeit, wirtschaftlichem Stillstand oder sozialer Not, die besonders bei den jungen Menschen Protestpotenzial aufgebaut haben. Daneben werden angebliche Diskriminierungen der Albaner in Serbien, Montenegro und Mazedonien angeprangert.





Sechs Millionen Albaner am Balkan



Nach unterschiedlichen Angaben leben auf dem Balkan bis zu sechs Millionen Albaner. Hinzu kommt eine mehrere Hunderttausend Menschen umfassende Emigrantengemeinde vor allem in Deutschland, Österreich und der Schweiz. Sollten diese Menschen alle in einem Staat leben, würden sie auf dem Westbalkan die Serben als bisher klar stärkste Nation mit sieben Millionen Menschen kurz über lang ablösen.



Denn in Serbien geht die Bevölkerung wegen Abwanderung und wenig Geburten dramatisch zurück, während sie in den albanischen Siedlungsgebieten regelrecht explodiert.





„Natürlich“ statt „Groß“



Serbische Politiker prangern die „unfassbare Provokation“ der Albaner an und fordern deren Verhaftung. Doch die sind teilweise kampfbereit. „Verhaftet mich, aber Südserbien wird bis 2015 Teil eines Großalbaniens sein“, sagte der Albanerführer Orhan Redzepi vor einigen Tagen der Belgrader Zeitung „Press“.



Und weil das Wort „Großalbanien“ manche Menschen verschrecken könnte, haben es seine Befürworter durch den Begriff „Natürliches Albanien“ ersetzt. Bei der Parlamentswahl im Kosovo wird sich erstmals zeigen, ob das Vorhaben auch bei breiteren Wählerschichten salonfähig ist.

.

une do te votoja veç Listes Vetevendosja

Çdo votues ne Kosove ka te drejte qe te votoje vec subjektit edhe 5 pjestare te Listes. Po te isha votues ne Kosove, une do te votoja veç Listes Vetevendosja edhe 5 emrat e meposhtem: Albin Kurti si kryetar i Vetevendosjes, Avni Klinaku, Raif Qela, Valon Murati dhe Agim Kuleta si drejtues te Levizjes per Bashkim

Interviste per gazeten Pravda te Beogradit

26 Nentor 2010

Shqiperia Natyrale garanton paqen dhe stabilitetin ne Ballkan

1. Pse Shqiperia Natyrale ?

Sepse, kjo Shqiperi qe eshte sot eshte artificiale. Cili eshte artificialiteti, te cilin nuk e gjejme ne asnje vend te Europes? Qe nga Ulqini deri ne Konispol kjo Shqiperi dhe shqiptaret e kesaj Shqiperie kufizohen me vehten e tyre. Kur kalon Hanin e Hotit futesh fillimisht ne teritor shqiptar, kur kalon Hanin e Elezit midis Kosoves dhe Maqedonise kalon neper teritor shqiptar, kur kalon Qafen e Morines midis Shqiperise dhe Kosoves futesh ne teritor shqiptar, kur kalon qafen e Thanes midis Maqedonise dhe Shqiperise futesh ne teritor shqiptar, kur kalon qafen e Botes ne Konispol midis Shqiperise dhe Greqise futesh ne teritor shqiptar. Pra kemi te bejme me nje komb qe ka fqinj vetvehten. Pra ne fillim te pranojme realitetin actual. Cili eshte ky realitet? Eshte absurdi me I madh I kontinentit europian. Prandaj ne vend te Shqiperise Artificiale, ne duam qe me ane te bisedimeve dhe rruges paqesore te ndertojme Shqiperine Natyrale.




