"ALN " prej sod flet per bashkimin e Trojeve

Ka dy dite qe ka rifilluar nga puna, agjensia e lajmeve Lajme.net (ALN). Duke filluar

qysh sot, kendi i saj i analizave do ti kushtohet shkrimeve dhe artikujve qe flasin per domosdoshmerine e bashkimit te trojeve shqiptare

Endrra ka perfundim, na duem trojet tona

Te gjithe atyre qe Listen per Shqiperi Natyrale e konsiderojne enderrimtare, aventuriste, ultranacionaliste apo pa te ardhme, po ju pergjigjem me 4 vargje sa nje traktat filozofie: Ne enderr te madhe skemi; Veç sa ka folene Shqiponja; Shqiperine Natyrale; Duam vetem trojet tona

Sejdiu ep dorheqje

Enigmatike doreheqja e Fatmie Sejdiut nga posti i Presidentit, kur mund te kishte zgjedhur doreheqjen nga posti i kryetarit te LDK. Ndoshta BE do te fitoje kohe per bisedimet Kosove-Serbi. Ndoshta duke pare hyrjen e Vetvendosjes ne politike, nuk duan ti lene asaj kohe te pergatitet dhe te provokojne zgjedhje te parakohshme. Por gjithsesi duket qe eshte loje politike

Fryma nuk mund te vritet,


Bashkimi i shqiptareve ne nje shtet te quajtur Shqiperi Natyrale tashme eshte nje Fryme. Dhe fryme nuk mund te pritet, Fryma nuk mund te vritet, Fryma nuk mund te trembet. Ajo tashme pret qe sot te organizohet ne Levizje Politike, ajo pret qe neser te sendertohet ne nje shtet modern demokratik.

ta shoh pa vdekur Shqipërinë të lirë


Sapo perfundova nje shkrim te Ismail Qemalit ne vitin 1917. Ja nje fragment: Eshtë e tepërt
t’u them se si jam gati të jap edhe shpirtin që më ka mbetur për Shqipërinë. Unë dua ate nën regjimin demokratik
federal. Besoj te Zoti i madh, me ndihmën e gjithë
patriotëve, ta shoh pa vdekur Shqipërinë
të lirë e të kënaqur duke pasur në gji të saj djemtë që ja kanë rrëmbyer
egërsirat e Jugës edhe të Veriut.

dot i paraqiten 13 deshmi GJND'së

Ne kerkesen drejtuar GJND per anullimin e Konferences se Londres 1913 qe coptoi kombin shqiptar, do te paraqiten 13 deshmi qe permbajne deklarata te personaliteteve politike qe nga Ish ministri i jashtem britanik Eduard Grei, ish ambasadori i Frances Kambon deri tek ata qe jane gjalle si ish-kryeministri britanik Bler, ish ministri jashtem britanik Kuk e ish sekretarja amerikane e shtetit Olbrajt etj.

Brenda muajit janar 2011,


Brenda muajit janar 2011, Lista per Shqiperi Natyrale do ti drejtohet Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne Hage per te kerkuar shqyrtimin dhe anullimin e Konferences se Londres 1913, e cila coptoi ne kundershtim me te drejten kombetare te shqiptareve dhe me te drejten nderkombetare, kombin shqiptar. Na kerkojne te veprojme ne menyre demokratike dhe ne ne kete menyre do te veprojme

Deklaraten e Albin Kurtit per bashkimin e Kosoves me Shqiperine

Deklaraten e Albin Kurtit per bashkimin e Kosoves me Shqiperine, disa media ne Prishtine dhe Tirane e konsideruan nisje te gabuar te Levizjes vetevendosja. Eshte thjesht nje kurth, per ta shmangur nga qellimi kryesor. Po hoqi dore nga kjo ide, atehere Vetvendosja do shndrrohet njesoj si partite e tjera ne Prishtine. Une e pershendes kete deklarate: Mos hiq dore nga kjo ide qe te dallon dukshem nga partite e tjera.

Gjema del perjashta, po Vala zien brenda

‎-E cfare do arrini ju me idete per Shqiperine Natyrale me tha nje prej politikaneve te Tiranes qe eshte kundershtar i bashkimit. Ju nuk kini fuqi, sepse keni vetem fjalen. I dhashe kete pergjigje: Fjala eshte Gjeme e Valeve te renda. Gjema del perjashta, po Vala zien brenda