2. Cilat jane kufijte e Shqiperise Natyrale ?

Jane kufijte e percaktuar nga Konferenca e Vlores e 28 nentorit 1912 kur u shpall pavarsia e shqiperise natyrale. Keta kufij nuk u njohen nga Konferenca e Ambasaadoreve ne Londer e vitit 1913, ajo e coptoi kombin shqiptar ne 5 pjese. Prandaj Lista per Shqiperi natyrale do ti drejtohet Gjykates nderkombetare te drejtesise ne hage dhe do te kerkoje ligjshjmerine e Konferences se Londres dhe anullimin e saj




3. Si do ti shikon bashekesia nderkombtare kufijte e rinj eventual, ne Ballkan ?

Problemi I pare eshte kerkesa jone. Lista per Shqiperi natyrale eshte nje oferte per paqe qe I drejtohet jo vetem bashkesise nderkombetare, por edhe fqinjeve te saj ne rajon. Thelbi I Listes per Shqiperi natyrale eshte Dialog me kedo, dialog per gjithshka. Bashkesia nderkombetare eshte kunder ndryshimit te kufijve me dhune, por nuk eshte kunder ndryshimit te kufijve me paqe, me bisedime, me dialog. Per shembull: Neqoftese shqiptaret ne Kosove dhe Kuvendi I Kosoves qe do te dale pas zgjedhjeve te 12 dhjetorit duan bashkim me shqiperine, atehere edhe bashkesia nderkombetare do ta lejoje kete vullnet te shqiptareve. Per kete arsye ne Platformen e Shqiperise Natyrale kemi parashikuar si faze te pare bashkimin e shqiperise me Kosoven deri ne 28 nentor 2012, qe perkon me 100 vjetorin e pavarsise se Shqiperise Natyrale. Shembulli I dyte: Neqoftese Shqiptaret ne Maqedoni qe jane popull shtetformues me kushtetute do kerkojne Referendum per bashkim me shqiperine, te jeni te sigurte se edhe bashkesia nderkombetare nuk do ta pengoje. Sepse referendum eshte mjet paqesor, bisedimet jane mjete paqesore. Bashkesia nderkombetare nuk mund te dale kunder paqes ne rajon.

4. A e keni perkrahjen e ndokujte nga bashkesia nderkombtare ?

Disa politikane te njohur europiane jane shprehur se ndaj shqiptareve dhe kombit shqiptar ne vitin 1913 eshte bere nje padrejtesi e madhe historike. Mjafton te permned ish ministrin e jashtem britranik Robin Kuk I cili deklaroi ne prill 1999 ne Dhomen e Komuneve ne Londer se ndaj kombit shqiptar eshte bere nje padrejtesi e madhe historike qe duhet rregulluar. Ndersa deklarata e fundit eshte ajo e ish ambasadorit te OSBE ne Kosove Wolker qe deklaroi ne prishtine se nuk ka asgje te keqe neqoftese Kosova bashkohet me Shqiperine. Dhe e fundit eshte sondazhi I para disa diteve I organizates prestigjioze nderkombetare Gallup sipas te cilit, 81 perqind e shqiptareve ne Kosove kerkojne bashkim me shqiperine. Por edhe ne Beograd, duket se disa politikane serbe ne menyre jot e hapur jane dakord me Listen per Shqiperi Natyrale si Tadic, Dacic apo Jovanovic. Kryetari I PLD Jovanovic ne nje deklarate te tij u shpreh se nuk ka asgje te keqe qe shqiptaret te enderrojne per Shqiperine Natyrale. Ndersa zevendeskryeministri serb Dacic para dy muajsh deklaroi se se shpejti do kemi tre shtete shqiptare ne rajon dhe se dy ceshtje jane akoma pa u zgjidhur ne rajon, ceshtja serbe dhe ajo shqiptare. Dhe sinjali I fundit eshte deklarata e perseritur e presidentit Tadic qe deklaroi se duhet pajtimi historik midis serbeve dhe shqiptareve. Por kryeqyteti I shqiptareve eshte Tirana, nuk eshte Prishtina. Pajtim historik midis shqiptareve dhe serbeve do te thote Shqiperi Natyrale. Keto jane sinjale pozitive qe shkojne ne favor te Shqiperise natyrale




5. A munde te realizohet ideja e Juaj pa tronditje politike, pa konflikte klasike sepse, Shqiperija Natyrale do te shtrihej ne disa teritore te vendeve fqinje te Ballkanit por, edhe ne tritorin e nji vendi te UE ?