Shqiperia Natyrale eshte e ardhmja,

Liria e individit qe nuk ka perfshin edhe detyrimin ndaj Shoqerise dhe Kombit, eshte liri e instikteve dhe jo e arsyes, liri e filistinit dhe jo e qytetarit, liri e kozmopolitit dhe jo e shqiptarit. Shqiperia Natyrale perfshin ne vetvehte edhe persosjen e lirise se qytetarit shqiptar por edhe detyrimin ndaj kombit shqiptar. Prandaj ajo eshte e ardhmja, ndersa gjendja e sotme e kombit eshte perkohshmeri qe po iken

ne e kemi nje ide te madhe

Kur vdesin Idete, shtohen turmat. Por turma eshte e verber, prandaj disa politikane preferojne turmen dhe urrejne idete. Por harrojne se nje shoqeri pa ide ecen po nuk di nga ecen, shkon po nuk di ku shkon. Ndersa ne e kemi nje ide te madhe; Shqiperine Natyrale. Le ta perqafojme ate qe te dime nga te ecim dhe te dime ku te shkojme

Hymni kombëtar

Ne takimin e dates 30 tetor ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane, Hymni Kombetar do te kendohet nga te gjithe pjesmarresit ne salle. Prandaj ftohen ta mesojne ata qe nuk e dijne akoma. Duke filluar qe neser, Hymni Kombetar.
Mirdita e Ardhme, Miresevjen Shqiperi Natyrale

Hymni kombëtar

Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë dhe një qëllim,
Të gjithë Atij duke iu betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.

Prej lufte veç ay largohet,
Që është lindur tradhëtor,
Kush është burrë nuk friksohet,
Po vdes, po vdes si një dëshmor.

Në dorë armët do t'i mbajmë,
Të mbrojmë Atdheun në çdo vend,
Të drejtat tona ne s'i ndajmë,
Këtu armiqtë s'kanë vend.

Se Zoti vet e tha me gojë,
Që kombe shuhen përmbi dhè,
Po Shqipëria do të rrojë,
Për te, për te luftojmë ne.


Parrulla qe do perdoret Nje Komb-Nje Flamur,


Disa nga Parrullat qe do perdoren kur te shpallet Lista per Shqiperi Natyrale ne 30 tetor ne Pallat te Kongreseve ne Tirane do te jene: Nje Komb-Nje qeveri, Nje Komb-Nje ushtri, Nje Komb-Nje kombetare, Nje Komb-Nje Abetare, Nje Komb-Nje Polici, Nje komb-Nje Histori, Nje Komb-Nje kulture =Shqiperi Natyrale

kam gjetur mirekuptimin e bashkimit

Ne takimet qe une kam me diplomate apo gazetare te huaj, bisedoj pak per shtimin e njohjeve per pavarsine e Kosoves. Me shume bisedoj per domosdoshmerine e bashkimit te Kosoves dhe te Shqiperise Lindore me Shqiperine me mjete demokratike. Dhe ne shumicen e rasteve kam gjetur mirekuptimin e tyre. Por edhe kur nuk kam gjetur mirekuptim, me kane thene: Po, ky eshte Plani B i zgjidhjes se problemit shqiptar

shpallet zyrtarisht


Sllogani kryesor i Listes per Shqiperi Natyrale qe do te shpallet zyrtarisht ne 30 tetor 2010 ne Pallat te Kongreseve ne Tirane, do te jete: Mirdita e Ardhme- Miresevjen Shqiperi Natyrale

Mosmmareveshjet midis Athines dhe Shkupit

Mosmmareveshjet midis Athines dhe Shkupit per emrin nuk jane thelbi, por thjesht nje pretekst. SHBA dhe BE akoma nuk kane vendosur cfare do te bejne me kete shtet argtificial. Me gjendjen qe katastrofike qe ka Greqia, vetem Gjermania dhe SHBA e detyronin ta zgjidhte problemin e emrit, jo per tre muaj, por per tre minuta, ose i nderprisnin ndihmat financiare. Ndersa ne fatkeqesisht nuk perfitojme nga kjo situate.

Kryetari i kongresit Boteror maqedonas Platforma e shqiperise natyrale nxit lufte

Kanali 5 i Maqedonise ne nje emision te dates 3 shtator me konsideroi si luftenxites. Kryetari i kongresit Boteror maqedonas Teodor Petrov u shpreh se Platforma e shqiperise natyrale nxit lufte. E ka gabim, ajo eshte Ftese per Paqe. Shqiptaret kane derdhur aq gjak sa mund te bejne 5 shqiperi. Pse ka frike Petrovi, nga dialogu dhe debati demokratik? Shqiperi natyrale do te thote progres dhe mirqenie per te gjithe

Konferenca e Londres e vitit 1913 qe coptoi Shqiperine

Konferenca e Londres e vitit 1913 qe coptoi Shqiperine nuk ishte nje Konference zyrtare. Ne arkivin e Britanise se Madhe nuk ka dokumente. Ato ndodhen ne arkivin shteteror te Frances sipas shenimeve qe mbajti ne frengjisht ambasadori i Frances Pier Kambon. Lista per Shqiperi Natyrale gjate vitit 2011 do kerkoje nga GjND ne Hage, anullimin e saj dhe organizimin e Londer-2 me pjesmarrjen e shqiptareve dhe te SHBA