Ne rajonin e Ballkanit te gjitha qeverisjet jane demokratike . Aty ku sundon demokracia nuk ka vend per konflikte klasike. Kjo perjashtohet . Ne jemi kunder tdhunes dhe konflikteve. Ndersa tronditje poltike edhe do te kete. Prandaj eshte tavolina e bisedimevce, qe keto tronditje politike ti zbuse, ti qetesoje. Para disa vjetesh, Pavarsia e Kosoves ishte nje tronditje Politike, tani nuk eshte me e tille. Para disa vitesh, kerkesa e Republikes Serpska per referendum dhe ndarje ishte tronditje poltike. Tani nuk eshte me e tille, bile ne ceremonine e perurimit te presidentit Dodik, mori pjese vete presidenti I Serbise Tadic. Pra rruga paqesore dhe Taviolina e bisedimeve I qeteson dhe zbut tronditjet politike. Ja dhe nje shembull tjeter: Ne sondazhin e Gallup, nje pjese e qyetareve maqedonas ne Maqedoni u shprehen dakord qe shqiptaret te bashkohen me Shqiperine.




6. Cilet jane aleatet tuaj nga partite politike ne Kosove ?

Aleati kryesor ne Kosove eshte populli shqiptar I cili ne masen 81 perqind u shpreh se deshiron bashkim me Shqiperine. Ndersa aleate politike jane pese partite politike qe form,uan koalicvionin me Levizjen vetevendosja. Ky koalicion pas 12 dhjetorit jo vetem do hyje ne Parlament, por do jete nje nga forcat kryesore politike. Prandaj une kam deklaruar se pas 12 dhjetorit do filloje bashkimi I Kosoves me shqiperine.




7. Cila eshte gjeneza e Shqiperise Natyrale ?

Gjeneza e shqiperise natyrale eshte Konfewrenca e Vlores e vitit 1912 qe shpalli pavarsine e Kombit shqiptar, pavarsi qe ju anullua padrejtesisht nga Konferenca e Londres e vitit 1913.




8. Ne cilat dokumente historike e keni mbeshtetje ?

Ne Karten e OKB mbi te drejten e kombeve per vetevendosje, ne vete Konferencen e Londres e cila eshte cilesuar padrejtesi edhe nga vete hartuesit e saj, ne Konferencen e versajes se vitit 1919 e cila eshte riparuar nga vete bashkesia nderkombetare ne 80 perqind te saj, ne Konferencen e Helsinkit te vitit 1975 e cila pranon ndryshimin e kufijve pa dhune. Pra duke perfunduar, deshiroj te theksoj se Platforma e Shqiperise natyrale eshte nje oferte per paqe, per progress, per miqenie per gjithe rajonin e Ballkanit. Ata qe nuk e pranojne ate, deshirojne luften, konfliktet, trazirat.

Urime Festa e madhe e 28 Nentorit

Urime Festa e madhe e 28 Nentorit, shpallja e pavarsise se Shqiperise Natyrale. Me besimin se shume shpejt nuk do te jemi vetem nje Komb, por bashke ne nje shtet

81 perqind e shqiptareve ne Kosove duan bashkim

Sondazhi i fundit i Gallup tregoi se 81 perqind e shqiptareve ne Kosove duan bashkim me Shqiperine. Por deri tani ne Kosove, vetem Vetevendosja dhe Levizja per Bashkim e kane ne program bashkimin me Shqiperine. Pyetja eshte se sa nga 81 perqindeshi jane te gatshem qe deshiren ta kthejne ne Vote dhe sa do ngelen vetem ne fazen e deshires. Le te presim 12 dhjetorin.

Lista per Shqiperi natyrale

Per te gjithe mbeshtetesit e Listes per shqiperi Natyrale qe jetojne ne Diaspore: Konsiderojeni periudhen deri ne 12 dhjetor si periudhen me te rendesishme: Votoni per Listen e Vetevendosjes, komunikoni me njerezit tuaj ne Kosove: Bindini ata te votojne kete Liste. Jini shume, por cdo vote me shume eshte vote per Bashkimin e Kosoves me Shqiperine.
Koco danaj
Lista per Shqiperi natyrale